Lajmi i fundit

Tjetër përforcim i bujshëm në radhët e PS-së, Veliaj prezanton një tjetër figurë nga bota e artit

Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë Tiranë, vazhdoi sot fushatën elektorale të PS-së, ku edhe prezantoi një tjetër figurë nga bota e artit.

Fushatës së PS-së iu bashkua Kastro Zizo. Këngëtari u shfaq me një “look” ndryshe krah Veliajt dhe deputetëve socialistë, me syze prej intelektuali.

“Ditë fantastike te Njësia nr. 4 me Kastro Zizon, Ninin dhe Sadriun”, tha Veliaj.

“Gjithmonë bashkë, për të ecur më tej për realizimin e projekteve të tjera në të mirë të komunitetit”, shtoi ai.

“Mirënjohje çdo banori për mbështetjen dhe durimin!” – u shpreh Veliaj teksa bëri publike edhe fotot, ku veç drejtuesve të PS-së së Tiranës ishte edhe Kastro Zizo, në podium me ta.

Valbona Selimllari, Noizy dhe Gaz Paja ishin ndër të fundit nga ekrani që i janë bashkuar në fushatë Veliajt, teksa kryebashkiaku po ndjek strategjinë për të tërhequr sa më shumë artistë para zgjedhjeve të 2021.

/NOA.al

Tjetër përforcim i bujshëm në radhët e PS-së, Veliaj prezanton një tjetër figurë nga bota e artit Read More »

Naftëtarët në grevë/Rama: ‘Privatizimi është kriminal dhe në atë ndërmarrje nuk u bënë kurrë investime serioze. Ajo rafineri është keqshfrytëzuar’

Teksa naftëtarët e Ballshit kanë hyrë në ditën e nëntë të grevës së urisë, Kryeministri Edi Rama flet për herë të parë për gjendjen e tyre.

Në konferencën e sotme për mediat, ai u pyet nga mediat lidhur me situatën e tyre, teksa foli për një privatizim kriminal.

“Kam bërë lloj-lloj lutjesh tek kompania për të rifilluar puna. Jo më larg se disa javë më parë shkova enkas në Azerbajxhan dhe takova Presidentin. Por të na vini faj është e tepërt. Privatizimi është kriminal dhe në atë ndërmarrje nuk u bënë kurrë investime serioze. Ajo rafineri është keqshfrytëzuar. Jam i shqetësuar por e rëndësishme është të bëjmë diçka, më vjen keq. Jam i informuar por nuk mendoj se s’ka nevojë për greva urie që të sensibilizojnë mua”, u shpreh Rama.

Ai tha se është super i sensibilizuar dhe se për situatën e tyre është ndërhyrë disa herë.

Naftëtarët janë futur në grevë pasi pretendojnë se kanë disa muaj, deri në mbi një vit rroga pa marrë, duke thënë se kanë mbetur në mes të rrugës dhe puna është ndërprerë dhe se pavarësisht protestës në Tiranë, askush nuk i priti.

Janë rreth 800 punëtorë të mbetur pa punë pas mbylljes së rafinerisë së naftës, që administrohet nga “Tosk Energji”. /noa.al

Naftëtarët në grevë/Rama: ‘Privatizimi është kriminal dhe në atë ndërmarrje nuk u bënë kurrë investime serioze. Ajo rafineri është keqshfrytëzuar’ Read More »

Dekonspironte operacionet, arr estohet punonjësi i policisë

Një punonjës policie është arr estuar nga kolegët e tij në një operacion kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Ai është E. D., punonjës policie (SPZ), i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Mësohet se ai dekonspironte operacionet policore kundër kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Mner i Sipërm, Njësia Administrative Zall Bastar.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar edhe tre persona të tjerë, Q. Xh., I. B., dhe B. M., të dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Ndërkaq u arrestuan në flagrancë shtetasit A. B., dhe A. B., të dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, në vijim të operacionit u shpallën në kërkim tre shtetas S. H., D. H dhe G. H., të dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Po ashtu u procedua penalisht, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”, shtetasi H. M., pasi ka ndihmuar për ikjen e njërit prej autorëve, gjatë kohës që forcat e Policisë po punonin për kapjen e tij.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Mner i Sipërm, Njësia Administrative Zall Bastar, Tiranë, dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis sativa, të cilat janë asgjësuar në periudha të ndryshme nga Seksioni i Narkotikëve dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4. /noa.al/

Dekonspironte operacionet, arr estohet punonjësi i policisë Read More »

Miratohen në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Miratohen në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku për kalimin e tyre nevojiteshin 84 vota vota.

Mazhoranca ka arritur të sigurojë votat e një pjese të opozitës parlamentare, duke kaluar kështu ndryshimet e Kodit.

Shumica socialiste ka arritur të sigurojë 97 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenim.

Sakaq opozita jashtëparlamentare dhe një pjesë e opozitës parlamentare, nuk e kanë dhënë konsensusin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Partia Demokratike kërkon lista të hapura 100% dhe mos prekje të koalicioneve, por gjithçka nën ekspertizën e OSBE-ODHIR.

Me propozimet e Partisë Socialiste lista bëhet nga kryetari i partitë. Kandidati mund ta prishë këtë renditje të bërë nga partia, vetëm nëse merr me shume vota se sa mesatarja që ka marrë partia për të fituar një mandat deputeti në një qark të caktuar. /noa.al

Miratohen në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor Read More »

Sërish në krye të KQZ/ Parlamenti i jep votat Ilirjan Celibashi

Vite më parë drejtoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, dhe sot me 106 vota të marra në Parlament, socialisti Ilirjan Celibashi u zgjodh si kryekomisioner i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Tashmë KQZ ndryshon emër dhe quhet Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Nënkomisionere e KSHZ me 105 vota, u votua Lealba Pelinku.

Ndërsa si anëtarë të komisionit rregullator të zgjedhjeve u votuan, Ilirjana Nano, Dritan Çaka, Arens Çela, Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj.

Anëtarë të komisionit të ankimimeve dhe sanksioneve u votuan Ilirjan Rusmali, Elvin Lako, Koli Bele, Elvis Çefa dhe Ledio Braho. /noa.al

Sërish në krye të KQZ/ Parlamenti i jep votat Ilirjan Celibashi Read More »

Zani Çaushi kërkon lirimin e tij me kusht

Zani Çaushi i drejtohet Gjykatës së Korçës për të kërkuar lirimin e tij me kusht.

Në kërkesën e bërë në fund të shtatorit, Myrteza Çaushi, i cili aktualisht ndodhet në burgun e Drenovës pretendon se ka vuajtur ¾ e dënimit dhe se ka bërë 31 vite burg.

Ai pretendon se i janë llogaritur gabim vitet e tij të burgut, të cilat zyrtarisht njihen si 25, duke kërkuar që të përllogariten vitet e burgut.

Zani Çaushi njihet si kreu i bandës së “Çoles” në Vlorë, i dënuar për një sërë ngjarjesh kriminale.

Zani Caushi do të mbahet mend si personi që mori në mbrojtje ish-kryeministri italian Romano Prodi gjatë vizitës së tij në Shqipëri. /noa.al

Zani Çaushi kërkon lirimin e tij me kusht Read More »

Ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar/ Lajmi është bërë i ditur nga ish kolegu i tij

Gazetari i Radio Kosovës, Nazmi Misini është ndarë nga jeta.

Lajmi është bërë i ditur nga ish kolegu i tij Sabit Ballbani në rrjetin social “Facebook”.“Lamtumire shoku dhe kolegu im me i mire. Te prehesh ne paqe Nazmi Misini”, ka shkruar ai.
Misini përgjatë karrierës së tij si gazetar ka qenë edhe kryeredaktori i gazetës ‘Rilindja’.

Ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar/ Lajmi është bërë i ditur nga ish kolegu i tij Read More »