Aktualitet

Rama: Këto 4 vjet, Shkodra në duart e kryebashkiakes më të paaftë në gjithë vitet e shtetit shqiptar

Kryeministri Edi Rama tha sot pasdite nga Shkodra, ku zhvilloi takim elektoral për zgjedhjet e 30 qershorit, se i vinte keq që Voltana Ademi nuk hyri sërish në garë, që ta merrte me votë mësimin e merituar.

“Më vjen shumë keq që nuk na u dha mundësia që drejtuesen më të paaftë që është ulur në karriken e një kryetari bashkie, të majtë a të djathtë, në të gjitha vitet e shtetit shqiptar që nga koha që kur u hap zyra e një bashkie, komiteti ekzekutiv apo komune, t’i jepnim një mësim të merituar me votë në një garë alternativash, kandidatësh dhe ballafaqimi demokratik”, – tha Rama.

“Po kjo nuk është në dorën tonë, nuk e zgjodhëm ne, nuk e pamundësuam ne, nuk ishte as plani e as qëllimi ynë. Ata kapitulluan para fillimit të betejës, nuk hynë në zgjedhje se plani i tyre nuk ka lidhje me Shkodrën, me bashkitë e Shqipërisë, me të ardhmen, por është plani i katër njerëzve në një hall shumë të madh me Drejtësinë që po vjen dhe atyre rreth e rrotull që i ndjekin verbërisht nga pas”, – tha Rama. /atsh

Rama: Këto 4 vjet, Shkodra në duart e kryebashkiakes më të paaftë në gjithë vitet e shtetit shqiptar Read More »

Deklarata e SHBA-së, Lleshaj: Dielli i Shqipërisë lind andej nga perëndon

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj vlerësoi sot deklaratën e SHBA në mbrojtje të sundimit të ligjit, si “një kontribut tjetër për të mbështetur një të ardhme të palëkundur euroatlantike të Shqipërisë”.

“Dielli i Shqipërisë lind andej nga perëndon. Deklarata e SHBA është një kontribut tjetër për të mbështetur një të ardhme të palëkundur euroatlantike të Shqipërisë”, tha Lleshaj.

Ambasada amerikane në Tiranë nxiti sot qytetarët dhe të gjitha institucionet kudo në Shqipëri që të mbështesin parimet e sundimit të ligjit, të refuzojnë dhunën në të gjitha format e saj, si dhe të ushtrojnë paqësisht të drejtat e tyre demokratike./atsh

Deklarata e SHBA-së, Lleshaj: Dielli i Shqipërisë lind andej nga perëndon Read More »

SHBA: Organizatorët e protestës të mbajnë përgjegjësi

Ambasada amerikane në Tiranë doli pasditen e së enjtes me një tjetër deklaratë në lidhje me protestën e nesërme të opozitës, duke nxitur qytetarët dhe të gjitha institucionet kudo në Shqipëri që të mbështesin parimet e sundimit të ligjit, të refuzojnë dhunën në të gjitha format e saj, si dhe të ushtrojnë paqësisht të drejtat e tyre demokratike.

“Shtetet e Bashkuara duan atë që meriton populli shqiptar, sundim të ligjit që mbron punonjësit civilë dhe shkollat nga sulmet e pakuptimta, që mbron integritetin dhe sigurinë e procesit zgjedhor, dhe që mban premtimin e së drejtës së qytetarit për të protestuar paqësisht ndërkohë që bën që ata që përfshihen në dhunë të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

“Nxisim të gjithë qytetarët dhe të gjitha institucionet kudo në Shqipëri që të mbështesin parimet e sundimit të ligjit, të refuzojnë dhunën në të gjitha format e saj, si dhe të ushtrojnë paqësisht të drejtat e tyre demokratike ndërkohë që lejojnë bashkëqytetarët e tyre të bëjnë të njëjtën gjë. Po ashtu, iu bëjmë thirrje organizatorëve të protestës së nesërme që të mbajnë përgjegjësi përballë po të njëjtave parime, t’iu bëjnë thirrje publikisht mbështetësve të tyre të mblidhen paqësisht si dhe të refuzojnë energjikisht dhunën në çdo mundësi”, përfundon deklarata. /atsh

SHBA: Organizatorët e protestës të mbajnë përgjegjësi Read More »

Të arrestohet kushdo që ka përgjegjësi penale për blerjen e votës

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla deklaroi sot se “prokuroria duhet të hetojë dhe në fund do të duhet të arrestojë përgjegjësit nga përgjimet e Bild, nëse arrihet të gjenden prova për blerje votash”.

I ftuar në një emision televiziv Balla tha se “nëse ka përgjegjësi penale kushdo që e ka bërë të arrestohet”.

“Nga këto përgjime nuk kam asnjë shqetësim, kjo prokurori nuk duhet ti mbajë këto dosje në sirtar”, – tha Balla.

Sipas tij, fajësitë dhe përgjegjësitë në një vend demokratik i përcakton drejtësia./atsh

Të arrestohet kushdo që ka përgjegjësi penale për blerjen e votës Read More »

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, përgjigje Metës: Garantojmë normalitet të plotë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve deklaroi se situata është në normalitet të plotë dhe se janë marrë të gjitha masat e nevojshme sipas protokolleve të sigurisë të sistemit penitenciar, kjo edhe në përputhje me zbatimin e procedurave për 41 bis, në përgjigje të kërkesës së presidentit Ilir Meta lidhur me situatën në burgje.

“Garantojmë për normalitet të plotë në sistemin penitenciar dhe për shërbimin ndaj personave të paraburgosur dhe të dënuar, në përputhje me legjislacionin për të drejtat dhe trajtimin e tyre”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie e cila kërkon gjithashtu nga mediet që në informacionet që bëjnë publike, t’i referohen komunikimit me institucionet përgjegjëse.

“Duke marrë shkas nga kërkesa për informacion që Presidenti i Republikës i ka dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, disa portale kanë spekuluar duke publikuar lajme të rreme të natyrës destabilizuese. Në këto kushte e çmojmë të nevojshme të përgënjeshtrojmë këto lajme dhe të informojmë publikun se asgjë nga sa është publikuar në këto portale në lidhje me situatën në burgje nuk është e vërtetë”, thuhet në njoftim.

Burime të medies thanë sot se në një letër dërguar Drejtorit të burgjeve, Agim Ismaili, kreu i shtetit i ka kërkuar informacione për sistemin e sigurisë në burgje. Mësohet se Meta ka kërkuar të merren të gjitha masat për sigurinë në burgje. /atsh

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, përgjigje Metës: Garantojmë normalitet të plotë Read More »

Përgjimet, histori e stisur për të shantazhuar dhe bërë pis Shqipërinë

“Rasti i përgjimeve është një histori e stisur për të shantazhuar dhe bërë pis Shqipërinë”.

Kështu deklaroi sot në mbrëmje kryeministri Edi Rama i ftuar në një studio televizive.

“Për përgjimet nuk është bërë asnjë hetim për 2 vjet. Një shërbëtor famëkeq i Sali Berishës në prokurori bashkë me një tjetër që eshtë larguar si i korruptuar nga Vetingu, i kanë marrë dhe çuar te partia. Histori e stisur për të shantazhuar dhe bërë pis Shqipërinë. I çuan dhe në Gjermani për të çoroditur dhe ushqyer opinionin e atjeshëm me gjëra që sigurisht janë të neveritshme dhe tronditëse . Unë do të kërkoj në gjykata gjermane deri në fund të vërtetën dhe pastaj të shohim se kush ka të drejtë; kush është viktima dhe kush agresori”, tha Rama.

Ai theksoi se ka dërguar njerëz për të gjetur avokatët e duhur dhe do ta ndjeke çështjen në Gjermani./atsh

Përgjimet, histori e stisur për të shantazhuar dhe bërë pis Shqipërinë Read More »

Dukati dhe Orikumi, bukuritë natyrore pikënisje e së ardhmes turistike

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, zhvilloi sot një takim me banorët e Dukatit dhe Orikumit, me të cilët bisedoi për investimet e kryera në 4 vitet e fundit dhe për projektet e reja që do të transformojnë edhe më tej këto dy fshatra.

Gjatë takimit banorët e Dukatit u shprehën se në këto 4 vite ky fshat është kthyer në identitet, pas rikonstruksionit të qendrës së fshatit dhe rehabilitimit të shkollës së kuqe.
Ndërsa në Dukat fushë, banorët presin në mandatin e ardhshëm më shumë investime në bujqësi.

Kryetari Leli tha se “në Tragjas këtë vit do të nisi rikonstruksioni, pasi ky fshat është pjesë e projektit ‘100 fshatrat’”.

“Për fshatin e Radhimës, guesthouset do të jenë e ardhmja. Bukuria e këtyre fshatrave është pikënisja e të ardhmes turistike të zonës”, tha Leli.

Po ashtu Leli zhvilloi një takim edhe në njësinë administrative Orikum.

“Synimi ynë gjatë 4-vjeçarit të ardhshëm është që ta bëjmë po kaq të frekuentuar sa Vlora”, tha Leli.

Kreu i bashkisë së Vlorës u shpreh se “investime të reja na presin, nisim me shëtitoren bregdetare Radhimë-Orikum, aksin Orikum-Llogora dhe krijojmë infrastrukturë e akses për çdo plazh të zonës. Së bashku në 30 qershor, për më shumë vëmendje e investime në njësitë administrative. Pas Bulevardit të Vlorës është radha e atij të Orikumit për ti ndryshuar faqen qytezës e për ta bërë atë “shtëpinë” e pushuesve familjarë”./atsh

Dukati dhe Orikumi, bukuritë natyrore pikënisje e së ardhmes turistike Read More »

Nuk kam frikë nga Reforma në Drejtësi, absolutisht i vendosur ta çoj deri në fund

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “nuk kam frikë nga Reforma në Drejtësia. Le të thonë çfarë të duan e si të duan, nuk kam frikë. E kam thënë… pse nuk kam frikë? Sepse asnjëherë nuk kam bërë asgjë që të kem frikë”.

Në një intervistë televizive për emisionin “Përballë” në Radio Televizionin Publik Shqiptar, Kryeministri Rama theksoi se “si shpjegohet që unë që në sekondën e parë e kam vënë në program Reformën në Drejtësi, kur ekspertët thoshin mos e vërë në program, sepse do shumicë të cilësuar, do shumicë kushtetuese etj., etj. Dhe si shpjegohet që nga dita e parë deri më sot unë jam absolutisht i vendosur dhe s’kam asnjë lëkundje për këtë punë?!”
“Unë s’kam frikë! S’kam frikë. Le të thonë çfarë të duan e si të duan, nuk kam frikë. E kam thënë… pse nuk kam frikë? Sepse asnjëherë nuk kam bërë asgjë që të kem frikë. Kaq. Ndërkohë që të gjithë e dinë, të gjithë ata që punojnë me mua e dinë. Unë jam mbrojtësi më i flaktë i punës së kujtdo, unë i vë gjoksin kur vjen puna te puna apo për të mbrojtur nga akuzat e padrejta. Në momentin që ka diçka që lidhet me drejtësinë, nëse është në rregull është i mirëseardhur, nëse nuk është rregull, lamtumirë. Është shumë e thjeshtë”, – – nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “e kam thënë gjithmonë, një familje në kuptimin e thjeshtë të fjalës, një organizatë, një parti, një ndërmarrje, një shtet, një anëtar i familjes së vogël, një djalë, një xhaxha, një vëlla, një motër, nuk gjykohet nga kjo, nga ajo që bën një pjesë e organizatës, gjykohet nga mënyra se si reagon. A pajtohet apo nuk pajtohet me këtë? A distancohet apo nuk distancohet nga kjo? A mban apo s’mban qëndrim? Ky është ndryshimi i madh mes meje dhe atyre që sonte janë bërë bashkë për t’i dalë për ndesh drejtësisë. Pse? Sepse këtu kemi qenë kur drejtori i përgjithshëm i tatimeve ishte me arrest shtëpie nga gjykata dhe e mbanin akoma drejtor dhe kryeministri thoshte, përderisa nuk ka vendim të formës së prerë “është i pafajshëm”, dhe këtu kemi qenë kur unë i thashë një ish-ministri të brendshëm “unë dua të të besoj, por nuk mjafton fjala jote. Dil jashtë nga kjo shtëpi, shko përballu me drejtësinë, avokatët gjeji, janë të tutë, ne nuk jemi avokatët e tu dhe kaq”. Këto janë standardet, nuk ka të tjera”.

I pyetur se me ngritjen së shpejti të BKH dhe SPAK, a do të duhet të mbajë qëndrim ndaj shumë anëtarëve të familjes së tij politike, Rama theksoi se “unë mbaj qëndrime politike dhe morale ndërsa qëndrimet ligjore i mbajnë institucionet dhe të jeni i sigurt që me krijimin e SPAK-ut dhe të BKH-së kurrë nuk do të dëgjoni Edi Ramën që të thotë: kjo është e padrejtë, kjo s’është e padrejtë. Ata do të jenë të lirë të bëjnë punën e tyre dhe gjithkush që do të ketë probleme me ta duhet t’i zgjidhë vetë, jo nëpërmjet meje”.

Lidhur me akuzat për përdorimin e administratës për fushatë zgjedhore, Rama u shpreh se “përdorimi i administratës është një histori që nuk ka lidhje fare me çfarë ndodhte më para, mund të ketë elementë të caktuar që nga ana e tyre mund të bëjnë këtë apo atë, por nuk bëhet fjalë që të ketë presion sot të organizuar mbi mësuesit, mjekët, infermierët, nuk ekziston sepse sot janë mësuesit janë ata autonomë, hyjnë e dalin në proces në mënyrë transparente përmes një mekanizmi dixhital”.

Ndërsa i pyetur sesi e shikon rezultatin e 30 qershorit, Rama tha se “në këtë rast kundërshtarët kanë ikur e kemi fituar garën pa e filluar, se na i kanë falur”./atsh

Nuk kam frikë nga Reforma në Drejtësi, absolutisht i vendosur ta çoj deri në fund Read More »