Lajmi i fundit

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dedikim prekës për ndarjen nga jeta të aktorit fierak: ‘Me lot burri në sy, ju njoftoj se miku im dhe i të gjithëve humbi jetën sot’

Ish-deputeti dhe zv.ministri aktual i Mbrojtjes, Petro Koçi, ka bërë një dedikim prekës pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktorit fierak të humorit, Fatmir Xhelili.

Në një postim në Facebook, Koçi shkruan se Fierit do t’i mungojë tashmë një gjysh dhe baba i mrekullueshëm, një aktor i madh si Xhelili. Ai ka publikuar një foto të humoristit me mbesën e tij.

Të dashur miqte e mi,

Me lot burri në sy, ju njoftoj se një nga simbolet e artit dhe kulturës fierake, miku im dhe i të gjithëve, vellai i Mirës, shoqes time të klasës, vëllai i Met Xhelilit, shokut tim të 8-vjeçares, aktori i madh i teatrit dhe estradës së Fierit tonë, Fatmir Xhelili, humbi jetën sot për shkak të këtij Covidi të mallkuar dhe një patologjie tjetër të mëparshme!

Është një dhimbje shpirti dhe një vuajtje e vërtetë kur qytetit tonë i shuhen njerëz si Fatmiri, që i kanë dhënë ndër vite gaz e kuptimplotshmëri jetës tonë, shpirtit dhe zemrës së qytetit!

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dedikim prekës për ndarjen nga jeta të aktorit fierak: ‘Me lot burri në sy, ju njoftoj se miku im dhe i të gjithëve humbi jetën sot’ Read More »

Pika doganore e Kapshticës do të qëndrojë e mbyllur nga sot, ja deri kur…

Pika doganore e Kapshticës do të qëndrojë e mbyllur nga sot (20 nëntor) deri në 4 dhjetor 2020. Kështu pra, për dy javë, pika doganore që lidh Shqipërinë me Greqinë do të qëndrojë e mbyllur për shkak të masave të marra nga autoritetet e shtetit fqinj mbi situatën e pandemisë Covid 19.

Autoritetet e Policisë Kufitare Greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare të Kapshticës, sqarojnë se “në zbatim të vendimit të qeverisë greke për marrjen e masave, mbi përballimin e situatës së krijuar, prej datës 20.11.2020, ora 06:00 e mëngjesit, deri në datën 04.12.2020, kjo pikë do të jetë e bllokuar”.

Sipas njoftimit të palës greke, nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve (vetura, autobusë dhe kamionë) si në hyrje dhe në dalje të Greqisë.

Ndërkohë, Policia Kufitare e Kapshticës, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi.

Përgjatë aksit rrugor Korçë-Kapshticë, do të ketë forca policie të cilat do të mbikëqyrin situatën dhe nuk do të lejojnë kalimin e mjeteve, në drejtim të Kapshticës. /noa.al/

Pika doganore e Kapshticës do të qëndrojë e mbyllur nga sot, ja deri kur… Read More »

Anxhela Peristeri përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2021

Anxhela Peristeri me këngën “Karma” do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision 2021. Këngëtarja mori pëlqimin e jurisë së Festivalit Kombëtar, duke grumbulluar 322 pikë nga votimi i 11 pjesëtarëve të jurisë.

Peristeri la pas Viktor Tahiraj me këngën “Nënë” me 266 pikë dhe Gjergj Kaçinarin “Më jep jetë” me 245 pikë. Juria e përbërë nga Shefqet Aliu, Osman Mula, Spartak Tili, Erjon Sheme, Ruzhdi Keraj, Miron Kotani, Jaho Margjekaj, Kozma Dushi, Enver Shëngjergji, At Spiro Katundi dhe Rudolf Marku ndau për pjesëmarrësit edhe disa çmime që lidhen me garën muzikore të vitit, i cili këtë vit u zhvilluar “on-line”.
Edicioni i ardhshëm i Eurovision do të mbahet në Holandë nga data 18 deri më 22 maj.

Renditja e plotë e këngëtarëve pjesëmarrës:

01.Anxhela Peristeri – Karma 322 pike.
02.Viktor Tahiraj – Nene 266 pike
03.Gjergj Kacinari- Me jep jete 245 pike
04.Fejstina Mezini – Kush je ti…. 188 pike
05.Uendi Mancaku- Vesi i shpirtit 137 pike
06.Franc Koruni – E moren boten 135 pike
07.Agim Poshka – Vendi im 122 pike

08.Sardi Strugaj- Ka per te tber…..97pike
09.Stefan Marena – Meteor 82 pike
10.Xhesika Polo – Me mbron 78 pike

11.Florent Abrashi – Vajze 76 pike
12.Dorela Gjylbegu – Vashezo 75 pike
13.Mirud – Nese vdes 71 pike
14.Klint Collaku – Do Tia dal 66 pike
15.Xhiljola Haveniku – E lire 62 pike

16.Kastro Zizo – Vallja e jetes 61 pike
17.Davis Xherahu – Peng 58 pike
18.Kamela Islamaj – Kujtimet 52 pike
19.Enxhi Nasufi – Njesoj 50 pike
20.Erik Lloshi – Jo 47 pike

21.Evi Reci – Tjerr 29 pike
22.Orgesa Zaimi – Valixhja e k….26 pike
23.Inis Neziri – Pendese 25 pike
24.Fatos Shabani – Ty 13 pike
25.Manjola Nallbani – Ora e jetes 11 pike
26. Era Rusi -Zjarri im 0 pike

Anxhela Peristeri përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2021 Read More »

Greqia merr vendimin ndaj shqiptarëve/ Ja çfarë pritet të ndodhë nga nesër

Pas publikimit të lajmit ku u zbulua me fakte falsifikimi i tamponëve që nevojiten për të kaluar kufirin, ka ardhur edhe një reagim nga qeveria greke.

Kështu duke nisur nga dita e nesërme me datë 20 nëntor,do të mbyllet pika kufitare e Kapshticës,ndërsa hapur mbetet Kakavija, Evzoni dhe Promahona.
Për Shqipërinë, kalimi do të bëhet vetëm me test negativ të covid dhe vetëm nga Kakavija, pasi atje ka mundësi verifikimi në kohë reale. TCH

Greqia merr vendimin ndaj shqiptarëve/ Ja çfarë pritet të ndodhë nga nesër Read More »

‘Jetove në mes tonë duke e sfiduar mjerimin tënd të bardhë në këtë botë hipokrite, tinëzare e të marrë fund, duke u tallur aq bukur e mençurisht me ironinë e fatit, gjithë gazmend e stoik, plot indiferentizëm e shpërfillje në gjithë këtë realitet absurd’

Ai qëndronte gjithnjë në këmbë te kryqëzimi i “21 Dhjetorit” siç njihet në Tiranë, por që tani e tutje, drejtuesit e makinave që e hasnin në rrugë, por edhe kalimtarët nuk do ta shohin më.

Personazhi mjaft i njohur në kryeqytet, i njohur si “Ver Llapa”, ka ndërruar jetën nga koronavirusi. Të gjithë e njihnin Verin dhe ai ishte një prej personazheve më dashura në Tiranë, për mimikën e veçantë, ku shpesh me gjuhën e tij, përqeshte mjerimin dhe i bënte të tjerët për të qeshur.

Ai ishte i varfër dhe bukën e gojës e siguronte nga paratë që i jepnin shoferët e makinave te “21 Dhjetori”.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur Ilir Çumani, drejtor i përgjithshëm i Institutit Kombëtar për Integrimit e Jetimëve, shoqëruar edhe me një përkushtim plot dashuri dhe vlerësim.

Mesazhi i Ilir Çumanit

“PËRSHPIRTJE PËR NJERIUN E MIRË….

Jetove në mes tonë duke e sfiduar mjerimin tënd të bardhë në këtë botë hipokrite, tinëzare e të marrë fund, duke u tallur aq bukur e mençurisht me ironinë e fatit, gjithë gazmend e stoik, plot indiferentizëm e shpërfillje në gjithë këtë realitet absurd, ku bashkëjeton në mënyrë të pistë dhe absurde superluksi i pakicës së pushtetshme të korruptuar me mjerimin masiv të shumë të ngjashmëve të tu, si për të treguar se asgjë në këtë jetë nuk është e pafundme…

Ndaj, asgjë nuk duhet marrë seriozisht… Ishe engjëlli më i bukur dhe më i pafajshëm mbi këtë tokë, një dëshmi e gjallë ku luhet drama Njerëzore, shkaktuar prej makutërve të panginjur e zemër katranë të pashpirtë, por të pangjashëm me pafajësinë dhe shpirtin tënd naiv, të bukur e të dëlirë….

Ik VERI…., prehu i qetë prej gjithë atij stërmundimi e përvuajtje të paepur që dëshmove në jetën tënde, ishte një sakrificë sublime prej cigani e bohemi që aq shumë ta doja e ta adhuroja… Pusho në Paqe o NJERI i mrekullueshëm i Zotit. R.I.P”. /noa.al/

‘Jetove në mes tonë duke e sfiduar mjerimin tënd të bardhë në këtë botë hipokrite, tinëzare e të marrë fund, duke u tallur aq bukur e mençurisht me ironinë e fatit, gjithë gazmend e stoik, plot indiferentizëm e shpërfillje në gjithë këtë realitet absurd’ Read More »

Masat anti-Covid/ Ambasada gjermane në Tiranë, mbyll zyrën e vizave të pasaportave

Për shkak të masave anti-Covid, ambasada gjermane në Tiranë, ka mbyllur zyrën e vizave të pasaportave.

Në një mesazh në Facebook, ambasada iu drejtohet të gjithë qytetarëve që preken nga mbyllja e kësaj zyre se do të marrin një datë të re aplikimi në momentin më të parë të mundshëm.

Mesazhi i ambasadës gjermane:

Prejt ditës së sotme, 18.11.2020, nisur nga gjendja aktuale Zyra e Vizave dhe e Pashaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese. Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi.

Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj.

Në raste urgjente konsullore mund të na kontaktoni përmes numrit të shërbimit të gatshëm. Lutemi për mirëkuptimin tuaj që përmes këtij numri nuk mund të japim informacione rreth datave të aplikimit apo procedurave për vizë.

Masat anti-Covid/ Ambasada gjermane në Tiranë, mbyll zyrën e vizave të pasaportave Read More »

Premtimi i Ramës për vitin 2021

Thuajse pesë muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në vend, kryeministri Edi Rama ka premtuar se brenda vitit 2021 do të ketë 24 orë furnizim më ujë të pijshëm në 55 zona të mëdha urbane dhe në vitin 2022 në mbi 200 zonat rurale më të populluara të vendit.

“Brenda pranverës së ardhshme do të hapen 70 kantiere të tjera për të garantuar 24 orë furnizim me ujë vitin e ardhshëm në 55 zona të mëdha urbane të vendit dhe pastaj në 2022 në mbi 200 zonat më të populluara rurale të vendit”.

I ndërgjegjshëm që premtimi për ujë të pijshëm riciklohet në çdo proces zgjedhor, Rama pati këtë përgjigje.

“Shumë pyesin si ka mundësi që flasim akoma për ujin e pijshëm kur bota ka shkuar në Hënë? Është e vërtetë por rrjetet e trashëguara janë rrjete të ndërtuara në vitet ’70-’80, as në vitet e komunizmit nuk është garantuar furnizimi me ujë 24 orë dhe as është ndërtuar një sistem ujësjellësi i rrjetizuar nga qendra në periferi. 25 vjet pas komunizmit kemi filluar të prekim një sistem furnizimi me ujë. Është reformë terësore, një nga pesë kolonat e përcaktuar në objektivat tonë. Nuk ka të bëjë vetëm me investimet por konsolidimin financiar të ndërmarrjeve të Ujësjellësit. Kuadri ligjor dhe rregullator është përmirësuar ndjeshëm.Investimet që janë kryer për ujin e pijshëm nga viti 2014-2019 janë 514 milion euro, nga të cilat 202 milionë nga buxhetit i shtetit dhe të tjerat financime të huaja”, – u shpreh ai.

Në nivel kombëtar, Shqipëria siguron 15 orë furnizim të pandërprerë me ujë dhe me ndërhyrjet që do të bëhen, parashikohet që të arrihet në 18 orë në ditë. /noa.al/

Premtimi i Ramës për vitin 2021 Read More »

Ithtarët e Enver Hoxhës mes Tiranës me parrulla dhe flamuj

Ashtu si çdo vit, edhe sot nuk kanë munguar iIthtarët e kreut të regjimit komunist Enver Hoxha për të përkujtuar përvjetorin e çlirimit të kryeqytetit nga pushtuesit nazistë.

Ne festimet e organizuara nga Bashkia e Tiranës, përfaqësues të Partisë Komuniste parakaluan për këtë 76-vjetor në qendër të Tiranës me foto të Enver Hoxhës.

Ata vendosën kurora me lule në memorialin për nder të partizanëve dhe qytetarëve të rënë për çlirimin e kryeqytetit, teksa nderuan me grushtin lart.

Policia ka qenë e pranishme, por nuk ka ndërhyrë për t’i larguar. Opozita shqiptare, gjithnjë ka akuzuar Partinë Socialiste si frymëzim për këta ithtarë, në përpjekje për të ringjallur edhe një herë sistemin komunist në vend. noa.al/

Ithtarët e Enver Hoxhës mes Tiranës me parrulla dhe flamuj Read More »