Lajmi i fundit

Aida Hajnaj merr sot zyrtarisht detyrën si drejtuese e “FBI-së” shqiptare

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë i ka dhënë të gjithë mbështetjen drejtueses së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, e cila nis sot zyrtarisht detyrën.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada shkruan Hajnaj është një gur i rëndësishëm , jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese.
Gjithashtu, ambasada njofton se Hajnaj ka përfunduar një program trajnimi posacërisht të krijuar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kr iminal (ICITAP) në Shqipëri, të fokusuar në procesin përzgjedhës të hetuesve të BKH.

Reagimi i plotë:

Sot, zj. Aida Hajnaj, merr detyrën si drejtuesja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky është një gur i rëndësishëm kilometrik, jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese.
Në përputhje me kërkesat e ligjit shqiptar, Hajnaj përfundoi një program trajnimi posacërisht të krijuar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal (ICITAP) në Shqipëri, të fokusuar në procesin përzgjedhës të hetuesve të BKH, në etikën profesionale në BKH, në procedurat e disiplinës në BKH, në përdorimin e forcës dhe armëve të zjarrit nga BKH, rregulloren mbi përdorimin e poligrafit në BKH, në marrëdhëniet e BKH me Policinë e Shtetit dhe mbi rolin vëzhgues të Komisionit Ndërkombëtar të BKH. Ne përgëzojmë Shqipërinë për marrjen e një hapi më tej drejt drejtësisë që shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë.

Më 30 korrik Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi unanimisht, Aida Hajnajn si drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Më 27 korrik, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Kri mit të Organizuar vendosi emrin e kreut të strukturës së Byrosë Kombëtare të Hetimit. SPAK çoi në KLP emrin e Aida Hajnas, pasi ishte e vetmja që plotësoi kriteret. Kandidatët e tjerë për kreun e “FBI-së” shqiptare ishin Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj.

Aida Hajnaj merr sot zyrtarisht detyrën si drejtuese e “FBI-së” shqiptare Read More »

Kapshticë/ Qytetarët të revoltuar: I bëmë njëherë tamponët, nuk kemi para tepër t’i bëjmë serish

Të bllokuar mbeten familjarë me të moshuar, fëmijë, të sëmurë, në pritje për të kaluar sot kufirin e Kapshticës, me Greqinë.

Gjatë ditës së sotme pika Kufitare në Kapshticë vijon të ketë radhë të gjata të udhëtarëve, duke rikthyer kështu në vëmendje kaosin e pak ditëve më parë.

Mësohet se është pezulluar puna nga autoritetet greke dhe nuk lejohet asnjë qytetar të kalojë kufirin për shkak të plotësimit të kuotës, ndërsa skadimi i afatit të tamponit mbetet një tjetër problem.

Shqetësimi kryesor i qytetarëve mbetet afati i skadimit të tamponit, pasi ata tregojnë se nuk kanë mundësi ta bëjnë sërish dhe kërkojnë që të mos pengohen për të kaluar.

“Vij nga Korça, kisha radhën për të ikur sot. Tamponët i kemi bërë. Nuk e di tani si do veprohet. Nuk kam më para për të bërë sërish tampon”, – u shpreh për “ABC news” një qytetare.

Po ashtu qytetarët e bllokuar tregojnë se pavarësisht se e kanë realizuar tamponin, kuota për të kaluar 300 persona është plotësuar dhe kjo ka sjellë edhe bllokimin e tyre ,të cilët vijojnë të presin në temperatura të larta në pikën Kufitare në Kapshticë.

“Nuk kam mundësi të bëj sërish tampon, jemi 5 anëtarë në familje”, tregon një tjetër qytetar, ndërsa bën thirrje që qeveria të ndërhyjë pasi i kanë realizuar të gjitha procedurat e kërkuara. Ata shtojnë se do të qëndrojnë në kufi deri sa të kalojnë edhe nëse do të duhet të qëndrojnë me ditë.

Disa prej qytetarëve janë shprehur se nuk kanë qenë në dijeni se për të kaluar duhet të plotësohej një kuotë prej 300 personash sot në Kapshticë.

/NOA.al

Kapshticë/ Qytetarët të revoltuar: I bëmë njëherë tamponët, nuk kemi para tepër t’i bëjmë serish Read More »

Greqia/ Shqiptarët, pasi i mbyllën 3 muaj në shtëpi, të rrijnë pa afat të mbyllur në Shqipëri

Me një vendim të radhës, fqinji grek refuzoi sot sërish të zbatojë reciprocitetin me Shqipërinë, duke mbajtur masat kufizuese për qytetarët tanë.

Në një njoftim mbi regjimin e lëvizjes nga Shqipëria drejt shtetit grek për periudhën 1 – 15 shtator 2020, në kuadër të masave kundër Covid-19, për 14 ditë të tjera, nga data 1-15 shtator 2020, mbetet në fuqi kufizimi i hyrjes për shtetasit shqiptarë, duke lejuar vetëm ata që kanë letra greke.

Mbetet në fuqi edhe kufizimi i lidhjeve detare dhe ajrore me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kështu, fluturimet drejt dhe nga këto vende bëhen vetëm nga aeroporti “Eleftherios Venizelos”.

Po ashtu mbetet në fuqi kufizimi i numrit të personave që hyjnë në ditë nga PKK të Kakavijës (750 vetë) dhe Kapshtices (300 vetë);

Gjithashtu mbetet në fuqi deri më 19.09.2020 aplikimi i kontrolleve paraprake përmes testit negativ PCR 72 orë para mbërritjes në vend, për personat që mbërrijnë në aeroport dhe nga pikat tokësore nga Shqipëria.

Por çfarë po ndodh me fqinjët tanë? E vërteta është se rreth 100 apo 150 infektime në ditë që zbulohen në afro 1 mijë të testuar në ditë, nuk është një shifër që do të duhet të pengonte lëvizjen e lirë. Vendet e tjera, përfshirë e gjithë BE ku bën pjesë dhe Greqia, kanë sërish shifra shumë të larta. Por mbyllje me ta, nuk ka.

Në këtë mënyrë, duket se Greqia po hakërrehet ndaj shqiptarëve, me parimin, “kur ju mbylli qeveria juaj 3 muaj në shtëpi, përse mos mbylleni dhe plot muaj në Shqipëri”!

Ndërsa grekët mbajnë mbyllur kufijtë me ne, Shqipëria i ka “shqyer” doganat e saj duke mos ndalur askënd të hyjë. Lind pyetja: Vallë kufijtë e hapur janë shkak infeksioni masiv, apo mundësi depërtimi rastesh sporadike?

Përderisa në Shqipëri ardhja çdo ditë e disa mijëra të huajve nuk ka sjellë masivit Covidi, duket e papranueshme që Greqia të mbajë ende mbyllur kufijtë me Shqipërinë. Në kushtet kur shqiptarët në Greqi janë sa një e treta e atyre që jetojnë në Shqipëri, kjo situatë është vërtet e dhimbshme! /noa.al/

Greqia/ Shqiptarët, pasi i mbyllën 3 muaj në shtëpi, të rrijnë pa afat të mbyllur në Shqipëri Read More »

Viti i ri shkollor/ Çfarë nuk lejohet në klasë? Flet ministrja Shahini…

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me vitin e ri shkollor që pritet të fillojë në shtator, i cili pritet të ketë vështirësi për shkak të pandemisë.

Shahini thotë se është përgjegjësi e drejtuesve të shkollave për të informuar prindërit lidhur me udhëzuesin e miratuar nga ministria.

Ndërkohë Shahini shton se çdo shkollë do të ketë kujdestar kati që do të sigurohet për respektimin e protokolleve të sigurisë.

Ajo gjithashtu i ka dhënë fund edhe dilemës së ndalimit të ushqimit në klasë, duke theksuar se ka dy rreziqe, e para heqja e maskës në klasë, dhe e dyta kontakti me duar.

FJALA E BESA SHAHINIT

Mënyrën si udhëzuesi do zbatohet, do ju informojë mësuesi apo drejtuesi i shkollës.

PYETJA: A do ketë mundësi online për ata fëmijë që duan të ndjekin mësimin në kushte shtëpie?

Patjetër. Edhe leksionet në RTSH, që do xhirohen paralelisht me mësimet në shkollë, si dhe platforma unike për mësimin online do jenë në dispozicion të nxënësve që nuk shkojnë dot në shkollë. Ka nxënës me sëmundje kronike. Këta fëmijë do punojnë me mësim online, dhe do ndjekin mësimet në RTSH, por duke mbajtur edhe kontakte me mësuesit.

PYETJA: Lëndët kryesore në shkollë, kush i përcakton lëndët kryesore?

Përcaktimi ndodh në kurrikul. Lëndët që kanë më shumë orë në javë, matematika, gjuha, lëndët e shkencave. Në shkollat më të vogla, me më pak nxënës, ku rruhet distancimi social, aty do ketë gjithë plani mësimor. Tek ato me turne, aty do të jenë lëndët kryesore kombinuar dhe me mësim online.

Edukimi fizik do kryhet jashtë ambienteve, jo si më parë, por mësuesi duhet të garantojë distancimin fizik.

Secila shkollë do ketë kujdestar kati që sigurohet për mbarëvajtjen e mësimit, protokollit. Të gjithë mësuesit do kenë rol në shkollë, edhe nëse lënda e tyre nuk zhvillohet si më parë.

PYETJA: Pse nuk lejohet ushqimi në klasë?

Paraqet rrezik. Nëse hahet në klasë duhet të hiqet maska. Rrezikohen të tjerët. Preket me duar dhe rrezikohen edhe mësuesi. Pra duhet të evitohet.

PYETJA: Dezinfektimi mes turneve?

Ka dezinfektim të thjeshtë dhe profesional. Ka dezinfektim ditor, që pastrohen klasat e tualetet. Mos hezitoni të na shkruani.

Viti i ri shkollor/ Çfarë nuk lejohet në klasë? Flet ministrja Shahini… Read More »

Kreu i Kadastrës fton ‘cuna dhe goca’ të aplikojnë për vende pune: Merreni me radhë nuk bëhesh drejtor menjëherë

Kreu i Kadastrws, Artan Lame, përmes faqes zyrtare të institucionit qw ai drejton, dha njoftimin për 23 vende të lira pune,

Ai dha edhe qytetet ku janw hapur vende pune dhe duke hequr termin “nuk ka profesionistw”, u thotë ‘çunave dhe gocave’ se jeta ka edhe të përpjeta, “por punw ka”.

“Nuk fillohet jeta direkt drejtor. Fillohet edhe si specialist i thjeshtë, pastaj pas disa vjetësh kur ke fituar eksperiencë bëhesh edhe shef sektori, e më pas po qe i aftë edhe drejtor. Po fillojeni një herë”, shkroi Lame, kur dha njoftimin.

E PLOTË NGA ARTAN LAME:

PUNE KA!

Më informojnë nga zyra e personelit se në Drejtorinë e Kadastrës Krujë janë 7 vende të lira, në drejtorinë Pogradec 5, në Gjirokastër 4, në Lezhë 7 vende. Duhen inxhinierë (ndërtimi, arkitektë, gjeoinformatikë, topografë, gjeodetë) dhe pak ekonomistë.

Drejtoria Krujë (që në fakt është në Fush-Krujë për shkak se shumica e problematikave janë poshtë në fushë) është fare pranë Tiranës, le më pastaj Fush Kruja, që është gati periferi e Tiranës. Dhe të mos ketë djem e vajza që të duan të shkojnë deri atje për të punuar!

Eshtë kollaj të bëhet ironi fejsbukjane me frazën e kryeministrit “Punë ka, po s’ka profesionistë”, por është e vështirë ta hedhësh poshtë atë në shumë raste.

Ej çuna, goca, jeta ka edhe të përpjeta. Nuk fillohet jeta direkt drejtor. Fillohet edhe si specialist i thjeshtë, pastaj pas disa vjetësh kur ke fituar eksperiencë bëhesh edhe shef sektori, e më pas po qeve i aftë edhe drejtor. Po fillojeni një herë.

Natyrisht që të zanatçinjtë e fejsbukut do ju shkurajojnë me të thënën se konkurset janë farsë, se i fitojnë vetëm bijtë e partisë, po ju bëni tuajën, ejani dhe do ta shihni.

Ndërkaq që po shkruaj, këto vende janë ende të lira duke ju pritur!

Në Krujë janë 7 vende të lira;

në Pogradec 5 vende;

në Gjirokastër 4 vende;

në Lezhë 7 vende.

ARTAN LAME

/NOA.al

Kreu i Kadastrës fton ‘cuna dhe goca’ të aplikojnë për vende pune: Merreni me radhë nuk bëhesh drejtor menjëherë Read More »

Edi Rama jep lajmin e madh: A do futemi sërish në karantinë

Kryeministri Edi Rama premtoi një rritje të konsiderueshme pagash për të gjithë mjekët dhe infermierët, që prej muajsh po përballeN me koronavirusin, në vijën e parë të be tejës.

Gjatë një takimi me mjekët e Spitalit Infektiv, ku trajtohen të inf ektuar me Covid-19, kryeministri deklaroi se nuk flitet për një rritje page me 5 apo 7%, por duke filluar nga viti i ri 2021, do të ketë një rritje të konsiderueshme pagash.

“Po përgatitemi për një rritje masive të shtrirjes së pagave. Duam që të realizojmë një rritje page që të jetë shumë e konsiderueshme. Ne po bëjmë kalkulimet për të finalizuar shumën, por ne duam që në aspekt të pagës përtej bonusit që ju si në vijën e parë të 1 000 Eurove, po flasim për gjithë mjekët dhe infermierët në gjithë Shqipërinë. Të jemi në një nivel në mesataren e lartë të rajonit. Nuk po flasim për një rritje që parashikohet sot shumë larg në kohë, por për një rritje që ta fusim në buxhetin e ri dhe ta bëjmë fakt qysh në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Rama.

Sa i përket pandemisë, kryeministri deklaroi se nuk mund të zgjidhet më mb yllja për shkak të pa sojave që sjell në ekonomi.

“Nuk zgjedhim dot mbylljen në mënyrë të vazhdueshme sepse sjell d ëme në aspekte të tjera. Kemi tani këtë sfidë të madhe të hapjes së shkollave. Fëmijët janë më pak të riskuar, por jo të imunizuar. Plus që fëmijët janë transmetues. Ne kemi çunin që do shkojë në klasë të parë. Një fëmijë me maskë, mos u përqafo, rri larg vendoset në një situatë që është komplet e panjohur në pikëpamjen e pasojave dhe zakoneve që krijon”, tha Rama.

Po ashtu, Rama deklaroi se Shqipëria nuk do të futet më në karantinë pavarësisht shifrave të të infektuarve.

“Kemi një sfidë të madhe publike, kjo nuk është një betejë që zhvillohet vetëm në spital, por cdo ditë, ku cdo kush duhet të bëjë rolin e tij, ndërkohë që virusi, ju e keni thënë, nuk ka ardhur për të ikur për 4 muaj, por është këtu për një periudhë që nuk dihet sa do të zgjasë, duhet të mësohemi me këtë dinamikë të re. Nuk mund të zgjedhim mbylljen dhe izolimin si opsion të vazhdueshëm, pasi sjell dëme dhe shkatërrime të një natyre tjetër, që kanë kosto në aspektin ekonomik, por edhe psikologjik” tha Rama./Opinion.al

Edi Rama jep lajmin e madh: A do futemi sërish në karantinë Read More »

Rama jep lajmin e mirë: Ja çdo ndodhë vitin tjetër

Rritje pagash për mjekët dhe infermierët sapo të fillojë viti i ri 2021.

Është ky premtimi që sapo bëri kryeministri Edi Rama nga COVID 1. Rama tha se është duke e shqyrtuar sa do jetë shifra e rritjes por paraprakisht bëri me dije se do jetë rritje e konsiderueshme.

“Ende jemi duke bërë kalkulime për shumën por përtej bonusit po flasim për gjithë mjekët e infermierët në gjithë Shqipërinë të jenë në një nivel në mesataren e lartë të rajonit. S’po flasim për një rritje të largët në kohë por për një rritje që do e fusim në buxhetin e ri dhe ta bëjmë fakt me të filluar viti i ardhshëm në mënyrë që sapo të fillojë viti mjekët dhe infermierët të kenë një rritje në pagë, si një mirënjohje dhe një vlerësim objektiv i detyruar”, tha Rama.

Rama jep lajmin e mirë: Ja çdo ndodhë vitin tjetër Read More »

I riu nga Tepelena nuk iu beson syve nga ajo që zbulon

Puna bujqësore e një të riu në tokën e tij në fshatin Turan të Tepelenës, ka nxjerrë në dritë krejt rastësisht disa gjetje arkeologjike të cilat mund të ndryshojnë rrjedhën historike të asaj zone rreth ekzistencës së jetës në periudha shumë të hershme.

Pasi ka hasur diçka të çuditshme gjatë punës, i riu ka vazhduar të gërmojë më tej ku ka zbuluar brendinën e një varri të lashtë që ze sipërfaqe rreth 2 metra katrorë.

Janë publikuar disa fotografi të këtyre gjetjeve ku bëhet fjalë për disa mbetje skeletore-njerëzore, monedha, disa enë prej metali si dhe mbetje qaramike.

Ky zbulim duket se është vetëm maja e ajsbergut, i cili sinjalizon se zbulime të tjera mund të pasojnë në të gjithë perimetrin e kësaj zone 3.5 km nga qyteti i Tepelenës, midis fshatrave Veliqot dhe Turan.

Ndërkohë, pritet që nga momenti në moment, specialistët e Qendrës Arkeologjike të zbarkojnë aty për të dokumentuar dhe analizuar imtësisht rëndësinë e këtyre gjetjeve.Iriu nga Tepelena nuk iu beson syve nga ajo që zbulon

I riu nga Tepelena nuk iu beson syve nga ajo që zbulon Read More »