Lajmi i fundit

Kishte dalë për vrap, gruan e sulmojnë qentë endacakë në Vlorë,përfundon në spital me p lagë të shumta

Ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në Vlorë, qen endacakë kanë ndjekur dhe kanë su lmuar një grua, e cila ka marrë lëndime të shumta.

Gruaja, rreth 45-vjeç është dërguar me urgjencë për trajtim në spitalin e Vlorës, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rre zikut për jetën.

Mësohet se gruaja kishte dalë për vrap në momentin kur është su lmuar nga qe ntë end acakë.

Kishte dalë për vrap, gruan e sulmojnë qentë endacakë në Vlorë,përfundon në spital me p lagë të shumta Read More »

Po luante në oborrin e shkollës, fëmija rr ëshket në akull, dërgohet në gjëndje të rëndë në spital

Një fëmijë nga qyteti i Bulqizës është aks identuar rëndë teksa ishte duke lozur në oborrin e shkollës.

Vogëlushi 10-vjeçar ka rrë shkitur në akull dhe për pasojë është dë mtuar rëndë duke bërë që të transportohet drejt Tiranës.

Po licia tha se fëmija me inicialet F.B ka qenë duke luajtur në oborrin e shkollës kur ka rrë shkitur në akull dhe ka pësuar fr akturë të rëndë në kokë.

Ai është dërguar fillimisht me urgjencë në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. /NOA.al

Po luante në oborrin e shkollës, fëmija rr ëshket në akull, dërgohet në gjëndje të rëndë në spital Read More »

Triumfi i jetës/ 19 vjecarja me Covid sjell në jetë djalin e saj

Shefja e reanimacionit të spitalit “Shefqet Ndroqi”, Alma Cani ka postuar një video emocionuese, pas lindjes së një 19-vjeçare të infektuar me Covid.

Ajo lindi në ambientet e spitalit. E reja ka kryer me sukses lindjen e djalit të saj, të cilin ka zgjedhur që ta quajë Noel.

Në video shihen emocionet e papërshkrueshme jo vetëm të saj, por edhe të stafit mjekësor që e ndihmoi në lindjen e suksesshme të djalit.

Mjekja Cani shpreson që çdo ditë të ketë lajme të tilla pozitive. Ajo thotë se jeta do të triumfojë, pavarësisht sfi dave që ka kaluar njerëzimi, apo edhe vë shtirësive të mëdha, siç është edhe koha aktuale që po kalojmë prej Covid.

Kujtojmë se gjatë muajve të fundit janë kryer disa lindje në ambientet e spitaleve Covid në vend. Fatk eqësisht janë shënuar dy raste fatalitetetesh, te nënat e reja. Lindjet kryhen nën monitorimin jo vetëm të stafeve të spitaleve Covid, por edhe mjekëve të materniteteve.

Postimi i plotë i mjekes Cani:

Mireseerdhe Noel në jete! Lindja jote na jep force! Në Spitalin “ Shefqet Ndroqi” Covid 2 ,lind 19 vjeçarja e semure me Covid 19.

Realizohet lindja me sukses ne ambientet e spitalit Covid 2 ne bashkepunim te ngushte me koleget e spitalit Obsetrik – Gjinekologjik “ Koco Glozheni”.

Urojme qe lajme te tilla te bukura t’i ndajme me ju cdo dite! Gezimi juaj eshte forca jone per ta vazhduar kete lufte deri në fund me fitore per Triumfin e Jetes!
/NOA.al

Triumfi i jetës/ 19 vjecarja me Covid sjell në jetë djalin e saj Read More »

Ndahet nga jeta ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese/ ‘Drejtësia shqiptare humbi një nga personalitetet më të shquara’

Gjykata Kushtetuese ka shprehur ngu shëllime pas ndarjes nga jeta të ish-kryetarit i Gjykatës Kushtetuese, Gjergji Sauli.

Sipas saj, me ndarjen nga jeta të Saulit drejtësia shqiptare humbi një nga personalitetet e saj më të shquara.

Njoftimi i plotë:

Ndahet nga jeta ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Dr. Gjergji Sauli

Është nd arë nga jeta sot në moshën 83 vjeçare juristi i shquar, ish-Kryetar dhe anëtar i Gjykatës Kushtetuese, z. Gjergji Sauli.

Gjergji Sauli lindi më 27 dhjetor të vitit 1938 në Korçë, Shqipëri. U diplomua në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1960. Në vitin 1985 ka mbrojtur titullin “Kandidat i shkencave juridike” dhe në vitin 1994 ka marrë titullin “Doktor i Shkencave Juridike”. Është dekoruar me “Urdhërin e Punës të Klasit të Parë” dhe me medaljen e artë “Për Merita të Veçanta Civile”.

Gjatë karrierës së tij profesionale z. Gjergji Sauli ka shërbyer si gjyqtar, avokat, si lektor në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dhe në Shkollën e Magjistraturës.

Në vitet 2001 – 2008 z. Gjergji Sauli ka ushtruar funksionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe në periudhën 2004 – 2007 ka ushtruar detyrën e Kryetarit të kësaj gjykate, detyra të cilat ai i ka kryer me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë.

Me ndarjen nga jeta të z. Gjergji Sauli drejtësia shqiptare humbi një nga personalitetet e saj më të shquara. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij i shprehin ngu shëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e njeriut të dashur.
/NOA.al

Ndahet nga jeta ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese/ ‘Drejtësia shqiptare humbi një nga personalitetet më të shquara’ Read More »

O zot, iku në lule të rinisë, nd ërron jetë papritur studentja e shkëlqyer

Lajm i tri shtë.

Ka nd ërruar jetë papritur jetë studentja e vitit të fundit dhe njëkohësisht asistente e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Kosovë, Qëndresa Bresa.

Njoftimin për këtë ngjarje të hi dhur e ka bërë me dije në rrjete sociale vetë Fakulteti ku ajo studionte dhe jepte kontributin e saj si asistente.

Qendresa ishte studente e shkëlqyer, ishte shembull për të gjithë dhe do të kujtohet gjithmonë ndër shokë dhe kolegë.

Nuk tregohet shkaku i ndarjes para kohe nga jeta të studentes nga Kosova.

/a.m/NOA.al

O zot, iku në lule të rinisë, nd ërron jetë papritur studentja e shkëlqyer Read More »

Kryeministri Edi Rama publikon foto nga ndërtimi i spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme

Kryeministri Edi Rama publikoi sot disa foto nga ndërtimi i spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme.

Ky spital do të jetë në QSUT në Tiranë

Spitali ka marrë formë nga jashtë, një ndërtesë prej 6 katesh drejt përfundimit.

Kryeministri Rama shkruan se ky transformim është shëmbëlltyra që qeveria e tij ka bërë për Shëndetësinë në këto 8 vite.

“Ja edhe Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme, që po merr formë në QSUT, një tjetër shëmbëlltyrë e vizionit tonë transformues për Shëndetësinë që duam”, – shkroi Edi Rama./NOA.al

Kryeministri Edi Rama publikon foto nga ndërtimi i spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme Read More »

‘Fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Ar matosura, por fatk eqësisht h umbi be tejën me COVID-19’/ Ndërron jetë Gjenerali i njohur

Covid-19 i ka marrë jetën komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.

Lajmi është bërë me dije ngas miqtë e gjeneralit si dhe ish-ministri i Mbrojtjes Niko Pelshi.

Gjenerali nuk ka mundur të fitojë betejën me virusin.

“Nuk kam fjalë për ndarjen e papritur nga jeta të komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku”.

“Në kaq pak kohë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral Sallaku tregoi se ishte një ndër bashkëpunëtorët më të spikatur, me një sens të jashtëzakonshëm ndjeshmërie për kominitetin, të cilën e tregoi edhe gjatë përmbytjeve të fundit në Nënshkodër dhe Katund të Ri”.

“Gjeneral Sallaku fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Ar matosura, por fatk eqësisht h umbi be tejën me COVID-19”.

Do të kujtojmë përgjithmonë Gjeneral!”, shkruan Peleshi.

Mikë u tij Dilaver Hoxha shkroi pas lajmit të tr ishtë:

“NJË YLL MË SHUMË NË QIELL”

POR ZEMRAT TONA MBETEN TЁ LE NDUARA

Lajmi për vd ekjen e Gjeneral Ndriçim Sallaku, është një go ditje e tm errshme!

Dh emb aq fort, kur mendon se nuk do ta shohim më.

Ai do te mbetet në memorien time si një simbol i njeriut me vlera shumë dimensionale:

Një ndër njerëzit me të jashtëzakonshëm në pikëpamje të humanizmit dhe të drejtësisë.

Një ush tarak me aftësi të shkëlqyera profesionale dhe mjaft operativ në vendimmarrje.

Një familjar i denjë, mjaft aktiv dhe i kudo-gjendur.

Një shok dhe mik që të lumturon kur e ke dhe të hi dhëron me mungesën e tij.

Jam i sigurte se shumë veta po va jtojnë për largimin tij të parakohshëm, pasi është një go ditje e rëndë dhe një lëndim si për familjen ashtu edhe për të gjithë miqtë dhe dashamirësit e tij.

Unë e kuptoj sa e vështirë është për familjen tani, por i lutem bashkëshortes dhe fëmijëve të Çimit tonë të dashur të qëndrojnë të fortë për të përballuar këtë dh imbje të madhe.

Mirësia e ENGJËLLIT -Ndriçim Sallaku, kurrë nuk do ta harrohet nga miqtë dhe shokët e shumtë, të cilët duhet të jenë mbështetje për familjen e tij të mrekullueshme në çdo mënyrë të mundshme.

Zoti deshi të ta marrë afër, në parajsën e tij për të pushuar i qetë – Zoti e shpërbleftë shokun dhe kolegun tonë për të gjitha të mirat që bëri – Kujtimi Çimit do të jetë përjetësisht në zemrat tona”.

/NOA.al

‘Fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Ar matosura, por fatk eqësisht h umbi be tejën me COVID-19’/ Ndërron jetë Gjenerali i njohur Read More »