Art-Kulture

Aktorja Adriana Matoshi sot futet në operim për heqjen e tumorit në tru. I dashuri surprizon me shkrimin prekës

Aktorja dhe deputetja kosovare, Adriana Matoshi gjatë ditës së sotme pritet t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e tumorit në tru.

Para se të futet në këtë operacion të rëndësishëm për të, i dashuri i saj, Keith, ka bërë një postim prekës, e i ka uruar aktores shërim sa më të shpejtë.

“Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të përshkruar atë që jeni për mua. Gjithçka që dua të them është faleminderit që keni ardhur në jetën time. Shpresoj që së shpejti të shihemi sërish dhe të krijojmë më shumë kujtime të paharrueshme.
te dua ”, shkruan Keith.
(Balkanweb)

Aktorja Adriana Matoshi sot futet në operim për heqjen e tumorit në tru. I dashuri surprizon me shkrimin prekës Read More »

Ja kush është këngëtarja që do të futet të premten në shtëpinë e “Big Brother VIP”

“Big Brother Vip” është kthyer në spektaklin më të ndjekur nga publiku shqiptar. Çdo javë në shtëpinë e famshme del një nga banorët, por futen gjithashtu edhe personazhe të reja, të cilët krijojnë miqësi dhe debate të ashpra me njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e kësaj të premte, burime për Kryefjala.com kanë pohuar se shtëpisë së “Big Brother”, do t’i bashkohet këngëtarja e njohur Big Mama.

Ajo njihet për natyrën e saj energjike dhe “shpërthyese” ç’ka mund të shkaktojë “zhurmë” brenda shtëpisë. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim surprizat në spektalin e së premtes.

SHQIPERIA IME

Ja kush është këngëtarja që do të futet të premten në shtëpinë e “Big Brother VIP” Read More »

Historike! Këngëtari shqiptar merr çmimin e madh në ‘MTV Europe Music Awards’

Këngëtari i njohur shqiptar Gjon Muharremaj ka shënuar fitore në “MTV EMA”. Muharremaj është një këngëtar i njohur si në Shqipëri ashtu edhe në Zvicër, pasi fitoi vendin e tretë në Eurovizion.

Së fundmi këngëtari ka arritur një tjetër sukses duke shënuar fitore në “MTV Europe Music Awards”. Me anë të një postimi në ‘Instagram’ Gjoni ka treguar se ka fituar çmimin “Best Swiss Act” në “MTV EMA”. Duke falenderuar njerëzit që e mbështetën dhe fansat e tij, ai ka ndarë dhe disa foto.

Historike! Këngëtari shqiptar merr çmimin e madh në ‘MTV Europe Music Awards’ Read More »

Zgjidhet drejtori i ri i RTSH-së, ja kush është

Enkelejd Joti është zgjedhur sot si Drejtori i ri i Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Sic behet me dije ne nje njoftim zyrtar, Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik votoi të hënën e 15 nëntorit, me tre të pestat e votave Enkelejd Jotin për të zëvendësuar në detyrën që mbante ish-drejtori i arre stuar nga SPAK, Thoma Gëllçin.

Enkelejd Joti aktualisht mban postin e drejtorit të QSUT-së. Ai rikthehet në skenën mediatike pasi më parë ka drejtuar televizionin Top Channel.

Zgjidhet drejtori i ri i RTSH-së, ja kush është Read More »

Anna Gjebrea do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion

Anna, vajza e Ardit Gjebreas do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në Festivalin Evropian të Këngës për Fëmijë, Eurovision 2021.

Vajza e kantautorit të njohur Ardit Gjebrea sapo është shpallur fituese e Festivalit të Fëmijëve në RTSH, duke qenë pikërisht ajo që do të përfaqësojë vendin tonë në këtë kompeticion.

Në Instagram, Anna tregon se është shumë e lumtur për këtë çmim dhe se do përpiqet të japë më të mirën.
Ndryshe nga vëllai i saj i madh Joni, Anna duket se në jetë do të ndjekë rrugën e babait të saj, prej të cilit ka trashëguar talentin për muzikën.

Anna Gjebrea do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion Read More »

Anna Gjebrea do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion

Anna, vajza e Ardit Gjebreas do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në Festivalin Evropian të Këngës për Fëmijë, Eurovision 2021.

Vajza e kantautorit të njohur Ardit Gjebrea sapo është shpallur fituese e Festivalit të Fëmijëve në RTSH, duke qenë pikërisht ajo që do të përfaqësojë vendin tonë në këtë kompeticion.

Në Instagram, Anna tregon se është shumë e lumtur për këtë çmim dhe se do përpiqet të japë më të mirën.

Anna Gjebrea do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion Read More »

Ja kush janë 3 Vip-at që do të futen sonte në “Big Brother”

Sot një javë nisi aventura televizive “Big Brother VIP”.

Përpos që me të famshëm po zhvillohet si format për herë të parë, një tjetër risi ishte fakti se për herë të parë do të transmetohen dy mbrëmje spektakli, të marteve dhe të premteve.

E në ditën kur banorët do të mbushin shtatë ditë të plota, do të ketë hyrje të reja.

Kjo është lënë të kuptohet tërthorazi të premten por edhe nga Dojna Mema që do të moderojë këtë vit “Big Brother Fan Club”.

Pritet të jenë tre të njohur të tjerë që do t’i bashkëngjiten shtëpisë.

Një ndër ta përflitet se do të jetë këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila në fillim të tetorit siç konfirmojnë burime të Prive.al ka qenë duke u përballur me COVID-19.

Ky fakt mund ta ketë shtyrë hyrjen e saj në shtëpinë më të famshme të shqiptarëve.

Tjetër emer i përfolur është ai i aktores Ema Andrea.

Mbetet të shihet sonte se kush do jenë emrat që do t’i bashkëngjiten aventurës 100 ditore me çmimin e madh prej 100,000 eurosh.

SHQIPERIA IME

Ja kush janë 3 Vip-at që do të futen sonte në “Big Brother” Read More »

Semi Jaupaj: “Dashuria ime e parë ishte Bojken Lako”.Ajo tregon diferencën e madhe në moshë, ndarjen dhe…

Një nga personazhet e Big Brother VIP është edhe Semi Jaupaj.

Ajo foli për ndarjen e saj nga Bojken Lako gjatë një sfide në këtë reality show. Ajo tha se këngëtari ka qenë dashuria e saj e parë dhe se vazhdojnë të mbeten miq edhe pas ndarjes.

“Dashuria ime e parë. Jemi njohur kur isha vetëm 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34. Kam marrëdhënie të mirë, e pyes për çdo gjë. E pyeta nëse duhet të futesha ose jo”, tha 29-vjeçarja.

Kujtojmë se Semi e konfirmoi ndarjen nga Bojkeni në maj të këtij viti në skenën e “Këngës Magjike”.
/noa

Semi Jaupaj: “Dashuria ime e parë ishte Bojken Lako”.Ajo tregon diferencën e madhe në moshë, ndarjen dhe… Read More »