Intervista

H umbja e këngëtarit/ Mikesha e tij i zbulon ‘sekretin’: Partneres së tij i është shkulur zemra

Disa ditë më parë kantautori Kujtim Prodani ka hu mbur jetën si pasojë e Covid-19. Ai ishte një artist me shpirt të lirë dhe një njeri që dhuronte vetëm mirësi dhe energji pozitive. Në studion e Rudina Magjistarit në Tv Klan kanë qenë të ftuar disa miq të tij si Ardian Trebicka, tekst shkruesja Alda Bida dhe kompozitori Ilirjan Mihali, ku ndanë me publikun mjaft kujtime që kanë pasur me të.

Gjatë intervistës mikja e tij Alda Bida ka folur edhe për partneren e Kujtimit të cilës i është shkulur zemra nga hu mbja e tij.

PJESË NGA BISEDA:

Alda Bida: Mikesha e tij e zemrës ishte shok, e më pas u bë kritikja e tij më e mirë. Shumë nga ne e dimë se kush është, asaj vërtet i është shkulur zemra. Të jeni të sigurt që të gjitha kujtimet e tij, këngët e fundit, ka qenë ajo që e konsultonte, ajo ishte njeriu që në momentet e fundit shkëmbente mesazhet me miqtë, me shokët kur ai nuk fliste dot më.

Ardian Trebicka: E kishte problem kur nuk i pëlqente një diçka kur e kompozonte.

Rudina Magjistari: Ai nuk deshi kurrë të bënte diçka publike nga jeta e tij private përsa i përket një lidhje romantike, shumë i rezervuar dhe diskret ka qenë.

Alda Bida: Ai ishte diskret sepse nuk donte që gjërat e tij t’i ndante me të tjerët dhe gjërat e tij të rëndësishme, ishin gjërat e tij. Ajo ishte një gjë e natyrshme, nuk ishe një gjë që e kërkoi apo ajo e kërkoi.

Rudina Magjistari: Për lidhjen e dashurisë, i erdhi natyrshëm.

Alda Bida: Po.

Ilirjan Mihali: Unë e ngacmoja gjithmonë, i thoja po ti je gjithë ky çun, ke bërë plane që nuk do kishe lidhje të forta.

Rudina Magjistari: Sa herë që flitej për këtë temë ai gjithmonë e shmangte.

Alda Bida: Ajo është një vajzë aq e mençur dhe kishte një dashuri aq të madhe për Kujtimin sa nuk e ndryshoi Kujtimin. Nuk lu ftoi për ta ndryshuar Kujtimin që t’i thoshte… Domethënë kaq shumë e deshte dhe e do saqë nuk e ndryshoi. Madje ai miku ynë Adi Karakashi nga Italia atë ditë që h umbëm Kujtimin tha ia puth duart asaj vajze për këtë Kujtimin e bukur që mbeti zemër gjerë gjithmonë.

Marrë nga tvklan.al

H umbja e këngëtarit/ Mikesha e tij i zbulon ‘sekretin’: Partneres së tij i është shkulur zemra Read More »

Ja kush janë tre politikanët shqiptarë, që tr ansgjinorja Amber Candy do të dëshironte në shtrat

Përveç intervistës, provokimet dhe lojërat janë pjesë e emisionit “Why Not” çdo puntatë.

E ftuara e mbrëmjes së kaluar ka qenë Amber Candy, tra nsgjinorja që del hapur pa marrë parasysh mendimet dhe paragjykimet e njerëzve.

Si shumë të ftuar të tjerë specialë edhe Amber ka luajtur lojën e famshme “5 sekonda”. Mjaftojnë vetëm “5 sekonda” për të krijuar një zhurmë të madhe.

Kësaj here zhurma do të jetë më e madhe pasi Amber përmend 3 politikanët të cilët ajo do të dëshironte t’i kishte në shtrat, dhe nuk janë politikanë dosido.

Na lejoni të themi që Amber ka gjuajtur shumë larg. Amber, tre politikanë që do të dëshiroje në shtrat

“Fatos Nano, Sali Berisha, Edi Rama”, u pwrgjigj. /noa.al/

Ja kush janë tre politikanët shqiptarë, që tr ansgjinorja Amber Candy do të dëshironte në shtrat Read More »

Shikoni si reagon burri italian para kamerave pasi shqiptarja i ngrin gjakun

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, e ftuar ishte Blerina. Ajo dëshironte t’i bëjë një surprizë bashkëshortit të tij italian, por Ardit Gjebrea i kaishte përgatitur një lojë të vogël. Arditi kishte ftuar Klajdin, një pronar restoranti i cili aktroi dhe do i tha Antonios se ai e njeh Blerinën që në moshën e adoleshencës dhe ka rënë në dashuri me të.

Klajdi: Unë jam Klajdi, nuk njihemi por unë të thirra këtu sot për të folur për bashkëshorten tënde Blerina. Nuk e di nëse ke dëgjuar të flitet për mua, por unë dhe Blerina, gjatë adoleshencës sonë, jemi rritur bashkë. Ti me siguri je në dijeni për periudhën e vështirë që ajo ka kaluar ato vite. Unë i kam ndenjur gjithmonë pranë si një vëlla, por me kalimin e viteve, brenda meje kjo ndjenjë ndryshoi dhe si tha them…
Fillova të ushqej një ndjenjë më të thellë, por nuk e mora kurrë guximin t’ja shprehja këtë ndjenjë. Pastaj në 2010 ajo u largua dhe erdhi të jetojë në Itali. Unë mora vesh për marrëdhënien tuaj, në fillim e pata të vështirë ta pranoja këtë gjë, por me kalimin e kohës fillova të mësohesha. Unë të kam ftuar këtu sot për të ditur nëse ti po e bën të lumtur, nëse ajo është e lumtur me ty. Gjithsesi do të doja t’i bëja me dije se unë jam dhe do jem gjithmonë këtu për të.

Ardit Gjebrea: Si vëlla besoj.

Klajdi: Nuk e di… Po. Unë kam një ndjenjë për të që nuk di si ta përshkruaj me saktësi. Doja të të pyesja, ti Antonio po e bën të lumtur?
Antonio: Duhet të përgjigjet ajo, mendoj se po. Pastaj është punë për mua.

Ardit Gjebrea: Nga sa po kuptoj dhe nga sa kam folur me zotërinë, ai dëshiron të mbyllë një herë e mirë këtë kapitull që të mos mbajë më shpresa.. Sepse ai po jeton me shpresën se një ditë do të bashkohet dhe t’i thotë se çfarë ndjen për të.

Antonio: Jo ky është një kapitull i mbyllur për të. Është një kapitull që nuk është hapur kurrë.

Në këto momente shfaqet Blerina e cila i tregon se ishte vetëm një shaka dhe i kërkon publikisht që t’i kushtojë më shumë vëmendje, nuk do ta shohë të gjithë kohës të stresuar dhe nuk do që të kalojë shumë kohë në telefon, por t’i kushtojë më shumë kohë asaj. /tvklan

Shikoni si reagon burri italian para kamerave pasi shqiptarja i ngrin gjakun Read More »

Elton Iliriani: Ja me cilin nga djemtë e ‘Për’puthen’ do pranoja një takim 4 minutësh

Elton Ilirjani është shumë i përfolur në media dhe rrjete sociale pas daljeve të tij me make-up dhe taka dhe deklaratës se është “gay”.

“Djemtë në “Për’puthen” sillen si femra, vetëm pjeshkërojnë. Flasin si të ishin femra. Janë bërë të gjithë njësoj, presin vetullën njësoj”, deklaron Ilirjani.

Thotë se asnjë nga djemtë nuk i pëlqen por do pranonte një takim 4 minutësh me Atdheun.

“Është i pashëmm, i gjatë, vetëm ai mund të shkojë pak, unë me taka dal më e gjatë se të gjithë aty”, thotë Ilirjani në një intervistë për “Shqipëria live”. /noa.al/

Elton Iliriani: Ja me cilin nga djemtë e ‘Për’puthen’ do pranoja një takim 4 minutësh Read More »

Arvizu: ‘Ajo që ndodhi në Washington ishte turpëruese dhe shkuese për ne.Këtë që po shoh në SHBA e kam parë çdo ditë në Shqipëri’

Ish ambasadori i SHBA në Shqipëri, Aleksander Arvizu, në një intervistë ekskluzive për “Politik On” në RTV Ora, ka komentuar ngjarjet e djeshme në Kongresin Amerikan ku pas mësymjes së pro testuesve pro-Trump pati 4 vi ktima dhe shumë të pl agosur e të arrestuar.

Sipas diplomatit, presidenti Donald Trump ka turpëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ngjarjet e djeshme.

Arvizu shtoi se, kjo nuk është hera e parë që presidenti republikan turpëron amerikanët.

Alfred Lela: Si u ndjetë, si amerikan dhe si diplomat, me ato që ndodhën në Washington?

Aleksander Arvizu: Siç mund ta imagjinoni. Shumë emocione. Kisha një varg me emocione nga perspektiva e diplomatit. Sigurisht që u ndjeva i turpëruar sepse e dija që njerëz në mbarë botën apo njerëz që janë miqësore ose jomiqësorë do ta shikonin atë. Dhe të jem i sinqertë, presidenti Trump na ka turpëruar. Ka turpëruar Shtetet e Bashkuara dhe kjo nuk është hera e parë. Ka ndodhur edhe herë të tjera. Është më shumë një ndjesi shoku dhe e një shqetësimi të madh.

Alfred Lela: A ka ngjashmëri mes Shqipërisë dhe asaj çka ndodhi dje në Washington?

Aleksander Arvizu: Ka disa pika. Në rradhë të parë, në termat e ngjashmërisë, për fat të keq, është diçka që e kam menduar vitin e shkuar, është ky koncepti i medias false, i fake news, veçanërisht në mediat sociale ku dikush mund të thotë krejtësisht të pavërtetë por njerëzit mund ta besojnë. Këtë që po shoh në SHBA e kam parë çdo ditë në Shqipëri. Ne jemi bërë pak si Shqipëria.

Ajo që ndodhi dje në Washington ishte tu rpëruese dhe shkuese për ne.

Arvizu: ‘Ajo që ndodhi në Washington ishte turpëruese dhe shkuese për ne.Këtë që po shoh në SHBA e kam parë çdo ditë në Shqipëri’ Read More »

I p rekur dhe i përlotur, Ardian Trebicka tregon mesazhet e fundit me Kujtim Prodani

Sot u nda nga jeta kantautori i njohur i muzikës së lehtë shqiptare, Kujtim Prodani. Prej disa javësh po luftonte me Covid 19 dhe ishte shtruar në spitalin “ Shefqet Ndroqi”.

“Ftesë në 5” me Bieta Sulon në Top Channel, dedikoi një hapësirë në kujtim të tij, ku miqtë dhe kolegët ndanë momente nga marrëdhënia me të.

I prekur dhe i përlotur, Ardian Trebicka nuk mund të mbate lotët teksa tregoi mesazhin e fundit që kishte marrë prej tij.

“Vëlla jam rëndë. Po nisem për në Turqi. Po iki vëlla”, ishin këto fjalët e mesazhit të tij te fundit tha Trebicka.

I p rekur dhe i përlotur, Ardian Trebicka tregon mesazhet e fundit me Kujtim Prodani Read More »

Armina Mevlani tregon se sa para fiton në Instagram

Instagrami tashmë është kthyer si një pasaportë që i ka hapur shumë dyer Armina Mevlanit. Gjatë një interviste radiofonike të dhënë së fundmi për Top Albania Radio, Armina Mevlani foli mbi eksperiencën e saj si një nga blogeret e para dhe më të ndjekura në vend por dhe jashtë.

‘Pandemia ka ndikuar pozitivisht në rrjetet sociale pasi janë rritur bashkëpunimet nisur nga rritja e kërkesës për blerjet online’– u shpreh Armina.

Sipas saj, puna e blogeres mund të konsiderohet si një profesion i mirëfilltë me kohë të plotë, duke qënë se shpenzojnë kohë të gjatë në bërjen e një video, në komunikimet me fansat dhe sigurisht edhe pagesat e marra. E pyetur nga drejtuesja e emisionit se si funksionon bashkëpunimi i saj me marka të ndryshme të modës, ajo u shpreh se kuotat e pagesave shkojnë nga 1000 deri në 2000 mijë euro, por ka raste që marrëveshja nuk përfshin pagesa cash, por të mira materiale ku ajo mundet që të mbajë një produkt nga kompania me të cilën bashkëpunon.

“Mua vetë, unë personalisht nuk kam zgjedhur një brend që nuk më pëlqen apo se përdor se s’dua të jetë gënjeshtër nga ana ime për një gjë që unë se përdor. Ndaj jam shumë selektive. Ndaj mënyra më e mirë për të qenë afër ndjekësve është të jesh sa më reale. Më rrallë reklamimi por më e vërtetë. Po ashtu në fillim ka qenë klering. Bëja share gjërat që përdorja free, më pas kur Instagrami u rrit, përshkak të Giveaway, me Iphone arrita që të rrisja një numër ndjekësish që janë të huaj. Me brendet jashtë ka edhe deal-era kleringu. Shumë veshje, ato mi dërgojnë unë i postoj dhe përfshijnë kuotën për mua. Kuota është e ndryshme, marr 1 mijë, dy mijë euro që janë dërgesa kleringu që unë i vesh në një pjesë mujore të caktuar. Janë veshje që unë i zgjedh vetë.”-tha Armina.

Armina Mevlani tregon se sa para fiton në Instagram Read More »

Mjekja i jep informacionin që nuk e priste në mes të emisionit, Blendi Fevziu vë duart në kokë: ‘Ej ç’më bëre’

Mbrëmjen e djeshme në emisionin e Blendi Fevziut u diskutuan pasojat në shëndet nga festat e fundvitit. Pjesë e panelit të të ftuarve ishte edhe dermatologia dhe mjekja estetike dr. Lida Hoxha. Ajo ka treguar grupmoshat që kanë më shumë probleme për të hequr kilet e tepërta që janë marrë gjatë festave të fundvitit.

Doktoreshë Lida i ka treguar moderatorit Blendi Fevziu se grupi më problematik ishin ata nga 30-50 vjeç, të cilët lënë veten pas dore. Mirëpo kur dëgjoi moshën e tij të përfshirë, Fevziu duket se nuk e përjetoi mirë.
PJESË NGA BISEDA:

Lida Hoxha: 30-mbi 50 vjeç kanë probleme mbi moshën. E lënë veten pas dore. Nuk kujdesen më.

Blendi Fevziu: Mua më nxore fare nga grupi që kujdeset për pamjen. Ej ç’më bëre?

Mjekja i jep informacionin që nuk e priste në mes të emisionit, Blendi Fevziu vë duart në kokë: ‘Ej ç’më bëre’ Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com