Lajmi i fundit

Vrasja e dyfishtë që tronditi Shkodrën, zbardhen dy pistat kryesorë që po heton policia

Policia po heton dy pista kryesore për vrasjen e babë e bir pasditen e sotme në Dukagjin të Shkodrës.

Rreth orës 16:10 një person i paidentifikuar ende ka qëlluar për vdekje Gjokë dhe Eduart Gurra, pasi u vunë flakën shtëpisë së tyre.

Dy pistat kryesore që po hetohen nga policia janë kultivimi i kanabisit.

Ndërsa pista e dytë është është konkurrenca për shfrytëzimin e pyjeve për prerje. Kjo pistë pasi prej rreth 15 vitesh Gjokë merrej me me biznesin e lëndëve drusore.

Vrasja e dyfishtë që tronditi Shkodrën, zbardhen dy pistat kryesorë që po heton policia Read More »

Madonna merr vendimin drastik

Gjendja jo e mirë shëndetësore, ka detyruar divën e muzikës, Madonna të marrë një vendim drastik. Ajo ka shtyrë turneun botëror pas qëndrimit në kujdesin intensiv me infeksion të rëndë bakterial. Ndërkohë, po pritet shërim i saj i plotë.

Një deklaratë publike menaxheri i saj, Guy Oseary tha: “Të shtunën më 24 qershor, Madonna kaloi një infeksion serioz bakterial që çoi në një qëndrim disaditor në ICU.

Shëndeti i saj është duke u përmirësuar, megjithatë ajo është ende nën kujdesin mjekësor, por pritet një shërim i plotë.

Në këtë kohë do të na duhet të ndalojmë të gjitha angazhimet, që përfshin turneun. Do të ndajmë më shumë detaje me ju sapo t’i kemi, duke përfshirë një datë të re fillimi për turneun dhe për shfaqjet e riplanifikuara.”

Ylli, 64-vjeçar, do të fillonte turneun e saj ‘Celebration’ më 15 korrik dhe do të qendronte në Londër për katër netë nga 14 tetori.

Madonna merr vendimin drastik Read More »

Zbardhen emrat e personave të arrestuar nga megaoperacioni në Elbasan

Kryekomisar Ilir Proda bëri me dije përmes një deklarate për mediat se 490 efektivë kanë kontrolluar dhjetëra banesa dhe lokale në qytetin e Elbasanit. Gjatë megaoperacionit janë sekuestruar drogë, heroinë, kokainë si dhe janë 51 milionë lekë.

Në total janë lëshuar 52 urdhër arreste. Më poshtë janë emrat e të ndaluarve dhe të shpallurve në kërkim.

Personat e arrestuar në flagrancë:
Redi Nerpjetri.
Eljus Trashi
Mikel Petriti
Gentjan Gjoka
Fatjon Blloshmi
Persona në kërkim:

Enea Tollumi,
Hysen Haziu,
Eliberto Skilja,
Sotir Kokoneshi,
Albi Bicaku,
Migel Balla,
Migen Kucaj
Personat e ndaluar:

Joni Hasnjoku,
Durim Novaku,
Hysni Sadushi,
Arsen Vishkulli,
Emiljan Dinja,
Ledi Nergjoni,
Erist Skilja,

Gazmir Panxhi,
Gentjan Shabani,
Florenc Demiri,
Gavrosh Berati,
Rigert Kokoneshi,

Ferdinand Sadushi,
Ahmet Kushi,
Denis Darzeza,
Florenc Puto,

Storado Sadushi,
Emre Puro,
Rezarta Isufaj,
Shpetim Myrta,
Edor Hasanllari,

Andrea Gugu,
Armando Buzani,
Erind Hoxha,
Ilirjan Kume,
Sali Isufaj,
Klajdi Isufaj,

Igli Merko,
Hekuran Gjeli,
Xhuljano Gjyla,
Enea Hysenbelli,
Leonard Tola,
Aldo Gjeli,

Esmirand Lici,
Xhulio Lluca,
Armand Lluca,
Oltjon Çela,
Sara Çepi,

Xhevit Bogdani,
Taulant Novaku,
Amarildo Sallaj,
Romarjo Bora,
Rudolf Korumi,
Mariglen Hida,
Fatmir Durbaku.
në përditesinm….

Zbardhen emrat e personave të arrestuar nga megaoperacioni në Elbasan Read More »

Vëllazëri e vërtetë! Myslimanët i ndërtojnë shtëpi familjes katolike për Kurban Bajram

Për festën e Kurban Bajramit një imam në Kosovë në emër të besimtarëve mysliman i ka dhuruar një familjeje katolike në nevojë një shtëpi të re. Associated Press shkruan se Prenk Nreca jetonte në një shtëpi mjaft të dëmtuar në Pjetërshan të Gjakovës me pesë fëmijët e tij të moshave 6 deri 11 vjeç.

Nreca përkujdeset i vetëm për fëmijët. Vitin e kaluar imami Abdurrahman Bejtullahu, pa në lajme se familja Nreca po jetonte në kushte të rënda dhe ai u mobilizua për të mbledhur fonde për ta ndihmuar këtë familje të ndërtonte një shtëpi të re. Në këtë Kurban Bajram, qëllimi u arrit dhe shtëpia tashmë është e gatshme për familjen e Prenk Nrecës. Është traditë e festës që myslimanët të solidarizohen me njerëzit e varfër dhe të ndajnë me ta një pjesë të mishit të kurbanit.

“Falënderoj hoxhën, ka ardhur dhe më ka vizituar në kohë të vështira. Atëkohë ishte dimër. Më ka marrë bashkë me familje dhe më ka siguruar strehim në një banës ku mi ka paguar të gjitha për gjashtë muaj. Ka qenë kohë e keqe dhe puna nuk ka munduar të fillojë për ndërtimin e shtëpisë”, ka deklaruar Prenk Nreca për agjencinë Associated Press.

Bejtullahu thotë se kur dikush është në nevojë, atëherë feja nuk luan ndonjë rol në këtë drejtim.

Vëllazëri e vërtetë! Myslimanët i ndërtojnë shtëpi familjes katolike për Kurban Bajram Read More »

Kush është 27-vjeçari që u gjet në banesë, pjesë e Forcave të Armatosura

27-vjeçari që u gjend ditën e sotme i vdkur në banesën e tij në Gjirokastër, mësohet se ishte pjesë e Forcave të Armatosura.

Mësohet se 27-vjeçari me emrin Ibrahim Ahmetaj është gjendur nga familjarët i vetëvrarë në banesën e tyre.

Teksa bëhet me dije se viktima ishte pjesë e Forcave të Armatosura, ende nuk dihet pozicioni që i riu mbante.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:30, në lagjen Gërhot, Gjirokastër, është gjetur në afërsi të banesës, nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur shtetasi I. A., rreth 27 vjeç. Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Kush është 27-vjeçari që u gjet në banesë, pjesë e Forcave të Armatosura Read More »

Ngjarje e rëndë, një grua bie nga pallati, detajet e para

Një 70-vjeçare ka ndërruar jetë në Kosovë, pasi ka rënë nga një pallat në rrugën “Viktor Majer” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00.

“Rreth orës 05:00, është raportuar se në rrugën “Viktor Majer” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 70 vjeç, është pa shenja jete.

Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rasti”, ka deklaruar Borovci.

Ngjarje e rëndë, një grua bie nga pallati, detajet e para Read More »

Aksident i trefishtë, raportohen pesë të plagosur

Pesë persona janë lënduar në Maqedoninë e Veriut në një aksident rrugor si pasojë e përplasjes së tre makinave.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tetovë- Gostivar. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Gostivarit dhe po mbahen nën kujdesin e mjekëve.
“Në autostradën Tetovë-Gostivar ka ndodhur një aksident në të cilin kanë marrë pjesë tri vetura:

‘seat leon’ me targa të Gostivarit dhe ‘folsfagen golf dhe ‘fiat’ me targa të Tetovës. Në aksident, lëndime kanë marrë gjithsej pesë persona të cilët menjëherë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit ‘Ferid Murat’ për ofrimin e ndihmës mjekësore”, njofton policia.

Autoritetet hetimore kanë kryer verifikimet në vendin e aksidentit dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Aksident i trefishtë, raportohen pesë të plagosur Read More »

Studimi i ri: Kjo është çfarë i tërheq më shumë mushkonjat në erën e trupit të njeriut

Nuk ka verë që mos jemi pickuar ndonjëherë nga mushkonjat. Dhe të gjithë këtu biem në një mendje: Mushkonjat ta shpifin. Por aromat e prodhuara nga njerëzit janë ato që tërheqin mushkonjat.

Në një raport shkencor të botuar të premten, shkencëtarët ndihmuan në përcaktimin e kimikateve të ndryshme në erën e trupit që tërheqin këto insekte.

Mushkonjat janë pjesë e familjes së mizave dhe shumicën e kohës ushqehen me nektar. Megjithatë, femrat që përgatiten për të prodhuar vezë kanë nevojë për një vakt me proteina shtesë: gjak.

Skenari i rastit më të mirë, kafshimi do t’ju lërë me një gungë të kuqe që kruhet. Por pickimi i mushkonjave shpesh bëhet vdekjeprurës, falë parazitëve dhe viruseve që transmetojnë insektet. Një nga sëmundjet më të rrezikshme është malaria.

Një studim i ri ka identifikuar acidet karboksilike si një nga faktorët që i bëjnë mushkonjat më të tërhequra nga disa njerëz sesa të tjerët.

Mushkonjat tërhiqeshin më shumë nga acidet karboksilike të ajrit, duke përfshirë acidin butirik, një përbërës i pranishëm në djathërat me erë të keqe, si Limburger.

Këto acide karboksilike prodhohen nga bakteret në lëkurën e njeriut dhe priren të mos jenë të dukshme për ne.

Ndërsa acidet karboksilike tërhoqën mushkonjat, insektet dukej se u penguan nga një kimikat tjetër i quajtur eukaliptol, i cili është i pranishëm te bimët dhe që kalon te njerëzit përmes frutave dhe perimeve që ata konsumojnë.

Studimi i ri: Kjo është çfarë i tërheq më shumë mushkonjat në erën e trupit të njeriut Read More »