Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko, është emëruar kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Pas emërimit të Toni Gogut si prefekt të kryeqytetit, ky post u la vakant.
Ndërsa “Parlamentin” e Tiranës, do ta drejtojë tashmë Romina Kuko, e cila mban postin e zv.ministres së Brendshme.
Në një postim në Facebook, ajo shkruan se është nder dhe privilegj vlerësimi dhe besimi për të dhënë kontributin në këtë institucion duke pasuar kolegë si Toni Gogu.
“Nder dhe privilegj vlerësimi dhe besimi për të shërbyer si Kryetare e Këshillit Bashkiak Tiranë; duke pasuar një koleg të çmuar si Toni Gogu dhe me ekipin e kolegëve këshilltarë të spikatur, besimplotë se bashkë do vazhdojmë punët e mira të Tiranës sonë”, – shkruan Kuko në Facebook. Romina Kuko u zgjodh anëtare e këshillit bashkiak në zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të kaluar. /noa.al/
Deputeti Adriatik Alimadhi është përjashtuar me 5 ditë nga seancat parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Ky vendim erdhi pas pzullimit të tij ditën e seancës parlamentare të të datës 5 nëntor.
Kryetari i parlamentit, Gramoz Ruçi nuk pranoi t’i jepte fjalën për të replikuar pas debatit mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Kujtim Gjuzi, ndërsa Alimadhi iu drejtua Ruçit duke e ofenduar “komunist i ndyrë”.
Deputeti i opozitës parlamentare, i prekur nga sëmundja e Covid 19 para disa muajsh, ka shpëtuar pas qëndrimit prej më shumë se një muaji në spital i intubuar.
Në statusin e tij ku njoftoi dhe se ishte pozitiv, Alimadhi akuzon kryeministrin Rama për mungesën e infrastrukturës në spitale dhe për autoambulancën e rrënuar, e cila e kishte çuar për në Sanatorium ku edhe bëri analizat.
Ndër të tjera, deputeti kërkon llogari se përse nuk është interesuar askush për të afërmit e tij, të cilët kanë qenë në kontakt të dhe deri më tani nuk është interesuar askush për gjendjen. /noa.al/
Rama jep lajmin e mirë për familjet me asistencë: Do ua dyfishojmë ndihmën ekonomike deri në fund të pandemisë
Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Vlorës ka dhënë lajmin e mirë për familjet që marrin asistencë ekonomike, pasi u shpreh se deri në përfundim të pandemisë pagesa që ata marrin do të dyfishohet.
Ndërkohë për sa i përket rritjes së numrit të testimeve, Rama u shpreh se kjo është në dorë të Komitetit të Ekspertëve, pasi në rast se ata e kërkojnë atëherë do të ketë edhe rritje të testimeve.
“Nëse komiteti teknik i ekspertëve do të na kishte kërkuar të blinim më shumë, do të blinim më shumë, kur ne kemi mundësi sot në këtë fazë dhe falë një politike të suksesshme me financat publike dhe një largpamësie për të mos i hedhur municionet që në fillim për këtë luftë që nuk dihet sa zgjat.
Mundësinë që të paguajmë në mënyrë dinjitoze që as nuk e prisnin fare ata naftëtarët dje, kur kemi mundësi sot do ua dyfishojmë ndihmën ekonomike të gjitha familjeve me ndihmë ekonomike deri në fund të pandemisë, nuk paskemi mundësi të blejmë më shumë tamponë?
Por as komiteti teknik nuk e ka kërkuar por as numri i tamponëve të bërë nuk ka rezultuar problem në raport me epideminë”, tha Edi Rama.
Një 36-vjeçar i cili drejtonte mjetin pa patentë është vënë në pranga nga policia në Vlorë.
Ai akuzohet sepse ka kundërshtuar dhe më pas ka dhunuar fizikisht një efektiv të Policisë Rrugore.
Bëhet e ditur se, në aksin rrugor Vlorë-Gjorm, shërbimet e Policisë Rrugore, i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Benz”, drejtuesi i të cilit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë dhe është larguar.
Pas disa minuta ndjekjeje, punonjësit e Policisë Rrugore e kanë ndaluar dhe në momentin që po i komunikonin shkeljen, ky shtetas ka dalë nga makina dhe ka dhunuar fizikisht punonjësin e Policisë.
Shtetasi me inicialet R.M. është prangosur më pas nga efektivët, duke e shoqëruar atë në komisariat, nga verifikimet ka rezultuar se ai ishte duke lëvizur pa leje drejtimi./NOA.al
Është arritur një marrëveshje mes qeverisë dhe naftëtarëve grevistë, ku parashikohet një pagë prej 40 mijë lekësh për 12 muaj.
Nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë 870 naftëtarë. Ndërkohë 15 mijë lekë të tjera për çdo punonjës për një vit rresht do të paguhen sigurimet shëndetësore.
Në total për çdo muaj, për një vit rresht, naftëtarët do të marrin nga 58 mijë lekë, çka është pranuar prej tyre.
Marrëveshje mes qeverisë dhe naftëtarëve erdhi pas ndërprerjes së grevës që naftëtarët kishin nisur prej ditësh, ku kërkonin pagat e prapambetura dhe rikthimin në punë.
Fillimisht grevistët nuk pranonin të uleshin për të biseduar me qeverinë.
Por pas thirrjeve të kryeministrit Rama për të ndërprerë grevën, u arrit një marrëveshje.
Pas këtij takimi, Rama teksa edhe u mbyll greva, tha se “ajo që ne kemi vënë në dispozicion për 870 naftëtarë dhe punonjës të rafinerisë është pritur me shumë pozitivitet nga ana e tyre”.
“Natyrisht në këtë kohë kaq të vështirë, ku duhet të kalkulojmë si asnjë herë më parë në eksperiencës time. Nuk është e lehtë, por jemi të bindur se bëmë të duhurën. 40 mijë lek neto në mënyrë që të kenë garancinë e një page mjaftë të arsyeshme duke marrë parasysh edhe situatën që kanë kaluar”, u shpreh kreu i qeverisë.
“Kemi qarë hallin si një familje. Askush nuk do të jetë vetëm. Do bëhet për këdo që është në nevojë. Ne nuk i kemi të pakufizuara mundësit. Por ky grup i meriton. Është një rafineri që kërkon investim të konsiderueshëm. Vazhdojmë intesivisht procesin, në momentin që do jetë investitori ata nuk do kenë nevojë për mbështetjen që janë paga të konsiderueshme. Ne jemi në kontakt me tre kompani janë të mëdha dhe të rëndësishme por koha është problem”, theksoi kryeministri pas takimit të mbrëmjes së sotme./NOA.al
Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në Neës24, u trajtua një histori sa e bukur aq edhe frymëzuese.
Shqiptari Ermir Bruka, i cili jeton në Londër, shpëtoi jetën e një shtetasi italian, që donte të hidhej nga ura qe t’i jepte fund jetës.
“Faleminderit juve për ftesën, nga një anë jam duke u dridhur, do mundohem të jem më i qetë, më i komunikueshëm. Jam shumë i vetëdijshëm për atë që ndodhi, e kujtoj çdo ditë. Ishte data 4 nëntor, ishte dita e fundit që do të karantinohej vendi. Atë ditë vendosa të dal me një mikeshën time në një bar për të konsumuar një kafe, duke ecur në këmbë buzë një ure, aty dëgjova zëra dhe u afrova që të shikoja se çfarë po ndodhte, pashë që një djalosh rreth të 25- ve po i jepte fund jetës, menjëherë u afrova me kujdes dhe fillova t’i flisja se nuk duhet ta bënte këtë veprim, – tregon i riu shqipar. – Sapo arrita t’i afrohesha, ai thirri që mos u afro se do hidhem, u afrova me kujdes duke i folur dhe duke e pyetur për jetën dhe familjen dhe pse kishte vendosur ta bënte këtë akt të tillë të padrejtë. Arrita t’i afrohesha dhe e kapa për beli, ai rrëshqiti dhe po mbahej vetëm me një dorë, aty e ngrita me dy duart peshë dhe po e mbaja për beli, aty u bërtita disa njerëzve që po shikonin ngjarjen dhe ju kërkova ndihmë për të thirrur policinë. Menjëherë erdhi policia, provuan të komunikonin me djalin, por nuk ja arritën qëllimit”.
Më pas Bruka, tregon bisedën që zhvilloi me personin që tentoi vetëvrasjen, duke u përpjekur ta mbante dhe të mos e lëshonte.
“Unë vazhdova bisedën me djalin dhe po e pyesja se pse duhet ta bëjë një gjë të tillë! Ai filloi të më tregonte se kishte pësuar një fatkeqësi, i kishte vdekur e ëma para disa muajve dhe kishte shumë vite pa komunikuar me motrën e vet, e cila nuk fliste dhe nuk mbante marrëdhënie me të. Ai më tregoi se kishte edhe probleme financiare. Unë vazhdoja të bisedoja me të për gati 30 minuta, derisa ai filloi të bindej dhe të mos e kryente atë akt, – vijona Bruka. – Një moment ai tentoi përsëri të vetëhidhej, por unë nuk e lejova, i pohova se nëse ai hidhej, do të hidhesha edhe unë bashkë me të. Ai më pyeti për origjinën time dhe unë i tregova se jam shqiptar. Ai shpëtoi nga ai veprim që kishte marrë dhe u shoqërua nga policia në spital”.
Ermiri thotë se ndidhet shumë i emocionuar që shpëtoi jetën e një të riu që ishte mërzitur me jetën. “Edhe pse kanë kaluar disa ditë, kam ende emocione të asaj ngjarje, kam biseduar me djalin, i cili quhej Aleks dhe ishte me origjinë italiane dhe ai më ka pohuar se ka komunikuar edhe me motrën dhe se një ditë do të ritakohemi sërish, – tregoi shqiptari. – Në fund ai me tha që Zoti të ruajt ty dhe gjithë shqiptarët”, – u shpreh Ermiri.