Lajmi i fundit

Tragjike , nëna la vetëm foshnjën e saj për të shkuar me pushime, vogëlushja u gjet e vdekur 10 ditë më vonë

Një nënë nga Ohio është akuzuar për vrasjen e vajzës së saj 16 muajshe, të cilën e la vetëm në shtëpi për dhjetë ditë të tëra për të shkuar me pushime.

Zyra e Prokurorit të Qarkut Cuyahoga tha të hënën se Kristel A. Candelario, 31 vjeç, u akuzua javën e kaluar me akuzën e vrasjes së shkallës së parë, ndërsa akuzohej edhe për vrasje dhe rrezikim të fëmijëve.

Prokurorët pretenduan se Candelario e la fëmijën “vetëm dhe pa mbikëqyrje” në shtëpinë e saj në Cleveland më 6 qershor për të shkuar me pushime në Detroit dhe Porto Riko dhe nuk u kthye deri në mëngjesin e 16 qershorit. Autoritetet thonë se ajo thirri policinë pasi gjeti që fëmija nuk reagonte kur ajo u kthye.

Policia e Cleveland dhe Departamenti i Zjarrfikësve iu përgjigjën menjëherë thirrjes dhe kur mbërritën në vendngjarje, ata thanë se viktima ishte “jashtëzakonisht e dehidratuar”. Në të njëjtën kohë u konstatua se ai kishte vdekur. “Është e paimagjinueshme që një nënë ta linte fëmijën e saj 16 muajsh vetëm pa asnjë mbikëqyrje për 10 ditë për të shkuar me pushime”, tha në një deklaratë Prokurori i Qarkut Michael O’Malley.

“Si prindër, ne duhet të mbrojmë dhe kujdesemi për fëmijët tanë,” theksoi O’Malley.

Tragjike , nëna la vetëm foshnjën e saj për të shkuar me pushime, vogëlushja u gjet e vdekur 10 ditë më vonë Read More »

Aksident me vdekje në ‘Rrugën e Kombit’

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur

mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Milot-Rrëshen, Rruga e Kombit.
Klan News raporton se viktima po lëvizte me biçikletë,

kur në afërsi të Rubikut u përplas nga një autobus me targa të Kosovës.

Identiteti i viktimës për momentin nuk dihet.

Në vendngjarje ndodhet Grupi hetimor , i cili po punon për zbardhjene shkaqeve të aksidentit.

Aksident me vdekje në ‘Rrugën e Kombit’ Read More »

Shqiptarët bëhen bashkë, mbledhin brenda 24 orëve paratë për shërimin e 8-vjeçares

Rasti i 8-vjeçares Flavia Qelia, i publikuar pak ditë më parë preku zemrat e shqiptarëve. Vogëlushja e diagnostikuar me leucemi akute i duhej ndihmë për t’u shëruar. Familja e vogëlushes në pamundësi financiare, kërkoi publikisht ndihmë nga shqiptarët që me aq sa të kenë mundësi të ndihmojnë në shërimin e saj.

Për fat të mirë, paratë që duhen për shërimin e Flavias janë siguruar. Ka qenë tiktok-eri i famshëm Aleks Vishaj i cili ka grumbulluar në kohë rekord partë duke organizuar sfida në TikTok.

Në më pak se 24 orë, pas thirrjes së tij janë mbledhur më shumë se 100 mijë euro nga shqiptarët nga e gjithë bota dhe është krijuar mundësia që Flavia të dërgohet për kurim jashtë vendit.

Shqiptarët bëhen bashkë, mbledhin brenda 24 orëve paratë për shërimin e 8-vjeçares Read More »

I riu aksidenton me motor 11-vjeçaren në Vlorë

Një 11-vjeçare dhe një 22-vjeçar me iniciale H.B. kanë mbetur të dëmtuar si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Xhamia” në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë, ku 22-vjeçari po drejtonte motorin në momentin që ka aksidentuar të miturën.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar të dy, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al

I riu aksidenton me motor 11-vjeçaren në Vlorë Read More »

Zbardhen emrat, kush janë dy vëllezërit që mbetën të vrarë me armë zjarri

Dy vëllezër kanë mbetur të vrarë në Gjakovë, teksa autori është arratisur. Ndërkohë, janë mësuar edhe emrat e viktimave.

Bëhet fjalë për Blerim Islamaj, i lindur në vitin 1981 dhe Haxhi Islamaj, i lindur në vitin 1985.

Krimin më herët e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.
”Mund t’ju konfirmoj se sonte rreth orës 20:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Madanaj-Gjakovë dy persona dyshohet të jenë qëlluar me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes,

ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy personave meshkuj të moshës madhore. Në këto momente janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, ka thënë ai

Zbardhen emrat, kush janë dy vëllezërit që mbetën të vrarë me armë zjarri Read More »

E rëndë në Vlorë! Mbytet në det një person

Një 80-vjeçar është mbytur këtë të Hënë te “Uji i Ftohtë” në Vlorë.

Lajmin e bën të ditur policia përmes një njoftimi zyrtar, ku thuhet:

Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi M. H., rreth 80 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al

E rëndë në Vlorë! Mbytet në det një person Read More »

Zhaneta ‘trondit’ me akuzat: Nusja e vëllait kyçte brenda gjyshen dhe tezen shurdh-memece

Zhaneta dhe Përparimi, bashkë me dy vëllezërit e tjerë janë rritur tek gjyshja, pasi e ëma u ndërroi jetë në moshë të re dhe i ati i tyre u martua sërish. Zhaneta sot në “Shihemi në Gjyq” hedh akuza të rënda ndaj nuseve dhe dy vëllezërve.

Ajo thotë se nusja e Kujtimit (njëri prej vëllezërve), i cili jetoi me gjyshen, e kishte mbyllur brenda këtë të fundit dhe e keqtrajtonte.
Përparimi i hedh poshtë akuzat duke thënë se ka punuar që i vogël në atë shtëpi e në fund s’mori asgjë.

Zhaneta: Nusja e vëllait tjetër kur ishte me gjyshen, e trajtonte shumë keq. I mbante me kyç vetëm që të mos hyja unë dhe mos të hynte njeri t’i shikonte, dhe gjyshen dhe tezen. Tezja ishte gjynah, ishte shurdh-memece.

Eni Çobani: Kush nuse, nusja e kujt ishte? Se kemi të bëjmë me disa nuse, të gjitha nuset nuk janë të mira?

Zhaneta: Gjyshja u paralizua, nusja më mbylli derën. Nusja e vëllait tjetër! Bashkëpunonin bashkë me vëllain, ky dhe ai!

Përparimi: Kurrë s’kam bashkëpunuar!

Eni Çobani-Përparimit: Ke marrë gjë ti aty te gjyshja?

Përparimi: Ku kam marrë gjë?! S’kam marrë. Unë kam punuar më shumë në atë shtëpi, që fëmijë, që 15 vjeç dhe derisa u martova…

Eni Çobani: Tani ju i thoni këto gjëra sot që gjyshja dhe tezja kanë vdekur, Kujtimi po na ndjek bashkë me bashkëshorten, duhet të jemi të pastër dhe të hapur. Pse kaq vonë Zhaneta?

Zhaneta: Gjyshja ka vdekur me kohë…

Eni Çobani: Ne motrat duhet të luajmë një rol paqësor me vëllëzërit, sidomos ju që jeni motër e vetme. Nëse del këtu përpara publikut dhe hedh të tilla akuza, për nuset dhe vëllezërit, duhen prova./tvklan.al

Zhaneta ‘trondit’ me akuzat: Nusja e vëllait kyçte brenda gjyshen dhe tezen shurdh-memece Read More »