Loading...

Itali – Shqiptari thyen rekord, merr 11 ekspulse por nuk dorëzohet, do hyjë përsëri në Itali

Ai do me patjetër të jetojë në territorin italian, edhe pse e kanë përjashtuar disa herë. Pa kaluar ende dy javë nga ekspulsi i fundit që ka marrë, shqiptari ka tentuar sërish të hyjë në Itali.

Mirëpo, edhe këtë herë është arrestuar menjëherë nga forcat e rendit, ndërsa akuzohet për hyrje ilegale në territorin e shtetit italian.

Sipas mediave italiane, ai do të përjashtohet për herë të 14 nga shteti, duke shënuar kështu një rekord për italianët.

Shqiptari, i cili nuk është identifikuar, ka marrë 13 dekrete përjashtimi të lëshuara nga Prefektët e Reggio Emilias, Bolognas, Trevisos.

Në 11 raste ai është shoqëruar në kufi nga rojet, për t’u kthyer në vendlindje.

Përjashtimi i fundit ëshë bërë në 23 maj, pasi ishte dënuar me 8 muaj përjashtim nga Italia dhe ishte kthyer në Shqipëri nga Malpensa.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com