Loading...

Kush është Gentjan Bejtja që iu bë atentat në Krujë, njihet si ish-mik i të fortit të Niklës

Një person mbeti i vrarë me armë zjarri pas mesnatës së djeshme në Krujë, ndërkohë që një 18-vjeçar u plagos.

Si pasojë e të shtënave më armë zjarri humbi jetën shtetasi Ramazan Sino, ndërsa mbeti i plagosur nipi i tij, Alvi Bejtja.
Ngjarja ndodhi fshatin Larushk rreth orës 00:15 në oborrin e banesës së shtetasit, Gentian Bejtja, që besohet të ketë qenë objekt i atentatit.
Gentjan Bejtja është një emër i njohur për drejtësinë.

Ai u qëllua me armë zjarri së bashku me shtetasin Klodian Stafuka mbrëmjen e 10 Janarit 2022.

Ata janë qëlluar teksa lëviznin me makinë pranë shkollës së fshatit Larushk në zonën e Fushë Krujës, ndërsa Bejtja mbeti i plagosur në krah.

Në shtator të vitit 2016, ndaj tij është organizuar një atentat me tritol. Bejtja po udhëtonte me makinën e tij tip “Tuareg”, në fshatin Nikël të Krujës, kur nga poshtë mjetit shpërtheu eksplozivi që e dëmtoi rëndë në këmbë.

I njohur si ish-mik i Durim Bamit, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, 42-vjeçari Gentjan Bejtja ka qenë i dyshuar për një seri ngjarjesh në zonën e Fushë-Krujës, por jo vetëm.

Gjithashtu, ndaj tij ka dyshime se është përfshirë edhe një seri grabitjesh. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se gjithashtu për këtë personazh ka dyshime se ka qenë edhe në disa grabitje gjatë verës së kaluar, të cilat nuk janë arritur të dokumentohen.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com