Lajmi i fundit

‘Rrokadë’ në kabinetin e presidentit Ilir Meta në Presidencë, lëvizje të rëndësishme në institucionin që drejton

“Rrokadë” në kabinetin e presidentit Ilir Meta në Presidencë. Kreu i shtetit, ka njoftuar ditën e sotme disa lëvizje të rëndësishme në institucionin që drejton.

Meta ka njoftuar publikisht, se ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti do të jetë shefi i ri i Kabientit të Presidentit, ndërkohë që këtë post e mbante Arben Cici. Diplomati Cici është emëruar si Këshilltar diplomatik i Presidentit Meta.

Ndërkohë që një ndryshim tjetër ka qenë largimi i Bahri Shaqirit dhe zëvendësimi i tij si këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare me, Spiro Koçin.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka pranuar sot dorëheqjen e z.Bahri Shaqiri nga detyra e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, për shkak të angazhimeve të tij në të ardhmen, që nuk përputhen me këtë detyrë tepër të rëndësishme. Presidenti Meta, ka emëruar Këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, z.Spiro Koçi, i cili deri sot ka ushtruar detyrën e Këshilltarit Diplomatik të Kreut të Shtetit, – thuhet në njoftim. – Presidenti Meta ka emëruar Këshilltar Diplomatik, z.Arben Cici, i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Kabinetit. Për shkak të forcimit të prioriteteve të reja të Institucionit të Presidentit të Republikës, me qëllim përballimin me sukses të sfidave, që parashtron koha, në funksion të interesit më të mirë qytetar dhe kombëtar, siç janë:

Sfidat e pandemisë COVID-19 dhe shëndetit publik,

Sfidat me të cilat përballet faktori shqiptar;

Shpopullimi i vendit,

Sfidat në Arsim,

Sfidat në Mjedis,

Kreu i Shtetit, ka emëruar sot në detyrën tepër të rëndësishme të Drejtorit të Kabinetit, Prof.Dr. Edmond Panariti”, thekson Presidenca. /NOA.al/

‘Rrokadë’ në kabinetin e presidentit Ilir Meta në Presidencë, lëvizje të rëndësishme në institucionin që drejton Read More »

V dekshmëria nga COVID në Shqipëri për 100 mijë banorë, shumë më pak se shtetet e rajonit

Shqipëria ka një shkallë vdekshmërie prej 3.2 vd ekjesh nga COVID-19 për 100 mijë banorë sipas një analize që mban datën 11 nëntor, nivel që e rendit vendin tonë shumë poshtë shteteve fqinje të rajonit.

Sipas burimeve të Qendrës Europiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve dhe Eurostat, vdekshmërinë më të lartë e ka Republika Çeke me 26.1 vdekje për 100 mijë banorë, ndjekur nga Belgjika me 21.4.

Menjëherë pas këtyre shteteve, vijnë tre fqinje të Shqipërisë të cilat rezultojnë me shkallë të lartë fatalitetesh mes të prekurve nga COVID-19.

Bosnjë-Hercegovina e ka vdekshmërinë 14.4, Mali i Zi, 12.3 dhe Maqedonia e Veriut 12.1.

Bosnjë-Hercegovina regjistroi 30% të të gjitha vdekjeve me Covid-19 gjatë 2 javëve të fundit.

Kosova në analizën e shifrave rezulton se ka një vdekshmëri prej 6.3 vdekjesh për 100 mijë banorë dhe vendi me shkallën më të ulët të vdekshmërisë është Serbia me 1.7.

Si mund të krahasohen gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6) me 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian në një numër kumulativ të vdekjeve nga Covid-19 për 100 000 banorë në 14 ditët e fundit?

Mesatarja e vdekjeve nga COVID-19 për 100 mijë banorë për dy javët e fundit qëndron në shifrat 6.6 për 27 vendet anëtare të BE-së dhe 6.4 për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë mes pesë vendeve të para dhe mesatarja e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor është më e mirë sesa ajo e Bashkimit Europian. /atsh

V dekshmëria nga COVID në Shqipëri për 100 mijë banorë, shumë më pak se shtetet e rajonit Read More »

E konfirmon Rama: Vaksina kundër COVID do të jetë falas për të gjithë!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vaksina kundër COVID kur të vijë në vendin tonë do të jetë falsa për të gjithë. “Po”, tha Rama pasi u pyet nga gazetarja se kur të vijë vaksina a do të jetë falas për të gjithë. Gjatë një konferencë me gazetarët që është duke u zhvilluar prej një ore në kryeministri, Edi Rama ka premtuar shkarazi dhe një paketë të re mbështetëse për qytetarët. Sipas Ramës paketa do të dalë shumë shpejt, dhe do të jetë një mbështetje për personat e sëmurë, si dhe familjet në ndihmë ekonomike, por pa saktësuar më konkretisht se në çfarë do të konsistojë ajo.

Kjo nuk është hera e parë që Rama premton një paketë ndihmëse për qytetarët, ndërkohë që paketa e tretë që u premtua nuk u pa në asnjë rast që të zbatohej në realitet. Rama tha se ai dhe qeveria nuk duan që të ketë një mbyllje të ekonomisë, e për këtë shkak nuk ka masa drastike kufizuese.

“Kemi gati edhe një paketë tjetër që do të dalë shumë shpejt, qoftë për të mbështetur të sëmurët, qoftë për të mbështetur familjet në ndihmë ekonomike. Sepse gjërat mund të shkojnë në drejtime të ndryshme.

Nuk kemi bërë masa shtrënguese të një natyre si ato që janë bërë në shumë vende. Masat shtrënguese janë minimale sepse ne nuk duam ta mbyllim ekonominë sepse mendojmë se ka mundësi të mbahet një ekuilibër. U bëj thirrje njerëzve të bëjnë detyrat e veta. Për njerëzit më në nevojë situata nuk është e lehtë. Për ata me ndihmë ekonomike, deri në mbarim të kësaj flame, të bëjmë një shtesë financiare të konsiderueshme”, u shpreh Rama.

Qindra qytetarë që janë duke u trajtuar për Covid në banesat e tyre, janë të detyruar të shpenzojnë deri në 1 mijë apo 2 mijë euro për kurimin e pasojave të sëmundjes, ndërkohë që asnjë prej ilaçeve që rekomandojnë mjekët nuk janë pjesë e listës së barnave që rimbursohen.

E konfirmon Rama: Vaksina kundër COVID do të jetë falas për të gjithë! Read More »

Zbulohet cili do të jetë spitali i parë Rajonal në Jug të vendit që do të shërbejë si spital Covid

Zbulohet cili do të jetë spitali i parë Rajonal në Jug të vendit që do të shërbejë si spital Covid.
Spitali Rajonal i Fierit do të jetë i pari spital në Jug të Shqipërisë që do hapet dhe do të shërbejë si spital kovidi nëse do të mbushen spitalet në Tiranë; Infektivi, Sanatoriumi dhe Covid 3-4.

Drejtori i OSHKSH, Kujtim Llapi tha për report tv se “nëse do të flisnim brenda disa muajsh tamponi do të dilte për 1-2 ditë ndërsa tani vonojnë 3-4 ditë pasi janë shtuar shifrat e të infektuarve.

Ka persona që dynden te privati për të marrë një përgjigje sa më të shpejtë”. “Ne nuk na mungon as personeli, jemi të pajisur me pneumologë, me infeksionistë. Nëse do të ketë shtrëngesë të madhe dhe numër të lartë të infektuarish, mendohet se spitali i Fierit do krijojë 1-2 pavione për Covid-19, por ende nuk është ezuruar Covid-3 dhe Covid-4”, tha ai.

Zbulohet cili do të jetë spitali i parë Rajonal në Jug të vendit që do të shërbejë si spital Covid Read More »

Kryeministri Edi Rama emëron zv/ ministër të Ekonomisë dhe Financave Besart Kadia

Kryeministri Edi Rama emëroi sot zv/ ministër të Ekonomisë dhe Financave ekspertin e fushës së ekonomisë për PD-në, Besart Kadia, madje edhe këshilltar i Bashës deri pak muaj më parë.

Eksperti i njohur i Partisë Demokratike për ekonominë, gjithashtu pedagog në një universitet privat, u shpreh se ofertën e kreut të qeverisë e pranoi, pasi qëllimi i tij është të kontribuojë për Shqipërinë.

Tashmë që ai iu bashkua ekipit të Edi Ramës, “i uroj suksese Bashës” tha Kadia në një intervistë për “Abc News”, ku edhe sqaroi arsyen pse vendosi t’i bashkohej qeverisë “Rama”.

Besart Kadia ka qenë ish-sekretar për sipërmarrjen e lirë në PD dhe këshilltar i Lulzim Bashës.

Përse e la opozitën 6 muaj para zgjedhjeve?

Mendoj që opozita kishte disa qartësi deri në 2017, më pas duket se është bërë e paqartë me politikat ekonomike.

Çfarë ju shtyu që të pranonit ofertën dhe kur iu bë?

Ideja është e sfidave të forta, tërmeti dhe pandemia, edhe unë si ekonomist që jam me shkollim perëndimor. Cdo kontribut personal për Shqipërinë.

Ofertën kush ua bëri?

Oferta ka qenë me kryeministrin.

Këto ditë keni diskutuar, apo më përpara?

Jo, vetëm nga sfida e covidit dhe nevoja për ta menaxhuar.

Takim, telefonatë …

Patjetër, që kryeministri është ai që merr vendimet për kabinetin e vet….

Çfarë përgjigje keni për ata që thonë se kaluat nga krahu opozitar te i shumicës?

Unë jam kthyer në Shqipëri pas studimeve në Angli për të kontribuar për cështjet ekonomike. Mendoj që opozita kishte disa qartësi deri në 2017, më pas duket se është bërë e paqartë me politikat ekonomike. Sfidat janë të menaxhimit të borxhit, rënia ekonomike për shkak të krizës dhe për të dalë sa më të zhvilluar pas kësaj krize.

A keni një përgjigje për ata që mendojnë se 6 muaj para zgjedhjeve kaluat me shumicën, pasi nuk iu fut Basha në listë?

Aspak! Bashës i uroj sukses edhe partisë Demokratike. Nuk është vendimi im personal që vendos fatet e Shqipërisë.

Çfarë përgjigje keni për ata që e shikojnë këtë lëvizje si fillimin e një bashkëqeverisjes mes PS-PD?

Unë i kontribuoj shtetit shqiptar, nuk ka rëndësi nëse është e majta apo e djathta, idetë e mia janë pro tregut dhe biznesit.

Sfida juaj më e madhe?

Ka të bëjë me reformat pro biznes.
/NOA.al

Kryeministri Edi Rama emëron zv/ ministër të Ekonomisë dhe Financave Besart Kadia Read More »

Tjetër vendim i papritur i qeverisë Rama

Nën-kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Toni Gogu, është emëruar Prefekt i Qarkut të Tiranës.

Toni Gogu mbante deri më sot edhe postin e kreut të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Vendimi për emërimin e tij në postin e Prefektit, post që mbante Suzana Jahollari, është marrë sot nga qeveria ‘Rama’.

Toni Gogu më herët ka mbajtur postin e zv.ministrit të Drejtësisë.

Suzana Jahollari pasi është shkarkuar si Prefekte e Qarkut të Tiranës, ende nukështë bërë e qartë se çfarë posti do të mbajë në të ardhmen./voa

Tjetër vendim i papritur i qeverisë Rama Read More »

Ve tëvrasjet në spitalet Covid/ Rama: Po ndodhin në të gjithë botën

Në konferencën për shtyp të ditës së sotme, kryeministri Rama foli për situatën e Covid dhe ve tëvrasjet në spitalet Covid që kanë tronditur vendin

Ai tha se kjo nuk ndodh për shkak të mungesës së kushteve në spitalet Covid por ka të bëjë vetëm me virusin.

Kreu i qeverisë shtoi se në spitale nuk mungon asgjë dhe se po bëhet gjithçka për shpëtimin e pacientëve.

“Numrat po rriten kudo, po vjedh kancelarja gjermane? Po vjedh qeveria franceze? Kryeministri anglez? Është një absurd që nuk vjen nga padituria, po nga qëllimi ogurzi për të mbjellë dëshpërim dhe për të armiqësuar njerëzit me qeverinë. Shumë e dukshme, shumë vulgare, e dënueshme si strategji politike për të marrë një pushtet, që nuk kanë shans ta marrin. Lavdi Zotit, ky virus nuk na gjeti me qeverinë e tyre, se s’kishim asgjë, – u shpreh Rama. – Nuk i gjeti pavijonet pa çarçafe e batanije, nuk i gjeti të sëmurët pa aspirina. Nxjerrin lloj lloj sharlatanësh që flasin për gjëra pa lidhje. Si ngrihet teza këtu se njerëzit vriten për shkak të kushteve në spitale. Ju bini në kurth se nuk merrni përsipër të bëni një kërkim shumë të thjeshtë, për të parë që shifrat botërisht tregojnë atë që është paralajmëruar nga ekspertët botërisht, që një nga pasojat e futjes së këtij virusi në trupin e njeriut, është nxitja për të vrarë veten”.

Sipas shefit të qeverisë, “në Itali, 71 persona janë vetëvrarë, në Francë është rritur numri i vetëvrasjeve që lidhen me Covid-in, dhe ka qenë nëpër lajme. 4 persona në Gjermani, në Arabi, Britani, si pasojë e ankthit dhe frikës së infektimit nga Covid. Mjekë e infermierë kanë vrarë veten në spital, në vendin e tyre të punës”, – theksoi ai. /NOA.al/

Ve tëvrasjet në spitalet Covid/ Rama: Po ndodhin në të gjithë botën Read More »

Edhe Kosova në ‘shtetrrethim’ rikthehen orët po licore

Shtatë komuna të Kosovës pritet të futen në karantinë nga dita e premte. Lajmin e ka njoftuar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, teksa ka thënë se nga ora 19:00 në këto komuna do të ketë edhe orë policore për qytetarët.

Komunat me këtë vendim do të jenë: Prishtina, Podujeva, Mitrovica, Peja, Gjakova, Gjilani, Ferizaj, raporton Koha.net.

Në këto komuna, qendrave tregtare dhe veprimtarive të hotelerisë dhe restoranteve u lejohet veprimtaria nga ora 05:00 deri në ora 20:00. Ndërsa bizneset lejohen që të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nga ora 05:00 deri në orën 18:00.

Hoti ka folur për një varg masash që do të merren për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Ai tha se situata me pandeminë është tepër e rëndë, duke u shprehur se projeksionet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë tejet pesimiste.

“Situata është tepër e rëndë, ne kemi përgatitur të dhënat konkrete që t’i shohin të gjithë qytetarët. Duke pas parasysh kapacitetet ne duhet të kujdesemi për masa me specifike. Testimet janë trefishuar në javët e fundit, numri i rasteve pozitive është rreth 1 në 3 që testohen, e ndonjëherë edhe deri në 50 për qind dalin pozitive. Edhe rastet fatale janë në rritje. Projeksionet e IKSHPK-së janë mjaft pesimisite”, ka thënë Hoti.

Edhe Kosova në ‘shtetrrethim’ rikthehen orët po licore Read More »