Lajmi i fundit

A e dini sa milionë euro në vit shpenzojnë shqiptarët për bare, restorante e hotele

A e dini sa janë rritur shpenzimet për bare, kafe e restorante vitet e fundit?

Kur vjen puna për të thyer rekorde jemi të sigurt që asnjë shtet në botë nuk mund të na e kalojë për nga numri i bar-kafeve, të cilat i gjen në qendër të qyteteve, në çdo cep të lagjes, apo edhe anash rrugëve ndërqytetase.
Por, sa shpenzohet në një vit në bare, restorante e hotele. Sipas INSTAT, i cili publikon konsumin final -të familjeve sipas grupeve kryesore, në 2018-n, viti i fundit kur janë në dispozicion të dhënat, shpenzimet totale për grupin e bare restorante e hotele ishin 47.8 miliardë lekë, ose rreth 385 milionë euro, duke shënuar një nivel rekord dhe duke u rritur me 11% në raport me vitin e mëparshëm.

Ndonëse të varfër, shqiptarët nuk kursehen për kafe dhe vit pas viti, shpenzimet janë rritur, të nxitur dhe nga ardhjet e turistëve të huaj. Nga 2014-a, rritja ka qenë e shpejtë, siç duket edhe nga grafiku.

Shpenzimet për kafe, restorante e hotele përbëjnë 3.7% të konsumit gjithsej. Shqiptarët shpenzojnë për kafe e restorante e hotele, më shumë sesa për arsimin, apo për pije e duhan, sipas INSTAT.
Sipas të dhënave të tjera të INSTAT numri i aktiviteteve që ofronin shërbim të pijeve arriti në 14,776 gjatë vitit 2018, duke u rritur me 4% në raport me një vit më parë, pas një rënieje në vitin e mëparshëm.

Në raport me popullsinë, Shqipëria numëron 518 bare për çdo 100 mijë banorë, duke kapur rekord jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Ndërsa lë shumë pas vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas përllogaritjeve të “Monitor”, bazuar në të dhënat e Eurostat mbi numrin e aktiviteteve të shërbimit të pijeve dhe numrit të popullsisë, numri i bareve në Bashkimin Europian në vitin 2017 nuk ishte më i lartë se 115 bare për çdo 100 mijë banorë.

Në vend të parë për sa i përket numrit të bareve në BE renditet Portugalia, e cila kishte 427 bare për çdo 100 mijë banorë.

Në top 5 vendet me numrin më të lartë pas Portugalisë, është Spanja me 392 bare për 100 mijë banorë, Greqia me 343, Kroacia me 240 dhe Italia me 211.

Nga ana tjetër, numrin më të ulët ndër vendet e BE-së dhe vendeve kandidate për t’u anëtarësuar e ka shënuar Serbia, ku sipas të dhënave të Eurostat dhe përllogaritjeve të “Monitor” në raport me popullsinë kishte vetëm 9 bare (aktivitete të shërbimit të pijeve) për 100 mijë banorë.

Kafete e restorantet përbëjnë 16% të ndërmarrjeve në ekonomi, punësojnë rreth 50 mijë individë. Sektori është ndër më të rëndësishmit për punësimin, duke u krahasuar me industrinë e tekstileve e këpucëve, që ka gjithsej rreth 55 mijë të punësuar. 64% e atyre që punojnë në bare e restorante janë meshkuj.

Ndërsa në vend numërohen rreth një mijë hotele, por informaliteti mbetet i lartë.

A e dini sa milionë euro në vit shpenzojnë shqiptarët për bare, restorante e hotele Read More »

Dedikimi pr ekës i babait për vajzën që u m byt në det: Na e coptove zemrën në këtë ditë të bekuar

Enisa Doda u mbyt tr agjikisht ditën e djeshme në Velipojë.

Në banesën e 17-vjeçares, në Bathore të Tiranës, familja ka hapur dyert e mo rtit.

Të shumtë kanë qenë personat që kanë shkuar për ngushëllim në familje, edhe pse ndodhemi në një kohë pandemie botërore, për shkak të COVID.

I ndaluar për ngjarjes është 24-vjeçari Indrit Bajraktari. Vajza kishte dalë xhiro me skaf së bashku me të, por në rrethana ende të paqarta ajo doli dje pasdite e vdekur nga deti, kurse djali e kishte braktisur atë pas ngjarjes tragjike.

Grupi hetimor bën më dije se policia e Velipojës është vënë në lëvizje nga pronari i biznesit, që jep motorat e ujit me qira në Vilun.

Pas hetimeve paraprkae nga autoritetet është marrë sot edhe vendimi për pezullimin e tyre.

Hetuesit kanë zbardhur dinamikën e ngjarjes, duke bërë të ditur se vajza ka qënë pasagjere, në motorskaf. Mirëpo rezulton se ajo nuk dinte not, ndërsa 24 vjeçari Indrit Bajraktari, që ngiste skafin, nuk ka respektuar protokollin e sigurisë, për të dalë në det me këtë mjet. Ai mendohet se nuk kishte veshur as jelekun e shpëtimit dhe nuk kishte vënë as rripin e sigurisë në motor.

Për këtë arsye vajza dyshohet të ketë rrëshkitur në det, ndërsa ai në përpjekje për ta shpëtuar e ka goditur me mjetin e ujit.

Në trupin e vajzës janë gjetur shenjat e plagëve nga goditja e mjetit. Sakaq, djali që e shoqëronte, ka dorëzuar skafin dhe në rrethana të paqarta, vajza është gjetur pak më tutje, në breg të detit e pajetë.

Gjithsesi, do të jetë dëshmia e djalit si dhe hetimet e detajuara që do të zbardhin përgjegjësinë e tij, ndonëse ai pas ndalimit akuzohet midis të tjerash edhe për fshehjen e ngjarjes.

Dedikime prekëse për humbjen e madhe të Enisa Dodës janë shpërndarë në rrjetet sociale nga njerëzit më të afërt të vajzës. Babai i vajzës, Lezan Doda, shkruan: “U prefsh në paqe zemra e babit zoti të mori shpejt fizikisht por jo shpirtërisht. Qofsh e xhenetit”.

Një tjetër mikeshë e vajzës shkruan: “Se kuptoj dot ti ike ne ket mos kaq e re 17 vjeç. S’mundem ta besoj nuk je ike atje lart zoti te mori atje pran tij… S’mundem ta besoj por ky esht fati, që s’mund ta ndryshojmë, por ti le pas gjithçka, le familjen, le dy vellezerit e tu te vegjel qe ato prisnin ty per çdo gje ti mesoje ti rrisje, te gjitha, le dhe niperit qe si ke pranë vetes t’i perkedhelesh e t’ju ndjesh aromen…

Ti smund te ikje tani kishe kaq shum gjera ke kaq shum njerez qe te donin ty te ishe afer tyre kishe kaq shum enderra per te realizuar smund te ikje e te lesh gjithcka keshtu… ti ishe rritu e ber kaq e bukur kaq yll sa zoti u be xheloz dhe te mori pran vetes…

Por e di ti je akoma e gjall ne zemrat tona… Dhe tani e di e di …. ti je ylli me I bukur aty ne qjell qe po ndriqon me shum nga te gjith… sjemi mesuar me te tilla gjerash se zoti ka qen me po te lutem zot mbaj dor… se kishte dy motra ne kurbet e sarriten dot nuse me pa.. na e coptove zemren ne kete dit te bekuar po …U prefsh ne paqe zmr… Qofsh e xhenetit….”

Humbja e parakohshme e saj ka lënë tronditje dhe dh imbje të madhe tek familja, tek të afërmit si dhe shoqëria e vajzës. /NOA.al

Dedikimi pr ekës i babait për vajzën që u m byt në det: Na e coptove zemrën në këtë ditë të bekuar Read More »

Nëse doni të shkoni në Itali, ja kushtet e reja/ Lejohen vetëm disa kategori, ndalohet vetëm një!

Në një njoftim për qytetarët amvasada shqiptare në Itali ka bërë me dije se kush janë kategoritë që lejohen të udhëtojnë drejt shtetit fqinj.

Udhëtimi për qëllime turizmi nuk konsiderohet i vlefshëm.

Njoftimi i ambasadës shqiptare në Itali

Udhëtimet Shqipëri – Itali (dhe anasjelltas) lejohen vetëm për arsye të përcaktuara, si: arsye pune, shëndetësore apo studimi, urgjence absolute, kthim në banesë apo vendbanim. Nuk lejohen, pra, udhëtimet për turizëm.

Lejohet gjithmonë kthimi, në Itali nga Shqipëria, i shtetasve italianë/BE/Shengen dhe i familjarëve të tyre, si edhe i shtetasve të pajisur me leje të rregullt qëndrimi e familjarëve të tyre. Në momentin e kthimit në Itali, shtetasi duhet të vetë-karantinohet si edhe t’i nënshtrohet mbikëqyrjes shëndetësore, të plotësojë një vetëdeklarim në të cilin të paraqesë arsyen e cila e lejon të kthehet në Itali dhe të arrijë në vendmbërritjen e tij përfundimtare në Itali vetëm me mjet privat (lejohet kalimi tranzit në aeroport, pa dalë nga zonat e dedikuara të këtij të fundit).

Janë parashikuar disa përjashtime nga detyrimi për t’u karantinuar, me kushtin që të mos shfaqen shenja të COVID-19 dhe që shtetasi të mos ketë qëndruar apo kaluar tranzit në: Bullgari, Kosovë, Mal të Zi, Serbi,Rumani, Armeni, Bahrein, Bangladesh, Bosnjë dhe Hercegovinë, Brazil, Kili, Kuvajt, Maqedoni e Veriut, Moldavi, Oman, Panama, Peru, Republikë Dominikane në 14 ditët para datës së hyrjes në Itali për:

1. këdo që hyn në Itali për një periudhë kohore jo më të gjatë se 120 orë për nevoja të provuara pune, arsye shëndetësore apo urgjencë absolute, me detyrimin, në përfundim të këtij afati, për t’u larguar menjëherë nga territori italian ose, në rast të kundërt, për t’u vetë-karantinuar dhe për t’iu nënshtruar mbikëqyrjes shëndetësore;

2. këdo që përshkon tranzit, me mjet privat, territorin italian për një periudhë kohore jo më të gjatë se 36 orë, me detyrimin, në përfundim të këtij afati, për t’u larguar menjëherë nga territori italian ose, në rast të kundërt, për t’u vetë-karantinuar e për t’iu nënshtruar mbikëqyrjes shëndetësore;

3. shtetasit dhe ata me banim të rregullt në San Marino dhe Shtetin e Vatikanit, në SHTETET e BE-së(përveç Kroacisë, Greqisë, Maltës, Spanjës, Rumanisë dhe Bullgarisë), në shtetet që bëjnë pjesë në hapësirën SHENGEN, në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut, Andora, Principata e Monako-s, Australi, Kanada, Gjeorgji, Japoni, Zelandë e Re, Ruanda, Republika e Koresë, Tajlandë, Uruguaj, të cilët hyjnë në Itali për arsye të provuara pune;

4. personel shëndetësor i cili hyn në Itali për të ushtruar profesionin e tij, përfshirë ushtrimin e përkohshëm të profesionit të parashikuar nga neni 13 i Ligjit nr. 18, datë 17 mars 2020; 5. punonjës ndërkufitarë në hyrje dhe në dalje nga territori italian për arsye pune të provuara dhe që kthehen në banesën, vendqëndrimin apo vendbanimin e tyre;

6. personel i shoqërive dhe subjekteve me seli ligjore apo dytësore në Itali që udhëton jashtë Italisë për arsye të provuara pune për një afat kohor jo më të gjatë se 120 orë; 7. funksionarë dhe agjentë, gjithsesi të përcaktuar, të Bashkimit Evropian apo të organizatave ndërkombëtare, diplomatë, personel administrativ dhe teknik i misioneve diplomatike, funksionarë dhe nënpunës konsullorë, personel ushtarak në ushtrim të detyrave të tyre;

8. nxënës dhe studentë të cilët ndjekin studimet në një Shtet të ndryshëm nga ai në të cilin banojnë apo kanë vendbanimin, në të cilin kthehen çdo ditë apo të paktën një herë në javë. Studentët të cilët duhet të testohen për pranimin në kurset universitare apo për gjuhën, mund të hyjnë në Itali duke paraqitur vetëdeklarimin si edhe një dokument që provon pjesëmarrjen në testim. Natyrisht hyrja në

Itali duhet të bëhet afër datës së testimit dhe qëndrimi në territorin italian nuk mund të zgjatet përtej kohës së domosdoshme.

Nuk janë të detyruar të vetë-karantinohen dhe t’i nënshtrohen mbikëqyrjes shëndetësore, gjithashtu: ekuipazhet e mjeteve të transportit, personeli i mjeteve të udhëtimit, shtetasit të cilët hyjnë në Itali për arsye pune, të rregulluara nga protokolle të posaçme sigurie, të aprovuara nga autoritetet kompetente shëndetësore.

Mbetet detyrim – edhe në këto raste – plotësimi i deklaratës së posaçme, pa detyrim për t’u karantinuar dhe për të mos përdorur mjetet publike. Saktësohet se është kompetencë ekskluzive e autoriteteve kompetente italiane të policisë së kufirit të verifikojnë përmbushjen reale të kushteve si më sipër.

Disa Rajone mund të vendosin, ndaj shtetasve të cilët hyjnë në territorin italian nga disa Shtete apo territore të huaja, përmbushjen e disa detyrimeve të veçanta. Para nisjes për t’u kthyer në Itali, rekomandojmë të verifikohet ekzistenca e urdhrave të mundshëm shtesë të nxjerrë nga Rajonet, duke kontaktuar drejtpërdrejt me to apo duke vizituar faqet zyrtare përkatëse (duke klikuar këtu). Në mënyrë të veçantë, përsa u përket njoftimeve të shtypit lidhur me tamponë në masë në aeroportin e Perugia-s, sjellim në vëmendjen tuaj se Rajoni i Umbria-s kryen tamponë falas vetëm për shtetas të ardhur nga

Greqia, Spanja, Kroacia dhe Malta. Shtetasit në ardhje nga Shqipëria, nëse nuk u bëjnë pjesë në rastet e përjashtuara të parashikuara, duhet të karantinohen, edhe pse mund të kenë kryer tamponin kundrejt pagesës.

Nëse doni të shkoni në Itali, ja kushtet e reja/ Lejohen vetëm disa kategori, ndalohet vetëm një! Read More »

Ministrja Besa Shahini jep lajmin e mirë

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë nxënësit që nisin vitin shkollor në shtator.

Shahini njofton se është zgjeruar skema mbështetëse për libra falas. Tashmë librat falas do t’i përfitojnë të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të shtatë, 7 dhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasë të 12-të

“Kemi zgjeruar skemën mbështetëse të librave falas, me përfitues direkt nxënësit e klasave 1-7 dhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasë të 12-të. Ulim barrën financiare të familjeve shqiptare; Rrisim qasjen në arsim të grupeve vulnerabël.”, njofton ministrja Besa Shahini.

Ministrja Besa Shahini jep lajmin e mirë Read More »

Sa persona humbën jetën në 7 muaj

Edhe pse Shqipëria u fut në karantinë të plotë për dy muaj ku nuk lejohej lëvizja e mjeteve, përgjatë 7-mujorit humbën jetën në aksidentet rrugore 88 persona, kryesisht të rinj, raporton INSTAT. Lezha vijon të mbetet një pikë e zezë në lidhje me ak sidentet në raport me pjesën tjetër të vendit, teksa shihet një përmirësim i sjelljes së këmbësore në drejtim të respektimit të rregullores.

Në shtatëmujorin e 2020, numërohen 635 aksidente rrugore nga 862 aksidente të ndodhura në shtatëmujorin e 2019, duke u ulur me 26,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa në muajin Korrik 2020 numërohen 130 aksidente rrugore nga 148 aksidente të ndodhura në muajin Korrik 2019, duke u ulur me 12,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë

Në shtatëmujorin e 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 88 persona nga 115 persona në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa në Korrik 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 14 persona nga 13 persona të vdekur në Korrik 2019.

Numri i të aksidentuarve në shtatëmujorin e vitit 2020, është 824 persona nga 1.188 persona, duke u ulur me 30,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ndërsa në Korrik 2020, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 168 persona nga 228 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 26,3 %.

Në muajin Korrik 2020, aksidentet rrugore, në 83,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 30,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 13,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në shtatëmujorin e 2020, aksidentet rrugore, në 16,1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 12,1 % krahasuar me një vit më parë.

Numri i vdekjeve nga aksidentet rrugore ka ardhur në ulje gjatë dekadës së fundit, duke arritur në 227 jetë të humbura në vitin 2019 në krahasim me 378 në vitin 2009, por ato janë rritur vitet e fundit në raport me popullsinë banuese në vend, sipas INSTAT.

Në vitin 2019 humbën jetën në aksidentet rrugore 78.8 persona për 1 milion banorë, ndërsa në vitin 2018 ishin 74 fatalitete për 1 milionë banorë dhe më tej në vitin 2017 ishin 77 jetë të humbura për 1 mln banorë, shkruan ‘monitor’.

Kjo është një ndër shifrat më të larta të regjistruara në Europë. Në vlerë absolute, numri i vdekjeve nga aksidentet gjatë 2019-s në Shqipëri ishte 227.

Sa persona humbën jetën në 7 muaj Read More »

Një lajm i mirë vjen për të gjithë qytetarët shqiptarë në Greqi

Një lajm i mirë vjen për të gjithë qytetarët shqiptarë në Greqi.

Të gjithëve atyre që u ka skanduar pasaporta kanë mundësi të marrin shërbime me atë pasaportë deri më 31 dhjetor.

Me vendim të Ministrisë të Punëve të Jashtme të Greqisë, të gjitha pasaportat e shqiptarëve që kanë skaduar apo skadojnë, u shtyhet vlefshmëria deri më dt. 31/12/2020 dhe janë të pranueshme nga Qendrat e Shërbimit të Emigrantëve për të kryer çdo procedurë ligjore.

Vijon…

Një lajm i mirë vjen për të gjithë qytetarët shqiptarë në Greqi Read More »

Shahini: Synojmë të kthehemi në bankat shkollore, por ende nuk e dimë nëse do të kthehemi me…

Mbi paqartësitë e shumta, ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini, foli rreth rifilimit të vitit të ri shkollor.

“Sot jemi saktësisht katër javë para fillimit të vitit të ri shkollor. Për të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësuesit, disa sqarime mbi zhvillimin e procesit mësimor”, – tha Besa Shahini.

“Shumë prej jush jeni me pushime dhe bëni mirë që pushoni”, – shtoi ajo.

“Ne stafi i ministrisë, agjencitë tona vartëse dhe të gjithë jemi duke bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor”, konfirmoi ministrja.

Megjithatë, Shahini tha se ende nuk është vendosur për datën e rifillimit të shkollës. Kjo do të varet nga ecuria e fundit e pandemisë, si dhe mendimit që do ta japin ekspertët e Shëndetit Publik.

“Synojmë të kthehemi në bankat shkollore, por ende nuk e dimë nëse do të kthehemi me kohë të pjesshme, të plotë apo të alternuar me mësimin online”.

“Këtë gjë e vendos struktura e ngritur që vëzhgon sitatën e Covid-19. Zbatoni masat, mbani higjienë të lartë, në mënyrë që të kthehemi sa më shoejt në banka. Do ta marrim këtë vendim kur të jemi sa afër datës së nisjes së vitit shkollor”, mbylli mesazhin e saj, Besa Shahini.

Shahini: Synojmë të kthehemi në bankat shkollore, por ende nuk e dimë nëse do të kthehemi me… Read More »