Lajmi i fundit

“Nga nesër hapen xhamitë dhe tempujt fetarë”/ Rama: Komitët e SHQUP-it dhe Lalzit nxitën muslimanët t’u bashkohen revolucionit imagjinar për Bajram

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se “jemi gati të vendosim çeljen e aktivitetit të tempujve nga java e ardhshme, me të gjitha kufizimet përkatëse, duke e nisur nesër me këmbë të mbarë e me bekimin e dritës së ditës së bukur të kalendarit të besimit”.

“Pasi kemi bashkëpunuar këto javë me komunitetet fetare dhe kemi përgatitur protokollet e sigurisë shëndetësore, duke marrë, vlerësuar e miratuar propozimet e tyre, jemi gati të vendosim çeljen e aktivitetit të tempujve nga java e ardhshme, me të gjitha kufizimet përkatëse, duke e nisur nesër me këmbë të mbarë e me bekimin e dritës së ditës së bukur të kalendarit të besimit”, tha Kryeministri.

Duke ju uruar megjithë zemër Bajramin besimtarëve muslimanë, Kryeministri Rama uroi edhe që hapja e xhamive (nën kujdesin e madh të drejtuesve shpirtërorë të komunitetit për respektimin e protokollit të propozuar prej vetë atyre) të jetë një ogur i mirë paqeje e mirësish, për të gjitha komunitetet dhe vetë Shqipërinë e shqiptarët në këtë kohë jo të lehtë.

“Komitët patriotë dhe parimorë të Shqupit e të Lalzit, që prej vitesh përleshen për popullin e shtypur dhe shfaqen si çeta e Shahin Verdhës së Vitit të Mbrapshtë, herë me molotov e me gurë, herë me mandatin e djegur e herë me kafkën e Hamletit në dorë, kudo e kurdo ne të tjerët përpiqemi të ndryshojmë për mirë Shqipërinë e të ndërtojmë vepra të reja, pasi sakrifikuan jetën e tyre në mbrojtje të Karakatinës së Teatrit Kombëtar, janë ringjallur si ndjekës të flaktë të profetit për të nxitur komunitetin musliman t’u bashkohet Revolucionit të tyre Imagjinar për Bajram”, tha Rama.

“Zoti u ktheftë ndonjë pikë nga vaji i kandilit të arsyes që u ka shterur krejt, se tjetër derman për ta kjo tokë nuk ka përveç keqardhjes e mëshirës për lajthitjen e tyre”, vijoi Kryeministri./atsh

“Nga nesër hapen xhamitë dhe tempujt fetarë”/ Rama: Komitët e SHQUP-it dhe Lalzit nxitën muslimanët t’u bashkohen revolucionit imagjinar për Bajram Read More »

Ministria e Shëndetësisë: 8 raste të reja, 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se brenda 24 orëve janë identifikuar 8 raste të reja pozitivë me COVID-19.

Rovena Daja, eksperte pranë Instituti i Shëndetit Publik deklaroi se “duke analizuar të dhënat epidemiologjike, numrin e rasteve të reja në 24 orët e fundit, numrin e vdekjeve dhe numrin e personave të hospitalizuar, mund të themi se situata epidemiologjike e COVID-19 në Shqipëri paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht në shërbimin infektiv janë 16 pacientë të shtruar dhe vetëm 5 prej tyre në terapi intensive.

Fatmirësisht gjatë 3 javëve të fundit nuk kemi asnjë humbje jetë nga COVID-19 dhe ky është një indikator që tregon qëndrueshmërinë e këtij shpërthimi epidemik”.

Sipas saj, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 200 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 8 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 6 qytetarë. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë 989 qytetarë me COVID-19. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.
Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja të COVID- telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID-19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40′, u shpreh Daja.

COVID-19 – Statistika (23 Maj 2020)
Testime totale 14459
Testime molekulare 13133
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 989
Raste të shëruara 783
Raste Aktive 175
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 62
Durrës 50
Krujë 27
Shkodër 10
Berat 10
Kamëz 9
Fier 4
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1/atsh

Ministria e Shëndetësisë: 8 raste të reja, 79% e të prekurve tashmë janë të shëruar Read More »

Riatdhesimet/ Fluturimi nga Franca në Shqipëri më 5 qershor

Ambasada e Francës në Shqipëri ka publikuar sot datën dhe oraret e fluturimeve nga Franca në Shqipëri.

Ambasada thekson se, “për të gjithë të interesuarit, bëjmë me dije se fluturimi i radhës mes Francës dhe Shqipërisë është parashikuar të kryhet në datën 5 qershor 2020, nga aeroporti Paris Charles de Gaulle”.

Ambasada fton të interesuarit për rezervime që t’i bëjnë direkt tek faqja e internetit: www.airalbania.com.al

Oraret e fluturimeve të riatdhesimeve më 5 qershor janë Tiranë- Paris ora 12:00- 14:45 dhe Paris – Tiranë ora 15:45-18:15./atsh

Riatdhesimet/ Fluturimi nga Franca në Shqipëri më 5 qershor Read More »

Kreu i FLO-së në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, kalon vetingun

Drejtori i Forcave Lëvizëse Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga kalon vetingun.

Vendimi u mor sot nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.

Drejtuesi Bizhga doli i pastër në kriterin e vlerësimit të figurës, ku nuk u konstatuan të dhëna për veprimtari kriminale, denoncime apo të dhëna për kontakte me botën e krimit./atsh

Kreu i FLO-së në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, kalon vetingun Read More »

“Shqipëria s’ka kohë të luajë “e ka kush e ka” dezhurnin”/ Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, gati të ulemi në tryezë me karta të hapura

“Jemi në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s’ka rast më të mirë që Presidenti, opozita, institucionet e drejtësisë, partnerët ndërkombëtarë për drejtësinë dhe integrimin, të mblidhen urgjent në një tryezë me karta të hapura”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

Duke reaguar ndaj deklaratave të Metës, Rama tha se “Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t’i vëmë pikat mbi “i” të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip/anglisht, se teatri ra, iku e na la”.

“Presidenti t’i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika. Opozita t’i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore! Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, parlamenti, qeveria, s’kanë kohë të luajnë “e ka kush e ka” dezhurnin”, tha Kryeministri./atsh

“Shqipëria s’ka kohë të luajë “e ka kush e ka” dezhurnin”/ Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, gati të ulemi në tryezë me karta të hapura Read More »

Tre anëtarët e rinj të SPAK, betohen para Presidentit të Republikës

Në institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot ceremonia solemne e betimit të tre anëtarëve të rinj të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Sotir Kllapi, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimeve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, prokurorët u betuan para Presidentit të Republikës Ilir Meta: “Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”

Presidenti Meta u uroi suksese dhe punë të mbarë prokurorëve të rinj të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke ju kërkuar të nisin menjëherë nga puna dhe të zhvillojnë hetime në mënyrë efikase, profesionale dhe të pavarur, ashtu siç duhet të funksionojnë të gjitha institucionet qeverisëse të sistemit të drejtësisë.

Me këtë rast, Presidenti i Republikës apelon për të gjithë përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë që të përmbushin detyrën e tyre në mënyrë efikase, profesionale dhe të pandikuar nga çdo ndërhyrje e brendshme apo e huaj, si dhe t’i qëndrojnë përherë besnik vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në respekt të saj. /atsh

Tre anëtarët e rinj të SPAK, betohen para Presidentit të Republikës Read More »

Tejkalimi i qëndrimit në Greqi për shkak të COVID-19/ Rama: Në rast mosanulimi të gjobave për shqiptarët nga autoritetet greke, i rimbursojmë 100%

Autoritetet greke do të rishikojnë të gjitha gjobat e vendosura gjatë kohës së pandemisë COVID-19 në ngarkim të shqiptarëve që u penalizuan nga pamundësia për të lëvizur për shkak të mbylljes së kufirit.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot një lajm me rëndësi. “Zyra ime ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke, pas lajmit të bërë publik të gjobitjes së disa shtetasve shqiptarë që kanë tejkaluar afatin 90-ditor të qëndrimit në Greqi gjatë muajve të fundit. Autoritetet greke do të rishikojnë të gjitha gjobat e vendosura, ndërkohë kanë siguruar se në kohëzgjatjen e pandemisë vendosja e gjobave do të ndodhë vetëm në rastet flagrante, ku shkelja e afateve nuk ka lidhje me situatën e krijuar nga COVID-19”, – theksoi Rama.

“Unë i siguroj të gjithë qytetarët shqiptarë të cilëve autoritetet greke nuk do t’ua anulojnë gjobën, se do të rimbursohen në masën 100% nga qeveria e Republikës së Shqipërisë”, – tha Rama. //atsh

Tejkalimi i qëndrimit në Greqi për shkak të COVID-19/ Rama: Në rast mosanulimi të gjobave për shqiptarët nga autoritetet greke, i rimbursojmë 100% Read More »

Ministria e Shëndetësisë: 15 raste të reja me COVID-19, Tirana e Shkodra nga 1 dhe 13 në Durrës

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 186 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 15 raste.

Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha sot në komunikimin për mediet se “shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 13 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 16 qytetarë”.

“Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%”, – tha Beqo.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura.

“Nëse keni shenja klinike të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40”,- shtoi Beqo.

COVID-19 – Statistika (20 Maj 2020)
Testime totale 13621
Testime molekulare 12555
Testime serologjike 1066
Raste pozitive 964
Raste të shëruara 758
Raste Aktive 175
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 57
Durrës 44
Krujë 33
Shkodër 15
Kamëz 10
Berat 10
Fier 3
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1/atsh

Ministria e Shëndetësisë: 15 raste të reja me COVID-19, Tirana e Shkodra nga 1 dhe 13 në Durrës Read More »