Art-Kulture

‘Eurovision 2023’, ja dhjetë shtetet që u kualifikuan në finale

Mbrëmë ishte nata e dytë e gjysmëfinales së ‘Eurovision 2023”.

Mbrëmja madhështore e mbajtur në “M&S Bank Arena” të Liverpool-it dhuroi 16 performanca fantastike nga 16 shtete të ndryshme.
Por rezultati përfundimtar i kalkuluar 50% mes publikut dhe 50% mes jurive profesionale të çdo shteti, kualifikoi vetëm 10 prej tyre në finalen e madhe.

Shtetet që arritën të kualifikoheshin janë:

Shqipëria

Qipro

Estonia

Belgjika

Austria

Lituania

Polonia

Australia

Armenia

Sllovenia

‘Eurovision 2023’, ja dhjetë shtetet që u kualifikuan në finale Read More »

Stërmbesa e Skënderbeut, Sophie Castriota i këndon Adem Jasharit

Stërmbesa e heroit kombëtar Gjergj Kastriot-Skënderbeu, Sophie Castriota në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka kënduar disa vargje të këngës “Mora fjalë”.

Stërmbesa e heroit kombëtar Gjergj Kastriot-Skënderbeu, Sophie Castriota në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka kënduar disa vargje të këngës “Mora fjalë”.

Kohë më parë Sophia ka dhënë detaje rreth prejardhje së saj dhe lidhjes me heroin tonë kombëtar.

“Po, unë jam pa diskutim një pasardhëse e linjës së gjakut (14 gjenerata) të Gjergj Kastrioti Skënderbeu, por jo trashëgimtarja e tij, siç kanë thënë disa. Linja e gjakut është e nënës dhe vjen nga gjenerata e 6 e stër stër-gjyshes sime, Princeshës Giuseppa Castriota Scanderbeg, e cila u martua me Marquis Vincenzo Bernardini.

Ne jemi pasardhës të linjës së Pardos, siç është edhe familja e Kastriot Skënderbeut në Leçe të Italisë; nga i njëjti vend që ka prejardhjen dhe familja e nënës sime. Historia e një princeshe në familje ishte një legjendë e vjetër familjare deri sa stër-daja im nisi kërkimet dhe krijoi pemën familjare”, ka shpjeguar ajo.

“Pema është rikërkuar, ashtu siç duhet vite më parë dhe kjo ndodhi kur ne kuptuam se kush ishte princesha-një nga stër-stër mbesat e linjës së gjakut të Skënderbegëve. Pema e familjes sonë është kontrolluar edhe nga ambasadat dhe tjerë dhe kanë arritur në përfundimin se unë jam një nga pasardhëset e linjës së gjakut të atij njeriu të madh. Jam shumë krenare për të dhe për gjakun që unë mbaj që vjen nga ai.

Paraardhësit e mi shqiptarë lanë Shqipërinë kur perandoria Osmane i pushtoi pas vdekjes së Skënderbeut. Ata u vendosën në jug të Italisë, në Leçe/ Apuglia. Gjyshja ime italiane u largua nga Italia para shumë vitesh, jetoi në Francë dhe më vonë në Angli. Ajo së bashku me prindërit e mi lanë Mbretërinë e Bashkuar në fillim të ’90 për të jetuar më vonë në Australi ku dhe linda unë”, kishte thënë tutje ajo.

Stërmbesa e Skënderbeut, Sophie Castriota i këndon Adem Jasharit Read More »

13-vjeçari shqiptar shpallet kampion bote

13-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut shpallet kampion bote në vallëzim
“Kur vallëzoj ndihem i lirë, jam vetvetja”, kështu e nis rrëfimin për Radion Evropa e Lirë, kampioni i botës në vallëzimin modern, 13-vjeçari Andi Ismaili nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut.

Titullin e më të mirit në vallëzimin modern, Andi e fitoi në kampionatin botëror në Podçetrtek të Sllovenisë, që u mbajt në nëntor-dhjetor të vitit 2022, me pjesëmarrjen e garuesve nga 32 shtete të botës.

Ky nuk është titulli i parë për Andin. Ai u shpall kampion bote edhe në vitin 2021, në kampionatin që u mbajt në Poloni, ndërsa me vendin e parë u kurorëzua edhe në garat evropiane.
“Ky ishte çmimi im i katërt. Në vitin 2019 mora vendin e parë [në Poloni) sikur edhe në vitin 2021. Në vitin 2022 u shpalla kampion në dy kategoritë, [në vallëzimin xhaz dhe modern] ”, thotë Andi.

Andi është nxënës në shkollën fillore “Goce Dellçev” në Gostivar, ndërsa me vallëzim filloi të merret nga mosha 8-vjeçare, i inspiruar nga valltarë të tjerë, të cilët siç thotë, i ndiqte me ëndje nëpër rrjetet sociale dhe kanalin YouTube, ndërsa më pas filloi të vizitonte edhe një shkollë baleti në qytetin e tij të lindjes.

“Unë fillimisht kam parë disa valltarë në YouTube, të cilët më inspiruan shumë në rrugën e mëtejmë. Gruaja e dajës tim i dërgonte vajzat e saj në një studio baleti këtu ku jetoj dhe unë shkoja herë pas here t’i vizitoja. Një ditë mësuesja e baletit më ftoi të vallëzoja dhe u impresionua shumë nga talenti im dhe kështu unë vazhdova i bindur se do t’ia arrija”, thotë Andi.

Suksesin për të arriturat Andi ia dedikon familjes së tij, e cila i ka dhënë mbështetje të madhe ndërsa babai i tij, Fatoni, e shoqëron në të gjitha garat ndërkombëtare. Një ndihmë të madhe thotë se merr edhe nga disa biznese, pa ndihmën e të cilave do ta kishte të vështirë të realizonte “ëndrrën e tij”.

Andi thotë se sukseset që arrin e bëjnë atë krenar dhe e motivojnë që të vazhdojë me përkushtim për të arritur majat e vallëzimit botëror.

“Në garat ku marr pjesë, kemi pjesëmarrës nga e gjithë bota dhe kam arritur të formoj shoqëri të ndryshme. Ajo që më pëlqen në këto gara më shumë është shoqëria sesa çmimet. Të gjithë më motivojnë për të ecur më tej dhe kjo është ajo pjesa që më së shumti më pëlqen në gara”, shprehet Andi Ismaili.

Andi është i kënaqur edhe nga mbështetja që merr nga shokët në qytetin e lindjes, edhe pse ka pasur momente kur ka marrë edhe komente që nuk i kanë pëlqyer.

“Ndonjëherë kam marrë disa komente negative, si p.sh. ky është një sport vajzash, ky është kështu apo ashtu, por në përgjithësi jam falënderues dhe si gjithmonë më presin mirë”, thotë ai.

Andi u prit edhe nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një manifestim të organizuar për festat e funditit. Ai thotë se nga kreu i shtetit ka marrë premtime për mbështetjen e talentit të tij.

Sikur çdo fëmijë tjetër, edhe Andi ka ëndrrat e tij.

“Ndoshta të jetoj në Amerikë, sepse atje mendoj se kemi më shumë mundësi që të gjithë valltarët t’i realizojmë ëndrrat tona”, thotë ai.

Ai për fund ka edhe një thirrje për të gjithë bashkëmoshatarët tij.

“T’i ndiqni ëndrrat. Ne të gjithë kemi ëndrra, por është zgjеdhja jonë se a do të zgjohemi që t’i realizojmë ato apo do të vazhdojmë të flemë dhe të ëndërrojmë”, thotë 13-vjeçari kampion bote në vallëzimin modern./REL

13-vjeçari shqiptar shpallet kampion bote Read More »

Sot nata finale e ‘Festivalit të Këngës’/ Del lista, këto janë emrat e njohur të 21 finalistëve. Kush do triumfojë?

Sot do të mbahet nata finale e Festivalit të 61-të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar dhe kjo natë ka rezervuar shumë emocione. 21 finalistë do të performojnë duke konkurruar gjithashtu për çmimin e madh dhe të rëndësishëm të festivalit, ku fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në spektaklin gjigand të ‘Eurovsion 2023’.

5 artistët e rinj të kualifikuar për në finale janë Melodajna Mancaku, Erma Mici, Urban Band, Gent Hoxha, Vanesa Sono të cilët u bashkohen në natën e sotme finale 16 këngëtarëve të afirmuar të muzikës.

Më poshtë lista e plotë me artistët finalistë dhe këngët pjesëmarrëse:

1.Alban Kondi & Lorela Karoshi – Melodi

4.Enxhi Nasufi – Burrë

5.Erma Mici – Kozmosi i dashurisë

6.Evi Reçi – Ma kthe

7.Fabian Basha – Një gotë

9.Franc Koruni – Në pritje

11.Genti Hoxha – Ajër

12.Gjergj Kaçinari – Dje

13.LYNX – Nëse ke besim

14.Manjola Nallbani – Duaj

15.Melodajna Mancaku – Gjysma e zemrës sime

16.Petrit Çarkaxhiu – Emri yt mirësi

17.Rezarta Smaja – N’Eden

19.Serxhio Hajdini – Vështirë

20.Urban Band – Në çdo hap

21.Vanesa Sono – Aroma jonë

Me votat e publikut dhe jurisë sot do të shpallet fituesi i Festivalit të 61-të të Këngës.

Sot nata finale e ‘Festivalit të Këngës’/ Del lista, këto janë emrat e njohur të 21 finalistëve. Kush do triumfojë? Read More »

I riu shqiptar mahnit jurinë e ‘The Voice’ 

Sukseset e shqiptarëve nëpër botë shtohen dita-ditës. Më i fundit, bëhet fjalë për Julio Imerin, i cili është ka mahnitur jurinë e “The Voice of Greece” me zërin e tij. Ai ka kënduar këngën “Stay With me” dhe ka bërë të katërt anëtarët e jurisë të kthehen. Mirëpo, në fund ka zgjedhur skuadrën e Elena Paparizou.

Julio nga Gjirokastra ka bërë edhe një postim në rrjetet sociale, ku shprehet shumë i emocionuar.

Postimi i plotë i tij:

Ishte dite e gjate shume.

Emocione te forta.

Mendime shume.

“A do ja dal? A jam mjaftueshem i mire”

Para se te shkoja ne ate skene, kisha ankth, isha nervoz, i gezuar dhe ne te njejten kohe i frikesuar.

Nje skene e madhe, audience me shume njerez para meje dhe kater njerez me karrike te kthyera kundrejt meje.

Artista qe kane bere histori.

Dhe ashtu sic isha ne keto mendime, pasi ngjita shkallet per te shkuar ne ate skene, i thashe vetes sime qe do bej ate qe di te bej me mire; te kendoj para njerezve, te jap shpirtin, te bej njerezit te ndjejne dicka.

Ata jane aty per mua, dhe juristet jane ate per mua gjithashtu. Te me degjojne mua, duhet t’i bej te ndjejne dicka…

Dhe ate bera! Edhe pse jo perfekte, kendoi zemra dhe shpirti!

Jam shume falenderues qe te gjithe u kthyen, me dhane nje shans per te shkuar me tutje. Te kendoj ne nje skene te madhe, ne TV para shume njerezve.

Kur po kendoja u ndjeva nervoz por u ndjeva si ne shtepine time. U mundova te jem i fokusuar por edhe ta shijoja te gjithe performancen.

Kam shume gjera per te thene persa i perket atyre 90 sekondave qe isha ne ate skene. Teme tjeter per nje video tjeter ne ditet ne vijim ndoshta.

Dhe keshtu nis rrugetimi im ne The Voice of Greece!

Dhe kujt ja merrte mendja qe une do mirrja pjese ne nje show te tille por ja ku jam! Jeta te surprizon nanjehere.

I riu shqiptar mahnit jurinë e ‘The Voice’  Read More »

Nga Drita në Amerikë e deri te Lola në Nigeri: Ku janë sot aktorët e ‘Njerëz dhe Fate’?!

Telenovela e parë shqiptare “Njerëz dhe Fate” ishte një telenovelë e cila u pëlqye jashtëzakonisht shumë nga publiku.Kjo, jo vetëm se ishte telenovela e parë, por edhe për shkak të historisë që ajo kishte, duke pasqyruar realitetin shqiptarë të asaj kohe.

Ishin vitet 2002-2003 kur, “Njerëz dhe Fate” mbërtheu para ekranit të gjithë shqiptarët.

Historia e një familjeje shqiptare që përballej me vështirësitë e kohës, tërhoqi vëmendjen e shqiptarëve që hasnin të njëjtat probleme të atë kohë.

Asokohe u fol në media se “Njerëz dhe Fate” nuk do të kishte vetëm 20 seri, por edhe dy episode të tjerë, që deri tani duket se kanë mbetur ëndërr në sirtar…

Po ku janë sot aktorët dhe personazhet tuaj të preferuar: Flori, Era, Lola, Durimi, Betimi, Xhema, Didi, Bosi, etj?

Robert Ndrenika

Të kesh pjesë të kastit një prej emrave më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare, atëherë gjysmën e suksesit e ke të garantuar. Kështu ndodhi edhe me Robert Ndrenikën, i cili ishte pjesë e padisktuar e suksesit të kësaj telenovele.

Ai interpretonte rolin e një ish-regjisori të vjetër të Kinostudios, “Durim Guri”, që ishte baba i tre fëmijëve, Lola, Era dhe Flori. Pas këtij seriali ai është ngjitur në skenë me të tjerë personazhe në teatër e kinematografi, por në fillim të vitit 2015-të Ndrenika iu nënshtrua një operacioni në zemër, që fatmirësisht doli me sukses.

Pavlina Mani

“Drita” është roli i Pavlina Manit në telenovelën më të famshme shqiptare. Mani dhe Ndrenika ndërtuan çiftin ideal të aktorëve duke interpretuar me aq thjeshtësi dhe origjinalitet bashkëshortët intelektualë, që patën shumë probleme me fëmijët e tyre. Aktorja Pavlina Mani u shpërngul vite më parë në Amerikë, së bashku me bashkëshortin e saj aktorin Pirro Mani. Pirro Mani fatkeqësisht ka ndërruat jetë një vit më parë në New York.

Arben Derhemi

Ai ka interpretuar edhe në moshë të re (ka luajtur një rol në episodik në filmin “Një vajzë dhe një djalë”), por publiku shqiptar e njeh më së shumti me rolin e Florit, djalin çapkën në telenovelën “Njerëz dhe Fate”.

Derhemi duket se u fut menjëherë nën lëkurën e djemëve “problematikë” dhe të shkathët shqiptarë, duke e sjellë shumë pranë realitetit personazhin e tij.

Për aktorin Derhemi rrjedha e aktrimit ka vijuar normalisht në kinematografi e teatër, madje ai ka eksperimentuar duke sjellë në skenë edhe monodramën “Johan Padan dhe Amerikat”. Aktualisht është i martuar me gazetaren Iva Korumi dhe janë prindër të një vajze me emrin, Darlina.

Eni Jani

E kush nuk e mban mend Erën, gjimnazisten e shkëlqyer e cila kishte shumë ëndrra për jetën. Aktorja Eni Jani pas këtij personazhi, u bë sigurisht më e famshme dhe më e njohur për publikun shqiptar. Duket sikur karriera e Janit pas kësaj telenovele u përqëndrua më shumë në teatër ku ka interpretuar në vepra të famshme “Vdekja e një mbretëreshe”, “10 vjet martesë”,” Me dyer të mbyllura”, etj.

Ajo ka sjellë gjithashtu si regjisore disa vepra në skenën e Teatrit. Jani është martuar me aktorin Genc Fuga dhe janë prindër të dy fëmijëve. Ajo ka qenë për dy sezone regjisore dhe ideatore e programit të mëngjesit në “TVSH”.

Valbona Imami

Lola, vajza e madhe e familjes Guri, interpretohej në këtë telenovelë nga aktorja Valbona Imami. Imami është larguar prej kohësh nga Shqipëria pasi është martuar me ekonomistin e huaj, Evan Scott Thomas.

Disa kohe me pare u be me dije se Valbona jetonte mes Amerikes dhe Nigerise, pasi bashkeshorti i saj amerikan, Evan Scott Thomas ishte me mision ne Abuja. Por aktorja eshte shume e terhequr jo vetem nga ekrani, por edhe nga rrjetet sociale..

Arta Muçaj

Aktorja kosovare, Arta Muçaj u bë e njohur në Shqipëri nëpërmjet rolit të “Didit” në këtë telenovelë. Në vitet 2000 veç rolit në serial ajo u përfol edhe për historinë e dashurisë me rrokerin e famshëm, Bojken Lako, që për aktoren ka qenë një lidhje perfekte, që përfundoi pa shkak. Aktorja jeton tashmë në kontinentin e largët australian, ku pas divorcit nga bashkëshorti vijon karrierën si aktore atje.

Nga Drita në Amerikë e deri te Lola në Nigeri: Ku janë sot aktorët e ‘Njerëz dhe Fate’?! Read More »

Arben Derhemi njoftoi rikthimin e ‘Njerëz dhe Fate’, a do të rikthehet edhe Didi?

Aktori Arben Derhemi u ka dhënë shqiptarëve pak ditë më parë një lajm që e prisnin prej kohësh. Ai ka publikuar një foto me Robert Ndrenikën, dhe ka paralajmëruar se seriali “Njerëz dhe fate” do të rikthehet në ekranet e shqiptarëve

“Sot e deklaroj rifillimin e serialit …”Njerez dhe fate”..Eshte gati..”, ka shkruar Arben Derhemi dhe ky ishte i vetmi informacion që ai dha për ndjekësit.
Lajmi u prit me entuziazëm, por kurioziteti është i madh. Pyetje të shumta ksihte edhe për “Didin”, një nga personazhet me më shumë ndikim në serial edhe pse ishte në rol negativ.

Të gjithë mezi e prisnim prej kohësh! Arben Derhemi njoftoi
Aktorja që luan Didin është Arta Muçaj e cila ka lënë edhe një LIKE në postimin e aktorit. Nuk dihet nëse kjo është një konfirmim nga ana e saj se do të jetë sërish pjesë e serialit apo thjesht një pëlqim për kolegun.

Të gjithë mezi e prisnim prej kohësh! Arben Derhemi njoftoi

Të gjithë mezi e prisnim prej kohësh! Arben Derhemi njoftoi

Të gjithë mezi e prisnim prej kohësh! Arben Derhemi njoftoi

Arben Derhemi njoftoi rikthimin e ‘Njerëz dhe Fate’, a do të rikthehet edhe Didi? Read More »

Do rifillojë seriali ‘Njerëz dhe Fate’?

Nëse ka një serial në historinë e kinematografisë dhe televizionit në Shqipëri që ka vendosur rekorde dhe ka lënë përshtypje shumë të mira është padyshim “Njerëz dhe Fate”.Edhe pse kanë kaluar afro 20 vite nga transmetimi i tij në ekranin e RTSH-së ende sot është i freskët në mendjet e gjithë shqiptarëve.

Krahas kastit të mrekullueshëm të aktorëve, ajo që e bëri kaq të dashur këtë serial është realiteti që solli për kohën dhe ndërthurja perfekte e ngjarjeve me realitetin e asaj kohe.

Edhe pse gjithë këto vite është kërkuar me ngulm nga shikuesit rikthimi i këtij seriali me episode të reja, kjo gjë nuk është bërë e mundur për arsye të ndryshme!

Por pak më parë, në një postim në rrjetet sociale, aktori kryesor i këtij Serial, Flori që luhet nga Arben Derhemi ka dhënë lajmin e shumëpritur në krah të Robert Ndrenikës.

“Sot e deklaroj rifillimin e serialit …”Njerez dhe fate”..Eshte gati..” shkruan aktori pa dhënë detaje të tjera. Komentet dhe urimet e ndjekësve kanë qenë të shumtë.

Do rifillojë seriali ‘Njerëz dhe Fate’? Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com