Lajmi i fundit

Kush është 42-vjecarja që mashtronte qytetarët, duke u hequr si p olice

Zbulohet identiteti i plotë dhe kush është 42-vjeçarja nga Tirana, e cila u arrestua sot pasi hiqej si punonjëse po licie.

Elvira Lani hiqej sikur kishte funksione në institucione të ndryshme shtetërore, shkonte në dyqane të ndryshme dhe merrte artikuj të ndryshëm pa bërë pagesën ose me justifikimin se do të paguante më vonë.

Ajo është drejtoreshë e Përgjithshme koordinimi në OJF e regjistruar si agjenci investigative “Stop Kr imi”.

Po licia njofton se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një radio e ngjashme me atë të punonjësve të Po licisë, pasaporta dhe dokumente të ndryshme identifikimi, një distinktiv dhe sende të tjera të kundërligjshme./NOA.al/

Kush është 42-vjecarja që mashtronte qytetarët, duke u hequr si p olice Read More »

A do të mbyllet sërish Shqipëria? Ministrja Manastirliu tregon skenarin pas 2 dhjetorit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, e pyetur nëse do të ketë tjetër mbyllje, tregoi skenarin pas 2 dhjetorit.

Manastirliu theksoi se situata do të vlerësohet, pasi ky virus ka shumë të panjohura.
“Maska është një masë e gjithë-pranuar sot që funksionon, por duhet shoqëruar me distancim dhe higjienë. Komiteti i Ekspertëve është duke mbajtur nën vëzhgim situatën për gjithçka. Ne do ta vlerësojmë situatën mbi baza dinamike. Shpresojmë shumë në bashkëpunimin e qytetarëve. Ne çdo gjë e kemi arritur falë bashkëpunimit të qytetarëve, duke pasur fleksibilitet edhe tek masat.

Ne nuk e duam mbylljen, por masat kufizuese do të vlerësohen në bazë të situatës, sepse jemi përballë të panjohurave. Ky virus ka edhe të panjohura edhe të njohura. Covid-19 ndërpret transmetueshmërisë kur nuk ka terren dhe kjo arrihet vetëm me maska e zbatim të masave”, tha Manastirliu.

A do të mbyllet sërish Shqipëria? Ministrja Manastirliu tregon skenarin pas 2 dhjetorit Read More »

Mbyllja e lokaleve dhe kufizimi i lëvizjeve për njerëzit/ Si do funksionojë dhe kush bën përjashtim

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar detajet se si do të funksionojë mbyllja e bareve dhe restoranteve pas orës 22:00 deri në orën 06:00, si edhe kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në po këtë orar.

Kufizimi i aktiviteteve pritet të jetë i tillë deri në datën 2 dhjetor të këtij viti.

Ndërkaq, nga ky urdhër përjashtohen bizneset që kryejnë shërbim delivery, në banesë.

Sa i përket qytetarëve, lejohet të lëvizin vetëm për arsye shëndetësore, nevoja pune apo motive të tjera të domosdoshme.

Personat që lëvizin për arsye pune duhet të marrin leje në portalin E-Albania, duke pasur edhe dokumentin e punës.

Mbyllja e lokaleve dhe kufizimi i lëvizjeve për njerëzit/ Si do funksionojë dhe kush bën përjashtim Read More »

Rama publikon masat e reja kufizuese anti-Covid

Një ditë pasi Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi se vendi nga e mërkura do të futët në izolim të pjesshëm, për shkak të shifrave të infektimeve dhe numrit të viktimave, por dhe situatës në spitalet Covid, kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram masat e reja kufizuese që hyjnë në fuqi nga 11 Nëntori.

Rregullat e reja
Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00-– 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.

Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përveç shërbimit delivery).

Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.

Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve. /NOA/

Rama publikon masat e reja kufizuese anti-Covid Read More »

Pas rritjes së pagës minimale, pritet që të rritet edhe ajo maksimale

Pas rritjes së pagës minimale, pritet që të rritet edhe ajo maksimale për efekt të pagimit të sigurimeve shoqërore. Burime nga Ministria e Financave pohuan se ende nuk është vendosur, por paga maksimale pritet të rritet me 15%.

Një rritje e tillë do ta çonte pagën maksimale nga 114.7 mijë lekë, që është sot, në rreth 131 mijë lekë. Rritja e pagës maksimale pritet që të shtojë automatikisht pagesën për sigurimet shoqërore, e cila ndahet mes punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Me pagën aktuale, prej 114.7 mijë lekë, sigurimet e paguara në total janë rreth 31.9 mijë lekë. Nëse ajo shkon 131 mijë lekë, atëherë sigurimet që do të paguhen nga punëdhënësi dhe punëmarrësi do të jenë 36.5 mijë lekë, ose 4,500 lekë në muaj më shumë, (54 mijë lekë në vit) me një rritje prej rreth 14%.

Sipas të dhënave të INSTAT, 4.6% e të punësuarve kontribuues në vend kanë një pagë mbi 120 mijë lekë, në fund të tremujorit të dytë 2020.

Rritja e pagës maksimale reflekton atë të pagës minimale, që nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të shkojë në 30 mijë lekë, nga 26 mijë lekë që ishte më parë. Po sipas INSTAT, 27% e të punësuarve kontribuues në vend paguhen më pagë minimale.

Në total, ka 660 mijë të punësuar me kontribute në vend, nga të cilët rreth 74% janë të sektorin privat jo bujqësor. Nga totali i të punësuarve, rreth 30 mijë persona paguhen mbi 120 mijë lekë. Për këta persona do të paguhet (nga punëdhënësi dhe punëmarrësi) maksimumi 4,500 lekë më shumë çdo muaj (54 mijë lekë ne vit) ose në total 1.2-1.6 miliardë lekë më shumë (rreth 10-13 milionë euro) për vitin 2021.

Ndërsa me pagë minimale paguhen rreth 178 mijë të punësuar në vend, për të cilët pagesa e sigurimeve do të rritet me rreth 1,100 lekë në muaj, (13.3 mijë lekë në vit). Ministria e Financave ka llogaritur në projektbuxhetin 2021 se efekti i rritjes së pagës minimale në buxhet do të jetë rreth 3 miliardë lekë, ose rreth 24 milionë euro.

Si rrjedhojë, nga rritja e pagës minimale dhe maksimale në 2021, punëdhënësit dhe punëmarrësit do të paguajnë në total rreth 37 milionë euro më shumë taksa mbi pagën./Monitor

Pas rritjes së pagës minimale, pritet që të rritet edhe ajo maksimale Read More »

Komiteti Teknik i Ekspertëve propozon masa të reja për të parandaluar përhapjen e Covid

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar masa të reja për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Drejtuesja e këtij Komiteti u shpreh se lokalet do të mbyllen në orën 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Po ashtu do të kufizohen edhe lëvizjet e qytetarëve, nga ora 22:00 deri në orën 06:00.

Këto masa hyjnë në fuqi prej ditës së mërkurë, dhe pritet të zgjasin deri në të paktën 3 javë.

Këto masa vijnë në një kohë kur rastet ditore dhe viktimat janë shtuar javët e fundit.

Konkretisht, Komiteti ka propozuar:

1. Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.

2. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery). 3. Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë. /noa.al/

Komiteti Teknik i Ekspertëve propozon masa të reja për të parandaluar përhapjen e Covid Read More »

Masat e reja/ Mbyllen baret dhe restorantet pas orës 20:00

Mbyllen baret dhe restorantet pas orës 20:00, në vendin tonë.

Është kjo masa më e fundit që është ndërmarrë nga Komiteti teknik i Ekspertëve.

Gjithashtu Komiteti Teknik propozoi kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 6:00.

Rastet në rrijte të rasteve me Covid-19 kanë sjellë edhe të tjetra masa shtrënguese.

Një ditë më parë u regjistruan 501 raste të reja me Covid-19, ndërsa pritet të përditësohen të dhënat e 24 orëve të fundit.

Masat pëe 3 javët e ardhshme

“Kufizim i lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 6 të mengjesit, në gjithë vendin me përjashtim per punë emergjenca shëndetësore”.

“Të ndalohet aktiviteti i bareve dhe restoranteve nga ora 22:00 deri në orën 6 përveç ‘delivery’.

“Rekomandohet “smart working” për administratën publike”.

“Këto masa do hyjnë në fuqi në 11 nëntor, për tre javë, e do rishikohen çdo javë në varësi të situatës”, tha zv ministrja e Shendetesise Mira Rakacolli.

/NOA.al

Masat e reja/ Mbyllen baret dhe restorantet pas orës 20:00 Read More »

Numër i lartë gjobash për qytetarë që janë parë pa maskat mbrojtëse

Një numër i lartë gjobash është vendosur nga Policia e Shtetit në fundjavë, për qytetarë që janë parë pa maskat mbrojtëse kundër koronavirusit.

Sipas njoftimit zyrtar për mediat, bëhet me dije se janë gjobitur gjithsej në gjithë vendin 1825 qytetarë dhe 13 administratorë lokalesh, për mosrespektimin e masave anticovid, gjatë fundjavës.

Ndërkohë të premten u raportuan 626 gjoba dhe të enjten, 619 gjoba.

“Si rezultat i kontrolleve, gjatë fundjavës, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1825 qytetarë që lëviznin pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në fundjavë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 13 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrolleve në fundjavë janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 15 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

/NOA.al

Numër i lartë gjobash për qytetarë që janë parë pa maskat mbrojtëse Read More »