Lajmi i fundit

Javët e fundit me diell! Turistët nga Kosova ‘dynden’ drejt bregdetit

Sërish radhë në kufirin e Morinës. Turistët nga Kosova kanë vendosur që të shfrytëzojnë deri në fund javët me diell, duke ardhur edhe këtë fundjavë pranë bregdetit shqiptar.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se vetëm sot në Shqipëri kanë hyrë rreth 10 mijë automjete e 25 mijë qytetarë, duke shkaktuar një radhë prej rreth 2 kilometrash.
Për shkak të radhëve të krijuara nga fluksi i madh i njerëzve, Pika Kufitare po punon me procedurë të përshpejtuar por megjithatë ka qënë e pamundur shkaktimi i radhëve.

Duke marrë parasysh nisjen me vonesë për shkak të pandemisë së koronavirusit, sezoni turistik në vend do të zgjasë edhe përgjatë shtatorit. Ndërkohë që prej hapjes së kufirit, kanë qënë vizitorët nga Kosova ata që mbajnë vendin e parë për turizëm në Shqipëri, duke kaluar qoftë edhe për një fundjavë.

Javët e fundit me diell! Turistët nga Kosova ‘dynden’ drejt bregdetit Read More »

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë/ Kim: Një hap i madh përpara për paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimo

Hap të madh për paqen në Ballkanin Perëndimor e ka konsideruar ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë, në Uashington.

Në Tuiter Juri Kim shkroi se dy vendet arritën marrëveshje në sektorin ekonomik.

“Një hap i madh përpara për paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor:

Duke u përqëndruar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, të dy vendet ishin në gjendje të arrijnë një përparim të vërtetë në bashkëpunimin ekonomik në një gamë të gjerë çështjesh”, shkroi Kim në Tuiter.

Marrëveshja është përshëndetur edhe nga organizmat europianë, si një nisje e mirë për të vazhduar më tej. /noa.al/

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë/ Kim: Një hap i madh përpara për paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimo Read More »

Punonjësit e rafinrisë së Ballshit konfrontohen me Po licinë: Duam rrogat

Momente tensioni dhe konfrontimi janë shënuar mesditën e sotme në rafinerinë e naftës në Ballsh, ku punonjësit kërkojnë pagat e tyre të prapambetura.

Gjithçka pasi përfaqësues të kompanisë kanë bërë përzgjedhje për firmosjen e kontratave individuale të punës.

Kjo gjë ka bërë që punonjësit të tensionohen, duke çarë kordonin e policisë, për të hyrë në uzinë.

“Duam rrogat tona, kemi tre muaj pa i marrë, fëmijët i kemi pa bukë”, thërrasin punonjësit në kor të revoltuar.

Shkak për tensionimin e situatës është bërë fakti se përfaqësuesit e kompanisë deklaruan se nuk do të ketë pagesë, nëse nuk ka kontratë mes punonjësit dhe kompanisë. /noa.al

Punonjësit e rafinrisë së Ballshit konfrontohen me Po licinë: Duam rrogat Read More »

Autoritetet e larta shtetërore vendosin kurora në memorialin e ‘Luftës Kombëtare të Vlorës 1920’

Autoritetet më të larta shtetërore vendosën sot kurora me lule në memorialin e “Luftës Kombëtare të Vlorës 1920”, në Qafën e Koçiut, në Vlorë.

Presidenti Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryeministri Edi Rama, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë nderuan sot këtë ngjarje me rëndësi kombëtare, duke vendosur kurora me lule në memorialin e “Luftës Kombëtare të Vlorës 1920”.

Për 100-vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës u organizuan një sërë aktivitetesh, përfshirë ekspozita dhe veprimtari shkencore, të cilat kulmuan ditën e djeshme në “Sheshin e Flamurit” në Vlorë./atsh

Autoritetet e larta shtetërore vendosin kurora në memorialin e ‘Luftës Kombëtare të Vlorës 1920’ Read More »

Gazetari i njohur, Baton Haxhiu, ka humbur njeriun e tij më të shtrenjtë

Gazetari i njohur, Baton Haxhiu, ka humbur njeriun e tij më të shtrenjtë, nënën.

Haxhiu nuk ka bërë ende një dedikim në rrjetet sociale për këtë humbje të madhe. Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nëpërmjet një postimi në Facebook i ka shprehur ngushëllime gazetarit.
“Ngushëllimet më të thella mikut tim Baton Haxhiu për humbjen e nënës së tij. Nëna Mane pushoftë e qetë në paqe. Lutem që Familja Haxhiu të gjejë forcë për përballimin e kësaj dhimbjeje”, shkruan Veseli në Facebook

Gazetari i njohur, Baton Haxhiu, ka humbur njeriun e tij më të shtrenjtë Read More »

OFL i kërkon të deklarojë pasurinë, 53-vjecari thotë se jeton në kushte të vështira

Ky është Ali Kopliku, një 53-vjeçar nga Shkodra i cili jeton në kushte të vështira ekonomike, por 5 ditë më parë Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin për deklarimin e pasurisë.

22 vite më parë Ali Kopliku ka kryer një vrasje në Greqi në kushtet e tronditjes psiqike pasi ish-shoku i ngushtë kreu marrëdhënie intime me të dashurën e 53-vjeçarit.

Ali Kopliku ka bërë 14 vite burg dhe më pas është liruar. Tashmë prej vitesh jeton në një shtëpi në malin e Taraboshit.

53-vjeçari thotë se jeton në kushte të vështira ekonomike, dhe nuk ka asnjë pasuri të jashtëligjshme.

Përmes një avokati, Ali Kopliku e ka bërë vetëdeklarimin duke ia dërguar OFL-së duke qenë se është i detyruar të përgjigjet brenda afatit prej 48 orësh edhe pse ia pretendon se kërkesa e OFL ështe e jashtëligjshme. /bw

OFL i kërkon të deklarojë pasurinë, 53-vjecari thotë se jeton në kushte të vështira Read More »

Bashkia e Gjirokastrës i ka dhënë titullin ‘Qytetar Nderi’ mjekut të njohur Tritan Kalo/ Thellësisht i prekur!

Bashkia e Gjirokastrës i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi ” mjekut të njohur Tritan Kalo, i cili ndodhet në vijën e parë të luftës me COVID-19.

Me një reagim në facebook, Kalo shprehet i prekur nga vlerësimi.
“Do mbetem përherë një bir i lidhur genetikisht dhe shpirtërisht i Gjirokastrës sonë të njohur dhe të nderuar ndër shekuj….PËRKULEM me shumë-shumë respekt e konsideratë përpara jush për këtë vlersim të lartë!!!”, shkruan mjeku, babai i të cilit ka lindur në këtë qytet.

Postimi i plotë:

Kohë Kovodiane….QYTETAR NDERI i qytetit të GJIROKASTRËS….Nuk e kisha menduar ndonjëherë se vjen një ditë që Puna, Përkushtimi, Profesionalizmi dhe Humanizmi i një Mantelbardhi si unë, do të tëhiqte vëmëndjen dhe do të vlerësohej kaq lartë nga Anëtarët e një Këshilli Bashkiak, të cilët përpos detyrimeve e punëve të tyre të shumta të kohës do të konsumonin minuta nga koha e tyre e çmuar, për të më aprovuar më 31 Gusht 2020 si BIR të NDERUAR të Qytetit të Gurtë, simbol i paçmuar i Atdhetarisë, i Arsimit, i Kulturës, i Qytetarisë dhe i Tolerancës në mbarë TROJET ARBËRORE…..Qyteti ku në Gusht të vitit 1931, lindi im atë i ndjerë Mirdash KALO, pinjoll i Kalatëve të Palortosë dhe i Çoçolatëve të Dunavatit….

Ishin fillimisht mjekët e këtij qyteti që i adresuan kërkesën Kryetarit të Bashkisë, Dr. Flamur Golemit, dhe ky i fundit që i propozon me shkrim në 24.08.2020 dhe i adresohet direkt Anëtarëve të Këshillit Bashkiam më 31 Gusht 2020, për të më nderuar e përjetësuar me këtë Titull Nderi….PA shumë FJALË por THELLËSISHT i prekur….NJERËZIA gjithmonë e ka njohur e vlersuar Gjirokastrën si qyteti i gdhendur plot hijeshi e madhështi në shpatet e Malit të Thatë, si qyteti që plot bujari rrit e ushqen djem e bila të përkorë, atdhe e kulturë-dashës, sepse për gjithkënd në Viset tona Arbërore “GJI-ROK-ASTRA” nuk është gjë tjetër, veçse: “Gjiri i Gurtë që ushqen e rrit, vlerëson e lartëson ata/ato që i konsideron vlera, Astra/Yje” për vete, për Vendin dhe për Shqiptarinë….

NUKU e di nëse jam vërtet një i tillë, POR ju siguroj se edhe në ditët e mbetura të jetës sime, unë Dr. Tritan KALO, do të vijoj të bëj të pamundurën, që të mos i zhgënjej aspak bashkëqytetarët e Gjirokastrës sime dhe jo vetëm, për këtë vlersim dhe besim, përkundrazi…. Do mbetem përherë një bir i lidhur genetikisht dhe shpirtërisht i Gjirokastrës sonë të njohur dhe të nderuar ndër shekuj….PËRKULEM me shumë-shumë respekt e konsideratë përpara jush për këtë vlersim të lartë!!!

Bashkia e Gjirokastrës i ka dhënë titullin ‘Qytetar Nderi’ mjekut të njohur Tritan Kalo/ Thellësisht i prekur! Read More »

Persona të ma skuar dj egin flamurin grek në Ksamil:’Mesazh për grekët nga Jugu i Shqipërisë. Deti është i joni’

Disa persona të ma skuar dhe të ar matosur kanë dj egur flamurin grek në Ksamil.

Video e cila pretendohet se është realizuar në Ksamil, është shpërndarë në internet me mbishkrimin “Mesazh për grekët nga Jugu i Shqipërisë. Deti është i joni.”

Një reagim i tillë vjen pas deklaratave të ministrit të Jashtëm të Greqisë, i cili pretendonte që do të zgjerohej në detin Jon me 12 milje.

Persona të ma skuar dj egin flamurin grek në Ksamil:’Mesazh për grekët nga Jugu i Shqipërisë. Deti është i joni’ Read More »