Intervista

Ish ministri mbrojtjes: Berisha i vetmi që s’duhet të flasë për Kosovën, tradhtar i kombit e shërbëtor i serbëve

I vetmi person që nuk duhet të flasë për çështjen e Kosovës është Sali Berisha. Kështu shprehet ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj teksa ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend dhe jo vetëm. Ndërsa ka folur në një interviste për gazetën “Sot”, ish-numri një i Ministrisë së Mbrojtjes vuri në dukje faktin se Berisha jo vetëm që është tradhtar i kombit shqiptar, por edhe një shërbëtor besnik i serbëve.

Duke u ndalur tek vendimi i NATO për të ndërtuar një bazë të saj në Kuçovë, Brokaj deklaroi se ky investim do forcojë rolin e Shqipërisë në rajon dhe se vendi jonë do të jetë më i sigurtë nga ndërtimi i kësaj vepre të aleancës.
Sa i takon akuzave të prokurorisë në adresë të ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla, të cilët për pasojë sollën edhe vënien në sekuestro të pasurive të tij, Brokaj jovetëm që përshëndeti vendimin e gjykatës, por deklaroi se ish-numri një i akuzës duhet të arrestohet.

Z. Brokaj, NATO ka vendosur të ngrejë një bazë të saj në Kuçovë. Ju si ish-ministri i Mbrojtjes si e shihni këtë investim dhe çfarë përfitimesh do të ketë Shqipëria?
Investimi i NATO-s: në Kuçovë është një investim ushtarak i madh dhe tejet strategjik. Vjen në përputhje edhe që ne jemi anëtar i kësaj aleance dhe jo vetëm që është normale, por edhe korrekte. Pra vendet anëtare domosdoshmërisht dhe natyrisht kanë detyrimet e tyre, kështu që investimi në Shqipëri forcon imazhin e vendit tonë. Nga ana tjetër, që të hyj në temë të pyetjes për mendimin tim, ne si vend kemi përfitime.

Mirëpo, në optikën time unë nuk shikoj përfitime ato miliona dollarë që thonë, por shikoj përftimin që në kushtet kur Shqipëria me kapacitetet e mbrojtjes është shumë dobët, ky investim përbën elementë jetikë për sigurinë e vendit tonë. Kështu që në këtë pikëpamje investimi i NATO në Kuçovë është një investim i madh dhe shumë, madje shumë i rëndësishëm në aspektin strategjik. Madje, mendoj se tanimë që është vendosur që NATO do të ketë një bazë në Shqipëri, vendi jonë do të ketë një influencë të fortë duke u bërë kësisoj lider në rajon.

Investimi i NATO në Kuçovë ka lidhje me ndikimin rus në Ballkan, apo NATO kërkon të faktorizojë rolin shqiptar në rajon?
Për mendimin tim NATO nuk është se ka interes vetëm tek Shqipëria, ku përmes kësaj baze kërkon të faktorizojë rolin e Shqipërisë në Ballkan. Por mendoj se ky investim është i lidhur fort me planet gjeo-strategjike që ka NATO. Dhe natyrisht në këtë aspekt ne përfitojmë nga ky fakt. Pra NATO shikon në tërësi dhe shumë më gjerë nga çfarë mendojmë ne.

NATO nuk është se ka bërë një bazë për shqiptarët por për gjithë aleancën në rajonin ku ndodhet vendi jonë. Nga ana tjetër, ne si vend kemi interes pasi duke mos patur shumë kapacitete mbrojtjeje përmes kësaj baze do të ndihemi më të fortë, më të mbrojtur dhe më komod përballë çdo lloj kërcënimi. Ndërkohë që sa i takon ndikimit rus dhe ideve të hedhura se ky investim ka lidhje me këtë shkaka, është në të drejtën e cilitdo që të thotë se sa na faktorizon apo jo. Kështu që NATO shikon në planin strategjik që të ketë një bazë në hapësirën e Ballkanit dhe vendosi që të zgjedhë Shqipërinë për disa arsye.

Mos harrojmë që Shqipëria është një vend i sigurtë. Dhe duke qënë se është një popull 100% pro NATO dhe pro Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, domethënë më shumë se gjithë të tjerët pro NATO dhe Amerikës, janë këto elementët që e përcaktojnë qartë se përse NATO zgjodhi Shqipërinë për të investuar. Po ashtu, një tjetër arsye se përse NATO zgjodhi Shqipërinë për të investuar është edhe pozicioni jonë strategjik, siç është siguria e bazës. Megjithë, Shqipëria nuk diskutohet që e ka përfitimin e vetë nga ky investim, siç është ai në aspektin e sigurisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka hedhur idenë e korrigjimit të kufijve. Keni ndonjë koment për këtë dhe a duket një lëvizje e zgjuar?
Mendoj se teza e artikuluar nga presidenti Thaçi është vetëm gjysma e problemit dhe se nuk është thënë i tërë problemi. Kështu që të nxitohesh dhe të thuash mendimet, është e parakohshme. Thaçi ka thënë që do të bashkohet krahina e Preshevës. Por nuk ka thënë më tej se çfarë do të bëhet. Mendoj se nuk ka korrigjim kufijsh në favor të një vendi, pa dhënë pjesën tënde ti, të atij vendit tjetër.

Pra, Thaçi ka thënë vetëm njërën anë. Natyrisht që dëshira e popullit të Preshevës, ma merr mendja edhe të gjithë shqiptarëve, që të bashkohen gjithë ato copa që janë lënë andej-këtej nga konferenca e Londrës është një dëshirë e madhe kuptohet. Por ama se çfarë do të bëhet më tej, ka të bëjë me faktin se pjesën tjetër nuk e ka thënë Thaçi. Kështu që kur Presidenti kosovar do të thotë pjesën tjetër, atëherë unë apo ne do të kemi mendimin e plotë dhe do të japin një opinion definitiv.

Ndër të parët që ka dalë kundër Thaçit është Sali Berisha. Si i shihni reagimet e tij?
Ish-kryeministrin Sali Berisha nuk e llogaris, pasi ai njihet si tradhtari më i madh i shqiptarëve. Berisha ka provuar që ka dhënë territore, madje këto territore që ia ka kafshuar Shqipërisë i ka firmosur, siç është hapësira detare, etj. Kështu që t’i dalësh kundër Thaçit, në një kohë kur ky i fundit nuk ka dhënë asgjë akoma, më duket si hipokrizi dhe arrogancë histerike nga ana e Saliut.

Jo vetëm unë por gjithë Shqipëria, madje gjithë diaspora dhe bota e dinë se lojtari i kujt është Sali Berisha. Berisha është një beniamin dhe shërbëtor besnik serb. Berisha e ka provuar dhe dokumentuar tradhtinë në çdo aspekt, duke i bërë shumë të këqija vendit të tij. Pra, për Thaçin kritikët e kanë hipotezë kritikat për të. Ndërsa Berisha natyrisht duhet të merrte dënimin sipas ligjeve për të këqijat që ka bërë, që natyrisht i dinë gjithë shqiptarët.

Prokuroria pak ditë më parë vuri në sekuestro pasurinë e ish-kryeprokurorit Llalla. A mendoni se po afrojnë arrestimet në nivele të larta?
Veprimi i prokurorisë sa i takon sekuestrove të pasurive të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla është veprimi më korrekt që mund të bëhet ndaj mafiozëve të tipit Llalla. Zgjedhja e Adriatik Llallës në krye të institucionit të akuzës ishte një turp i madh për kombin, pasi ai gjatë pesë viteve si drejtues i akuzës, nuk bëri asgjë, por fjeti mbi dosjet dhe bënte qoka. Kështu që të hyj në brendi të pyetjes suaj, veprimi i prokurorisë siç është sekuestrimi i pasurisë së Llallës, është shumë më adap, madje më i drejtë se vetë hekurat e burgut. Edhe pse për mendimin tim Llalla duhet të shkojë në burg.

Ky moment siç është vënia nën sekuestro e pasurive të ish-kryeprokurorit, tregon se në Shqipëri po fryn një erë e re ndryshimi, ku drejtësia më në fund po flet në mënyrë racionale dhe objektive dhe a epa ndikuar nga presionet politike dhe jovetëm. Ky është një tregues i seriozitetit në të cilën ka hyrë drejtësia e re në Shqipëri, sidomos tani pasi ka nisur edhe procesi i vetingut. Më në fund falë reformës në drejtësi, shqiptarët po shohin një dritë jeshile në fund të tunelit duke parë një sistem drejtësie të pastër.

A mendoni se nëse bie Adriatik Llalla pas tij mund të shkojnë dhe ata që e kanë emëruar aty?
Mendoj se pas Llallës kohën për tu arrestuar duhet ta kenë edhe gjyqtarët, prokurorët dhe politikanët e korruptuar. Megjithatë, mendoj se për gjyqtarët dhe prokurorët ka nisur përgatitja, si të thuash është hapur rruga për burgosje. Kjo dhe për faktin se deri më tani kemi parë që shumë gjyqtarë e prokurorë janë shkarkuar, pasi jovetëm që nuk justifikonin pasurinë, por rezultonin sipas hetimeve të vetingut si të lidhur me krimin e organizuar. Ndërsa sa i takon politikanëve që duhet të kalojnë në veting dhe të shkojnë para drejtësisë nëse kanë bërë korrupsion, ne shpresojmë që të ndodhë një gjë e tillë.

Pasi nëse nuk nis vetingu tek politikanët, shoqëruar ky proces edhe me çuarjen para drejtësisë për cilindo që rezulton si i përfshirë në afera, është e kotë që të vijohet me këtë reformë. Në thelb reforma në drejtësi nënkupton pastrimin e drejtësisë nga të korruptuarit por edhe të politikanëve, pasi janë këtë të fundit, ata të cilët kanë ndikuar në emërimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si rasti Llalla, etj, etj. Kështu që ne shpresojmë dhe është logjike që vetingu në politikë të jetë edhe shumë më i rreptë se vetingu i nisur në sistemin gjyqësor. Ndryshe po nuk u bë veting në politikë, kjo e fundit do të riprodhojë sërish prokurorë si Llalla, apo gjyqtarë si soji i këtyre që zbuloi procesi i rivlerësimit.

Një tjetër çështje është ajo e vrasjes së Azem Hajdarit. Gjyqi ndaj Izet Haxhisë nuk ka nisur akoma. A i tremben gjyqtarët kësaj dosjeje?
Dosja “Hajdari” duhet të zbardhet dhe pavarësisht zvarritjeve artificiale, ka ardhur koha që përgjegjësit që kanë shtrembëruar atë ngjarje të dalin para drejtësisë.

PD e LSI kanë bllokuar ligjin për magjistratët, mendoni se në vjeshtë ndërkombëtarët do i detyrojnë të ndryshojnë qëndrim?
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e jep konsensusin për ligjin për magjistratët, pasi kanë frikë se do tju ikë pushteti dhe impakti që kanë akoma tek gjyqtarët dhe prokurorët. Opozita ka frikë nga reforma në drejtësi, sepse gjithë gjyqtarët dhe prokurorët kontrollohen prej saj.

Ish ministri mbrojtjes: Berisha i vetmi që s’duhet të flasë për Kosovën, tradhtar i kombit e shërbëtor i serbëve Read More »

Rrëfehet Olta Xhaçka: Disiplina e fortë e Forcave të Armatosura, çfarë më vë në siklet para ushtarakëve

Olta Xhaçka Ministria e Mbrojtjes flet për herë të parë për jetën dhe familjen e saj. Por jo vetëm edhe për përjetimet e saj në krye të një institucioni me disiplinë të fortë dhe rregulla strikte. Teksa ka marrë disa ditë pushimesh në shtëpinë e pushimeve të ushtarakëve në Jalë, Xhaçka ka folur për herë të parë për vajzën e saj Hana dhe bashkëshortin, ish-deputetin socialist Artan Gaçi.

Zonja ministre si ndodhi që gjete pak kohë për të pushuar?
Ndodhi që Kryeministri i dha kabinetit qeveritar dy javë leje. Sigurisht që nuk kanë qenë javë të plota leje dhe realisht nuk është se pushohet me kohë të plotë, pasi puna sido që të jetë mbartet pak edhe gjatë ditëve të pushimeve. Megjithatë ka qenë një periudhë relaksuese këto 3-4 ditë që kam qenë këtu, një periudhë e kaluar me time bijë që ma ka bërë edhe më të këndshme edhe më të bukur. Sigurisht pushimet të tilla janë, por fakti që pas një viti po kaloj një kohë shumë më cilësore dhe dedikuar për të është një kënaqësi shumë e madhe për mua.

Zgjodhët Jalën, për shkak se edhe Kryeministri tha se të gjithë ministrat duhet të pushojnë në Shqipëri, apo ishte edhe dëshira juaj?
Është padiskutim dëshira ime. Është shtëpia e pushimit e ushtarakëve. Këtu pushojnë stafi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe stafi i Shtabit të Përgjithshëm. Është një ambient shumë i bukur që i ofron të gjitha kushtet për të bërë pushime shumë të bukura dhe nuk ka asgjë më pak se sa ambientet e tjera jashtë vendit apo diku tjetër. Kështu që është padiskutim zgjedhja ime. Është edhe një politikë e qeverisë për të promovuar turizmin dhe për të shpenzuar sa më shumë kohë në këto vende të mrekullueshme që Shqipëria ofron për të pushuar.

A nuk është pak e lodhshme që edhe në punë keni të njëjtin staf, edhe me pushime keni po ata? Ndoshta duhet ndonjëherë ndonjë shkëputje nga njerëzit e punës…
I takon ose i shikon në një mënyrë tjetër. Nëse më përpara jemi parë të kollarisur dhe duke diskutuar për punë, tani është pak më ndryshe, sepse takohesh në një ambient shumë më të relaksuar edhe për të konsumuar një bisedë apo kafe miqësore përtej atyre kornizave profesionale që ndonjëherë të dikton zyra apo ambientet shumë serioze të Ministrisë së Mbrojtjes. Është për mua një mundësi shumë e mirë edhe për t’i takuar njerëzit në pjesën tjetër më familjare.

Në fakt është hera e parë që na jepet mundësia që të kemi Ministren e Mbrojtjes në aspektin familjar, teksa pushon e zhveshur nga detyra. Si ka qenë për ju si eksperiencë ministria, një ambient kryesisht me meshkuj?
Për mua për hir të së vërtetës ka qenë një eksperiencë shumë e bukur. Kam mësuar ta dua shumë këtë punë që bëj dhe këtë institucion që drejtoj. Nuk mund të them se e kam njohur shumë më përpara sepse puna apo kontributi im në politikë dhe formimi im më kanë orientuar në të tjera gjëra që s’kanë qenë të lidhura me çështjet e sigurisë dhe të mbrojtjes. Por unë jam studente e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe Ministria e Mbrojtjes, padiskutim ka edhe një komponent diplomatik të përfshirë në të. Është edhe një ministri që, për hir të së vërtetës nuk është fort e dukshme, ka kaq shumë dimensione. Disa thonë që është një shtet brenda shtetit. Kështu që të jep mundësinë që të shikosh dhe të drejtosh në shumë aspekte e dimensione. Është një punë jashtëzakonisht e bukur.

Ju keni qenë ministre edhe në Ministrinë e Çështjeve Sociale dhe kaloni në Ministrinë e Mbrojtjes. A ju duket se janë dy skaje të kundërta? Cila ishte vështirësia juaj, pasi edhe profili juaj duket që është më social?
Ndoshta ekzaktësisht kjo mund të thuhet se ishte vështirësia e parë, pjesa që disiplinën e ushtrisë ose dukjen e pamjes së rreptë unë nuk e mishëroja në natyrën time, duke qenë pak më e ndjeshme nëse mund të jetë kjo fjala siç e cilësuat ju. Por, nga ana tjetër kuptova që nuk është e nevojshme për të ndryshuar natyrën për të drejtuar institucionin. Unë sigurisht respektoj të gjitha rregullat e ushtrisë, linjën e komandimit, disiplinën, por kujdesem personalisht për gjithçka dhe gjithkënd që ka nevojë për vëmendjen e titullarit. Dhe në këtë kuptim bëj çmos që edhe ata që nuk do të ishin tradicionalisht në vëmendjen e ministrit të jenë dhe le të themi kjo ndjeshmëri e imja është reflektuar kështu.

E vështirë të përshtateshit me një formë tjetër përshëndetjeje?
Do jem shumë e sinqertë me ju, ende më vë pak në siklet ajo përshëndetja. Megjithatë është pjesë e punës, disiplinës së Forcave të Armatosura. Sigurisht e respektoj, por nga ana tjetër unë i përshëndes ashtu njerëzisht siç kam bërë gjithmonë.

Tashmë ju jeni edhe nënë dhe dedikimi ndaj familjes, vajzës, besoj kjo i ka ndryshuar disi raportet qoftë në përfshirjen politike, por edhe në detyrën si ministre..
Padiskutim. Koha për të, marrëdhënia me të është padiskutim një sfidë përsa kohë që koha e lirë është e kufizuar, por është edhe meraku kryesor që kam sa i takon një impenjimi ndoshta pak më të madh timin në kohën e lirë për ta shpenzuar me të. Nuk kam aq kohë sa ç’do të doja të kisha, por atë kohë që ja dedikoj është tërësisht cilësore, që do të thotë jam 110 përqind me të, pas saj. Deri më tani, pavarësisht kufizimeve gjykoj që nuk e ka ndjerë mungesën time cilësisht, pasi kam qenë gjithë kohën me të dhe pas saj, edhe kur nuk kam qenë aty fizikisht. Por ç’është më e rëndësishmja, dhe ky është një konstatim i imi për çdo grua në karrierë që për sa kohë që i dedikohen shumë cilësisht apo atë kohë që harxhojnë me fëmijët e tyre duke patur një vëmendje të dedikuar çdo gjë kompensohet.

Është vajza e babait, e përkëdhelur?
Është vajza e mamit totalisht. Babai është pakëz xheloz që ajo vazhdon të jetë ende gocë mami, sepse nuk e ka bërë ende atë kapërcimin. Do bëhet eventualisht gocë babi, se ka filluar të tregojë shenjat e para po për momentin është ende gocë mami.

Për ministren vetë si ka qenë? Keni qenë vajza e babit apo e mamasë?
Unë kam qenë vajza e babit me thënë të drejtën. Dhe e mbaj mend babin me shumë gjallëri kur kam qenë unë e vogël. Ma ka zbukuruar shumë fëmijërinë me vëmendjen që ka treguar dhe ndoshta është edhe një model se si unë dua të rris time bijë.

Ndoshta mund ta kesh thënë gjatë jetës se nuk do të kishe dashur që bashkëshorti të ishte pjesë e të njëjtës fushë, punë dhe për më tepër në politikë aty ku ke qenë aktive. Tashmë ka ndryshuar ky mendim, pasi Artani është bashkëshorti yt, jeni të dy në të njëjtën fushë dhe nuk e di sa jeni edhe partnerë në vendimmarrje, në këshillim, në politikëbërje?

Kam idenë që jemi njohur në rrethana të tilla që na kanë bërë sigurisht partnerë, bashkëshortë, por edhe miq realisht shumë të mirë. Konsultohem gjithmonë me të. Nuk mund të them se vendimet tona janë gjithmonë të njëjta, por kemi një dialog shumë të shëndetshëm dhe shumë miqësor në prag të çdo sfide apo vendimmarrjeje. Fakti që sot nuk është në politikë, paçka se është shumë i angazhuar në sensin e të qenit aktiv me aktualitetin, mbështetës për gjithë sa bëj unë dhe gjithë sa bën kjo qeveri dhe kjo mazhorancë, duke qenë se ka qenë edhe deputet i Partisë Socialiste, por sot më i dedikuar pranë familjes, një ndihmë shumë e madhe për Hanën si edhe një mik e partner të pazëvendësueshëm për mua dhe për marrëdhënien tonë, të paktën kështu e ndiej unë.

Çfarë ka ai në pjesën politike që ju do t’ja kishit pak zili?
Ka një intuitë që unë ja kam shumë zili. Ka një aftësi për të parë përtej asaj që duket…

Siç e do politika…
Siç e do politika, padiskutim, por edhe për të qenë pak më largpamës, më vizionar, për çfarë duhet bërë për të mbërritur disa qëllime shumë të mëdha dhe shumë të mira, kuptohet për punën që ne bëjmë, për të zhvilluar vendin, për të ofruar një standrat më të mirë jetese, për të përmirësuar cilësinë e jetës, që është puna e çdo qeverie dhe e çdo mazhorance.

Do doja t’ju ngacmoja për një ngjarje të madhe madhe që pritet, pikërisht për bazën ushtarake të Kuçovës që është diskutuar mjaft dhe ka marrë vëmendjen e të gjithëve…

Jam shumë e sigurt që ata që na ndjekin nuk duan të dëgjojnë shumë për bazën, por duan më shumë për detin dhe për plazhin. Megjithatë dua t’ju them diçka që është shumë e rëndësishme që mua më ka gëzuar si drejtuese e këtij institucioni pa masë. Është vendimi i Këshillit të Atlantikut të Veriut për ta kthyer Shqipërinë nga një vend anëtar në infrastruktrë të NATO-s dhe për ta kapërcyer ose për t’i shtuar standartit tonë me NATO-n këtë stad. Kjo është një gjë shumë pozitive, jo vetëm për komunitetin ku do të ngrihet, pra për Kuçovën, përmes investimit që do të bëhet atje dhe të gjitha benefitet që vijnë nga invetsimet, por kjo është një gjë pozitive për të gjithë vendin, për faktin se është një velrësim nga ana e Aleancës për kontributin e Shqipërisë, për rolin e saj për sigurinë dhe për paqen por edhe në projektimin e paqes përtej vendit tonë. Dua t’ju them që Shqipëria është sot një nga vendet që angazhohet më së shumti me kontributin e saj, me trupat e saj në të gjitha operacionet ndërkombëtare të Aleancës dhe ky është një fakt shumë i vlerësuar prej tyre. Shqipëria është një faktor stabiliteti për të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe sërish ky rol është vlerësuar në vendimin e tyre për të sjellë bazën.

Zonja Xhaçka, sa do të qëndroni për pushime? Do të kesh mundësi të rrish disa ditë të paktën të shijosh edhe Hanën?
Po shpresoj shumë. Kam marrë pushime deri në datën 15. I kam sytë nga parashikimi i motit, sepse jemi gjatë gjithë kohës edhe me emergjencat civile, me prefekturat, me bashkitë, për të marrë masat sa mund të marrim përpara që të mos kemi probleme me zjarret apo me këto që janë emergjenca sezonale. Fatmirësisht deri tani nuk kemi pasur dhe kjo po më lejon edhe mua të pushoj e qetë. Shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund.

E shijoni detin të dyja? E ka qejf Hana?
E ka shumë qejf dhe unë e kam shumë qejf.
E ka trashëguar nga mamaja…
Po patjetër
Ditën që erdhët në Jalë kishit vajzën në krahë dhe po ecnit me bashkëhsortin të tre qetë-qetë. Po a është e bezdishme kur vijnë dhe ju takojnë njerëz dhe ju jeni me vajzën në krah, në rolin e nënës. Ishte një detaj që më tërhoqi vëmendjen? Sa e vështirë është?

Kam përshtypjen që edhe njerëzit janë të përmbajtur. E respektojnë privatësinë. Nuk do ta kisha problem, ndoshta se nuk ndodh kaq shpesh, saç mund ta imagjinoni juve dhe nuk është se përbën ndonjë lajm që po ecën një ministër tek Lungomare me bashkëshortin. Sigurisht ka njerëz që kur të njohin të përshëndesin, jo duke të ndërhyrë në qetësinë tënde familjare, por të përshëndesin. Po një pjesë e madhe edhe nuk të njohin, sepse nuk e mendojnë që mund të kalojë një ministër krejt sportiv me një kapele me syze dhe ndoshta edhe nuk të njohin për hir të së vërtetës.

Mua më bëri përshtypje. …. imagjino që është ministre që mund të ngrejë shtetin në këmbë…
Edhe e mitizojnë pak figurën e ministrit, por natyrisht që jemi si gjithë të tjetër dhe jemi aty si gjithë të tjerët.
Ama diferenca bëhet, edhe teksa pushon nuk është se ti pushon dhe duket sikur puna të shoqëron ashtu siç na the..
Fatkeqësisht po. Në mos në telefon, me mesazhe jam gjithmonë duke korrodinuar një gjë, jam gjithmonë duke bërë një punë aq sa jo më larg se dje iu ankova shefes time të kabinetit se s’po më linte rehat dhe mund të merrte edhe disa vendime të vogla pa më thënë, por në fakt sigurisht titullari duhet të jetë në dijeni.

Po Forcat e Armatosura marrin leje, çfarë ndodh me ta?
Fatkeqësisht Emergjencat Civile janë të gjithë në gatishmëri. Kemi 6000 oficerë, 6000 efektivë të FA që janë sot në gatishmëri dhe nuk mund të marrin pushime derisa të kalojë ky sezoni i nxehtë që mund të na paraqesë edhe problematika siç janë edhe zjarret. Duke alternuar dhe duke parë mundësinë që edhe puna të mos pengohet, edhe gatishmëria jonë si Forcë e Armatosur të mos cenohet, të kemi mundësinë që të alternojmë pushimet e njerëzve.
Bashkëshorti

“Kam idenë që jemi njohur në rrethana të tilla që na kanë bërë sigurisht partnerë, bashkëshortë, por edhe miq realisht shumë të mirë. Konsultohem gjithmonë me të. Nuk mund të them se vendimet tona janë gjithmonë të njëjta, por kemi një dialog shumë të shëndetshëm dhe shumë miqësor në prag të çdo sfide apo vendimmarrjeje”, tha Xhaçka për bahskëhsprtin e saj, ish-deputetin socialist Artan Gaçi.

Baza e NATO-s/ “Është vendimi i Këshillit të Atlantikut të Veriut për ta kthyer Shqipërinë nga një vend anëtar në infrastruktrë të NATO-s dhe për ta kapërcyer ose për t’i shtuar standartit tonë me NATO-n këtë stad. Kjo është një gjë shumë pozitive, jo vetëm për komunitetin ku do të ngrihet, pra për Kuçovën, përmes investimit që do të bëhet atje dhe të gjitha benefitet që vijnë nga invetsimet, por kjo është një gjë pozitive për të gjithë vendin”, tha dje, ministrja Xhaçka.

Ministria
Sipas Xhaçkës, ministria që ajo drejton, “është edhe një ministri që, për hir të së vërtetës nuk është fort e dukshme, por ka kaq shumë dimensione. Disa thonë që është një shtet brenda shtetit. Kështu që të jep mundësinë që të shikosh dhe të drejtosh në shumë aspekte e dimensione. Është një punë jashtëzakonisht e bukur”./korrieri

Rrëfehet Olta Xhaçka: Disiplina e fortë e Forcave të Armatosura, çfarë më vë në siklet para ushtarakëve Read More »

Mjekja ngre alarmin: Çrregullimet e shëndetit mendor janë rritur me 20 %

Çrregullimet e shëndetit mendor, sipas mjekëve psikiatër, nga viti i shkuar kanë pësuar rritje me 20%. Problem mbetet stigma për këta persona. Rastet më të shpeshta që kërkojnë ndihmën e mjekëve janë personat që paraqesin shqetësime nga ankthi.

Një në 4 persona në botë vuan nga çrregullime të shëndetit mendor. Në Shqipëri nuk ka statistika të sakta, por mjekët mendojnë se numri është më i madh. Ariana Rreli, psikiatre pranë Qendrës Komunitare për Shëndetin Mendor numer tre në Tiranë tregon se nga viti i shkuar personat që shfaqin çrregullime të shëndetit mendor janë rritur me 20%. Frika nga paragjykimi mbetet problem, ndërsa rastet më të shumta që kërkojnë ndihmën e mjekut paraqesin shqetësime të ankthit.

“Çrregullimet e ankthit kohët e fundit janë rritur ndjeshëm. Më tepër në vendin tonë por edhe në botë. Ne kemi stresorë shumë të fuqishëm socialë.nga viti në vit 20% të vizitave vijnë më tepër e referohën.”

Ankthin mjeket  e rendisin tek problemet me te vogla, por  qe paralajmerojne sëmundje te medha.

“Komplikohet me gjendje të tilla si ataku i panikut, që është sulmi që bën ankthi i patrajtuar, çon në problem të humorit dhe depresioni i komplikuar, nganjëherë shenjë paralajmërues e e sëmundjeve shumë të mëdha, por jo komplikacion. Mund të jetë edhe pjesë e skizofrenisë apo sëmundjeve të tjera të shëndetit mendor”.

Por kur një persona ka nevojë për ndihmën e mjekut?

“Që në vështirësi në frymëmarrje, një dhimbje koke që nuk është identifikuar si problem organik, një lodhje kronike që personi nuk e justifikon, një prag i ulët i ngacmueshmërisë, irrabilitet shumë i shprehur. Duket sikur ka diçka që nuk punon mirë,me zemrën, me stomakun, por me të gjitha ekzaminimet del mirë”.

Personeli shëndetesor i  Qendrave Komunitare të Shëndetit Mendor duhet të ishte ai që të mundësonte  depistimin e popullsisë dhe trajtimin e problemit në fazë të hershme, por mjekja psikiatre tregon se numri i kufizuar i stafit dhe rritja e kërkesave për ndihmë e bën të pamundur.

“Ne më shumë jemi një institucion pritës, sesa një institucion që kërkon problemin në komunitet ka sjellë pamundësinë  për t’u identifikuar herët dhe për t’u mënjanuar,. Mabse është koha për ta parë si një problem që kërkon shtim të kapacitetve, shtim të qendrave komunitare të shëndetit mendor, ose propozim për institucione sekondare, shtëpitë e mbështetura, qendra ditore”.

Në këto kushte janë vetë personat që shfaqin problemin apo familjarët e tyre, që duhet të mundin stigmën e  t’i drejtohen klinikave në mënyrë që gjendja shëndetësore të mos agravojë e të presë çastin e një shpërthimi që mund të jetë dhe fatal. /abcnews.al/

Mjekja ngre alarmin: Çrregullimet e shëndetit mendor janë rritur me 20 % Read More »

“I shiti naftën Millosheviçit”, Berisha i përgjigjet akuzave: Plani për vrasjen time dhe të…

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti, Sali Berisha i ësjtë përgjigjur akuzave të Presodentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se ka bërë pazare me Milloshevicin në kohën e luftës, apo ka strehuar Arkanin në Shqipëri.

“Nuk ka mjerim më të madh se të përpiqesh të pastrosh fytyrën me të lanat e kuzhinës së Beogradit, kjo është e vetmja përgjigje që kam”, është shprehur Berisha.

I pyetur nëse “ka pasur plan për vrasjen edhe tuajën edhe të Ibrahim Rugoves”, Berisha u përgjigj:

Preteksti ishte ky, i ndjeri President refuzoi të vendosë kurorë te varri i Enver Hoxhës, dhe natyrisht tregoi menjeherë anësimin drejt forcave demokratike. Dokumenti thotë se ushtarët e gardës donin t’i vrisnin. Pse nuk jemi vrarë ajo është punë tjetër. Po ky është dokumenti.

Pjesë nga Intervista

Ermal Panduri: Z. Berisha më lejoni të ju lexoj dicka për këto reagime që  vju I bëni ka pasur një reagim  nga presidenti Thaqi: “Institucioni  I Republikës së Kosovës sot më së paku i duhen këshillat e të  dëbuarve me votë massive nga skena politikek, vecanërisht atyre të viteve 92- 97. Tregtonin dhe bënin që me punë të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të ballkait Sllobodan Millosheviq. Ata duke mbushur xhepat e tyre u kujdesën me devotshjëri qëme rezervuarët e tankeve dhe autoblinadve të jenë të mbushura plot përkundër faktit se Bashkësia Ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit. Nuk i duam këshillat e atyre që strehuan Binlladenin vrasësin e civilizimit botëror…..dhe Arkanin vrasësin shqiptarëve të Kosvës. Nuk I duam këshillat  e atyre që burgosën komandanin legjendar Adem Jashari si dhe komandantë të shquar si Fehemi Lladrovci, Zahir Pajaziti dhe UCK e etiketuan si terroriste. Këta që  sot kundërshtojnë  vullnetin e shqipëtarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës përv bashkim me Kosovën janë të njejtë që presidenti Rugova për së gjalli  nuk I lejoi  ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre I takojnë kohës së turpit  të historisë shqiptare.

Z. Sali Berisha: Nuk merrem absolutisht me çështje personale dhe komente personale por në respekt të qytetarëve të Kosovës unë duhet të shpjegoj sa vijon.

 

Në vitet 92 – 97’, Shqipëria, në një përballje të fuqishme në arenën diplomatike botërore mposhti Serbinë në mënyrën më përfundimtare, Në këtë kontekst, në jetë  mbas viteve 90 dy armiq kam pasur. Njëra ishte Enver Hoxha dhe enveristët sepse atyre ju shemba pushtetin, bashkë me bashkëpunëtorët e mi dhe popullin shqiptar, parajsën që kishin ndërtuar mbi ferrin e shqiptareve,  dhe Sllobodan Millosheviqi, I cili e pa  veten te humbur në cdo forum ndërkombëtar me dokumenta dhe ligje ndërkombëtare. U përpoq të bëjë gjithçka ndaj meje sikur unë u përpoqa të bëj gjithçka ndaj tij. Kjo është e vërteta. Tani një nga ato përpjekjet e tij ishtn shpifjet dhe shpikjet për Bin Ladenin sepse duhej që Shqipëria, për shkakt të bësimit fetar të racizmit te tyre ndaj myslimanëve, të paraqitej  si një strofull…. Në atë kohë kur Millosheviqi I shtronte keto teza Shqipëria ishte, dhe fatmirësisht ka dokumenta,  nga vendet që luftonte me suksesin m ëtë madh terrorizmin  ndërkombëtar, për këtë te sygjeroj te lexosh Neë York Times e asaj kohe, Herald Tribune,  Los Angelos Times etj etj

 

Ermal Panduri: Pra Thaqi po shërbehet me të pavërtetat e  Millosheviqit.

Sali Berisha: Pra Shqipëria, thonë shërbimet partnere, dha kontribut, duke më cituar dhe mua “kardiologu Berisha” më shumë se cdo vend tjetër  ish komunist dhe vendet tjera. Në vitet 2005- 2013 Shqipëria ka pasur disa nga bashkëpunimet më sensitive  qoftë në shërbimin informativ të shtetit qoftë me shërbimin e ushtrisë, me shërbimet  e partnerëve tanë  më të mëdhenj, operacione dhe veprime nga më sensitivet, dhe ështe anëtare e NATO-s. Tani kjo është e vërteta sa i përkket Bin Ladenit  të krijuar në Beograd.

Ermal Panduri: Keni pasur një takim me Bullatoviqin në vitin 1993 në shtator të vitit 1993..

Sali Berisha: Po

Ermal Panduri: Dhe ka kërkuar lehtësira për…

Sali Berisha: Jo, nuk ka kërkuar, jo ata nuk kanë kërkuar absolutisht domethënë ata erdhën të trembur, të thëm të vertëtën tashti,  erdhën më shumë për një fqinjësi të mirë por, tashi mos te hy ne atë s se i kam prit si zot shpie, por ata, jo ata nuk kërkuan naftë.

Ermal Panduri: Nuk kërkuan naftë?

Sali Berisha: Jo nuk kërkuan naftë… absolutisht, asnjëherë, është Milo gjallë tani, se sdi ku është Bullatoviqi, nuk kanë kërkuar, kanë ardhur  me Milon, kanë qenë te dy bashkë, por s’kanë kërkuar naftë.. dhe nuk kanë kërkuar. kemi kapur një tanker që e fusnin në liqenin e Shkodrës, ia kemi shkatërruar kontrabadistëve dhe kjo është e gjithë legjenda. Ato janë në OKB, në qoftë se Shqipëria shkelte embargon, në mënyrë të vullnetshme, Shqipëria vendosej nën sanksione, por Shqipëria ka luftuar me eficëncë kundër kontrabandës dhe respektimin e embargos, kontrabandën zero nuk e ka asnjë vend i botës.

Ermal Panduri: A keni dështu me kontrollu pra edhe ato tanket që kanë hy.. a

Sali Berisha: Tanket… Jo i kapëm ne,

Ermal Panduri: I kapët?

Sali Berisha: I kapëm ne, se cfarë të bënë këta? Ngaqë se kalonin dot në pikat e doganave, kishin ndertuar tanker të mëdhenj edhe i kalonin nën ujë, i tërhiqnin me gomone.. I kapëm, nuk kishim ne mjete siluruese apo mjete ushtarake në liqenin e Shkodrës, por gjetëm mundësi i kapëm dhe i asgjesuam.

Ermal Panduri: A keni zhvilluar takim në Shkodër me Arkanin në vitin 1992?

Sali Berisha: S’kam zhvilluar kurrë takim me asnjë serb, asnejherë, përvec takimeve ndërkombëtare. Kjo është e verteta.

Ermal Panduri: A është treguar Arkani gjatë kohës

Sali Berisha: Ky është vetëm një trillim i kuzhinës së shërbimeve të fshehta serbo- shqiptare qe bashkëpunojnë bashkë. Arkani të strehohej, po pse të strehohej Arkani, Arkani vriste e priste në Kosovë, pse, si do strehohej Arkani?

Ermal Panduri: Te komenti Thaçit thuhet qe është strehuar edhe Arkani..

Sali Berisha: Tani zotëri, do flas e do e mbyll unë këtë punë por kurrën e kurrës. Kurrë ndonjëherë. E kam dëgjuar për herë të parë këte shpifjë, mund të ketë 5-6 vjet, që i është thënë kjo gjë dikujt, dhe une kam ngel ë.., kurrë s’mund të vintë. Ai ishte njeriu më gjakësor në Kosovë, dhe si, kush mund të… Duhet të jesh shum naiv dhe të mendosh se ai mund të kërkonte shpëtim në Shqipëri ose strehë në Shqipëri. 

Ermal Panduri: Zotri Berisha, si u ndjetë personalisht kur I lexuat të gjitha këto komente të zotëri Thacit. Dua një përgjigjjë, pa aspak diplomaci dua ndjenjë personale tuajën

Sali Berisha: Absolutisht nuk kam asnjë lloj gjë personale, e vetmja gjë që dua të them është, dy gjëra janë.

Së pari Sali Berisha nuk i ka dhënë këshilla kujt, se këshilla u jap atyre që kërkojnë, kush më kërkon këshillë i jap mendimin. Sali Berisha ka bërë denoncime. Ato cka unë kam publikuar ato janë denoncime. Këshillat janë për zotin Mustafa, që erdhi në takim dhe une diskutova me shumë preokupim për gjendjen e shqiptarëve në luginë, diskutuam, i thashë se në shtator do marr nismën që të kemi një zë në buxhetin e Shqiperisë për luginën, uroj që edhe Kosova ta merr një të tillë, se u takuan dy qeveritë dhe dhanë nga 50 mijë euro, u këputën, dhanë 50 mijë euro për Preshevën, që ishte qesharake.. dhe pjesët e tjera natyrisht janë që të gjitha denoncime dhe nuk kanë lidhje fare me këshilla. 

Së dyti, për sa i përket të gjithë këtyre të tjerave, nuk ka mjerim më të madh se të përpiqesh të pastrosh fytyrën me të lanat e kuzhinës së Beogradit, kjo është e vetmja përgjigje që kam. /korrieri

“I shiti naftën Millosheviçit”, Berisha i përgjigjet akuzave: Plani për vrasjen time dhe të… Read More »

Vettingu “merr” edhe Gjykatën e Lartë, Mustafaj: Vendi pa nivelin e tretë të gjykimit, dramatike (Video)

Dramatike e ka cilësuar situatën me sistemin gjyqësor në vend, publicisti Besnik Mustafaj, teksa ka komentuar shkarkimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë në kuadër të procesit të vettingut. Në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në “News24”, ai tha se përgjegjësia për këtë situatë bie mbi të gjithë aktorët politikë, dhe jo vetëm, që ndërmorën reformën në drejtësi, pa marrë parasysh se mund të gjendeshin në kushte të tilla.

Sakaq, ai ka komentuar edhe zërat se kjo situatë ku ndodhet tashmë sistemi i drejtësisë, “është strategji e Ramës për të marrë nën kontroll gjyqësorin”.

“Është dramatike situata që vendi është pa nivelin e tretë të gjykimit. Sot një shqiptar nuk ka mundësinë e apelimit të një çështje. Kjo është përgjegjësi e të gjithë atyre që ndërmorën këtë reformë, klasës politike, që nuk e morën parasysh një situatë të tillë. Është shumë e rëndë që vendi të mos e ketë Gjykatën e Lartë, pra nivelin e tretë të gjykimit. Ka zëra, kritizerë, që kjo ka qenë e parashikuar nga Rama, në mënyrë që të bllokojë çështjet që mund të shkonin në Strasburg, kjo pasi një çështje nuk mund të shkojë atje nëse nuk ka kaluar të gjitha hallkat e sistemit gjyqësor në vend. Sipas këtyre akuzave, kjo është strategji e Ramës për të marrë nën kontroll gjyqësorin”, u shpreh Mustafaj.

Publicisti thotë se pas verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe shkarkimit të tyre në rastet kur ka shkelje, duhet të vijohet edhe me pjesën tjetër të procesit, pra zëvendësimin e tyre, për të mos krijuar ngërç në institucionet e drejtësisë.

“Ata që e mbështetin reformën në drejtësi, thonë se po funksionon. Kjo sepse reforma ka mbetur vetëm në fazën e shkartisjes, shkarkimeve, ndërkohë që duhet edhe ana tjetër, pra zëvendësimi i tyre. Kjo reformë ka një vit që ka filluar dhe janë verifikuar më pak se 1/5 apo 1/6 e anëtarëve të gjykatave, dhe me këto ritme do zgjasë me vite procesi. Besoj se duhet të gjendet një mekanizëm për të ecur më shpejt. Nuk e di si i zë gjumi këta politikanë, kur situata me sistemin gjyqësor në vendin tonë, është e tillë”, u shpreh ai.

Duke ngritur shqetësimin për situatën në gjyqësor, Mustafaj thotë se do të ishte tejet kritik momenti nëse vendi ynë do të ndodhej në një situatë të jashtëzakonshme politike apo të sigurisë kombëtare, ku duhet të shprehet Gjykata Kushtetuese.

“Magjistratura do të thotë se do ketë studentë që do përfundojnë për dy vite. Padyshim që ky ligj duhet të ishte miratuar, por ne sot kemi imediate krijimin e të gjitha hallkave të sistemit. Nëse nesër Shqipëria gjendet në një situatë të jashtëzakonshme politike apo të sigurisë kombëtare ku duhet të shprehet Gjykata Kushtetuese, si do t’ia bëjmë? Kjo nuk është në logjikën normale të atyre që bëjnë shtet”, u shpreh publicisti Besnik Mustafaj.

(BalkanWeb)

Vettingu “merr” edhe Gjykatën e Lartë, Mustafaj: Vendi pa nivelin e tretë të gjykimit, dramatike (Video) Read More »

Në shtator ndryshon kabineti qeverisës?! Rama: Po shohim “kontratat”, pastaj vendimi

Kreu i qeverisë Edi Rama ka dhënë sinjale se në shtator pritet të ketë ndryshime të kabinetit qeverisës.

I ftuar në emisionin Përballë në TVSH, kreu i qeverisë ka rikujtuar “kontratat” e performancave mes tij dhe ministrave e zv.ministrave në kabinet, të shpalosur një vit më parë kur të majtët morën mandatin qeverisës.

Rama la të kuptohet  se “kontratat” po shqyrtohen dhe vendimi do të merret në fund të muajit gusht.

Keni thënë që mandati s’është i përjetshëm, shtatori vjen dhe a do të ketë rifreskime?

Kemi futur sistemin ekontratës së performacës së Ministrave e zv.Ministrave… po shtrihet dhe në agjencitë kryesore dhe është një proces që e objektivizon performancën e gjithsekujt. Para pak ditësh kemi bërë një analizë të këtyre kontratave,. Kemi disa ovbjektiva për të cilat od të diskutojmë në fund të muajit dhe pastaj do të shikojmë sesi do të hyjnë në shtator, i cili do të jetë një vit politk shumë intensiv.

Në zgjedhje vetëm apo me aleatë?

Ne aleancën e kemi me qytetarët dhe e kemi reale. Duam ta bëjmë sa më të prekshme e sa më reale këtë aleancë. Pastaj përsa i përket kabinetit, do të shikojmë.

Në shtator ndryshon kabineti qeverisës?! Rama: Po shohim “kontratat”, pastaj vendimi Read More »

Hapja e negociatave, Rama: Rekomandim pozitiv nga KE, punë intensive këto 12 muaj

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për emisionin “Përballë” në Televizionin Publik Shqiptar theksoi se hapja e procesit të skanimit është një arritje e madhe, pasi sipas tij edhe nëse negociatat do të ishin hapur, procesi i “Screening” do të bëhej.

“Së pari, besoj që njerëzit e kanë kuptuar sepse nuk ka qenë e vështirë për t’u kuptuar që procesi ka dy nivele. Ka një nivel të objektivitetit teknik, që është procesi që shkon në komision dhe që përfundon me raportin e komisionit dhe ka edhe një nivel tjetër të subjektivitetit politik, që është procesi që shkon nga Komisioni në Këshill, ku janë vendet anëtare që vijnë aty me gjithë bagazhin e problematikave të veta të brendshme. Dhe e vërteta është që vendet anëtare u ndanë në 25 vende që ishin për hapje të menjëhershme të negociatave dhe pastaj në vendet që ishin për një shtyrje. Por ajo që është e rëndësishme është që pavarësisht se negociatat nuk u hapën menjëherë formalisht, u hap procesi i skanimit, që ishte një kompromis i artë sa na takon, sepse faktikisht edhe nëse negociatat do të ishin hapur formalisht, ne do të bënim skanimin”, – theksoi Kryeministri.

Kryeministri u shpreh i bindur se pas 12 muajsh pune intensive në përmbushjen e objektivave të vendosura nga Brukseli, Komisioni Europian do të japë rekomandim pozitiv për Shqipërinë.

“Kjo është një mënyrë që përdoret për herë të parë për Shqipërinë dhe Maqedoninë, nuk është përdorur për të tjerët. Mos të harrojmë që Mali i Zi e ka marrë hapjen formale të negociatave dhe më pas i janë dashur 6 muaj për t’i hapur ato de facto. Serbia e ka marrë hapjen formale dhe i janë dashur më shumë se një vit për t’i hapur ato de facto, sepse procesi i skanimit është një proces goxha kompleks. Ne kemi 12 muaj që i kemi fituar dhe nuk i kemi humbur dhe çka do të ndodhë në qershor do të jetë përsëri një rezultat i asaj që ne do të kemi bërë dhe patjetër, nuk e diskutoj fare, që do të jetë me rekomandim pozitiv nga Komisioni dhe asaj që do të jetë situata brenda vendeve anëtare. Megjithatë duke patur parasysh që do të jemi në momentin, kur do të kemi të njëjtin Komision dhe vendet anëtare do të kenë kaluar zgjedhjet për në Parlamentin Europian, që ishin arsyeja kryesore e rezervës së Francës, në radhë të parë, nuk kemi arsye pse të dyshojmë seriozisht në një rezultat pozitiv”, – u shpreh Rama.

I pyetur për vendet skeptike si Danimarka, Franca dhe Holanda, nëse nuk do të jenë më të tilla pas 12 muajsh, Kryeministri theksoi se nga kompromisi i arritur mbeti i kënaqur, pasi sipas tij procesi nuk është një provim për të marrë një certifikatë se kalove klasën në Bruksel apo Europë, por një përpjekje e vazhdueshme për të ndërtuar Shqipërinë europiane.

“Qoftë Franca, qoftë Holanda, sepse Danimarka ishte si të thuash një vend që u shfaq në krah të tyre vetëm në momentet e fundit, nuk është se e kishin me Shqipërinë. Ishin në një pozicion që ishte vijimësi e natyrshme e pozicionit të tyre në raport me Europën dhe në kontekstin e brendshëm si pozicion më i përshtatshëm. Procesi nuk është një provim për të marrë një certifikatë se kalove klasën në Bruksel apo në Europë, procesi është një përpjekje e vazhdueshme për të ndërtuar këtu Shqipërinë europiane dhe në këtë aspekt, procesi nuk ka ndalim, procesi ka vazhduar me skanimin që, siç e thashë, është faza që pason çeljen formale të negociatave dhe kjo më ka bërë, na ka bërë, që të jemi të kënaqur me rezultatin”, – theksoi Kryeministri.

Duke u ndalur te plotësimi i prioriteteve të vendosura nga BE si, lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike, reforma zgjedhore si dhe reforma në drejtësi Kryeministri Rama theksoi se përmbushja e këtyre objektivave janë prioritet i qeverisë shqiptare.

“E para, të kemi të qartë se këto fraza do të na shoqërojnë deri kur të bëhemi anëtarë, madje këto fraza janë fraza që po shoqërojnë jetën politike të Rumanisë apo të Bullgarisë edhe sot që janë anëtarë, të jemi të qartë.

E dyta, nga pikëpamja e objektivave konkretë që ka brenda në ato fraza, ne sigurisht që do t’i bëjmë, sepse janë gjëra që do t’i bënim si me negociata, si pa negociata. Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë është detyrim i një procesi që ka filluar dhe që po ecën sipas parashikimeve. Thellimi i luftës ndaj korrupsionit është një proces që ka filluar dhe po ecën sipas parashikimeve, se këtu flasim për luftë ndaj korrupsionit dhe flasim për peshq të mëdhenj, po a ka diskutim që gjithë këto gjykatës dhe prokurorë që po shfaqen si “peshkaqenë” në të gjithë dimensionet e veta duke u përzënë nga pallati i drejtësisë janë pjesë e një lufte të përshkallëzuar kundër korrupsionit? Nuk mund të ketë diskutim. Sigurisht që këta kanë qenë figura në një pushtet në hije, edhe pse hija ka qenë shumë e rëndë në shpatullat e gjithkujt që ka patur punë me gjykatat, por nga pikëpamja e influencës së këtij pushteti, nga pikëpamja e korrupsionit të këtij pushteti, ky është pushteti më i korruptuar në Shqipëri. Nuk diskutohet fare. Kështu që është një proces që është kompleks”, përfundoi Kryeministri Rama.//atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10156000692216523/?t=0

Hapja e negociatave, Rama: Rekomandim pozitiv nga KE, punë intensive këto 12 muaj Read More »

Rrëfimi pa doreza i Pjetër Arbnorit në Opinion: Nuk kam dhimbje për të kaluarën

Në vitin 1998 Arbnori ka folur “pa doreza” në një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu ku rrëfen detaje rreth jetës së tij. Ai është cilësuar si “Mandela i Ballkanit”, pasi kaloi mbi 28 vite të jetës së tij në burgjet komuniste. Pjetër Arbnori është ndarë nga jeta prej korrikut të vitit 2006-të. Ai ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë nga viti 1992 deri në vitin 2005. U zgjodh kryetar i Kuvendit pas zgjedhjeve të vitit 1992 si dhe pas atyre të vitit 1996.

INTERVISTA E PLOTË E PJETËR ARBNORIT
Blendi Fevziu: Ashtu siç edhe e keni ndjekur nga spoti i transmetuar sot pasdite, intervista me Zotin Arbnori nuk do të jetë një intervistë që i takon vetëm zhvillimeve politike të momentit, nisur nga fakti që ai është Sekretar i Marrëdhënieve me Publikun dhe një nga drejtuesit e lartë të kësaj partie. Do të jetë një intervistë në të cilën do të përqendrohemi në gjithë karrierën e Zotit Arbnori, duke nisur që nga vitet e para të studimeve e deri tek zhvillimet e sotme politike. Pra, do të jetë një intervistë e cila do të përfshijë edhe ngjarje të dhimbshme për jetën tuaj Zoti Arbnori, duke përfshirë vitet e burgut, arsyen për të cilën u burgosët dhe më pas daljen nga burgu. Sidoqoftë, kjo do të jetë një nga intervistat e para ku ju flisni direkt për teleshikuesit për një problem të tillë.

Pjetër Arbnori: Unë ju flas me kënaqësi. Zakonisht unë nuk kam dhimbje për të kaluarën, i mar me qetësi ngjarjet, qofshin të mira apo të këqija. Do të them që në shkollë kam patur fat. Kam patur mësues të shquar. Klasën e parë e kam bërë në mësonjëtoren e parë shqipe të Korçës. Kam shkuar edhe më vonë e kam vizituar këtë shkollë, klasën ku kam qenë. Kam patur një mësuese të dobët, që quhej Erifili mos gabohem.

Blendi Fevziu: Zoti Arbnori ç’kërkonit ju në Korçë, ju jeni nga Shkodra mos gaboj dhe keni jetuar në Shkodër.

Pjetër Arbnori: Babai im ka qenë oficer, ka qenë me shërbim në Korçë dhe unë e kam bërë klasën e parë në Korçë dhe pastaj kam bërë klasën e dytë, të tretë dhe të katërt në Shkodër. Më vonë unë kam qenë në shkollën Jezuite ku kam patur drejtor Anton Lulin, një mësues i shquar që ka bërë 40 vite burgje dhe internime. Kam patur fatin ta përcjell edhe në banesën e fundit. Veç kësaj kam patur mësues të shquar si Zef Harapin, Kardinalin Mikel Koliqi, Tonin Harapin, kompozitor me të cilin kam qenë më vonë në orkestër, ai i binte pianos unë i bija violinës, ai i binte shumë mirë, unë i bija shumë keq.

Blendi Fevziu: I keni rënë shumë vite violinës Zoti Arbnori?

Pjetër Arbnori: I kam rënë disa vite. Do t’iu tregoj edhe një herë për historinë e violinës. Unë u futa të mësoj violinë me shpresën që do të marr triskën 900 gramëshe për bukë dhe triskën A të ushqimit dhe ky ishte një favor i madh. Blendi Fevziu: Pse ata që merreshin me art kishin favore në triskë? Pjetër Arbnori: Po, mernin 900 gramë bukë. Blendi Fevziu: Po të tjerët sa merrnin?
Pjetër Arbnori: Dikush merrte 600, dikush tjetër 700. Unë kam patur dirigjent kompozitorin e famshëm Prenk Jakova, i cili ka qenë njeri i shkëlqyer. Pastaj kam patur mësues, Tefik Gjydin dhe Qamil Golemin të dy shokë të Migjenit dhe kjo ka rëndësi të madhe. Ata sa herë bënin mësim na flisnin për Migjenin. Kam patur fat sepse mësuesit i kam patur të mirë.

Blendi Fevziu: Meqë pak më parë thatë se kishit hyrë në orkestrën e Shkodrës për të marrë triskën 900 gramëshe, e fituat realisht?

Pjetër Arbnori: E fitova për dy vjet, por fitova edhe një përvojë muzikore. Unë nuk isha violinist i shkëlqyer, megjithatë një herë më ka ndodhur diçka që mund të quhet si anekdodë me Prenk Jakovën. Më tha: “Pjetër si është puna? Unë nuk të di për violinist të mirë ty, si nuk të kam zënë asnjëherë në gabim?” Ai ishte i shkëlqyer, të zinte menjëherë në gabim. I thash: Kur është pjesa e lëhtë unë i bie, kur është pjesa e rëndë unë e ngre harkun lart, i bien të tjerët dhe kështu ti nuk më zë.

Blendi Fevziu: Zoti Arbnori ju thatë pak më parë që babai juaj ka qenë oficer në Shkodër. Ka patur shumë akuza për origjinën.

Pjetër Arbnori: Unë krenohem me origjinën e familjes. Babai im ka qenë oficer i Zogut, ka kryer shkolla në Itali dhe Austri. Ka qenë njeri i ndershëm dhe kur ka vdekur nuk na ka lënë as shtëpi, as pasuri. Ne kemi jetuar vetëm me rrogën e tij. Unë do të doja që njerëzit në detyrë të ishin kaq të ndershëm sa ai.

Blendi Fevziu: Ju përmendët vitet e para të shkollës, ku natyrisht keni patur mësues që më pas kanë qenë personalitete të njohura të jetës kulturore, por edhe didaktike shqiptare. Po shkollimin e mesëm ku e keni bërë?

Pjetër Arbnori: Shkollimin e mesëm e kam bërë në Shkodër. Kam marrë maturën me medaljen e argjendë, ishte shkalla më e lartë, kam patur të gjitha notat 5-sa, por kam patur një 4-ër në fiskulturë. Nuk kam shkëlqyer në fiskulturë. Por megjithatë, edhe pse dola i pari nuk më dhanë bursë dhe të drejtë studimi për shkak të biografisë. Biografia e familjes sime nuk përputhej me rregullat e komunizmit. Një motër e imja ka qenë tre herë në burg politik. Nëna është pushuar disa herë nga puna edhe pse ka qenë punëtore krahu. Në këto rrethana nuk m’u dha bursa dhe as e drejta e studimit.

Blendi Fevziu: Zoti Arbnori me sa di unë nga shënimet biografike, ju keni vazhduar studimet për Gjuhë-Letërsi ose e keni mbaruar këtë Fakultet?

Pjetër Arbnori: Unë e kam mbaruar me motivacionin shkëlqyeshëm.Blendi Fevziu: Por si? Nuk ka një paradoks këtu, që edhe nuk iu jepnin të drejtë studimi, edhe keni mbaruar?

Pjetër Arbnori: Unë u futa mësues në fillim, më pushuan për arsye politike. Më sollën një letër që pret marrëdhëniet me këtë komitet që donte të thoshte se nuk gjeje më punë në Shkodër. Pasi ndenja disa kohë pa punë, kam shkuar në Dukagjin në një shkollë ku nuk shkonte asnjeri. Bëja 16 orë rrugë në këmbë, sepse nuk kishte rrugë makine. Në Dukagjin kam qenë sëbashku me dëshmorin e demokracisë Arben Broci dhe Beqir Broci. Pas kësaj kam qenë ushtar. Kur u ktheva nga ushtria kërkova punë dhe më thanë: Kur të vijnë anglezët dhe amerikanët të japin ata. Kështu unë ika nga Shkodra në Durrës. Shkova për ndihmës traktorist, por nuk gjeta dhe u futa punëtor krahu në Xhafzotaj. Nga aty kalova në magazinën e SMT së Shijakut. Në një kohë me zbutjen e luftës së klasave unë bëra disa dokumente false dhe u futa në universitet.

Blendi Fevziu: Çfarë ishin këto dokumente false?Pjetër Arbnori: Ishin garanci që duheshin nga anëtarë partie. Dokument fals ishte edhe biografia. Blendi Fevziu: Në çfarë viti ju kanë arrestuar dhe cili ka qenë motivacioni?

Pjetër Arbnori: Më parë unë iu kam thënë se edhe në universitet kam patur fat, kam patur mësues Eqerem Çabejn, të cilin e kam dashur shumë dhe më ka dashur shumë. Kam patur mësues Shaban Demirajn, të cilin e kam patur frikë, por jo aq shumë, sepse i kam bërë ballë.

Blendi Fevziu: Ka qenë edhe pedagogu im.
Pjetër Arbnori: Po. Unë gjithashtu bëja edhe njëfarë ndërlidhje letrare mes gjuhëtarit Justin Rrota në Shkodër dhe Eqerem Çabejt, sepse kjo nuk ishte fort e ligjshme të bëhej haptas. Për 2 vite e gjysmë kam dhënë 5 vite të universitetit dhe kam dalë shkëlqyeshëm.
Blendi Fevziu: Që të dalim edhe një herë tek pyetja që iu bëra pak më parë. Në çfarë viti u arrestuat? Cila ishte akuza?

Pjetër Arbnori: Unë jam arrestuar në Pranverën e vitit 1961. Unë që në moshën 14 vjeç isha futur në grupe antikomuniste. Ishte iluzioni për të bërë diçka të madhe. Më 1956 kemi grisur flamuj sovietikë. Kemi prishur një ekspozitë të sukseseve të socializmit dhe Bashkimit Sovjetik.

Blendi Fevziu: Megjithatë kur ju arrestuan, cili ishte motivacioni? Pjetër Arbnori: Motivacioni ishte tentativë për krijimin e partisë Social-Demokrate në ilegalitet.

Blendi Fevziu: Ishte akuzë kot apo reale?
Pjetër Arbnori: Jo, nuk ka qenë kot. Unë kam hartuar edhe programin e kësaj partie Social Demokrate. Ishin një grup i Tiranës, një grup i Shkodrës, një i Durrësit dhe një grup i vogël nga Mirdita dhe kishim vendosur të bashkëpunonim.
Blendi Fevziu: Zoti Arbnori për çfarë do të vlente kjo parti në një moment që në Shqipëri nuk njihej pluripartitizmi dhe kur një tentativë e tillë ndërshkohej rëndë? Çfarë mund të bënte një parti ilegale?

Pjetër Arbnori: Ishte koha kur përgatitej prishja me Bashkimin Sovjetik. Të gjithë mendonin se diçka mund të ndodhte në Shqipëri. Disa mendonin dhe dëshironin. Të gjithë i kishin sytë nga perëndimi, për një devijim të kësaj rruge, sepse nuk mund të ndodhte që Shqipëria të qëndronte e vetme. Ne ishim djem të rinj dhe menduam se mund të përgatiteshim për një kohë kur do të krijoheshin edhe parti në Shqipëri. Përgjithësisht kanë qenë mësues, teknikë e inxhinierë që merrnin pjesë.

Blendi Fevziu: Sa vite u dënuat? Pjetër Arbnori: Unë u dënova me vdekje, me pushkatim dhe dënimi me vdekje m’u kthye në 25 vjet burg. Blendi Fevziu: Cili ishte shkaku i ndryshimit të vendimit?

Pjetër Arbnori: Ka një politikë në komunizëm që quhet politika e goditjes dhe kur vihet re që qukaniset shpata, ata e mbajnë në dorë. Në atë kohë kishte shumë pushkatime, kishte grupe të rrezikshme dhe duket se nuk erdhi radha që të pushkatoheshim. Ishte edhe një arsye tjetër që mua ma thanë, rezultonte që nuk kishte dalë që ekzistonte një grup në Shkodër. Nuk është trimëri, por as mungesë trimërie që unë nuk i nxorra shokët që kisha vepruar me ta.
Blendi Fevziu: Zoti Arbnori ku e keni kryer burgun?
Pjetër Arbnori: Dy vjet i kam bërë në hetuesi, në birucë. Dy të tjera izolim, në një birucë pak më të madhe, në flotën 6 dhe 7-të. Aty ishin të izoluar njerëz që donin të nxjerrnin diçka që nuk e kishin nxjerrë. Më vonë kur u prish kjo dhomë, mua më çuan në dhomën 7 ku ishte edhe Bedri Spahiu, ish-sekretar i Komitetit Qendror dhe Ministri i Arsimit i kohës së Komunizmit.

Blendi Fevziu: Kush kanë qenë miqtë tuaj në burg? Ju keni bërë burg deri më 1989 mos gaboj.Pjetër Arbnori:Deri në Gusht të vitit 1989. Blendi Fevziu: Pra keni bërë 28 vjet burg? Pjetër Arbnori: E ca.
Blendi Fevziu: Dhe gjatë gjithë kësaj kohe keni qëndruar vetëm në Burrel?

Pjetër Arbnori: Kam qenë dy vjet në izolim, dy vjet në dhomë izolimi pas birucës, dy vjet në kampe pune si në kampin e Laçit, të Fushë-Krujës dhe të Elbasanit. Pastaj më morën si njeri të parehabilitueshëm dhe më çuan në Burrel, ku ndenja afro 23 vjet.
Blendi Fevziu: Gjatë kohës që keni qëndruar në burg, a keni patur presion nga Sigurimi i Shtetit apo nga struktura të tjera për të bashkëpunuar me Sigurimin.
Pjetër Arbnori: Mua më duket se të pakët kanë qenë ata njerëz që nuk iu kanë bërë presion për të bashkëpunuar. Dhe mua më kanë bërë jo një herë, por disa herë presion për të bashkëpunuar dhe Zoti më ka shpëtuar.

Blendi Fevziu: Pse thoni Zoti ju ka shpëtuar? Pjetër Arbnori: Them Zoti, sepse unë gjithnjë kam besuar. Gjithashtu edhe edukata familjare. Kam patur një nënë të fortë, dy motra shumë të forta, të cilat më kanë rritur me ndershmëri dhe unë nuk do t’i turpëroja ato që më kishin rritur.
Blendi Fevziu: Ç’do të thotë të ishe i fortë në burg? Pjetër Arbnori: Ka një kuptim disi ndryshe. Blendi Fevziu: Për këtë po iu pyes edhe unë.

Pjetër Arbnori: Ka disa që mendojnë se të jesh i fortë duhet të bësh trimëri. Edhe këto kanë pjesën e vet, por është edhe një trimëri tjetër. Është një trimëri e qetë, një durim shumë vjeçar, një qëndresë që nuk të bën të fluturosh, por nuk të bën as të futesh në dhe. Këtë qëndresë mua ma ka edukuar familja, shkolla, leximet dhe eksperienca e gjatë e miqve të burgut, të cilët më kanë thënë se tre janë rrugët që të bashkojnë me të keqen. E para, frika nga torturat. E dyta, frika për familjen.E treta, dëshira për të patur privilegj.
Blendi Fevziu: Ju i rezistuat të treja këtyre torturave?
Pjetër Arbnori: Unë kurrë nuk e kam quajtur veten trim, por kurrë nuk e kam quajtur e as se quaj veten frikacak. Të mos shesësh trimëri, por edhe të qëndrosh atëherë kur duhet të qëndrosh, kjo është detyrë dhe jo ndonjë zotësi e veçantë. Më duket që 28 vjet e disa muaj të burgut e tregojnë. Edhe dënimi i dytë e tregon. Unë jam dënuar për herë të dytë 10 vjet, sepse kam shkruar një roman “Shtëpia e mbetur përgjysmë”. Ata që e kanë lexuar apo edhe ata që do ta lexojnë do të thonë pse duhet të dënohej edhe 10 vjet të tjera një njeri që ka shkruar një roman të tillë. Sot njeriu mund të thotë çfarë të dojë për vete dhe për të tjerët. Puna është çfarë ke thënë atëherë dhe çfarë ke bërë atëherë?

Unë kam këtu një letër që ia kam çuar më 1964 katër personaliteteve, kryeministrit Mehmet Shehu, Haxhi Lleshit, kryetar i Podiumit, Prokurorit të Përgjithshëm dhe kryetarit të Gjykatës së Lartë. Kjo për fat është gjetur në Arkivin e Shtetit. Unë nuk e kisha kërkuar, por ma sollën një ditë. Po lexoj paksa: Sikurse kam deklaruar në gjyq, pjesa më e madhe e proceseve të mia është falsifikuar hapur nga major Llambi Titani. Për më tepër firmat janë marë duke përdorur dhunën fizike, psikologjike dhe kërcënimet. Gjithashtu pas dënimit tim me vdekje, presioni i paligjshëm ka vazhduar.

Thuajse të gjithë pesonat që më kanë shoqëruar gjatë izolimeve më kanë thënë se janë të porositur që të më bëjnë presion dhe kërcënime që të gënjej. Më është thënë gjithashtu se do të hakmerreshin tek familja nëse refuzoja një gjë të tillë. Edhe pas dënimit tim tortura më është shtuar, në vend që të pakësohej. Tortura me hekura, djegie me cigare, shpime me gjilpërë, ndalimi i takimeve, futja në birucë, ndalimi i ushqimeve apo korrespondencës, për muaj me radhë, futja e të burgosurve që t’më bëjnë presion. Për të gjitha këto jam ankuar, por më ka ardhur duke u shtuar intensifikimi i mundimeve.

Prandaj duke i marë parasysh këto të gjitha, si dhe ato që mund të vijnë më pas deklaroj qartë dhe hapur se çdo dëshmi e marrë me dhunë nuk ka asnjë vlerë dhe është e gënjeshtërt. Çdo akuzë e bërë në emrin tim është false. Unë nuk kam qëndruar kurrë në anën e gënjeshtrës dhe nuk e kam mbrojtur atë asnjëherë, këtë e kanë provuar edhe organet përkatëse. Këtë letër nuk i’ua shkruaj për t’u ankuar dhe as për të kërkuar gjë, por për t’iu vënë në dukje se në çdo rrethanë nuk do të mbroj kurrë gënjeshtrën e as do të jem në anën e saj. I burgosuri Pjetër Arbnori.

Blendi Fevziu: Zoti Arbnori si ka mundësi që ju shkruanit në burg? Nuk është puna vetëm e letrës, ju keni botuar disa libra në të cilat thuhet se i keni shkruajtur në burgun e Burrelit. Si ka mundësi një i burgosur në kushtete e komunizmit, në kushtet e një izolimi total, në kushtet e një dhune që njihet dhe s’po iu pyes më tutje për këtë, të arrish të shkruash romane dhe aq më tepër t’i nxjerrësh ato nga burgu? Duket pak paradoksale.
Pjetër Arbnori: Sipas rregullores kishe të drejtë të mbaje një libër, një fletore dhe një laps. Blendi Fevziu: Por fletorja dhe lapsi kontrolloheshin.

Pjetër Arbnori: Po. Ne fletoren e bënim të trashë. Unë kam shkruar ditarin tim në burg të titulluar “Folklor” mbledhur nga botime të ndryshme dhe aty shënoja gjëegjëza, grimca historie, fjalë të rralla, diaktologji, etj. Aty shkruaja vërtet folklore, por shënoja edhe ngjarjet e ditës të koduara, shënoja edhe gjëra të tjera që më interesonin nga burgu. Vëreja karakteret e njerëzve dhe bëja shënime vërtet historike. Këtë fletore të trashë ma kanë marrë disa herë për kontroll, disa edhe mi kanë grisur, disa të tjera i kanë mbajtur aty sepse shikonin që nuk kishte gjë, vetëm këngë popullore dhe m’i kthenin.

Në vitin 1972 pati një farë zbutje në burgun e Burrelit sikurse në të gjitha burgjet e tjera. Deri atëherë ne bënim takimin në një sportel 20 me 30, e gjithë dera ishte e hekurt dhe unë shihja vetëm një pjesë të fytyrës së nënës time. Dorën nuk mund t’ia shtrija, sepse nuk më lejonin. Në 72-shin bënë një dhomë me dy karrige me çimento dhe një tryezë mes tyre. Aty vinte familja dhe takimi mund të zgjaste 2 minuta, 3 minuta apo 10 minuta, sipas dëshirës së rojes. Unë atëherë mendova që të rrezikoj për të nxjerrë dorëshkrimet e mia dhe përgatita një çantë prej mushamaje dhe futa një fletore të trashë dhe nisa të gjykoj se me cilin roje duhet ta nxjerr dhe zgjodha rojen më të rrezikshëm, më të pamëshirshëm që ishte një bishë e vërtetë, por ishte mendjemadh. Rojet e tjerë nuk lejonin t’i jepje enë apo trasje për të marrë ushqimin, por i mernin vetë dhe i zbraznin.

Ndërsa ky roje, pasi shtroje një gazetë dhe vendosje ushqimin përpara thoshte: Ç’më rri këmbë mbi këmbë. Më sill një tas apo një trastë dhe unë ia çoja menjëherë. Ai përtonte t’i bënte vetë. Dhe pasi kaluan 7-8 takime unë gjeta rastin dhe ia shtyva çantën e zezë nënës time teksa po i jepja sahanin rojes. Nëna e pa që nuk është çanta e saj dhe ma shtyu mbrapsht, kaluan 2 minuta dhe unë përsëri ia shty çantën nënës. Aty nëna e kuptoi dhe e mori bashkë me trastat e tjera. Tre ditë kam ndenjt me zemër të ngrirë sepse nuk ishte puna që mund të më shtoheshin 10 vite të tjera mua, por mund t’i shtoheshin 10 vjet nënës apo motrës, sepse komunizmi ishte i pamëshirshëm. Ashtu doli libri i parë dhe ashtu ka dalë edhe i dyti dhe i treti. Unë kam marrë tani në dosjet hetimore të miat edhe dorëshkrimet e romanit “Shtëpia e mbetur përgjysmë” që ishte futur në dosjen time si provë materiale.

Blendi Fevziu: Ju bëtë 28 vjet burg, pra dolët në Gusht të vitit 1989. Pa dashur t’iu pyes më gjatë për vitet e burgut sepse janë edhe kujtime të rënda. Dua t’iu pyes për impresionin e parë që keni patur pas 28 vitesh izolimi kur u kthyet në qytetin tuaj të lindjes? Një njeri i cili ka qenë i izoluar dhe ka parë vetëm një copë qiell nga oborri i burgut ku shëtiste.

Pjetër Arbnori: Unë isha përgatitur që të dënohesha për herën e tretë dhe fakti që dola, mua më la të ftohtë. Sigurisht unë i doja nënën dhe motrat, i përqafova ato, por nuk bëra shumë sikurse bëjnë njerëzit e dëshiruar. Kur kam shkuar në Shkodër kam parë po ato rrugë, po ato rrugica, po ato shtëpi të vogla, madje më dukeshin edhe më të vogla. Gjëja e parë që kam vënë re ishte se ishin zhdukur lulet dhe ishin mbjellë hardhijat. Shtëpitë e vjetra nuk ishin shumë të bukura, por secila kishte lule, por në këtë kohë shiheshin vetëm hardhi. Më vonë e kuptova se një shtet që ka ndaluar çdo pronë private dhe s’të lejon të dalësh korniza, ndaj këtij shteti njerëzit kishin marrë masa dhe kishin mbjellë hardhia dhe secili bënte rrush dhe kishte një kazan të vogël për të pjekur raki. Kjo ishte përshtypja ime e parë.

Blendi Fevziu: Nga Gushti i vitit 1989 kur ju dolët nga burgu e deri në Dhjetor të viti 1990 ishte pothuajse një vit që është i nevojshëm për një ambientim. Ju thatë pak më parë se keni tentuar të formoni Partinë Social Demokrate në fillim të viteve 60-të sëbashku me miqtë tuaj. Si u lidhët me Partinë Demokratike dhe pse nuk u lidhët me Partinë Social Demokrate apo me një parti më pranë këtij programi?

Pjetër Arbnori: Unë dola, kërkova punë. Disa muaj nuk gjeta punë. Shkova tek Komiteti i Partisë se mora vesh që kishte një vend si përkthyes në institutin e misrit e orizit dhe më thanë që duhet të marësh leje tek Komiteti i Partisë. Atje ishte sekretar i parë i partisë, Xhemal Dymylja të cilin e kam patur shok klase. Ai nuk më priti. Unë nuk dua të them që nuk deshi të më priste, por më mirë që nuk guxoi të më priste. Pastaj më futën nxënës marangoz në moshën 55 apo 56 vjeç. Në këtë kohë fati deshi që unë të gjendesha në një kohë ndryshimesh të mëdha. Ndryshimi i parë i madh ka qenë demostrata e 14 Janarit të 1990-ës për rrëzimin e bustit të Stalinit. Mua më erdhën dy vetë dhe më lajmëruan, njeri prej tyre më tha: Do përgatitësh një fjalim nëse bëhet demostrata?

Unë atij nuk i thashë që do ta përgatis, por e përgatita fjalimin, por nuk u mbajt. Përgatita edhe një flamur që nuk u ngrit. Megjithatë unë nuk them që isha më frikacaku, por ndër të fundit që mora pjesë. Unë shkoja dhe vija me një biçikletë, aty erdhi sigurimi, arrestoi njerëz, kontrolloi shtëpia edhe dënoi njerëz. Pagëzimi i dytë i zjarrit qe pjesëmarrja më 14 Janar të ‘90 për rrëzimin e bustit. Pas kësaj filloi lëvizja studentore. Ajo më dha zemër. Në Shkodër qarkullonin trakte çdo ditë dhe qarkullonin edhe trakte që thonin se do të përsëritej ajo që ndodhi në Rumani, por kishte edhe vjersha të bukura që ftonin popullin të ngrihej. Zemra m’u ngroh kur u ngritën studentët dhe bashkë me ta u ngritën edhe intelektualët.

Nuk vija dot çdo ditë në Tiranë, por i hipja makinës kur kisha para dhe vija. Vija tek një piktor i njohur këtu bashkë me një kushëri timin dhe atje i merrja kontaktet për lëvizjen studentore. Unë i kam ndjekur takimet indirekt dhe në datën 12 Dhjetor kam qenë në tribunën për shpalljen e Partisë Demokratike. Jam takuar së pari me Tefalin Malshytin që ishte djalë i shkëlqyer dhe një ndër nismëtarët. Jam takuar me Sali Berishën, me Azem Hajdarin. Të gjithë ishin të pasigurtë. Unë i kam dhënë një mesazh nga Shkodra, Berishës dhe aty i kemi dhënë dorën njëri-tjetrit. Më 12 Dhjetor u kthyem në Shkodër dhe organizuam demostratën e 13 Dhjetorit që ka qenë demostrata më e madhe antikomuniste në Shqipëri. Ne atje hodhëm në erë bustin e Enver Hoxhës për herë të parë, dogjëm librat e tij dhe thyem edhe pllakën që quhej rruga Enver Hoxha.

Blendi Fevziu: Zoti Arbnori gjatë kohës që ju keni qenë kryetar i Parisë Demokratike për Rrethin e Shkodrës ka ndodhur një nga ngjarjet që vazhdon të mbetet një nga misteret e mëdha të historisë së këtyre 10 viteve në Shqipëri.
Pjetër Arbnori: Më parë unë do t’iu them se përse u vonua demostrata në Shkodër, demostrata e krijimit të partisë. Në fakt PD për ne ishte krijuar më 13 Dhjetor, por ishte pasiguria që na bëri të vonohemi. Erdhi gjithë komisioni nismëtar i Tiranës në Shkodër dhe aty u takuam të gjithë. Mua më ka thirrur Edmond Bushati, Kolec Ndou dhe Alfons Grishaj. Atje jam takuar me Sali Berishën dhe nismëtarë të tjerë dhe aty kam folur me të dhe jemi marrë vesh. Unë krenohem që Shkodra i ka dhënë shtysë demokracisë në Shqipëri.

Blendi Fevziu: Megjithatë, ç’ka ndodhur realisht në 2 Prill në Shkodër?
Pjetër Arbnori: Më 31 Mars u bënë votimet dhe ne ishim përgatitur mirë, edhe qyteti edhe fshati ishte me PD. Në 19 deputetë ne fituam 16. Radio nuk jepte rezultatet, ndërsa në mesnatë krisën pushkë e mitrolozë në degën e brenshme dhe në komitetin e Partisë së Punës që ishte shenjë që në Shqipëri kishte fituar komunizmi edhe një herë. Në mëngjes të gjithë njerëzit kishin dalë si të çmendur, qanin, takonin njëri-tjetrin dhe më pyesnin: Është e vërtetë që kemi humbur? U bë një demostratë spontane.

Më 1 Prill filloi një demostratë në shenjë proteste që s’kishin dalë rezultatet. Më 1 Prill nuk është thyer as edhe një xham në Komitetin e Partisë. Ne u mblodhëm në ish-muzeun ateist ku ishte qendra e PD dhe vendosëm të shkojmë 3 nga 3 pranë demostruesve në mënyrë që të mos ndodhte ndonjë gjë e papëlqyeshme. Të nesërmen, më 2 Prill, nxënësit e shkollës së mesme “Jordan Misja” u ngritën si bllok në demostratë dhe vërshuan drejt Komitetit të Partisë. Rrugës u ndalën tek nxënësit e shkollës “29 Nëntori” dhe i ftuan edhe ata. Nxënësit dolën dhe shkuan demostruan para Komitetit të Partisë. Atje i rrahën.

Një natë më parë kur ne i ruanim demostruesit që të mos ndodhte gjë, Shapajev Taçi na sjell një shkresë në selinë e PD ku thuhej që PD të mos bëj demostarta sepse ne do t’i shtypim. Letra ishte kërcënuese dhe unë e kam akoma. Herët në mëngjes na ftuan të shkonim tek Tereze Marubi ku ishte edhe shefi i policisë dhe ne i tham që protesta ishte paqësore për mosdaljen e rezultateve. Në këtë kohë ai komunikonte me radio dhe diçka i thanë me radio dhe ky i tha veproni. Aty plasën pushkët dhe mitrolozët.

Blendi Fevziu: Ju në atë kohë ishit në krye të PD për rrethin e Shkodrës. Ka patur shumë komente që ju nuk ishit në krye të demostruesve.
Pjetër Arbnori: Në atë kohë unë isha në Komitetin Ekzekutiv me Tereze Marubin, më përpara kam qenë në komisionin nismëtar te muzeu ateist. Pasi kam dalë nga aty kam shkuar para komitetit të partisë dhe më shoqëronte Stravoini, i cili tashmë ka shkuar në Belgjikë sepse ndiqet. Dhe më ruanin edhe 3-4 shokë të tjerë sepse ata kishin nisur të vrasin edhe me snajper. Përsëri jam kthyer për të ndaluar ndërhyrjen e shtetit. Në këtë kohë u futën tanket dhe djemt dhe vajzat e reja i dogjën si të ishin prej kartoni. Pasi na vranë 4 veta dhe janë plagosur 80 të tjerë atëherë është sulmuar komiteti i partisë dhe i është vënë flaka.

Blendi Fevziu: Zoti Arbnori në ndonjë ngjarje të 2 Prillit ju vetë ndjeni përgjegjësi?
Pjetër Arbnori: Në asnjë mënyrë, s’kam pse të ndjej përgjegjësi. Unë ndjej krenari sepse kam qenë me popullin e Shkodrës për gjithë atë demostratë paqësore ndaj manipuluesve të votave. Sepse u manipuluan vota, bile unë mund t’iu them një fakt. Futen tek komiteti i partisë dhe nisën të hedhin letrat dhe spiunlliqet dhe hodhën edhe disa kuti votimi. Ata ishin pregatitur për manipulim të madh, por në Shkodër nuk mundën ta bëjnë, por besoj e kanë bërë në disa rrethe të tjera.

Blendi Fevziu: Zoti Arbnori në fillim të bisedës kur kërkonit punë ju thoshin se punë do të marësh kur të vijnë anglo-amerikanët. Në të vërtetë folëm për shumë zhvillime dhe realisht anglo-amerikanët erdhën në Shqipëri. U hap Ambasada Amerikane dhe ju u punësuat. Dhe jo një punë dosido, por brenda një viti u bëtë deputet dhe kryetar i Parlamentit shqiptar. E thash këtë për të bërë një shaka, por edhe për të treguar se edhe ato që duken si ëndrrat më të mëdha, bëhen realitet shumë shpejt. Cili ishte motivacioni që ju u zgjodhët kryetar i Parlamentit? Kishte shumë njerëz në PD që kishin dhënë kontribut ose kanë patur prezencë më intensive gjatë viteve 91-92.

Pjetër Arbnori: Unë them një herë që Shkodra pati sukses, sigurisht jo në sajën time, por kur u bënë zgjedhjet në Shkodër ishte pothuajse i gjithë komisioni nismëtar nga Tirana dhe po ai që doli në televizion dhe tha distancohemi nga huliganët tha: Unë nuk kam asgjë me Pjetër Arbnorin, por mos është e dëmshme të zgjidhet një i burgosur politik kryetar partie.

Blendi Fevziu: Cili ishte ky person meqë po e përmendni?
Pjetër Arbnori: Ka qenë Arben Imami. Ai tha nuk është e përshtatshme të vendosim një burgaxhi në krye të partisë. Deri atëherë unë nuk kisha folur, por kur më ngacmojnë edhe flas. I thash: Pikërisht vënia e një të burgosuri politik në krye të PD është besim për Shkodrën se e gjithë Shkodra është e burgosur. Së dyti unë kisha shokë e miq të cilët më kishin përkrahur mua dhe PD dhe në PD gjetën shpresën. U bë një mbledhje në kryesi dhe u thanë që janë projektuar 4 shtylla dhe 4 personalitetet që do i përfaqësojnë, President Sali Berisha, kryeministër Aleksandër Meksi, kryetar i Parlamentit Arben Imami dhe kryetar partie Eduart Selami.

Atëherë disa shokë në PD u ngritën dhe thanë që nuk e quajnë të përshtatshme të jetë në krye të parlamentit sepse është i ri dhe kishte patur probleme me PD e Tiranës dhe propozuan Pjetër Arbnorin. Unë nuk mora pjesë në diskutim, por kur e pashë se po nxehej disi puna thash: Po qe se Imamai e ka të domosdoshme të jetë kryetar, ndoshta e bën punën edhe më mirë se unë. Me një fjalë pa e mohuar të drejtën time unë i’a lash rrugën e hapur. Kur u bë mbledhja e Këshillit Kombëtar, përsëri lindën diskutimet dhe lindi propozimi për të qenë unë kryetar. Unë nuk diskutova fare, as që kisha ndër mend të diskutoja.

Mirpo befas u ngrit një zonjë dhe tha: Unë nuk e di përse e përkrahin figurën e Pjetër Arbnorit si kryetar Parlamenti sepse ai vetë ka thënë që nuk e bëj dot këtë punë. Atëherë dhe unë kam sedër dhe u ngrita dhe thashë: Unë nuk kam thënë kurrë nuk e bëj dot, por për hirë të unitetit në PD e lë vendin të lirë. U bë votimi i parë dhe unë kisha pranë një shok të njohur që i numëronte votat si në volejboll me viza dhe kur mbaroi tha: Fitove. Atje në tribunë po vonoheshin, u vonuan ca dhe folën ca pësh pësh dhe dikush tha që dolën të barabarta. Atëherë u bë rivotim dhe secili tha emrin e vet dhe unë fitova.

Blendi Fevziu: Zoti Arbnori, brenda tre vjetësh u bë një ndryshim shumë i madh, nga i burgosur në qelitë e Burrelit në kryetar të Parlamentit. Gjatë kohës që ju keni qenë kryetar i Parlamentit dhe keni patur një nga detyrat më të larta në shtetin shqiptar, ju ka qëlluar të shihni njerëz të cilët kanë marë pjesë në dënimin tuaj apo që mund t’iu kenë keqtrajtuar? Kam parasysh, kam lexuar një artikull për takimin tuaj me Nexhmie Hoxhën në burgun e Tiranës. A ka qëlluar gjatë atyre viteve të takoni personazhe të tillë?

Pjetër Arbnori: Kur ju bëni pyetje mua më kujtohet gjithnjë edhe ndonjë gjë tjetër dhe unë do të them që kam një natyrë të tillë si kur jam poshtë fare punëtor krahu, si kur jam mësues apo kryetar Parlamenti unë i njëjti njeri jam. Dhe të jesh i sigurt se të njëjtën marrëdhënie kam me njerëzit. Unë kam parë shumë edhe prej atyre që më kanë denoncuar, edhe prej atyre që më kanë arrestuar apo prej atyre që më kanë torturuar apo prej atyre që më kanë gjykuar, por unë kam ndjekur vetëm parimin e përbuzjes. Kam kthyer kokën në anën tjetër për të mos i parë. Ishte më dinjitoze për mua që të mos i shihja dhe të mos hakmerresha. Nuk i them të tjerëve të veprojnë si unë, por cilido që ka probleme me drejtësinë t’i drejtohet opinionit publik sepse drejtësinë unë tani për tani nuk e vlerësoj.

Blendi Fevziu: Zoti Arbnori po moralisht a u kënaqët kur u takuat në një nga qelitë e burgut të Tiranës me Nexhije Hoxhën ndërkohë që ajo ishte e burgosur dhe ju deputet dhe kryetar i Parlamentit shqiptar?
Pjetër Arbnori: Unë nuk kam shkuar për ta sfiduar, por unë isha nënkryetar i Parlamentit shqiptar për të drejtat e njeriut dhe më kishin ardhur 3-4 veta që thonin që të burgosurit po trajtohen ndryshe njëri e ndryshe tjetri. Kishte edhe fjalë që thoshin që anëtarët e byrosë politike ose Nexhmije Hoxha trajtohej ndryshe dhe të dënuarit e tjerë ndryshe. Dhe unë shkova tek burgu.

Në atë burg unë isha futur me një thes mielli në kokë për të mos më të parë njerëzit dhe kërkova drejtorin e burgut. Erdhi roja, më çoi lart dhe kur hyra qe një befasi e madhe. Drejtor burgu ishte ai që kisha pasur drejtor në burgun e Burrelit i cili më kishte futur në birucë sa e sa herë, më kish zhveshur sa e sa herë, kishte urdhëruar të më lidhnin me hekura ose të më rrihnin me çomake dhe kishte urdhëruar edhe të më hiqnin batanijen natën në mes të dimrit. Ai u ngri.

Blendi Fevziu: Ia thatë këto?
Pjetër Arbnori: Absolutisht, unë bëra sikur se njoha.
Blendi Fevziu: Dhe ai bëri sikur s’ju njohu…
Pjetër Arbnori: Jo, ai bëri sikur më njohu dhe rrinte i shqetësuar. I thash: Zotëri kam ardhur pas disa ankesave nga qytetarë të ndryshëm që thonë se ju i trajtoni të burgosurit ndryshe nga njëri-tjetri. Kam ardhur në emër të Komisionit për të Drejtat e Njeriut që t’i verifikoj këto dhe dua të vizitoj burgun. Në fakt unë nuk kisha asnjë autorizim në xhep, por shkova trimërisht dhe ai qoftë nga emocioni a qoftë nga hutimi s’ju dha që të ma kërkonte autorizimin.

Një herë më pyeti a e ke autorizimin dhe unë futa dorën në xhep dhe nxorra partofolin, ai mori 3-4 herë telefonin dhe pyeti Ministrinë e Brendshme dhe ata i thonin thuaj Prokurorisë. Pyeti Prokurorinë dhe ata i thanë thuaj Gjykatës, pyeste Gjykatën, ata i thonin drejtojuni Prokurorisë dhe ai mbeti i hutuar. I thash: Po të duash edhe më kthe, por ta dish që të gjithë këta që të thonë nëpër telefona thuaj këtij e thuaj atij, të gjithë të lënë në baltë e nesër përgjigjesh ti. Unë kthehem, por unë i botoj letrat e akuzave.

Blendi Fevziu: Dhe kësaj here e paskeni falsifikuar një autorizim siç falsifikuat dokumentet e shkollës.
Pjetër Arbnori: Atëherë ai mori çelsat dhe kaluam nëpër qeli të ndryshme, takova shumë të burgosur ordinerë, pastaj nisa të takoj anëtarë të byrosë politike, ata nisën të ankohen për procesin dhe unë i thash që nuk kisha ardhur për procesin, por për të parë nëse ju rreh kush, ju shanë kush dhe a ju japin të drejtat që ju takojnë me ligj. Aty unë takova në një qeli Xhemal Dymylin, shokun tim të klasës, sekretar i parë i Partisë Komuniste.

Ai s’më kishte pritur, por unë i fola, e pyeta për shëndetin dhe problemet që kishte. Takova Hekuran Isain, ish-ministrin e Brendshëm që kishte qenë ushtar me mua në një repart në Vlorë. E pyeta nëse kishte ndonjë ankesë për trajtimin. Ai më tha: Unë edhe ti e dimë se si janë punët , ti i ke vuajtur unë kam qenë në krye të Ministrisë, prandaj nuk kam gojë për të hapur. Po deshe interesohu që të më nxjerrin në gjyq sa më parë. Pastaj më çuan tek biruca e Nexhmije Hoxhës, hyra. Ishte kohë dimri, ajo kishte një dyshek, kishte batanije të mjaftueshme, kishte edhe një mushama me të cilin kishte mbështjellë batanijet. Kishte edhe një mushama që kishte veshur mbi rroba.

Kishte edhe një libër që po e lexonte. E pyeta në kishte ndonjë ankesë dhe ajo më tha se nuk e dinte se përse e kishin arrestuar. Unë i thash që nuk kisha shkuar për procesin e saj, por nëse i jepnin ato që ju takojnë. Ajo tha: Mua s’më kanë dhënë furçën e dhëmbëve. Nuk lejohet i tha drejtori i burgut, ti e di që bëhen thika me to. Jepja drejtor i thash, nuk bën thika ajo. Ajo tha edhe që nuk i kishin dhënë makinën për tharjen e flokëve. Zonjë i thash ajo është punë korenti, bëj si të bësh pa të. Më tha gjithashtu se kishte më tepër se 7-8 ditë që nuk e kishin lënë të takonte djalin dhe unë i thash: Zonjë unë kam ndenjtur 2 vjet pa parë nënën time. Megjithatë unë nuk jam që ti të rrish pa parë djalin në kohën e rregullores. Kaq qe takimi im me zonjën Nexhmije Hoxha.

Blendi Fevziu: Zoti Arbnori gjatë kohës që keni qenë kryetar i Parlamentit për rreth 5 vjet cilat janë ngjarjet më të rëndësishme që mendoni se mund të mbeten në biografinë tuaj politike?
Pjetër Arbnori:– Miratimi i ligjit për të drejtat dhe liritë e njeriut. Ka qenë një ligj kushtetues ndër më të rëndësishmit që ka miratuar vendi ynë dhe unë jam gëzuar kur është miratuar një ligj i tillë. Megjithse them që pati disa njerëz që gabuan dhe votuan kundër.

Pranimi i Shqipërisë në Këshillin e Europës. Ka qenë një ngjarje vërtetë e rëndësishme për Shqipërinë dhe për mua sepse më takoi mua nderi të nënshkruaja marrëveshjen. Gjithashtu më takoi nderi të mbaj një fjalim para delegatëve dhe deputetëve atje dhe socialistët e demokratët votuan pro.

Blendi Fevziu: Ky padyshim ka qenë një nga momentet më të rëndësishme politike të Shqipërisë.
Pjetër Arbnori: Edhe një gjë ishte shumë e rëndësishme, mirarimi i kodeve penale e civile që janë modernë, madje më modernë se sa duhet për drejtësinë shqiptare.
Blendi Fevziu: Gjatë kohës që ju keni qenë kryetar parlamenti, muajt e fundit kur kishin filluar protestat në Vlorë ju jeni shprehur se vlonjatët janë duke bërë thjeshtë një xhiro nga sheshi i Flamurit në Skelë. Kjo ishte një deklaratë që vinte nga mosnjohja e realitetit atje apo ishte një deklaratë për të nënvlerësuar situatën?

Pjetër Arbnori: Le ta dijë populli i gjithë Shqipërisë dhe ai i Vlorës se unë kam biseduar deri në mesnatë me të gjithë grevistët e urisë, kam biseduar shtruar, jam marë vesh për shumicën e problemeve që kishin, mirëpo fatkeqsisht unë mora vesh që shumica e atyre grevistëve të cilët ishin në prag të grevës asnjëri prej tyre nuk kish futur para me fajde dhe e dyta më vjen keq ta them ata kishin sjellë dy peticione.

Në të parën kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Meksi dhe po të pranoja peticionin e parë, ata kishin rezervë një peticion të dytë që kërkonin dorëheqjen e presidentit dhe shpërndarjen e parlamentit. Me një fjalë ishin kundra gjithë institucioneve. Këtë ma dha njëri prej grevistëve. Ata më kërkuan që unë t’i takoja me Sali Berishën, ai nuk ishte aty, por erdhi dhe i priti. Unë nuk kam thënë që ata po bënin xhiro varra-vinga, por kam thënë që demostrata paqësore ku ata mund të shkojnë tek sheshi i Flamurit, të shkojnë në Skelë apo kudo është një gjë krejtësisht e natyrshme. Por dhuna nuk duhet përdorur sepse prej saj nuk fiton askush. Këto janë fjalët që kam thënë dhe janë të regjistruara. Ai ishte një mashtrim i një njeriu që donte të nxiste popullin e Vlorës kundër qeverisë demokratike.

Blendi Fevziu: Tre pyetjet e fundit që unë do doja t’iu bëja kanë të bëjnë me vjedhjen e thesarit në Krrabë që u denoncua fillimisht nga Partia Demokratike. Mbi rikthimin e mundshëm të Selamit në Shqipëri mbi të cilin ju keni dhënë edhe një deklaratë në gazetën Albania. Në mos gaboj dhe për zgjedhjet lokale. Duke nisur nga e para, Zoti Arbnori si e gjetët informacionin mbi vjedhjen e thesarit në Krrabë dhe ku e bazoni shifrën tuaj sipas të cilës është 10 herë më e madhe sesa ajo që është deklaruar, pra rreth 28 milionë dollar.

Pjetër Arbnori: Njerëz që i dhimbset Shqipëria ka akoma dhe unë mendoj se ata njerëz që kanë lajmëruar vjedhjen e shekullit kanë bërë mirë. Nuk ka rëndësi se ku e kemi marë vesh ne, por ne ngulnim këmbë që kjo është e vërtetë dhe i thonim qeverisë që të bëjë hetimet. Ndërsa Zëri i Popullit na përgjigjej: Në qymyrin e Krrabës zbuloi Berisha florin. Unë do të thosha që të mos meret me alibi as qeveria e as Prokuroria. Alibitë e shumta tregojnë fajësi. Thelbi i gjithë këtyre punëve është që në një Shqipëri plot me banda, plot me hajdutë, plot me njerëz kokëçorapegrisur a justifikohet që qeveria Nanao t’i thotë ministrit të Financave apo kujtdo tjetër që të pakësojë ruajtjen e thesarit të Krrabës.

Blendi Fevziu: Qeveria e ka mohuar këtë fakt.
Pjetër Arbnori: Janë shkresat aty dhe qeveria duhet t’i nxjerrë shkresat.
Blendi Fevziu: Edhe ata duke I’u bazuar shkresave kanë thënë që kjo nuk është e vërtetë.
Pjetër Arbnori: Është plotësisht e vërtetë dhe qeveria do t’i nxjerrë shkresat. Është dobësuar ruajtja e thesarit të Krrabës në kohën kur shtohej kërcënimi për të gjitha pasuritë e shqiptarëve dhe jetët e tyre.
Blendi Fevziu: Kur ka ndodhur kjo sipas informatave që keni ju Zoti Arbnori.
Pjetër Arbnori: Qeveria mundohet që ta shtyjë sa më tepër. Kjo do të thotë që ka ndodhur shumë më vonë se sa thotë qeveria.

Blendi Fevziu: Dhe sa është shifra e vjedhur sipas informatave që keni ju?
Pjetër Arbnori: Shifra e vjedhur është shumë e madhe, ajo është një pasuri kombëtare që nuk mund të meret me mend. Janë pasuri që nuk kanë vlerën reale të floririt, por kanë vlerë të shumëfishuar si pasuri e relikeve.
Blendi Fevziu: Ju thoni se vjedhja ka ndodhur në vitin 1997, pse u bë deklarimi kaq vonë? Dhe ju vetë përse e keni hapur këtë problem kaq vonë.

Pjetër Arbnori: Kur e morëm vesh ne e thamë, qeveria s’kishte pse vonohej edhe 4 muaj të tjerë për të thënë atë që kemi thënë ne. Dhe për ta thënë në mënyra të stëholluara për ta dredhuar. Le të hapen letrat dhe të gjendet pse nuk ka bërë ruajtjen dhe kush ka bërë numërimin dhe kush do të përfitojë nga numërimi. Kjo pasuri është vjedhur për arsye të caktuara. Së pari për pasurimin e personave përgjegjës. Së dyti paratë mund të përdoren për fushatë apo për gjëra të tjera, paraja shpon detin.

Blendi Fevziu: Me këtë doni të thoni që i kanë vjedhur vetë qeveritarët? Nuk ju duket pak akuzë.
Pjetër Arbnori: Qeveritarët e kanë shumë kollaj, le të gjejnë fajtorët dhe jo se shpëtojnë vetë se ata nuk shpëtojnë, duhet të japin dorëheqjen. Unë dje isha për Pashkë dhe pashë kryeministrin dhe ministrin e Financave. U përshëndeta me ta siç përshëndetet njeriu për Pashkë. Ata po buzëqeshnin me një lehtësi të tillë sikur kishin humbur 10 lekë apo 5 lekë nga partofoli dhe jo të flitej për miliona dollarë.

Blendi Fevziu: Zoti Arbnori ditët e fundit është folur shumë në shtyp për një rikthim të mundshëm të Eduart Selamit në postin e nënkryetarit të PD. Ju keni dhënë edhe një prononcim për gazetën Albania. Ky është një lajm i vërtetë apo janë komente të shtypit?
Pjetër Arbnori: Unë kam një gjë që kur më kërkojnë njerëzit për t’u prononcuar, unë prononcohem. Por në fakt me Selamin është abuzuar disa herë. Po t’i marësh koleksionet e gazetave sa e sa herë është thënë Selami po vjen sot, Selami po vjen nesër, po vjen në krye të kësaj partia apo asaj partie. Selami ka gjetur një vend, një punë të ndershme, jeton në Shtetet e Bashkuara, sigurisht vjen kur të dëshirojë.

Mban atë qëndrim që dëshiron, por unë nuk i bësoj shumë fakseve të shkëmbyera. Di vetëm një gjë që ia kam thënë dhe ia them përsëri që gjatë këtyre tre vjetëve Selami ka qenë tepër serioz dhe sa më serioz të jetë njeriu që ka qenë në një pozitë të shquar aq më mirë është. Sepse po humbi pozitën atij i bie vlera, Selami duke qenë serioz nuk i ka rënë vlera. Sigurisht për zgjidhje të tilla që thotë gazeta unë nuk di gjë, forumet mund të vendosin.

Blendi Fevziu: Zoti Arbnori pak më parë ju thatë që kur më pyesin unë i jap deklaratat. Tani edhe unë po I’u bëj pyetjen e fundit. A e keni vendosur cili do të jetë kandidat për kryetar bashkie në Tiranë.
Pjetër Arbnori: Të them të drejtën unë nuk e di që është vendosur, por di që të gjithë seksionet e partisë mendojnë çdo ditë që të venë një njeri që jo vetëm ta meritojë, por të ketë besimin e popullit, të jetë edhe njeri i zoti dhe të jetë një njeri që ta nderojë Tiranën sepse kush fiton Tiranën, fiton Shqipërinë.
Blendi Fevziu: Atëherë mbetet t’ju falenderoj që ishit sot i pranishëm në studion e Tv Klan dhe shpresoj të jeni sërish i pranishëm gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale në vjeshtën e këtij viti. Ju uroj dhe i’u falenderoj në emër të teleshikuesve.

Rrëfimi pa doreza i Pjetër Arbnorit në Opinion: Nuk kam dhimbje për të kaluarën Read More »