Lajmi i fundit

Vrasja e dy vëllezëve, shkak dyshohet prona

Një krim i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjakovë. Dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri.

Krimi i rëndë ka ndodhur në fshatin Madanaj.

Rasti është konfirmuar edhe nga drejtori rajonal i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

“Ashtu e kemi informatën. Janë dy vëllezër. Njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital. Vdekjen e kanë konstatuar mjekët e emergjencës në Gjakovë”, u shpreh ai.

Burime të “Indeksonline” bëjnë me dije se motivi i vrasjes dyshohet të jetë për shkak të pronës. Viktimat janë vëllezërit Islami.

Vrasja e dy vëllezëve, shkak dyshohet prona Read More »

I riu i vë flakën vetes me benzinë, dërgohet në spital për ndihmë mjekësore (detaje)

Më datë 26.06.2023, rreth orës 11:40, në afërsi të një qendre tregtare te kthesa e Kamzës,

ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse dyshohet benzinë shtetasi E. M., 31 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar dhe është dërguar në spitalin e djegie-plastikës për mjekim.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vijon…

I riu i vë flakën vetes me benzinë, dërgohet në spital për ndihmë mjekësore (detaje) Read More »

Rrihen mjekët e urgjencës së spitalit në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është shënuar disa minuta më parë në ambientet e Urgjencës në Tiranë.

Një person i identifikuar si Martin Sterkaj, ka dhunuar uniformat e bardha dhe është larguar nga ambientet e spitalit.

Mësohet se Policia është vënë në ndjekje të autorit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e incidentit të ndodhur të Urgjenca.

Rrihen mjekët e urgjencës së spitalit në Tiranë Read More »

E rëndë, 22-vjeçari ishte duke punuar me babain bie nga mjeti, ndërron jetë në spital

Një 22-vjeçar ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Shëndëlli në Konispol.

Mësohet se Kristi Doda ka qenë duke ngarkuar mjetin bashkë me babanë e tij me bar.

Për pasojë ka rënë aksidentalisht, dhe ka marrë dëmtime të rënda.

I riu është transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

E rëndë, 22-vjeçari ishte duke punuar me babain bie nga mjeti, ndërron jetë në spital Read More »

Çfarë gjeti SPAK në shtëpinë e Almës që çoi në arrestimin e Safet Gjicit?

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i ish-kryebashkiakut Safet Gjici ditën e sotme.

Mësohet se arrestimi ka ardhur pasi SPAK ka arritur të sigurojë videon e plotë, ku Gjici shfaqet duke diskutuar për një tender në lidhje me sterilizimin e qenve të rrugës me vajzën, që më parë kishte kryer marrëdhënie në zyrë.
Video u sigurua pasi SPAK bëri kontroll në shtëpinë e Alma K., ku u sekuestruan pajisjet me të cilat dyshohet se është realizuar video-përgjimi.

Këto pajisje janë dërguar për ekspertim dhe do të shihet nëse kanë regjistrime të tjera.

Çfarë gjeti SPAK në shtëpinë e Almës që çoi në arrestimin e Safet Gjicit? Read More »

Ku ndodhej Safet Gjici në momentin e arrestimit?

Ditën e sotme me urdhër të SPAK, policia ka arrestuar ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici. Sipas raportimeve në media Gjici u arrestua në ambientet e një lokali pranë shtëpisë së tij tek Vilat Gjermane.

Ndërkohë kujtojmë që arrestimi i ish-kryebashkiakut u bë dy javë pas publikimit të video-skandalit ku Gjici shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij të bashkisë.
Video-skandali u publikua të premten (16 qeshor), ndërsa pamjet ishin filmuar në datën 6 qershor.

Pasi video u bë virale Safet Gjici tha menjëherë dorëheqjen duke deklaruar se ky ishte një kurth dhe se ishte prej disa kohësh në lidhje intime me vajzën në fjalë

Ndërkohë disa orë më vonë qeveria deklaroi se ai ishte sharkuar nga posti i kryebashkiakut të Kukës, ku ishte rikonfirmuar në detyrë pasi fitoi zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Gjithashtu SPAK ka urdhëruar që gruaja që u shfaq në videon intime me ish kryebashkiakun e Kukësit nuk duhet të lërë vendin, pra nuk do të lejohet të udhëtojë.

Nga pjesët e tjera të videos dëgjohet që vajza me të cilën Gjici kryen marrëdhënie, kërkon një mundësi punësimi ose ndihmën e kryetarit të bashkise për projektin e kastrimit dhe sterilizimit të qenëve të rrugës. Madje ajo i thotë se këto para, Gjici nuk do t’i paguajë nga xhepi, por nga buxheti i bashkisë.

Gjici pasi e degjon vajzën, e miraton ofertën e saj dhe i ofron gjithë mbeshtetjen e tij, duke i vënë ne dispozicion stafin e bashkisë.

Ku ndodhej Safet Gjici në momentin e arrestimit? Read More »

Alma Çupi shkrihet së qeshuri me paradoksin në fshatin turistik

Gazetarja Alma Cupi po xhiron emsionin e saj në fshatin turistik Steblevë dhe në Instagram, si përherë, ndan momente me ndjekësit.

Ajo çfarë ka shpërndarë sot, është sa për të qeshur, aq dhe për të ardhur keq sesi vendi ynë ka kaq shumë zona të bukura, por nuk di t’i promovojë siç duhet.

Shembulli është një tabelë sinjalizuese për arinj në zonë, dhe kërkon të tregohet kujdes, ndërkohë që pak metra më tutje ndodhet një bar kafe.
“Kam udhëtuar shumë nëpër Shqipëri po askund nuk kisha parë një tabelë që të lajmëronte se këtu ka arinj. Dhe gjej këtu në Stebleve “Kujdes nga ariu”, dhe afër tabelës kemi “Bar Kafe Zeni””.

Ndërsa tregon këtë, gazetarja qesh dhe imagjinon sesi mund të jetë duke pirë kafe dhe përballë i vjen një ari.

“Ta marrin këtë tabelë ta vënë në një vend tjetër të paktën”, thotë ajo

Alma Çupi shkrihet së qeshuri me paradoksin në fshatin turistik Read More »

La pas një vajzë, humb jetën në moshën 49-vjeçare mjekja dhe pedagogia Sonila Xinxo

Mjekja dhe pedagogia Sonela Xinxo është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Ajo la pas një vajzë dhe burrin.

Xinxo iu përkushtua mjekësisë dhe punoi në ISHP për periudhën 2003-2017, në fushën e parandalimit dhe kontrollit të Sëmundjeve Jo të Transmetueshme. Po ashtu ajo ishte autore e një sërë studimesh, raportesh dhe modulesh në fushën e shëndetësisë dhe menaxhimit të shërbimit të kujdesit shëndetësor.

Advertisements

ISHP përmes një reagimi në faqen zyrtare të Facebook vpërcjell ngushëllimet për familjarët e Xinxos.

Advertisements

Postimi i ISHP:

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta të një nga kolegeve të Institutit të Shëndetit Publik, Dr. Sonela Kavaja Xinxo.

Sonela punoi ne ISHP për periudhën 2003-2017, ne fushën e parandalimit dhe kontrollit te Sëmundjeve Jo të Transmetueshme, duke kontribuar në hartimin e regjistrit të Sëmundjeve të Zemrës si dhe të shumë dokumenteve të politikave shëndetësore.

Sonela do ti mungojë jo vetëm familjes por edhe të gjithë miqve dhe kolegëve me të cilët ajo bashkëpunoi, si dhe studentëve të Fakultetit të Mjekësisë të cilëve ju përkushtua për disa vite. I paharruar qoftë kujtimi i saj!

La pas një vajzë, humb jetën në moshën 49-vjeçare mjekja dhe pedagogia Sonila Xinxo Read More »