Lajmi i fundit

Përp lasja e simpatizantëve të PS-PD/ Basha: ‘I them kryeministrit, mos guxo të k ërcënosh qytetarët e Elbasanit me b anditë që të rrethonin’

Pas përpl asjeve fizike të simpatizantëve të PS-së dhe PD-së në Elbasan ka reaguar kryetari i Partisë Demokratkike, Lulzim Basha.

Në komunikim me mediat, ai tha se Kryeministri u shqërua sot në Elbasan nga ba nda me pi stoleta në brez.

“Pas takimit u vonova pak sepse më thanë se kishte pasur një incident. Unë do të vazhdoj me axhendën time dhe nuk do të ndaloj sepse Shqipëria ka ndaluar boll për 8 vite. Kështu që më ndiqni. Me qetësi. E kemi ditë feste me qytetarinë e Elbasanit. Nuk mund të na ndalë dhe nuk do të na ndalë më dhu na. Është ditë feste, ditë shprese, kur dielli do të fillojë të shëndërrisë, edhe më fort në 25 prill.

Për një kohë shumë të gjatë ky qytet është mbajtur në vend numëro, nga ushtruesit e dhu nës sot, nga ba ndat e Elbasanit, që njihen me emër dhe mbiemër dhe që me pistoletë në brez shoqëronin kryeministrin në ikje”, tha Basha.

Për Kryeministrin kishte këtë thirrje:

“I them kryeministrit, mos guxo të kë rcënosh qytetarët e Elbasanit me ba nditë që të rrethonin, me ar mët e paligjshme në brez. 14 marsi është e luleve, është dita e Verës, dita e shpresës. Është dita kur pranvera e mposht dimrin.

Kështu të bëhemi të gjithë bashkë për ndryshimin që duan qytetarët e Elbasanit. Thirrja ime është kundër dhu nës, kundër provokimeve nga dhu na. Nuk ka shans që Edi Rama dhe bandat e tij ta mbajnë pe ng Elbasanin, siç e kanë mbajtur 8 vite pe ng, kjo merr fund më 25 prill. Ju uroj nga zemra Gëzuar Ditën e Verës”, vijoi kryedemokrati.

Ai u shpreh se nuk kishte dijeni mbi orarin e vizitës së Kryeministrit në qytetin e Elbasanit. /noa.al/

Përp lasja e simpatizantëve të PS-PD/ Basha: ‘I them kryeministrit, mos guxo të k ërcënosh qytetarët e Elbasanit me b anditë që të rrethonin’ Read More »

Reagon Rama për përpl asjen në Elbasan: ‘Kjo shfaqje v ulgare është një tjetër shembull i de gradimit të një opozite demode, e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut dhe Ilirit’

Duhet të ishte festë, por sheshi përpara Kalasë së Elbasanit u kthye në arenë përpl asjesh mes simpatizantëve të PD-së dhe PS-së.

Gjithçka nisu pas mbërritjes në Elbasan të Kryeministrit Rama, ndërsa mbështetësit e PD-së ishin përshëndetur më herët me kreun demokrat, Lulzim Basha.

Pak minuta pas ngjarjes, disa persona mësohet se janë shoqëruar në po lici për incidentet e ndodhura.

Ngjarja është komentuar edhe nga Kryeministri Rama që e ka konsideruar vu lgare atë që ndodhi.

“Kjo shfaqje vu lgare është një tjetër shembull i de gradimit të një opozite de mode, e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut dhe Ilirit, që duan sh err e përça rje, për të marrë pe ng Shqipërinë e drejtësinë!K eqardhje e madhe për #PD e kthye në vegël e dy hal lexhinjve të drejtësisë!

Tash 20 vjet që vij në ditën e verës në Elbasan, s’kisha parë një turmë ulëritëse me flamuj partie, si ai automobili zhurmues i filmit “Koncert në vitin 36″! Dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës, ndërsa Luli kishte parkuar makinën në korsinë e bicikletave e ishte fshehur mes tyre!”

Lulzim je bërë një manekin qesharak i pe ngmarrësve të tu dhe pasi shkon në festën e popullit të Elbasanit me flamuj partie e me një turmë ul ëritësash, flet për çart për ba nda e për k riminelë! Ndahu nga Likja e Saliu, këpute zinxhirin e Monikës, se lider s’je dot po bëhu pak burrë”, shkroi Rama në Tuiter. /noa.al/

Reagon Rama për përpl asjen në Elbasan: ‘Kjo shfaqje v ulgare është një tjetër shembull i de gradimit të një opozite demode, e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut dhe Ilirit’ Read More »

Dita e Verës/ Përpl asje fizike mes simpatizantëve të PD dhe PS në Elbasan

Ajo që duhej të ishte një ditë feste u kthye në një përpl asje fizike mes simpatizantëve të PD dhe PS përpara se të dilte kreu i PD.

Simpatizantët socialistë u lëshuan me sharje ndaj kreu të PD pas thirrjeve “Rama ik” të simpatizantëve demokratë.

desh ndërhyrja e pol icisë për të shmangur përsh kallëzimin e situatës.

Efe ktivët shoqëruan disa persona.

Pas incidenteve reagoi kryeministri Rama në Twitter: “Kjo shfaqje vulgare është një tjetër shembull i de gradimit të një opozite demode, e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut dhe Ilirit, që duan sh err e përçarje, për të marrë pe ng Shqipërinë e drejtësinë!Keqardhje e madhe për #PD e kthye në vegël e dy hallexhinjve të drejtësisë!

Tash 20 vjet që vij në ditën e verës në Elbasan, s’kisha parë një t urmë ul ëritëse me flamuj partie, si ai automobili zhurmues i filmit “Koncert në vitin 36″! Dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës, ndërsa Luli kishte parkuar makinën në korsinë e bicikletave e ishte fshehur mes tyre!”

Në një postim të dytë, Rama shkroi: “Lulzim je bërë një manekin qesharak i pe ngmarrësve të tu dhe pasi shkon në festën e popullit të Elbasanit me flamuj partie e me një turmë ul ëritësash, flet përçart për banda e për kri minelë! Ndahu nga Likja e Saliu, këpute zinxhirin e Monikës, se lider s’je dot po bëhu pak burrë!”

Më herët, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbërriti paraditen e sotme në Elbasan, ku u prit nga simpatizantë të shumtë të kësaj partie.

Si mirëseardhje, Basha mori një tufë me lule dhe veroren, simbol i festës. Ndërsa Basha u përcolli urimet për Ditën e Verës, nuk munguan dhe thirrjet “Rama ik!”

Pas tij u shfaq dhe kryeministri Rama i shoqëruar nga Taulant Balla dhe kryebashkiaku i Elbasanit.

Thirrjet “Rama ik” e shoqëruan gjatë parakalimit të tij në sheshin ku ishte vendosur panairi artizanal.

Dita e Verës/ Përpl asje fizike mes simpatizantëve të PD dhe PS në Elbasan Read More »

Dita e verës/ Nga Genc Demiraj

Nga Genc Demiraj
Dita e verës…
14 Marsi është dita e verës. Dita ku dimri ja lë vendin pranverës. Nuk dihet , nëse është,dhe ku zë fill kjo marrëveshje ndërmjet stinësh, por kështu është…Pranvera i zë vendin dimrit dhe zymtësia e ftohtë dhe e errët, si me magji kthjellohet, çelet dhe gjallërohet. Gjallërohet gjithshka, jo vetëm atmosfera me qiellin e pastër e ditët e gjata por edhe natyra me lulet shumë ngjyrëshe dhe aromën e mirë. Gjallërohet çdo qënie e gjallë, që nga një qelizorët e deri tek shumë trunorët…! Tjetërsohet gjithshka, në formë e në përmbajtje, ndaj i gëzohemi kaq shumë kësaj dite, sa që e festojmë plot zhurmë dhe hare me sytë e mendjen për ti parë shoshoqit tjetërsimin e madh…
Sot është dita e verës dhe gjithkush nga ne, që pa gdhirë, vrapoi me vrull të përkëdhelej dhe bekohej nga dielli i kësaj dite. Kërkuam me patjetër hajmalitë e ballokumet, revanitë dhe guguveret… i zgjatëm duart pambarim që në kycet tona të kishim sa më shumë guguvere…U vumë në garë me fëmijët tanë…e këta të fundit me prindërit tanë se kush nëpër duar të kish më shumë guguvere, simbolin e verës dhe të gjallërisë fizike !!
Të tri brezat qëndruam përgjatë gjithë ditës me duart lartë për guguveret e ndryshimit ! Me duart lartë, për guguveret e ndryshimit, i pamë sot pothuaj edhe të gjithë politikanët tanë…që më shume se nga populli, kërkonin të tjetërsoheshin për fare, të gjallëroheshin për fare…pra të ndryshoheshin për fare, sepse ku i dihej, me këtë ndryshim te madh “stinor” ata nesër mund të jenë edhe deputet “per fare” apo udhëheqësa “për fare”…!
Ta ka ënda ti shohësh burrat e shtetit apo “baballarët e kombit”, të përtërirë e të gjallëruar sa s’ka më, optimistë për të ardhmen dhe mëkatlarë për të shkuarën ! Shëndeverë, buzëqeshur e gojëmjalt. Të begenisur, të fjalosur e punëmbaruar. Të paqtë, të thjeshtë e rogozshtruar…!
Sot është 14 Marsi, dita e verës dhe guguveret e mbarësise i ka kërkuar kushdo…të vegjëlit, të mëdhenjtë, të mirët e të këqinjtë, të larët dhe të palarët, të majtët e të djathtët, të kamurit dhe të varfërit, të ndershmërit e imoralët, hallexhinjtë dhe kusarët !
I kanë kërkuar të gjithë me shpresën biblike të gjallërisë së jetës, që si për çudi në këtë ditë ndodh tek gjithshka, jo vetëm tek atmosfera por edhe tek natyra si dhe tek çdo qënie e gjallë, që nga një qelizorët dhe deri tek shumëtrunorët…!

Dita e verës/ Nga Genc Demiraj Read More »

Ditë e zezë për sportin, ‘shuhen’ 4 ikona të futbollit shqiptar

Vetëm në pak orë qytetit të Shijakut dhe gjithë Shqipërisë i janë larguar nga kjo botë 4 figura të njohura. Pas një sëmundje të rëndë, ka ndë rruar jetë në moshën 95-vjeçare një personalitet i shquar i futbollit shqiptar, Sabri Peqini.

Ai u shpall 4 herë kampion me skuadrën e Dinamos, me të cilët luajti për 4 sezone, gjatë viteve 1950, teksa nga 1974 deri në 1976 ishte edhe si trajner i bluve. Gjithashtu një tjetër hum bje e madhe për futbollin pasi ditën e sotme është ndarja nga jeta e ish-futbollistit të Shijakut, Enver Drita.
Hysen Varosi, 82 vjeç. Si futbollist mbrojti portën e “Erzenit”, duke ia lënë stafetën Laknorit me shokë. Por ndërtoi historinë si gazetar i flaktë i “Erzenit”. Ai nuk do të harrohet kurrë këtu. Pasioni i tij nuk mund të konkurrohet. Lulzim Alia, 75 vjeç. Luajti futboll, por la gjurmë si trajner, duke mbetur deri në fund një figurë simpatike dhe e dashur për sportëdashësit shijakas. /albeu

Ditë e zezë për sportin, ‘shuhen’ 4 ikona të futbollit shqiptar Read More »

Artisti i njohur gjendet i pa jetë nga familjarët e tij, në garazhin e banesës/ Miku i tij prek me fjalët (emri,foto)

Artisti i njohur i zonës së Dropullit, Vasil Konomi, 50-vjeç, është gjetur i pa jetë nga familjarët e tij, në garazhin e banesës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Goranxi të Dropullit.

Fotin Kona, miku i tij, bëri koment pr ekës. – “Bëtë zgjedhjen më të keqe, u larguat pa na përshëndetur”.

Akoma nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet për një arrest kardiak.

Ndërkohë që po licia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

/NOA.al

Artisti i njohur gjendet i pa jetë nga familjarët e tij, në garazhin e banesës/ Miku i tij prek me fjalët (emri,foto) Read More »