Intervista

Historia e pazakontë/ “Burri i motrës më kapi gruan”, pas akuzës vjen reagimi tronditës

Xhevdet Lecini, baba i dy fëmijë me disa martesa të dështuara ka rrëfyer ngjarjen më të rëndë të jetës, pasojat e së cilës vazhdon t’i vuajë akoma dhe sot.

Burri i motrës ka abuzuar seksualisht me gruan e tij teksa kishin shkuar për vizitë 15 vite më parë. “Kunati, – thotë ai, – shfrytëzoi momentin kur ishte vetëm me të”. E shoqja i ka rrëfyer gjithçka dhe ka kërkuar me insistim hakmarrje ndaj tij.

Pasi e ka shqyrtuar këtë çështje me pjesëtarë të familjes së bashkëshortes ka vendosur t’i vërë një gjobë prej 2 milion lekësh të vjetra autorit të kësaj vepre të ulët dhe ky ishte kushti për të mos bërë denoncim ndaj tij në polici.

Kunati nuk u ndëshkua dhe kjo ishte arsyeja që gruaja e Xhevdetit e braktisi atë dhe dy fëmijët e vegjël. Nderi i saj nuk u vu në vend.

Djemtë u rritën pa nënë thotë ai, por edhe pse kanë kaluar kaq shumë vite situata vazhdon po njësoj. Xhevdet Lecini kërkon të marrë lekët e gjobës, por kur e ka kërkuar këtë motra e ka dhunuar duke e gjuajtur me gurë.

Kjo ishte martesa e tretë e marrë fund për të. Ai e akuzon kunatin se nuk është hera e parë që e ka kryer të njëjtin veprim dhe kërkon lekët për të vënë në vend dinjitetin e humbur.
“Unë jam martuar dy herë. Jam dënuar në kohën e komunizmit me 4 vite burg për shkak të plagosjes që bëra pasi me erdhën për të grabitur në shtëpi. Unë e bëra në shtëpinë time për mbrojtjen.
Kur rashë në burg, bashkëshortja që kisha u lidh me një tjetër. Kur dola nga burgu u ndamë paqësisht. Pastaj u martova me gruan tjetër, me të cilën kam dy fëmijë”, tregon Xhevdeti.
Ai thotë se një ditë bashkë me nënën e tij dhe gruan kishin shkuar për vizitë tek motra ku kishte ndodhur edhe ngjarja e rëndë, raporton “BalkanWeb”.

“Nuk e dija që do ndodhte ajo që ndodhi. Kur shkuam atje burri i motrës abuzoi me gruan time. Gruaja doli e na e tha të gjithëve, ishim 8 vetë. Pasi e diskutuam, motra tha do paguaj gjobë vetëm ta mbyllim këtu. E ramë dakord që të mos denoncoja. Por motra nuk e pagoi gjobën”, thotë më tej babai i dy fëmijëve.

Xhevdeti sqaron se kërkon gjobën prej 2 milionë lekësh sot pasi ka frikë se fëmijët që janë në dijeni të situatës mund të hakmerren ndaj burrit të motrës së tij për nënën e tyre.

“Fëmijët dinë gjithçka. Atëherë kanë qenë të vegjël por e kanë marrë vesh dhe kam frikë se do kërkojnë të marrin hak. Gruaja ndaj më la se nuk u vu dinjiteti në vend. Gruaja më thoshte vrite atëherë”, deklaron Xhevdeti duke shtuar se për sa i përket marrëdhënies së motrës së tij me burrin ka qenë e mirë. “Motra me sa di unë me atë bashkëshort ndihet mirë. Ajo e di sjelljen e tij”, tha Xhevdeti.

Nga ana tjetër motra e tij ka ndërhyrë me anë të një telefonate në studio duke mohuar kategorikisht akuzën e vëllait të saj. Ajo tha se nëse burri i saj do kishte përdhunuar nusen e vëllait nuk do ta kishte mbajtur as një orë. Motra tregoi se Xhevdeti ka qenë disa herë i martuar dhe i ka torturuar gratë dhe fëmijët. Sipas saj, ai kërkon para si gjithmonë.

“Vëllai im është martuar 6-7 herë i rreh i torturon gratë dhe fëmijët. Njëherë vjen tek unë, njëherë tek tjetra dhe do lekë. Nëse do ishte kjo gjë që thotë Xhevdeti nuk do ta kisha mbajtur një orë të grua. Nuk është asnjë llaf i vërtetë. Një herë në 4-5 ditë i sjell fëmijët këtu e kërkon lekë. Unë s’kam mundësi, jam e martuar, kam fëmijë. E kam ndihmuar”, tha motra.
Por edhe pas kësaj telefonate, Xhevdeti tha se fshihen poshtërsi dhe këmbënguli për pagesën e gjobës.

Historia e pazakontë/ “Burri i motrës më kapi gruan”, pas akuzës vjen reagimi tronditës Read More »

Flet nga Suedia Ajshe Haklaj: Pse vrasësi i dy vëllezërve të mi është akoma i lirë, si i shpëtova atentatit në 2004

Sipas saj Sali Berisha kundra familjes së saj vuri në kurriz makinerinë e tij shtetërore, duke përdorur shtetin në krime kundër njerëzimit, ku banda ishte vetë ai, i cili vriste dhe nxiste vëllavrasjen.

“Veprimet e tij mund t’i krahasoj pa frikë me ato të Pol Potit në Kamboxhia, sepse Hitleri dhe Sllobodani nuk i kanë vrarë popujt e tyre” thotë Ajshe Haklaj në rrëfimin e saj ku me detaje rendit të gjithë kronologjinë e vrasjeve brenda familjes së saj.

Një muaj më parë ishte motra e Ajshes, Zyflija Haklaj e njohur ndryshe edhe si ‘Shota’ e Tropojës që tregoj se si nisi hasmeria me fisin Hoxha dhe mënyra se si përfitoi Sali Berisha nga konflikti i tyre për të kryer krime të tjera.

Një rrëfim i dorës së parë nga një dëshmitare e rëndësishme e ngjarjeve të pas viteve në 90 në Tropojë ku mpleksja e politikës dhe interesave për pushtet prodhoi 200 viktima.

Që prej vitit 2002 kur Zylfije Haklaj sëbashku me familjen emigruan në Suedi ajo asnjëherë nuk ka pranuar të rrëfej se çfarë ajo di, jo vetëm për vrasjen e katër vëllezërve, por edhe për kulisat politike të atyre viteve të cilat përgjakën jo vetëm fisin e Haklajve, por edhe qindra persona të tjetë. Në këtë rrëfim të parë dhe të paprecedentë pas 16 vite heshtje, Zylfije Haklaj bën fajtor për vrasjen e vëllezërve të saj dhe për gjakun e derdhur në Tropojë vetëm një person.

Ish presidentit dhe kryeministrin Sali Berisha, për të cilin thotë se të gjitha vrasjet kishin një dhe vetëm një motiv. Marrjen dhe mbajtjen e pushtetit me çdo kusht. Sipas saj veprimet e Berishës janë mesjetare të ndodhura në kohë moderne.

Ish mësuesja e fizikës të vitin 2002 mori pseudonimin ”Shota e Haklajve”, pasi ajo akuzohet se kreu një vrasje në mes të Bajram Currit për t’u hakmarrë për vrasjen e vëllezërve.  Për këtë krim ajo vijon të jetë në listën e 10 shqiptarëve më të kërkuar nga Interpoli, por shteti suedez asnjëherë nuk miratoi kërkesën e Shqipërisë për ta ekstraduar, madje i garantoi mbrojtje përmes dhënies së azilit. Zylfije Haklaj në këtë intervistë për Shqiptarja.com” marrë pëmes një komunikimi me e-mail nuk dëshiron të ndalet në ngjarjen për të cilën ajo akuzohet. Por premton se edhe për të do të flasë shumë shpejt.

Ajo ka hedhur hapin e parë duke mposhtur frikën e treguar varjantin e saj të atyre ngjarjeve të kobshme që pllakosën veriun e Shqipërisë. Një intervistë shumë dimensionale nga ku politika e kohës edhe njëherë tjetër fajësohet për gjakun e derdhur në Tropojë ku nuk mundojnë edhe detajet për vrasjen e Azem Hajdarit./korrieri

Flet nga Suedia Ajshe Haklaj: Pse vrasësi i dy vëllezërve të mi është akoma i lirë, si i shpëtova atentatit në 2004 Read More »

Klodiana Lala: Ja pse sulmuan me armë banesën e prindërve të mi

Një javë më parë banesa ku banonin prindërit e gazetares Klodiana Lala është qëlluar me breshëri plumbash, ku fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Lala tregoi se si e mësoi sulmin me armë në banesën e prindërve ku ndodheshin dy vajzat e mitura dhe familjarët e saj.

Gazetarja e kronikës në Neës24, tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, ku u lëshuan breshëri plumbash në banesën e prindërve.

Në lidhje me arsyet e sulmit, gazetarja tregoi se për të shkatërruar një gazetar, hapi i parë është që të trembin gazetarët përmes sulmit ndaj familjarëve.

Klodiana Lala: Ja pse sulmuan me armë banesën e prindërve të mi Read More »

Rama: Nuk ka këmbime me BE-në, por secili të bëjë pjesën e tij

Në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera”, kreu i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama tha se “marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë kanë qenë gjithnjë të shkëlqyera, pavarësisht forcave politike në pushtet”.

“Duhej të bënim diçka për këta persona që pafuqia europiane i kishte kthyer në të burgosur”, thotë ai.

Kryeministri shqiptar Edi Rama konfirmoi pozicionin e qeverisë socialiste për të pritur 20 migrantë nga Eritrea që ndodhen në anijen “Diciotti”. Por, ai fton Kontinentin e Vjetër ta zgjidhë këtë çështje.

Si do të transferohen?

”Për këtë çështje po merren agjencitë kompetente. Ne do të bëjmë për ata atë që Italia bëri për ne, eritreasit e atëhershëm, kur na pritën dhe na ushqyen”.

Si kanë qenë negociatat me qeverinë italiane?

“Nuk ka patur asnjë negociatë. Donim të bënim diçka, por hezituam për të evituar mosmarrëveshjet me Romën. Biseda mes ministrave të Jashtëm e zgjidhi këtë gjë. Italia ka bërë shumë për ne dhe për Europën, por për shumë kohë është lënë vetëm”.

Do të prisni të tjerë?

“Nuk do e zgjidhte problemin. Shpresoj që Europa të zgjohet dhe që secili të bëjë pjesën e tij. E kemi thënë edhe në vitin 2015, shërbën një plan europian dhe nuk do të mungojmë. Na e imponon historia, të qenurit europianë dhe shqiptarë”.

Ky gjest do të përshpejtojë hyrjen në BE?

“Nuk ka asnjë këmbim. Nuk e bisedova këtë çështje me kryeministrin Conte. Këtu bëhet fjalë për jetë njerëzore. Në lojë ka gjëra të rëndësishme që kanë marrë peshë këto ditë”.

Dikur Salvini kritikonte hyrjen tuaj në BE…

“Nuk dua të gjykoj, nuk do të zgjidhte asgjë. Mbi çështjen “Diciotti” ka qenë mirënjohës. Objektivi është një pozicionim i bashkuar europian që sot nuk është”.

Çfarë raporti keni me Romën?

”Marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë kanë qenë gjithmonë shumë të mira, pavarësisht nga partitë politikë në pushtet. Pa Italinë nuk do të kishim ecur kaq shumë dhe jam i gëzuar që ”eritreasit” e ardhur dje nga Shqipëria sjellin vlera të shtuara në Itali”.

Pse ju intereson Bashkimi Europian?

”Është një pyetje që nuk ia bëjmë vetes: nuk e kemi humbur sensin e historisë, ëndërrojmë një të ardhme më të mirë dhe në një Europë të realizuar sipas shpirtit të Etërve Themelues. Të dalësh nga Bashkimi Europian do të thotë të dalësh nga historia, të ndryshosh Bashkimin Europian është të futesh te e ardhmja”.

Dje emigronit, sot prisni migrantë…

”Kemi pritur gjithmonë popullatat në rrezik. Kujtoj hebrenjtë në arrati nga nazistët. Kujtoj gjysmë milioni kosovarë në vitin 1999. Kujtoj 3 000 iranianët e liruar nga burgjet e Irakut. Kujtoj sirianët e mbërritur këta muaj”.

Ku duhet të përmirësohet Shqipëria?

”Po, në rrugën e europianizimit: kemi bërë shumë, por mbetet ende shumë për të bërë”.

Sidoqoftë, trafiku i drogës është shqetësues…

”Jemi mes atyre që kanë bërë shumë. Por, siç tregon lufta kundër mafias në Itali, kjo është një betejë që zgjat më shumë se seritë e ”Gomorra”-s.//atsh

Rama: Nuk ka këmbime me BE-në, por secili të bëjë pjesën e tij Read More »

Intervista/ Rama zbulon prapaskenat, por në fund gazetari italian i kujton diçka të hidhur

Në një intervistës për gazetën italiane “Corriere della Sera”, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka folur për vendimin e pranimit të 20 emigrantëve nga anija e bllokuar në Katania. Rama thotë se vendimi është humanizëm për emigrantët dhe solidaritet për Italinë.

Si do të transferohen? Lidhur me këtë po merren strukturat përkatëse. Ne do të bëjmë për ata atë që Italia bëri për ne, eritreanët e kohës, kur na pritën.

Si ishin negociatat me qeverinë italiane? Nuk kishte asnjë negociatë. Donim të bënim diçka, por ne hezitonim të shmangnim keqkuptimet me Romën. Shkëmbimi midis ministrave të Jashtëm e ka zgjidhur këtë. Italia ka bërë shumë për ne dhe për Evropën: por për një kohë të gjatë ajo është lënë vetëm.

A do të mirëprisni të tjerë? Kjo nuk do ta zgjidhë problemin. Shpresoj që Evropa të zgjohet dhe se të gjithë do të bëjnë pjesën e vet. Ne e thamë në vitin 2015: kemi nevojë për një plan evropian dhe nuk do ta humbasim thirrjen.

A do të përshpejtojë ky vendim anëtarësimin në BE? Nuk ka asnjë shkëmbim. Unë nuk u mora me këtë çështje me Kryeministrin Conte. Këtu është fjala për jetë njerëzore. Behet fjale per gjëra të rëndësishme që për fat të keq kanë humbur rëndësinë në këto ditë.

Kohë më parë Salvini kritikoi hyrjen tuaj në BE … Nuk dua të gjykoj, nuk do të zgjidhte asgjë. Per ceshtjen “Diciotti” ishte mirenjohes.  Qëllimi është një pozicion i unifikuar evropian që për fat të keq nuk është sot.

Cila është marrëdhënia juaj me Romën? Marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera, pavarësisht nga forcat politike në qeveri. Pa Italinë ne nuk do te kishim shkuar kaq perpara dhe jam krenar te shoh qe “eritrei” e ardhur dje nga Shqiperia sollen vlera te shtuara ne Itali.

Përse jeni të interesuar në BE? Kjo është një pyetje që ne nuk e bëjmë: ne nuk kemi humbur kuptimin e historisë, ne ëndërr për një të ardhme më të mirë në Evropë sipas frymës se etërve themelues. Të dalësh nga BE do të thotë të largohesh nga historia, ndryshimi i BE-së është te hysh në të ardhmen.

Ku duhet të përmirësohet Shqipëria? Po përshkruajmë rrugën e europianizimit. Kemi bërë shumë, por mbetet ende shumë për të bërë.

Trafikimi i drogës, megjithatë, shqetëson …Ne jemi ndër ata që kanë bërë më shumë. Por siç tregohet nga lufta kundër mafies në Itali kjo është një betejë që zgjat më shumë se seria “Gomorra”.

Intervista/ Rama zbulon prapaskenat, por në fund gazetari italian i kujton diçka të hidhur Read More »

Rrëfimi i tri femrave: Jeta e një prostitute dhe dëshirat e pazakonta të klientëve

Si është jeta e një prostitute dhe çfarë dëshirash kanë klientët e tyre?

Tri femra britanike janë përpjekur të shpjegojnë se si është të punosh prostitutë.

53-vjeçarja Kath, vajza e saj 28-vjeçare Jenni dhe një punonjëse e quajtur Ellie, 22 vjeç, kanë folur për mediat britanike rreth dëshirave të çuditshme të klientëve.

Ato punojnë ‘zyrtarisht’ në një qendër masazhesh, por në fakt ofrojnë më shumë se sa një masazh i thjeshtë.

“Autoritetet në Sheffield mbyllin njërin sy në këmbim të parave që ne të zhvillojmë këtë biznes”, thotë pronarja e qendrës, që ka si synim në të ardhmen të zhvillojë një “bordello lëvizëse”, nëse ia lejojnë.

Treshja ka shpjeguar punën e tyre, cila është shpesh e mërzitshme, por ka edhe raste që të jep kënaqësi.

“Ndonjëherë bëhet interesante, por në shumë raste mezi presim të mbarojmë punë dhe të shkojmë në shtëpi të shohim serialin tonë të preferuar”, thotë Ellie.

Cilat janë dëshirat seksuale të klientëve?

“Oh, nga më të çuditshmet. Thuajse askush nuk dëshiron të bëjë seks normal, por kanë kërkesat e tyre, me të cilat tashmë jemi mësuar. Ka meshkuj që kërkojnë të lyhen me krem pastiçeria gjatë seksit, apo të veshin të brendshme femrash. Ka të tjerë që kanë qejf të komandohen dhe të lidhen. Dëshirat e tyre fetish janë të pafundme”, thotë pronarja e qendrës.

“Gjithmonë më ka pëlqyer seksi i hapur dhe nuk ndjehem aspak fajtore për atë që bëj”, thotë 22-vjeçarja Ellie.

“Shpesh vijnë djem të rinj që kur i sheh mendon: Çfarë djali! Por kur zhvishen, i sheh se kanë poshtë të brendshmet e mamasë së tyre. Atëherë mendon: Epo mirë, le t’i futemi punës”, shton 53-vjeçarja Kath.

Rrëfimi i tri femrave: Jeta e një prostitute dhe dëshirat e pazakonta të klientëve Read More »

Historia e shkodranit/ Sot i varur nga heroina, para pak vitesh kampion në boks për të rinjtë

 

Riad Celufaj është një nga dhjetëra përdoruesit e drogës në qytetin e Shkodrës. 24-vjeccari tregon se ka nisur të përdori heroinë që para 6 vitesh. Ai tregon se nga kampion në boks për të rinj, u kthye në një njeri pa perspektivë. “Jam shkatërruar nga droga, kam shkatërruar jetën e familjes”, janë fjalët e të riut.

I riu shkodran tregon përmes një interviste rrugëtimin e jetës së tij deri sot në ditët më të këqija, me shpresën se tashmë do të nisë një kapitull i ri. Rrugëtimi me drogën për Riadin nuk ishte asgjë tjetër veçse një shkatërrim. Vjedhje, borxhe, mashtrime, ndarje nga familja, ndarje nga miqtë dhe të gjitha këto të lënë të kuptosh se 24- vjeçari ka prekur fundin.

Por, Riadi për fat të mirë prej 6 muajsh ka gjetur forcë dhe është shkëputur nga përdorimi i drogës. Sot më shumë se kurrë, ky 24-vjeçar ka nevojë për të gjithë, për familjen, për shokët, për shoqërinë dhe akoma më shumë për shoqatat, institucionet apo individë që kujdesen për këtë shtresë personash.

Rrëfimi i Riadit nuk mbaron me kaq. Ka diçka shumë të rëndësishme për t’u thënë të gjithë të rinjve shkodranë dhe jo vetëm, që rrezikojnë të bien në kurthin e përdorimit të drogës. Riad Celufaj gjeti forcën duke kërkuar publikisht ndihmë.

Riad, si e keni nisur përdorimin e drogës?Unë e kam nisur që kur isha 18 vjeç. Në atë kohë shkova në një sallë lojërash dhe aty takova rastësisht një person. Ai ishte përdorues dhe duke ndenjur me të e mësova edhe unë. Që atëherë më janë bërë 6 vite që unë përdor heroinën, derisa kam arritur në këtë ditë që kam humbur gjithçka dhe kam nevojë për ndihmë. Jam në një situatë të keqe, ndërsa kam vetëm 1% shpresë, 99% jam i humbur.

Si keni arritur që ta siguroni heroinën, duke qenë se jeni i papunë?Fillimisht merrja para në shtëpi si çdo i ri. Më pas kam filluar që të marr borxhe kudo dhe nuk i ktheja më paratë në shumicën e rasteve. Pas borxheve te të afërmit, kam nisur të marr borxh në shokë dhe më pas te të njohur të tjerë. Pas borxheve, disa herë jam detyruar të vjedh paratë e shtëpisë ose kam shitur orendi apo gjëra të tjera të shtëpisë.

Po jashtë shtëpisë keni vjedhur?Fatkeqësisht, disa herë po. Kam vjedhur sepse më duheshin paratë për të siguruar dozën e heroinës. Një përdorues gjithmonë e gjen mënyrën për të siguruar paratë për dozat. Megjithatë, mund të ketë ndonjë rast që mbetesh keq dhe atëherë ke dhimbje të madhe të kokës, të gjithë trupit dhe gjithçka bëhet e padurueshme. Ke dhimbje të madhe kockash dhe të zien i gjithë trupi.

Sa para të duheshin dhe sa doza keni përdorur zakonisht gjatë ditës?Minimumi, më duhej një dozë që bën 30 mijë lekë të vjetër. Normalisht, një përdoruesi të rregullt i duhen të paktën dy doza në ditë. Unë kam arritur të përdor edhe 5 doza dhe më pas kam qëndruar me nga 3 ditë i shtrirë sepse nuk kam qenë në gjendje që të çohem.

A keni tentuar që të punoni ndonjëherë?Kam tentuar dy herë, por kam qëndruar shumë pak. Është shumë e vështirë që të punosh sepse ta kërkon trupi dhe e kisha të pamundur. E kam lënë punën dhe shpesh u kërkoja para paradhënie pronarëve dhe derisa ata e kanë kuptuar.

Me kë jetoni aktualisht?Unë momentalisht jam krejt i vetëm. Babai më ka vdekur para pak kohësh. Nëna me dy vëllezërit dhe motrën janë larguar prej 9 muajsh në Francë dhe më kanë braktisur me të drejtë. Unë kam bërë shumë të këqija dhe ata nuk e meritojnë, ndaj kanë krejtësisht të drejtë. Edhe shokët apo të afërm e të njohur më kanë braktisur për shkak të borxheve dhe problemeve tjera dhe duke parë se përdorja drogën gjithë kohën.

Nuk keni komunikuar gjatë 9 muajve me nënën dhe të tjerët?Jo, nuk më kanë lejuar dhe përgjigjja e tyre është që unë duhet të kthehem në rrugën e duhur. Nëse kthehem, atëherë pas 5 vitesh a 10 vitesh mbase familja rikthehet tek unë. Unë i kuptoj dhe ata kanë të drejtë. U kërkoj falje për gjithçka atyre dhe gjithë të tjerëve.

Me çfarë jeni marrë para se të nisnit drogën?Kam qenë një djalë i shkathët them. Kam qenë boksier, kampion me të rinjtë dhe sapo kalova te të rriturit nisa drogën dhe u shkëputa nga sporti. Kam lënë shkollën e mesme, pasi nisa një punë me idenë se do e merrja më pas shkollën dhe doja të përqendrohesha te puna. Shumë shpejt nisa drogën dhe lashë edhe punën dhe shkollën s’e fillova më.Vazhdon që ta përdorni heroinën?Jo, unë kam 6 muaj që jam shkëputur dhe nuk e përdor më heroinën.

Çfarë kërkoni ju aktualisht në këtë gjendje që jeni?Ajo që kërkoj është një ndihmë nga të gjithë ata që kanë mundësi. Kërkoj të më ndihmojnë shoqatat që janë në Shqipëri, institucionet apo kushdo tjetër që ka mundësi sepse tashmë kam mbetur krejt i braktisur dhe kam kuptuar se çfarë kam bërë.

Si e shihni zgjidhjen për të ardhmen e jetës suaj?Unë dua që të tregohem i sinqertë. Ajo që më kanë rekomanduar edhe doktorët është që të largohem nga Shqipëria në një shtet tjetër sepse edhe doktorët ma kanë thënë që persona si unë është e vështirë të qëndrojnë aty ku kanë përjetuar vuajtjet dhe problemet e mëdha për shkak të drogës. Kështu që, nëse dikush ka mundësi, të më ndihmojë që të largohem nga Shqipëria ose të më gjejnë një punë të rregullt që të nis një jetë të re.

A keni një mesazh për ata të rinj, që sapo kanë nisur të përdorin drogën?U lutem që ta lënë sa më parë dhe t’i qëndrojnë sa më larg. Mjafton të më shohin mua se ku kam mbërritur dhe se si jam katandisur, duke humbur thuajse gjithçka. Kam shpresë vetëm 1% se gjërat do ndryshojnë dhe 99% jam totalisht i humbur sepse nuk kam asnjë përkrahje. Edhe kur i shoh të rinjtë, mundohem me fjalët e mia që t’u tregoj historinë time dhe t’u them që t’i qëndrojnë sa më larg drogës sepse do t’mohojë edhe familja, siç më ka mohuar mua bashkë me gjithë rrethin shoqëror.

“Nuk është aspak e vështirë të blesh drogë, njoh 40 përdorues” Riadi tregon se në qytetin e Shkodrës ai njeh të paktën 40 persona që përdorin heroinë. Sipas 24-vjeçarit, për të blerë këtë drogë të fortë nuk është aspak e vështirë.

Sa persona mund të jenë në Shkodër përdorues të heroinës?Të paktën aq sa njoh unë, janë 40 persona në total përdorues të heroinës dhe të gjithë na njohin në ambulancë sepse kemi qenë disa herë.

Po në shkolla, a keni ndonjë ide nëse përdoret droga?Po, nga sa kam dijeni të rinjtë e përdorin shumë. Normalisht, jo heroinën, por përdorin shumë hashash. Kam parë edhe 12-vjeçarë, ndërsa 15-16-vjeçarët në shkolla tashmë janë të zakonshëm që e përdorin.

Gjatë 6 viteve që keni përdorur heroinën, ka qenë e vështirë ta sigurosh në Shkodër?Jo, nuk është e vështirë. Janë disa persona që e kanë. Ata e pinë edhe vetë, por edhe e shesin për të fituar para. Më shumë janë dorë e dytë ose e tretë. Nuk është se kanë sasi të mëdha, thjesht e shpërndajnë./PANORAMA

Historia e shkodranit/ Sot i varur nga heroina, para pak vitesh kampion në boks për të rinjtë Read More »

Edi Rama qenka koprrac/ Flet berberi: Më tha do të të bëj reklamë…

Kryeministri Edi Rama postoi në “Facebook” pak ditë më parë një video ku shfaqej te berberi. Por kush është berberi në fjalë? Ai është Aleksandër Hodaj, 17 vjeç.

I njohur ndryshe si berber Sandri, ai merr përsipër me kioskën e tij të vogël t’i përgjigjet tërë Dhërmisë, pasi është e vetmja berberanë në të.

I pyetur nga gazetarja e ABC News se prej sa vitesh e ushtron profesionin e tij, Hodaj tha: Prej rreth 3 vitesh kam që e ushtroj, jam edhe në gjimnaz në shkollë, merrem më shumë gjatë verës.

Ai u shpreh për gazetaren se me kryeministrin bisedoi rreth shkollës, moshës, dhe se ai e kishte përgëzuar për faktin që punonte në një moshë të vogël.

I pyetur për shumën që kishte ofruar kryeministri për shërbimin, Hodaj preferoi të mos e komentonte. Megjithatë, ai tha se bakshishi i lënë mund të kishte qenë edhe më i majmë.

17-vjeçari tregoi për gazetaren se Rama i kishte thënë se me hedhjen e videos në “Facebook” do t’i bënte reklamë.

Edi Rama qenka koprrac/ Flet berberi: Më tha do të të bëj reklamë… Read More »