Ditën e sotme në Seancën Plenare të datës 23 nëntor 2020, Asambleja Parlamentare e NATO-s zgjodhi (me unanimitet të plotë) ish-ministren Mimi Kodheli në postin e Zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Mimi Kodheli, e cila është aktualisht Kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Kryetare e Delegacionit parlamentar shqiptar ne Asamblene NATO, bëhet kështu e para shqiptare që zgjidhet në një një pozicion të tillë të një organizate ndërkombëtare.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave vendosi që pika kufitare e Kakavijës të mbyllet nga dita e nesërme në orën 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 Nëntor.
Arsyeja e këtij vendimi është protesta që do të zhvillohet nesër nga punonjësit e doganës greke.
Të vetmit që përjashtohen janë udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore, që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton të gjithë qytetarët dhe bizneset që kryejnë aktivitet import-eksport nëpërmjet pikës doganore Kakavijë, se do të jetë e mbyllur për 24 orë.
Autoritetet e Po licisë greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Po licisë Kufitare Kakavijë, sqarojnë se për shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 24 nëntor, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor.
Sqarojmë se gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.
Sipas njoftimit të palës greke, përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh.
Dogana Shqiptare do të jetë në komunikim të vazhdueshëm për të informuar publikun dhe biznesin./NOA.al
Mali i Zi ka vendosur të rihapë nga sot kufijtë për të gjithë shtetasit e Shqipërisë, por me dy kushte.
Së pari, secili duhet të bëjë tampon i cili duhet të jetë pozitiv në momentin e kalimit të kufirit.
Së dyti, lëvizja në kufij do të kufizohet vetëm nga e hëna në të premte, pasi gjatë fundjavës, kufijtë do të jenë të mbyllur.
Me vendimin e qeverisë malazeze u njoh sot edhe Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër.
Ajo detajoi se në Stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan, të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Malit të Zi, se duke patur përgjigjen e tamponit të tyre, mund të lëvizin normalisht drejt vendit fqinjë.
Ky rregull do të jetë i vlefshëm për javët në vijim, deri në një urdhër të dytë, nga e hëna në të premte ora 22:00. /noa.al/
Pika kufitare e Kakavijës do të jetë e mbyllur ditën e nesërme për shkak të një greve të paralajmëruar nga pala greke.
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët, të cilët kërkojnë që të lëvizin drejt vendin fqinj, se ditën e martë deri të mërkurën në mëngjes, kufiri do të jetë i bllokuar.
Sipas njoftimit për shkak të protestës së punonjësve të doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 24 nëntor, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor.
Ndërkohë, përjashtim nga ky rregull do të kenë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh. /e.a/noa.al/
Shkodra dhe Lezha rezultojnë qarqet që kanë pasur rritjen më të lartë të jetëve të humbura në raport me popullsinë përkatëse në tremujorin e tretë të këtij viti, në krahasim me korrik-shtator 2019. Pas tyre renditen Korça, Durrësi dhe Tirana.
Të dhënat e përpunuara nga Monitor, bazuar mbi statistikat e INSTAT për v dekjet në tremujorin e tretë dhe popullsinë sipas qarqeve tregojnë se rritjen më të lartë të jetëve të humbura në vend në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë e kishte Shkodra me një shtesë prej 8.4 v dekjesh për 10 mijë banorë. Në këtë qark, në tremujorin e tretë u raportuan 577 vd ekje gjithsej, me një rritje prej 41%, ose 169 v dekje më shumë se korrik-shtator.
E dyta, sipas të njëjtës llogaritje është Lezha (me një shtesë prej 7.8 për 10 mijë banorë), që ka parë një rritje të v dekjeve me 46% në krahasim me tremujorin e tretë 2019.
Për Korçën, që renditet e treta me rritjen më të lartë të v dekjeve në raport me ky tregues është 6.
Pas Korçës renditet Durrësi (5.2). Në këtë qark, vd ekjet janë rritur me 35%, ose 151 persona kanë humbur jetën më shumë në korrik-shtator të këtij viti, në krahasim me tremujorin e një viti më parë.
Qarku i Tiranës, më i madhi në vend ndonëse ka rritjen më të lartë të numrit më të lartë të jetëve të humbura (me 460 persona më shumë), nëse krahasohet në raport me popullsinë, është i pesti, me tregues 5.1.
Rritjen më të ulët të vd ekjeve në raport me popullsinë e kanë Berati, Dibra, Fieri dhe në fund të listës janë Kukësi dhe Vlora. (shiko grafikun: Vd ekjet në tremujorin e tretë për 10 mijë banorë dhe shtesa në 2020).
Të 12 qarqet në vend kanë shënuar rritje të jetëve të humbura në tremujorin e tretë 2020, që përkon me periudhën kur vala e in feksionit të Covid-19 filloi të bëhej agresive.
Rritja e vd ekjeve vlerësohet nga pasojat e Covid-19
Të dhënat e INSTAT treguan se në periudhën korrik-shtator u shënuan gjithsej në vend 6,294 vde kje, me një rritje prej 25.7% në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 1,288 vd ekje më shumë, duke arritur nivelin më të lartë rekord të dekadës së fundit. (Grafiku: Numri i vd ekjeve, T III)
Në krahasim me mesataren historike të pesë viteve të fundit (periudhës 2015-2019) prej 5,005 personash po të tremujorit të tretë ka një rritje 26% mbi mesataren historike 5-vjeçare (1,289 persona më shumë).
Zyrtarisht deri më 30 shtator, numri i vd ekjeve zyrtare të raportuara nga Covid-19 ishte rreth 400, ose tre herë më e ulët se shtesa e vd ekjeve në të njëjtën periudhë.
Alban Ylli, eksperti i Institutit të Shëndetit Publik ka pohuar më herët për Monitor se “Për tremujorin e tretë, arsyeja kryesore e rritjes së vd ekjeve është Covid. Tipike si në gjithë vendet e tjera”. “Është një fenomen mbarëbotëror”, pohon ai. “Nga Italia në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga ShBA në Indonezi, në momentet e valëve të Covid ka pasur vd ekje të shtuara, kryesisht të moshuarit, që vd esin në shtëpi dhe të raportuar me shkaqe të tjera (si p.sh., qarkullimi i gjakut etj.)”. Ylli shton se kalkulimi preciz i vd ekjeve të shtuara do të bëhet vetëm kur ata të kenë të dhënat e sakta javore.
Në raportimet zyrtare jepen vetëm vd ekjet në spitale, që ishin të konfirmuar me tampon, ndërkohë që ka të tjerë, që edhe pse mund të kenë humbur jetën nga Covid-19, nuk janë të raportuar të tillë, pasi nuk kishin konfirmin me tampon. Ka dhe shumë raste të vd ekjeve në Turqi, apo të tjerë që kanë humbur jetën në shtëpi, apo që Covid-19 u ka dëmtuar organizmin dhe kanë pasur arsye të dukshme sëmundjen e qarkullimit të gjakut (zemra apo tensioni p.sh).
Një vit më parë, në 2019-n, vd ekjet në total u rritën me 133 humbje jete gjithsej. Deri tani, viti më vde kjeprurës, në dekadën e fundit ishte 2015-a, me 1762 vd ekje më shumë. Por, 2020-a pritet ta kalojë këtë rekord, siç tregoi dhe tendenca e 9 mujorit, teksa Covid-19 është akoma në kulmin e tij.
Shtesa e vd ekjeve në qarqe, rreth 2-4 herë më e lartë se ato të raportuara nga Covid-19
Deri në fund të shtatorit, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë kishte gjithsej 388 humbje jete nga Covid-19. (Qarku Tiranë 184, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).
Nga krahasimi i të dhënave zyrtare të INSTAT, në Shkodër psh, shtesa e v dekjeve (169) është katër herë më e lartë se ato të raportuara nga Covid-19 (41).
Në Tiranë, shtesa e vd ekjeve është 2.5 herë më e lartë se e raportuar nga Covid-19, në Durrës 3.3 herë më e lartë, në Korçë 6 herë, në Gjirokastër 6 herë. Dy qarqet që rezultojnë më pak të prekura nga pasojat fatale të Covid-19 janë Vlora dhe Kukësi, ku shtesa e jetëve të humbura ka qenë minimale dhe pa diferencë të larta nga vd ekjet e raportuara nga Covid-19. (Shiko tabelën në fund: “Numri i vd ekjeve, tremujori i tretë”.)
Gjirokastra mbetet qarku me v dekjet më të larta
Gjirokastra ka vijuar që të jetë qarku me v dekjet më të larta në vend në raport me popullsinë edhe në tremujorin e tretë, me 34 v dekje për 100 mijë banorë. Kjo v dekshmëri e lartë e Gjirokastrës, sipas mjekëve shpjegohet nga plakja e shpejtë e popullsisë së qarkut jugor, rrjedhojë e emigracionit të lartë.
Në vend të dytë ka kaluar Shkodra, e cila një vit më parë ishte e katërta, si rrjedhojë e humbjeve të larta të jetës në tremujorin e tretë, që mjekët i lidhin jo vetëm me Covid-19, por edhe me p lakjen e popullsisë së këtij qarku dhe së mundjet shoqëruese. Shkodra në fakt, rezulton dhe qyteti i tretë sa i takon rasteve totale me Covid-19, pas Tiranës dhe Durrësit, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.
Korça që ishte e dyta, ka zbritur në vend të tretë.
Një ngjitje të fortë në renditjen e qarqeve sipas v dekshmërisë në raport me popullsinë ka shënuar Lezha, që ka kaluar e katërta, nga e 10-a që ishte në periudhën normale të një viti më parë.
Pavarësisht se kanë qenë më të goditurat nga Covid-19, Tirana dhe Durrësi mbeten dy qarqet që në total kishin numrin më të ulët të vd ekjeve në raport me popullsinë (përkatësisht 19 dhe 20). Të dy këto qarqe janë të vetmet që kanë parë rritje të popullsisë edhe në 2020-n, sipas INSTAT, për shkak të migracionit të lartë që orientohet drejt qendrës dhe kanë një moshë mesatare më të re. Ndërkohë, të gjitha qarqet e tjera në 2020-n shënuan ulje të popullsisë, e ndikuar kryesisht nga migrimi i brendshëm dhe e migracioni./O.Liperi.Monitor
Gjashtë punonjës po licie në Tiranë janë pezulluar nga detyra, pasi nuk kanë kryer kontroll të territorit, teksa një ditë më parë është zhvilluar një ditëlindje me 30 persona në fshatin Laknas të Tiranës, duke shkelur masat anti-Covid.
Në fakt, bëhet fjalë për ceremoninë e ditëlindjes së 35-vjetorit të aktorit të humorit, Bes Kallaku, që u zhvillua në shkelje të plotë të rregullave anti-Covid për ndalimin e organizimeve festive dhe ndalimin e qarkullimit pas orës 22:00.
Në festën e organizuar nga Kallaku ishin të ftuar edhe presidenti Meta dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Administratori i lokalit është gjobitur me një shumë të majme prej 1 milion lekësh lekësh, pasi në lokalin e tij ka lejuar festimin e ditëlindjes në fjalë.
Gjithashtu në bazë të pamjeve filmike janë identifikuar të gjithë personat që ishin pjesëmarrës në aktivitetin e zhvilluar dhe do ndëshkohen me masë administrative për shkelje të masave kufizuese anticovid-19.
Për këtë arsye, drejtori i DVP Tiranë ka pezulluar nga detyra 6 punonjës P olicie për moskryerje të kontrollit të territorit dhe ndaj tyre.
Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë. /noa.al/
Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias njoftoi mbylljen e pjesshme të kufijve tokësorë me vendin tonë.
Ai theksoi se lëvizjet ndikojnë në masë të madhe në përhapjen e pandemisë, veçanërisht në Greqinë Veriore, e cila kufizohet nga vendet e Ballkanit.
Hardalias njoftoi se hyrja nga kufiri tokësor do të lejohet vetëm për shtetasit grekë, ose për ata që kanë një leje qëndrimi në vend, nga ora 7 e mëngjesit deri në 11 të mbrëmjes, si dhe do të lejohet hyrja e kamionëve që përdoren për transport mallrash.
“Të dhënat e ditëve të fundit tregojnë se barra epidemiologjike nuk është ulur”, – tha Hardalias.
Hardalias tha gjithashtu se: “Bazuar në të dhënat e javës së ardhshme, ne do të fillojmë heqjen graduale të bllokimit. Por do të duhet të presim për të dhënat e javës së ardhshme. Por nuk duhet të bëjmë asnjë hap prapa ”.
Më tej ai u shpreh se: “Nuk ka asnjë tregues ose provë të mbingarkesës në supermarkete ose shkolla. Inspektimet vazhdojnë të bëhen dhe ne kemi bërë ndërhyrje. Në asnjë rast nuk konfirmohen faktet e hetimit që ju i referoheni “.
Mbi masat e reja ai deklaroi:
“Transporti kontribuon në mënyrë të konsiderueshme dhe për këtë do të zbatohet sa vijon:
1) Vetëm Grekët dhe shtetasit e Bashkimit Evropian lejohen të kalojnë nga Promachonas, nga 7 e mëngjesit deri në 11 të mbrëmjes. Për transferime, transiti lejohet 24 orë në ditë.
2) Nga Kakkavia lejohet vetëm për shtetasit grekë ose me leje qëndrimi në vend, nga 7 e mëngjesit deri në 11 të mbrëmjes. Ata që hyjnë nga Kakavija do të hyjnë në një karantinë 7-ditore, në zonën që ata kanë deklaruar në PLF e tyre.
Siç mund të shihet Kakavija është e vetmja pikë kufitare nga ku ata që hyjnë për në Greqi duhet të bëjnë karantinë shtatë ditore, si dhe ka një ndryshim në orarin e hyrjes në shtetin fqinj. Më parë udhëtimi mund të niste në orën 6, tashmë nis në orën 7 të mëngjesit.
3) Nga Evzoni dhe Kipi do të lejohen vetëm për shtetasit grekë ose me leje qëndrimi në vend, nga 7 në 11 të natës. Transferimet do të lejohen 24 orë në ditë.
4) Nga Nymfaio, Ormenio dhe Exochi do të lejohen vetëm për transporte, 24 orë në ditë dhe vetëm me drejtuesin e automjetit.
5) Krystalopigi është mbyllur tashmë nga sot.
Përveç kësaj, të gjithë qytetarët që kërkojnë të hyjnë në Greqi duhet të kenë me vete një PLF dhe një test negativ për maksimumi 72 orë.
Të gjithë hyrësit do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë nga ekipet e EODY, ndërsa shoferët e kamionëve do të merren mostra./NOA.al