Art-Kulture

Na ka mbajtur të gjithëve të mbërthyer pas ekranit! Feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi aktorja e madhe

Ajo është padyshim një nga aktoret më fantastike që ka prodhuar kinematografia dhe teatri shqiptar. Ka lindur më 1948 dhe ka festuar ditëlindjen e saj të 74.

Po flasim për Pavlina Manin, aktorja qe për brezin pas ’90-ës mbahet mend per serialin e famshëm te filmit “Njerëz dhe fate”, ndërsa për artdashesit më të vjeter në moshë kujtohet veçanerisht për interpretimin e jashtëzakonshem në komedinë “Pallati 176”.

Na ka mbajtur të gjithëve të mbërthyer pas ekranit! Feston

Në “Njerëz dhe fate” ishte roli i fundit i aktores Pavlina Mani, e cila pas mbarimit të xhirimeve të serialit u largua së bashku me familjen e saj drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ajo jeton në Amerikë prej më shumë se 16 vitesh dhe pamja e saj ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë.
Një vit më parë, aktojra humbi bashkëshortin e saj, dhe publiku shqiptar regjisorin e njohur, Pirro Mani.

Na ka mbajtur të gjithëve të mbërthyer pas ekranit! Feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi aktorja e madhe Read More »

Shpallet lista e këngëtarëve pjesëmarrës/ Elsa Lila merr pjesë në Festivalin e RTSH-së me këngën ‘Evita’

Pak javë na ndajnë nga Festivali i 61 i Radio Televizionit Shqiptar. Ndërkohë, prej disa ditësh po përfliten disa nga emrat pjesëmarrës, të cilët janë konfirmuar vetëm mbrëmjen e sotme.

Faqja Eurovision Albania ka publikuar listën e plotë të artistëve, nga Fifi, Elsa Lila, Albina Kelmendi, Rovena Dilo deri te Evi Reçi. Të gjithë janë befasuar me këngëtarët, pasi shumë nga këngëtarët kanë qenë të shkëputur nga skena dhe tashmë pritet një rikthim i bujshëm.

Kujtojmë që fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, që këtë vit do të zhvillohet në Angli.

Shpallet lista e këngëtarëve pjesëmarrës/ Elsa Lila merr pjesë në Festivalin e RTSH-së me këngën ‘Evita’ Read More »

Festivali i RTSH, ndryshimet dhe emrat pretendentë që pritet të shkojnë në ‘Eurosong’

Këtë vit me shumë kuriozitet po pritet Festivali i RTSH. Kjo, për faktin se kur duhen edhe më shumë se 2 muaj nga ky event, kanë nisur të përfliten tashmë emrat e parë që do të marrin pjesë. Mediat kanë deklaruar se do të jetë Arbana Osmani ajo që këtë vit do të moderojë Festivalin e RTSH. Sipas tyre, Arbana do të ketë suport në këtë event bashkëshortin e saj, Eduart Grishaj, i cili do të jetë regjisor i festivalit. Burimet bëjnë me dije se ftesa i ka ardhur nga miku i saj, drejtor i RTSH, Enkel Joti.

Ndërkohë kanë nisur të zbulohen edhe konkurrentët e parë. Edhe këtë vit, si edhe vitet e shkuara, Evi Reçi do të marrë pjesë në festival, duke tentuar këtë herë edhe fitoren e madhe. Grupi “Urban Band” që këtë vit merr pjesë me një vokalist të ri si Endrik Beba, paraqitet me një krijim të rokerit Eugent Bushpepa, zbulonte “Kryefjala”.

Grupi “Produkt 28”, por që këtë herë do të vijnë të ndarë, pasi Fabian Basha ka një krijim të tijin, ndërsa kantautori Alban Kondi vjen këtë herë duet me këngëtaren e re Loré, artiste e re që menaxhohet nga vetë ai./Shqiperiaime

Festivali i RTSH, ndryshimet dhe emrat pretendentë që pritet të shkojnë në ‘Eurosong’ Read More »

Ju kujtohet Sulon tek ‘Lulëkuqe mbi mure’? Shikoni si duket sot ai (foto)

Media të ndryshme kanë sjellë në vëmendje një nga filmat më emocionues “Lulëkuqet mbi mure” dhe veçanërisht protagonistin, Sulon.

Roli i tij luhet nga Krenar Arifi, që nuk e ndoqi rrugën e kinematografisë.

Një foto e tij ka qarkulluar në rrjet për të shuar kuriozitetin e gjithë atyre që thonë: Si duket sot Suloja?

Informacioni në rrjet është i cunguar dhe për fat të keq Arifi duket të mos jetë shumë familjar me rrjetet sociale për të marrë ndonjë detaj a foto më shumë.

Ju kujtohet Sulon tek ‘Lulëkuqe mbi mure’? Shikoni si duket sot ai (foto) Read More »

Fatosh Likoj, zëri autentik i këngës së Dukatit/ Nga Sejmen Gjokoli

Nga cikli “Visare treshëgimie”

FATOSH LIKOJ, ZËRI AUTENTIK I KËNGËS SË DUKATIT

Me këngëtarin dhe drejtuesin e grupit të Dukatit, Fatosh Likoj, “Mjeshtër i Madh”

Kur e pyet të tregojë se kur është dalja e parë në skenë, Fatosh Likoj të thotë se ka fiksuar dy të tilla. Njëra i takon viteve kur ishte nxënës në shkollën tetë vjeçare dhe tjetrën kur, vite më vonë, do krijonin grupin e tyre me një radhë bashkëmoshatarësh të dashuruar me këngën e vallen e vëndit të tyre.
Ishte vetëm dymbëdhjetë vjeç, në klasën e pestë kur me mësuesen Polieta që u jepte lëndën e muzikës ngritën grupin polifonik të shkollës me të cilin do aktivizoheshin disa herë në koncertet e organizuara nga shtëpia e pionierit të Vlorës.
Kjo deri në mbarim të klasës së tetë mbasi më tej e prisnin aktivitetet e organizuara në shkollën e mesme “Jani Minga”, aty ku do të mësonte e përfitonte edhe profesionin e ndihmës mjekut i cili do ti bëhej bashkëudhëtar i pa ndarë i jetës.
Këtu përveç këngës polifonike që e kishte prurë me vehte do të aktivizohej edhe në grupin e valleve popullore prej të cilit kujton me respekt e nostalgji profesorin e valles, mjeshtrin e koreografisë, Jani Gjergji.
Mbas diplomimit, rreth katër vite pune do ti ndante si ndihmës mjek midis Gorishtit e Ishullit të Sazanit ku edhe këtu kënga do të ishte e pa ndarë, sidomos kur kujton aktivizimin me grupin e Rexhepajt dhe provat që bënin në shtëpinë e atjeshme të kulturës.
Më pas emërimi në vendlindjen e tij do të bëhej përcaktues edhe për këngën me të cilën do të bashkëjetonte pa u ndarë për gati katër dekada.
Eshtë viti 1984, kohë kur do të mblidhte rreth vehtes një grup djem e vajzash nga ku të gjithë bashkë do të nisnin për të shkruar një tjetër histori të këngës së vendlindjes së tyre.
Kohë më parë me rapsodin e drejtuesin e madh Dule Havari dukatasit kishin realizuar disa prej këngëve e valleve maja të Labërisë. Pika Gjoleka kishte “pikuar” një tufë këngësh që ishin bërë hite labërishte të kohës, ndërsa treshja e famshme Gjoleka, Bozhani, Vangjeli i kishte vënë vulën një mënyre të kënduari të pa ngjashme me askënd e të denjë për studime shkencëtarësh folklori.
Kështu grupi që po organizohej duke patur në përbërje edhe disa nga këngëtarët e grupit ekzistues do merrte udhën e bukur të këngës së Dukatit, mbështetur fort në traditën e trashëgiminë autoktone të zonës.
Ishin të gjithë të rinj atë kohë kur me Fatosh Likon u bënë bashkë edhe Idajet Muko, Gëzim Nezha, Petref Habili, Bexhet Bala, Zeqir Habili, Arianit Kulluri, Belo Brahimi, Remzi Allushi, Kujtim Berdaj e Beqir Bela më pas.
Të gjithë djem lastarë, gati vërsnikë, me një pasion e dashuri të madhe për këngën e të parëve të tyre.
Një grup i bukur në këngë, por edhe me kostumet tradicionale, nga koka në këmbë.
Vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeçare ishte Fatbardha Aliçkaj, Maya e këngës së sotme kur si pjesë e këtij grupi, përmes një kombinimi të shkëlqyer me kthyerje të Bexhet Balës e hedhje të Remzi Allushit, në kryeqytetin e vendit do të këndonte persosmërisht një nga këngët perla të të madhes Pika Gjoleka, e regjistruar me zë e figurë nga i vetmi televizion i kohës.
Duke folur për ngjitjet e para në skenë Fatosh Likoj kujton jo pa nostalgji përzgjedhjen për të marrë pjesë në koncertin jubilar të 75 vjetorit të Pavarësisë në Vlorë, në vitin e largët 1987.
Katër javë u shkëputën nga puna, madje edhe nga fshati, të gjithë u grumbulluan në qytetin e Vlorës për përgatitje të koncertit jubilar.
Për tri javë Fatoshi do të kryesonte vallen e burrave të Dukatit ndërkohë që në javën e fundit kur u vendos që vallja të bëhej me gjashtëmbëdhjetë vetë, shaminë e korifeut ja dorëzoi Bego Vangjelit me Leko Gjolekën e Velesin Koshenën, treshen që do të shkëputej më vehte, ndërkohë që vetë do të printe të trembëdhjetët e mbetur të “gjerdanit”.
Të njëjtën gjë me valle do ta përsëritnin edhe gati dhjetë vite më pas kur me të parin e valles dukatase, mjeshtrin e vërtetë Bego Vangjeli, aty në Kalanë e Beratit do të shkëlqenin me vallen e burrave, “Kush e njih Savo Andonë”.
Ndërkohë që këngën e fundit si përzjerje e grupit tradicional me grupin e ri do ta këndonin në Kalanë e Gjirokastrës në vitin 1988 ku duket se edhe në mënyrë simbolike edhe marrësit e këngës u gërshetuan si për të dorëzuar stafetë.
“O Selman ç’i bërë dhëntë” është një nga këngët më të realizuara të Dukatit ku Sulo Bozhani e Remzi Allushi në një kombinim të hatashëm me Leko Gjolekën kthyes e Zeqir Habilin në hedhje i kanë dhënë fondit të këngëve polifonike një perlë të vërtetë.
Fillim shekulli i XXI do ta gjejë Fatosh Likoj jo vetëm një organizator të spikatur të grupit të Dukatit por edhe një korife të pa zvëndësueshëm të këngës labe të kësaj zone, shquar për këngë me shumë traditë e autenticitet.
Është koha kur në grup janë bashkuar edhe Syrja Brahimaj, një nga kthyesit me emër të Labërisë. Bajram Hunda një tjetër marrës tredite e Hysni Kapoj, i njohur jo vetëm si këngëtar por edhe rapsod popullor.
“Pllakosi turku në Vlorë,
Ç’bën që rri Rugjinë e gjorë,
Mblidhi djemtë e bëja forrë…”
Janë disa nga vargjet e këngës “Pllakosi turku në Vlorë” ku Fatosh Likoj me një marrje brilante, tepër potente e me një fuqi elektrizuese do të “mposhte” Kalanë e festivalit kombëtar në të parin edicion të shekullit të XXI, në nisje të tij.
Këtu djemtë e Dukatit me një kombinim e harmonizim të përsosur dhanë edhe një herë një shënjë të fortë se këngën plot nam të të parëve të tyre do ta mbajnë e trashëgojnë edhe shekullit të porsa nisur.
Fatosh Likoj në pozicionin e marrësit, Syrja Brahimaj kthyes si dhe Beqir Velaj hedhës, shoqëruar nga isua e anëtarëve të tjerë të grupit, të gjithë bashkë, si një ansambël tepër unik, kanë realizuar një nga këngët më të spikatura në polifoninë e jugut.
Është një këngë që veç të tjerash flet për një individualitet dhe mjeshtyëri të pa diskutueshme të Fatoshit duke e vendosur atë në plejadën e këngëtarëve më në zë të Labërisë.
Një aradhë këngësh si; “ Pllakosi turku në Vlorë”, “Qyqe që këndon beharë”, “Doli marsi, hyri prilli”, “Ç’ke karaf që tunede shumë”, “Do ja marr këngës dukaçe”, “O Dukat, Dukati ynë”, “Frynte Llogaraja”, “Seç mu prish një ëndërr”, “Bahçeja me trëndelinë”, “Kënga për Beqir Laçen” etj. të kënduara nga Fatosh Likoj mbeten një kontribut i madh jo thjesht në lëvrimin e këngës tradicionale të Dukatit e Labërisë por edhe në tërësinë e vlerave më të mira të iso-polifonisë shqiptare.
Një këngëtar i pa diskutueshëm i përmasave kombëtare sa epik po aq edhe lirik
Një nga risitë e të veçantat e të bukura të Fatosh Likoj si marrës mbeten edhe këngët e kombinuara, këngët që vijnë si dialog me një tjetër marrës.
Duetet polifonike realizuar me një nga këngëtarët e tjerë virtuozë, një tjetër individualitet i këngës së Dukatit, Idajet Muko, mbeten një tjetër pasuri e vlerë shpirtërore në fondin e këngëve më të zgjedhura të kësaj treve të Labërisë.
Dhe këtu duket se të dy, Fatosh e Idajet kanë gjetur vehten si të lindur për këtë mënyrë të kënduari.
Këngë si “Nga Beuni vjen një kartë”, “Kush e njih Dervish Alinë” apo “Thëllëzat në Sotiran”, mbeten ndër më të bukurat ndër afro njëqind këngët e realizuara nga ky grup në një hark kohor afro katër dekada jetë.
Cilësia e veçantë e vokalit të Fatoshit, kthjelltësia dhe ekspresiviteti i thekshëm i fjalës shoqëruar me një interpretim të shkallës sipërore, i japin refrenit e bashkë me të vetë këngës një tjetër fuqi shprehëse si fjalë e melodi.
Fatosh Likoj konsiderohet nga specialistët jo vetëm si një zë i veçantë e me aksent të qartë lab por edhe si një vokal i përpunuar ku krahas notave të ulëta kalon pa stonatura në nota më të larta e shpërthyese por pa deformacione e pa e shkëputur këngën nga “toka”.
Në rini ka patur idhull këngëtarin e madh të brigjeve të Himarës Dhimitër Varfi dhe duket se pa u kuptuar diçka ka marrë nga këngëtari i pa përsëritshëm i brigjeve të Jonit.
Po njëherësh Fatosh Likoj është rritur në një vatër kënge ku, siç thotë ka marrë edhe nga babai që këndonte vetë por edhe nga nëna si bijë e aliçkajve derë kënge.
Sulo Likoj, i jati, ka qenë pjesë e grupit të hershëm të Dukatit, pjesëmarrës në shumë aktivitete e festivale.
Fatoshi na përmend edhe festivalin kombëtar të Lezhës në 1964, ku me këngën “Pesëqind vjet kanë kaluar,
Kapedan, o Skënderbe”, të shkruar nga Sulo Likoj grupi Dukatit shënoi jo vetëm historinë e tij por vendosi edhe një grur të rëndë kilometrik në rrugën e ndritur të këngës së këtij fshati me shumë histori po edhe me shumë këngë e trashëgimi.
Fatosh Likoj me shokë po shkruajnë historinë e rë të këngës dukatase duke vazhduar të mbeten një model i të kënduarit në Labëri, me këngë xhani por pa luajtur nga tabani.

Fatosh Likoj, zëri autentik i këngës së Dukatit/ Nga Sejmen Gjokoli Read More »

Si e kuptoi bota se dy yje që pushtuan kinemanë dhe Hollywood-in ishin shqiptarë

Ka mbyl lur sytë përgjithmonë, Irene Pappas, aktorja me origjinë shqiptare që lulëzoi në Greqi por u njoh në mbarë botën.
Irene ishte ndër të paktat aktore në Greqi që shkëlqeu në të gjithë botën. E lindur më 3 shtator 1926 në Chiliomodi, Korinth, ajo kishte mbiemrin shqiptar të babait të saj, Leleku.

Në 96 vite jetë, Irene luajti në 90 filma, por më si spikaturi ishte roli i Penelopes në serinë televizive italiane “Odissea” bashkë me legjendën e artit kinematografik, Bekim Fehmiu.

Brezi i sotëm mund të mos e dijë që dy nga aktorët më të mëdhenj të kinematografisë botërore si Irene Papas dhe Bekim Fehmiu ishin dy shqiptarë të pastër.

Së paktu për aktoren që bëri emër deri në Hollyëood dhe që njihej si greke kjo mund të shkaktojë deri habi sepse për Bekim Femiu mjaftonte emrin për ta kuptuar që ishte shqiptar. Por gruaja e bukur dhe e taletuar e ka pranuar vetë këtë fakt.

Gjatë xhirimeve të filmit legjendar “Odissea” në vitin 1968, në momente pushimi të dy aktorët kanë qenë duke biseduar në një gjuhë që nuk ishte e askujt tjetër nga trupa e filmit.

Të pushtuar nga kureshtja, njëri prej tyre i pyet:

-“Më falni, por cila është gjuha që ju po e flisni”?

Irena Papas (Irini Leleku) e prek në dorë Bekim Fehmiun, që ta linte të përgjigjej:

-“Është gjuha e nënës”.

-“Gjuha e nënës? Po cila mund të jetë ajo gjuhë e nënës kur ju jeni greke e Bekim Fehmiu jugosllav”? – gazetari.

-“Unë jam shqiptare nga Greqia kurse Bekimi shqiptar nga Jugosllavia por më e rëndësishmja është se ka qenë vullneti i vetë Zotit që ne të dy t’i luajmë këto dy role sepse dikur edhe vetë Penelopa dhe Odiseu kanë folur po të njëjtën gjuhë që e flasim unë e Bekimi sot”.

-“Por historia thotë se ata ishin grekë”, ia ktheu gazetari i habitur!

-Po mirë pra, edhe ti tani je duke më konsideruar greke edhe pse origjina ime fare nuk është greke”, i ishte përgjigjur Irena.

Si e kuptoi bota se dy yje që pushtuan kinemanë dhe Hollywood-in ishin shqiptarë Read More »

Ppërfundon Festivali i Venecias/ Ja kush e fitoi ‘Luanin e Artë’

VENECIA- Ka përfunduar Festivali i Venecias dhe janë ndarë edhe çmimet.

Aktorja australiane Cate Blanchett u nderua me çmimin për aktoren më të mirë. Dokumentari amerikan “All the Beauty and the Bloodshed” u nderua me Luanin e Artë në Festivalin e Filmit në Venecia.

Filmi francez “Saint Omer” u vlerësua me ‘Luanin e Argjendtë’. Aktorja australiane Cate Blanchett fitoi çmimin për aktoren më të mirë, çmimin e dytë të karrierës së saj në Venecia, për interpretimin e saj si dirigjente orkestre në filmin e Todd Field “Tár”.

Irlandezi Colin Farrell mori çmimin për aktorin më të mirë për rolin e fermerit në komedinë e zezë “The Banshees of Inisherin”. Ndërsa regjisori i burgosur iranian Jafar Panahi, i cili nuk mundi të shkonte në Venecia për të shoqëruar filmin e tij “Arinjtë nuk ekzistojnë”, iu dha një çmim special nga komiteti i Festivalit të Filmit në Venecia.

Çmimet kryesore:

– Filmi më i mirë: “All the Beauty and the Bloodshed” nga Laura Poitras (SHBA)

– Çmimi i madh i jurisë dhe Luani i së Ardhmes: “Saint-Omer” nga Alice Diop (Francë)

– Çmimi i regjisorit iu dha italianit Luca Guadagnino për filmin “Bones and all”

– Çmimi për aktoren më të mirë: Cate Blanchett për rolin e saj në ‘Tàr’ të Todd Field

– Çmimi për aktorin më të mirë: Colin Farrell për rolin e tij në filmin The Banshees of Inisherin të Martin McDonagh

– Çmimi Marcello Mastroianni për aktoren Taylor Russell për rolin e saj në ‘Bones and all’

– Çmimi Special i Jurisë: “Arinjtë nuk ekzistojnë”, nga Jafar Panahi (Iran)

– Çmimi për skenarin më të mirë: “The Banshees of Inisherin” nga Martin McDonagh

Ppërfundon Festivali i Venecias/ Ja kush e fitoi ‘Luanin e Artë’ Read More »

Melodia e këngës së Vaçe Zelës ‘Po ku ka si ti o Shqipëria ime’, luhet në mes të Beogradit

“Po ku ka si ti o Shqipëria ime”, kjo ka qenë melodia e cila ka kumbuar ditën e sotme në mes të Beogradit.

Melodia e këngës së Vaçe Zelës ka hapur punimet e Panairit të parë të Verës i cili po mbahet në Beograd, panair ky i cili është organizuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur.

Në panair krah dhjetërave prodhuesve të verërave në rajon, kanë marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovacevski, presidenti serb Aleksandër Vuçiç si dhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Më herët gjatë fjalës së tij në këtë panair, kryeministri Rama u shpreh se vendet e rajonit kanë humbur shumë kohë duke u përpjekur për ti treguar njëri-tjetrit se kush është i pari, teksa më tej shtoi se panairi vitin tjetër do të zhvillohet në një tjetër kryeqytet të rajonit.

Melodia e këngës së Vaçe Zelës ‘Po ku ka si ti o Shqipëria ime’, luhet në mes të Beogradit Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com