Lajmi i fundit

Kadidatja e PD-së habit, hap llogari bankare dhe kërkon publikisht mbështetje financiare: ‘Më nevojitet ndihma juaj për ta përmbushur me sukses këtë mision’

Anduena Qefalia, kandidatja e PD në Tiranë, në një postim në rrjetet sociale, njofton se ka hapur një llogari bankare ku i kërkon njerëzve që ta ndihmojnë me para që ajo të futet në parlament. A

jo ndodhet në listat e Tiranës së PD-së, e 29-ta sipas rënditjes.

Menjëherë pas kësaj të shumtë kanë qenë ata që janë habitur dhe kanë komentuar në statusin e saj se si është e mundur që të kërkojë para për fushatë. Në fakt, në SHBA kjo praktikë është e njohur.

Njerëzit kontribuojnë në fushatë për Presidentin, apo zgjedhjen e ligjvënësve.

Statusi i Anduena Qefalia:

“I/e dashur mik/e! Unë jam duke garuar në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë. Për herë të parë, një grua myslimane praktikante do të ulet në karrigen e ligjvënësit, në institucionin më të lartë të vendit.

Që zëri ynë të dëgjohet nga çdokush që do të donte të përfaqësohej nëpërmjet kandidaturës time, është e rëndësishme të bashkojmë energjitë dhe kapacitetet tona.

Prandaj më nevojitet ndihma juaj për ta përmbushur me sukses këtë mision!

Për të më mundësuar këtë rrugëtim, për të ngritur/forcuar zërin tonë në parlament në dobi të komunitetit tonë, mirëpres mbështetjen tuaj në llogarinë bankare më poshtë:

Banka: Credins Bank

Mbajtësi i Llogarisë: Anduena Qemal Qefalia

Nr. i Llogarisë: 00001500343

IBAN: AL25 2121 1401 0000 0000 0150 0343

SWIFT: CDISALTRXXX

Me mirënjohje të thellë,

Anduena Qefalia”.

/NOA.al

Kadidatja e PD-së habit, hap llogari bankare dhe kërkon publikisht mbështetje financiare: ‘Më nevojitet ndihma juaj për ta përmbushur me sukses këtë mision’ Read More »

Arsimi në zi, ndahet nga jeta ish-rektori i Universitetit pas një sëmundje të rëndë

Arsimi në zi, ndahet nga jeta ish-rektori i Universitetit të Elbasanit Liman Varoshi. Lajmi e ka bërë me dije universiteti i cili njoftoi se prof.dr. Liman Varoshi vd iq sot, pas një ssëmundjeje ë pashërueshme.

Varoshi konsiderohet si një nga figurat kryesore të historisë së Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.

Gjatë karrierës së tij ai iu dedikua përgatitjes profesionale të brezave të rinj dhe dimensionit kërkimor e shkencor.

Liman Varoshi u lind në 15 nëntor 1958. Në vitin 1978 nisi studimet universitare dhe në vitin 1983 u diplomua si “Mësues për shkollën e mesme, me specialitet Histori-Gjeografi”, në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Histori-Filologji.

Pas diplomimit punoi si mësues i historisë në Mirditë, më pas në Belsh, në shkollën e mesme të përgjithshme “Ndriçim Shehu” dhe më pas për një vit si metodist i lëndëve shoqërore pranë Seksionit të Arsimit, Elbasan.

Që nga viti 1991 deri në vitin 1993 ai shërbeu si drejtor i Muzeut Historik të rrethit Elbasan. Dhe po këtë vit, 1991, ai nisi edhe angazhimin universitar në Universitetin “A.Xhuvani”, në fillim i përfshirë me kohë të pjesshme dhe më pas, që nga viti 1993 si pedagog me kohë të plotë në departamentin e historisë, pranë këtij universiteti. Fusha e tij kërkimeve shkencore ishte, më së pari muzeologjia, por edhe historia e Ballkanit, historia bashkëkohore, historia e diasporës, dhe ishte njëherësh edhe titullar i kurseve universitare të këtyre fushave.

Varoshi ishte studiues i historisë së Elbasanit dhe një nga njohësit e kontributeve historike, politike dhe arsimore në dy shekujt e fundit të këtij qyteti.

Pasionin dhe detyrën e tij për kërkimin shkencor e zhvilloi vit pas viti duke marrë gradën “Doktor i Shkencave” në vitin 1999, titullin “Profesor i Asociuar”, në vitin 2004 dhe “profesor” në mars të vitit 2012.

Ai ishte një ligjërues akademik me zotësi të spikatura, i njohur për forcën e argumentit, saktësinë e faktit historik dhe prirjen për përgjithësime të lëvizjeve politike. Ai mbajti leksione jo vetëm në Universitetin e Elbasanit, por edhe atë të Tiranës, por edhe në Universitetin e Tetovës, ishte hartues dhe referues i ciklit të leksioneve “Rilindja Ballkanike, paralele, specifika”, mbajtur në Universitetin e Veliko Tërnovo-s, Bullgari; ka mbajtur leksione mbi vlerat historike dhe arkitekturore të objekteve të kultit në trevën e Elbasanit, mbajtur me studentët e magjistraturës (në fushën e inxhinierisë arkitekturore) të Universitetit të Pavia-s, Itali; po ashtu ka zhvillua lektoriume edhe në në Universitetin Ludëig-Maximilian, Mynih, Gjermani.

Karriera universitare e profesor Varoshit nisi me zgjedhjen e tij si drejtues i departamentit të historisë dhe edukimit civil nga viti 1996 deri në vitin 2000. Që nga viti 1999 deri në vitin 2008 ishte edhe anëtar i senatit akademik të Universitetit “A.Xhuvani”. Nga viti 2000 e deri në vitin 2008 ishte zëvendësrektor i këtij universiteti. Që nga viti 2008 e deri në vitin 2016, për dy mandate, ishte rektor i këtij universiteti e njëherësh edhe drejtues i senatit akademik.

Profesor Varoshi ishte edhe një autor i mirënjohur tekstesh e monografish. Ai është autor i “Një hapësirë më shumë në formimin historik”, botuar në vitin 2003, shtëpia botuese “Sejko”; “Ballkanet mes tri perandorive”, shtëpia botuese “Naimi”, botuar në vitin 2010; “Lufta e ftohtë” në Europën e Lindjes, shtëpia botuese “Naimi”, botuar në vitin 2010; “Europeizmi si histori mendimi”, shtëpia botuese “Naimi”, botuar në vitin 2012. Botimi i fundit i profesor Varoshit ishte “Dukuri dhe personalitete në albanologji”, në bashkautorësi.

Rektorati, profesorati, kolegë, shokë e miq të Universitetit të Elbasanit i përcjellin ngushëllimet më të ndjera familjes Varoshi!

Jeta dhe vepra e tij do të shërbejë si shembull për brezat që vijnë.

Arsimi në zi, ndahet nga jeta ish-rektori i Universitetit pas një sëmundje të rëndë Read More »

Zani Caushi kërkon sërish lirimin me kusht, cfarë ndodhi sot në seancë

Zani Caushi ka kërkuar sërish sot lirimin me kusht.

Seanca është shtyrë në mungesë së gjyqtares.

Seanca e sotme kishte si objektiv ndryshimin e llojit të sigurisë pas kërkesës së avokatit të Zani Caushit.

Seanca është shtyrë për shkak të mungesës së gjyqtares për shkaqe shëndetësore.

Caushi ka bërë një tjetër kërkesë për lirimin me kusht, ku siç e parashikon ligji do të gjykohet përsëri nga gjyqtari që ka pushuar çështjen.

Më 25 Mars mësohet se është seanca e parë e tij për kërkesën e bërë për lirimin me kusht./NOA.al

Zani Caushi kërkon sërish lirimin me kusht, cfarë ndodhi sot në seancë Read More »

Ngjarje e pazakontë pranë Syrit të Kaltër

Një ngjarje e pazakontë është raportuar ditën e sotme në Krongj, pranë Syrit të Kaltër.

Një gr opë është hapur pranë kësaj zone.

Ajo ka një diametër rreth 10 metra dhe thellësi 6 metra.

Dyshohet se gr opa është krijuar për shkak të reshjeve të shiut.

Po licia ka rrethuar gr opën për të mos rre zikuar ndonjë qytetar që do t’i afrohet, pasi gr opa është mbushur me ujë.

Ngjarje e pazakontë pranë Syrit të Kaltër Read More »

Ndahet nga jeta në moshën 100 vjeçare, p artizani që ishte dëshmitar në clirimin e Shqipërisë

U n da nga jeta Faslli Mullaraj, partizani që mbushi plot 100 vjeç në janarin e këtij viti.

Lindur në fshatin Kashisht të Tepelenës në 3 janar 1921, Mullaraj, shtëpia e tij ka qenë bazë e LANÇ. Në fillim të l uftës, ai merrej me shpërndarjen e tr akteve, mblidhte ar më e mun icione, ushqime e veshëmbajthje për pa rtizanët. Më vonë, në 1943 del vullnetar për çetën Verikoll të Krahësit. Më pas u bashkua me Brigadën VI S. Ka qenë partizan në be tejën e çlirimit të Shkodrës më 29 Nëntor 1944 por lu ftoi edhe në Jugosllavi, Mal të Zi dhe në Kosovë, dhe u kthye në Shqipëri më 1945.

Mbante mbi supe 12 dekorata, 6 urdhra e 6 medalje dhe pak vite më parë.

Në moshën 96 vjeçare u vlerësua edhe me titullin “Qytetar Nderi” i Tepelenës.

Me bashkeshorten Kadene ata lindën, edukuan dhe arsimuan 9 fëmijë.

/NOA.al

Ndahet nga jeta në moshën 100 vjeçare, p artizani që ishte dëshmitar në clirimin e Shqipërisë Read More »

Mjegulla pushton aksin Qafë Thanë-Përrenjas, probleme të theksura në qarkullim

Moti i keq ka sjellë probleme sot edhe në Qafë Thanë-Përrenjas.
Mësohet se ky aks është pushtuar nga mjegulla, duke sjellë probleme të theksuara me qarkullimin.

Pamjet e paraqitura tregojnë se e gjithë zona është mbuluar nga mjegulla, duke detyruar mjetet që të lëvizin ngadalë.

Mjegulla pushton aksin Qafë Thanë-Përrenjas, probleme të theksura në qarkullim Read More »

Lajm i fundit/ Lëkundet toka, tërmet 4.5 ballë në Shqipëri, ja në cilin qytet

Lëkundje të moderuara të tokës janë regjistruar rreth 30 minuta më parë në zonën e Dibrës, në kufi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 2 km rreth 56 kilometra nga qyteti i Prizrenit dhe 12 kilometra nga Gostivari.

Dy ditë më parë në të njëjtën zonë janë ndjerë lëkundje tërmeti me magnitudë të përafërt.

Lajm i fundit/ Lëkundet toka, tërmet 4.5 ballë në Shqipëri, ja në cilin qytet Read More »

Premtimi i Ramës nga Elbasani

Kryeministri Edi Rama ju bashkua këtë të diel festimeve tradicionale që mbahen në qytetin e Elbasanit, me rastin e Ditës së Verës.

Ai mbërriti në të njëjtën kohë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa kjo shkaktoi edhe in cidente mes militantëve.

Rama ishte i shoqëruar nga deputetët socialistë dhe nga kryetari i bashkisë së Elbasanit.

Pasi dë noi in cidentin, duke thënë se ato u nxitën nga opozita, Rama vizitoi panairin tradicional të ngritur në bulevardin kryesor dhe u përshëndet me banorë dhe sipërmarrës të zonës që kishin ekspozuar prodhimet e tyre tradicionale.

Në një kohë kur kjo festë nuk po kremtohet si zakonisht për shkak të pandemisë, edhe urimi i kreu të qeverisë ishte që vera të jetë më e lehtësuar sa i përket situatës me koronavirusin. Gjatë një prononcimi për mediat, Rama tha se qeveria po bën maksimumin për të garantuar vaksinim sa më intensiv.

“Unë jam këtu për të respektuar një traditë të kësaj feste që është kthyer në festë kombëtare prej kohësh. Jam këtu për t’i uruar të gjithë pa përjashtim, pa dallim bindjesh politike, pa dallim besimesh apo prejardhjesh që të kenë një festën të gëzuar dhe të kenë një verë të gëzuar. Unë dhe ne po përpiqemi çmos që vera të jetë një verë e lehtësuar nga pesha e rëndë e situatës së imponuar nga armiku i padukshëm. Jemi duke bërë çmos që të garantojmë një vaksinim sa më intensiv duke sjellë sasi të konsiderueshme vaksinash”.

Pas mjekëve, dje nisi vaksinimi i mësuesve, ndërsa së shpejti Rama premtoi se do të vaksinohen edhe pensionistët dhe kategoritë e tjera të popullsisë, duke premtuar se në verë situata do të jetë shumë më e lehtësuar se ajo aktuale.

Rama u shpreh se qëllimi është që të realizohet vaksinimi i popullsisë njësoj si shumë vende të tjera të BE-së.

“Është në rendin e ditës sime sa hap sytë dhe është mendimi i fundit përpara se të fle ato orë të pakta që të garantojmë dozat e konsiderueshme dhe ë vaksinojmë në mënyrë të konsiderueshme që vera të jetë si kjo ditë e bukur dhe që e ardhmja e afërt të jetë e çliruar nga makthi dhe goditjet që virusi bën në familjet e njerëzve tanë dhe deri duke marrë edhe jetë njerëzish”.

“Kjo është arsyeja pse jam këtu dhe kjo është A dhe Zh e ditës sime, të bëjmë këtë verë, një verë sa më të lehtë dhe ta çajmë rrethimin e virusit as më shumë as më pak, por në të njëjtën kohë si në shumë vend të BE-së”, tha kryeministri Edi Rama./NOA.al

Premtimi i Ramës nga Elbasani Read More »