Lajmi i fundit

Nga e enjtja gj obë nëse je pa maskë, Ministria del me mesazhin tjetër urgj.ent

Ditën e djeshme u njoftua se nga e enjtja maskat të do të jenë të detyrueshme për të gjithë. Ndërkohë që sot ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë thirrje se me mbajtjen e maskës, ruajtjen e distancës dhe kujdesin e higjenës ulet me 60% rre ziku i prekjes nga COVID19

“Masat antiCOVID. Të kontribuojmë të gjithë për të fituar be tejën më të rëndësishme, be tejën për shëndetin.
Vendose maskën ose barrierën mbrojtëse prej tekstili kudo, në çdo ambient jashtë shtëpisë! Pa harruar të ruash distancën dhe kujdesin për higjienën. Me zbatimin e këtyre rregullave ulet me mbi 60% rr eziku i prekjes nga COVID19” shkruan Manastirliu.

Nga e enjtja gj obë nëse je pa maskë, Ministria del me mesazhin tjetër urgj.ent Read More »

‘Nga java e ardhshme maska e detyrueshme kudo, gjobë për shkelsit’

Duke nisur nga java e ardhshme maska për tu mbrojtur ndaj koronavirusit, do të jetë e detyrueshme kudo.

Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me mediat me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ai tha se gjobat nuk do të falet por do të mblidhet bashkë me faturën e dritave.

“Kush ankohet për gjobën e ka shumë të thjeshtë, mjafton mos ta marri”, tha Rama.

“Maska përjashtohet vetëm në shtëpi, apo restorantin dhe barin ku jeni duke konsumuar diçka. Maska është e detyrueshme në çdo mjedis, çdo rrugë, hapësirë publike. Masa ndëshkimore do të zbatohet për të gjithë tek fatura e dritave të mos ketë asnjë iluzion asnjë individ që mund ti shmanget gjobës”, – tha zoti Rama.

“Nuk duhet të jetë gjoba arsyeja se përse njerëzit duhet të vendosë maskën, implementimin do e bëjë policia e shtetit dhe ajo bashkiake. Nëse për bizneset gjoba do të vendoset në rrugën tradicionale, për individët gjoba do jetë në faturën e dritave”, shtoi Rama.

Ai bëri të se Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake do të survejojë territorin dhe do të kenë tolerancë zero.

Sipas kreut të qeverisë, kjo masë vjen për të mos u mbyllur sërish. “Nuk mund të rrezikojmë kaq shumë për hir të disave që janë në shumicë. Nuk dimë impaktin e gripit sezonal me covidin. Do të përgatitemi për më të keqen. Do të luftojmë që të mos mbyllim Shqipërinë”, tha kryeministri Edi Rama.

‘Nga java e ardhshme maska e detyrueshme kudo, gjobë për shkelsit’ Read More »

Edi Rama bën premtimin e madh, ja ç’do ndodh në 2023

Kryeministri Rama ka sigguruar sot të gjithë shqiptarët se nga 2023 uji nuk do mungojë në asnjë shtëpi.

Postimi në Facebook:
Mirëmëngjes dhe me këtë fakt të punës sonë të pandërprerë në këto vite për mbylljen e plagës shumëvjeçare të mungesës së ujit, falë së cilës në dhjetor arrijmë dhjetëfishimin e numrit të banorëve që kanë 24 orë ujë krahasuar me 7 vjet më parë, ju uroj një tditë të mbarë

(

Edi Rama bën premtimin e madh, ja ç’do ndodh në 2023 Read More »

Ndahet nga jeta ish-deputet i Kuvendit të parë pluralist

Halil Hysenaj, ish-deputet i Kuvendit të parë pluralist është ndarë nga jeta në moshën 73 vjeçare.

Ai mësohet se një ditë më parë ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Halil Hysenaj u lind në fshatin Panarit të Këlcyrës, ku edhe kreu arsimin e ulët.

Shkollën e mesme dhe të lartë i vazhdoi në Tiranë.

Në vitin 1991 zgjidhet deputet i Kuvendit të parë Pluralist në Shqipëri, në zonën e tij, i propozuar nga Partia Socialiste.

Në vitin 1999 emigroi në SHBA, ku jetoi dhe punoi derisa u nda nga jeta një ditë më parë.

Halil Hysenaj la bashkëshorten dhe dy djem.

Ndahet nga jeta ish-deputet i Kuvendit të parë pluralist Read More »

Mediat në Kosovë: ‘Mjekët kanë frikë të flasin për gruan e Ramush Haradinajt’

Mediat në Kosovë thellojnë edhe më shumë dys himet se Anita Haradinaj është dhu nuar keq nga bashkëshorti i saj, ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Ndonëse ditën e djeshme vetë Anita Haradinaj e mohoi që diçka e tillë të kishte ndodhur, duke thënë se “Ramushi s’e ka dhu nuar kurrë”, mediat raportojnë të kundërtën.
Si Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë “mbyllur gojën” duke refuzuar të prononcohen për këtë rast.

“Mjekët kanë fr ikë të flasin dhe ta bëjnë publik rastin. Një grup mjekësh është parë teksa ka shkuar te banesa e Ramush Haradinajt, por ai ka lejuar të hyjnë vetëm dy prej tyre që të mjekojnë Anitën”, shkruajnë mediat në Kosovë./newsbo mb

Mediat në Kosovë: ‘Mjekët kanë frikë të flasin për gruan e Ramush Haradinajt’ Read More »

Regjistrohen lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri

Lekundje te forta termeti jane ndjere pak minuta me pare ne vend. Sipas aplikacionit te ESMC, fuqia e termetit ka qene rreth 4.9 ne zonen e detit Adriatik por mesa duket behet fjale per te dhena paraprake.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta pas mesnates, rreth ores 00.10. Sipas koenteve te qytetareve tek aplikacioni i ESMC, mesohet se ne Durres kane qene me te shumte ata qytetare te cilet i kane ndjere lekundjet.

Sipas ESMC, lekundja e ka pasur epiqendren 45 kilometer nga Tirana dhe 27 kilometer nga Durresi.
TERMETI I FUNDIT QE RAPORTON IGJEUM, ne 00.31 pas mesnate:
Data: 07/10/2020
Ora: 18:15:49 (UTC)
M=2.4
Place: Deti Adriatik, 3km VP Hamallaj
41.48° N, 19.5° E
Thellësia: 35 KM

Regjistrohen lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri Read More »

Cfarë po ndodh në burgjet e vendit?Qindra vetë futen në grevë

Pas dhjetëra të dënuarve në Rrogozhinë, Peqin, Reç, Shënkoll dhe Burrel raportohet se në grevë kanë hyrë edhe 150 të burgosur të 313-ës në Tiranë.

Arsyet e grevës së tyre, siç raportohet, janë ekonomike dhe sociale.

Kërkesa kryesore është që t’iu lejohen takimet me familjaret. E dyta është mungesa e kushteve higjienike. Dhe e treta, ajo që cilësohet sjellja e ashpër me kërcënime në ambientet e IEPV-së.

Po ashtu të burgosurit pretendojnë se ushqimi që iu jepet është i njejtë dhe skandaloz. Ata thonë se tjetër arsye është fakti se dhomat e tranzitit janë me (çimka) insekte. Arsyeja e shtatë është izolimi që iu bëhet në rast se flasin.

Të burgosurit kërkojnë largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismali.

Prej disa ditësh të burgosurit në burgjet e Peqinit, Reçit, Shënkollit dhe Burrelit ndodhen në grevë urie. Ndërkohë revolta e të burgosurve ka nisur në të gjitha burgjet e vendit,

Ditën e djeshme, dhjetëra të dënuar në burgun e Rrogozhinës janë futur në grevë urie duke iu bashkuar të dënuarve të tjerë në Burgje.

Të burgosurit kanë shpërthyer në akuza ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve duke e akuzuar për korrupsion.

Cfarë po ndodh në burgjet e vendit?Qindra vetë futen në grevë Read More »