Aktualitet

Spiropali: Pse nuk thotë gjë për dhunën Ilir Meta?

Ministrja e Shtetit Për Marrëdhëniet me Parlamentin njëkohësisht zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali theksoi sot se Ilir Meta qenka dakord që zgjedhjet janë të popullit, por paska hallin e pluralizmit.

Në një reagim pas deklaratës së zëdhënësit të Presidentit Ilir Meta, ministrja Spiropali tha se “bukur. Pluralizëm dmth të gjithë në një mendje që populli vendos me zgjedhje dhe secili në mendjen e vet hyn apo s’hyn në zgjedhje! Pyetja që mbetet është: Pse nuk thotë gjë për dhunën Ilir Meta?”.

Zëdhënësi i Presidencës, tha sot se “shumë dakord me Kryeministrin. Zgjedhjet nuk janë të politikanëve, por të popullit. Demokracia dhe pluralizmi politik janë të panegociueshme”./atsh

Spiropali: Pse nuk thotë gjë për dhunën Ilir Meta? Read More »

Basha po punon kundër interesit të vendit

“Lulzim Basha po punon kundër interesit të vendit që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të mos hyjë në BE”, deklaroi sot kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Në një takim elektoral me banorët e Paprrit, në Elbasan, Balla tha se “këto ditë janë turrur e janë bërë të gjithë bashkë për të hedhur baltë dhe bërë pis PS-në”.

“Po thonë se PS në 2017 fitoren e vetë e paska blerë me para. Luli ka qenë këtu në 2009 por e kujtoni se çfarë lloj-lloj kriminelësh nga çdo cep i Shqipërisë solli me vete për të bërë presion. Në 2017, Monika me Dash Gjikën shkuan lagje më lagje, shtëpi më shtëpi, duke premtuar Iphone. 1 mijë Iphone me nga 1 mijë euro bëjnë 1 milionë euro”, tha Balla.

Pavarësisht kësaj, Balla tha se “kjo nuk do të thotë se nuk duhet të vijojmë punën për të shtrënguar të gjithë kuadrin ligjor dhe të bëjmë një reformë zgjedhore të plotë për të parandaluar çdo lloj përpjekje për të ndikuar te rezultati zgjedhor”.

“Por ne nuk duhet të pranojmë kurrsesi që një tufë anadollakësh, njerëzish të shpërdoruar, të bëjnë pis Shqipërinë sot. Forca e ligjit do të veprojë dhe kush bën krime zgjedhor ta harrojë se mund të dalë më nga Shqipëria. Edhe në SHBA obstruksioni i demokracisë është vepër penale. T’i vësh zjarrin shkollave këtë nuk e bën as pushtuesi”, tha Balla.

Zgjedhjet e 30 qershorit, sipas Ballës, janë të vështira sepse kundërshtari do t’i heqi popullit të drejtën për të zgjedhur.

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Elbasanit, Gledian Llatja tha se “duke mbështetur PS-në në 30 qershor, mbështesni zhvillimin e Elbasanit, të zonave rurale, biznesin e vogël, zhvillimin e ekonomisë e punësimin”.

“Kemi bërë shumë investime por nuk kemi bërë gjithçka”, tha ai. /atsh

Basha po punon kundër interesit të vendit Read More »

Xhaçka: Procedurat për shkarkimin e Presidentit mund të mbyllen javën tjetër

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë një interviste televizive foli për nismën e mazhorancës për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Ajo u shpreh se nisma ka kaluar në Komisionin e Ligjeve dhe procedura për shkarkimin e tij mund të mbyllet brenda 10 ditësh.

“Sot për sot, kërkesa e deputetëve firmëtarë i ka shkuar Komisionit të Ligjeve. Komisioni i Ligjeve shqyrton kërkesën e deputetëve paligjshmëritë, antikushtetutshmërinë e veprimeve të presidentit. Më pas Komisioni e kthen ose i bën kërkesë Parlamentit të votojë shkarkimin e presidentit. E gjitha mund të ndodhë në një javë ose 10 ditë. Nuk ka pse të ketë Komision Hetimor. Mund ta bëjë dhe Komisioni i Ligjeve. Ndoshta do të thërrasë dhe vetë Presidentin, kam përshtypjen të hënën. Më pas Komisioni del me një vendim që ja dërgon Kuvendit. Procedura është më e shpejtë nga sa e parashikuat ju”, u shpreh ministrja e Mbrojtjes, Xhaçka.

Në lidhje me skenarët e nxjerrjes së Ushtrisë nga presidenti, ditën e zgjedhjeve, Xhaçka tha se nuk ekziston një mundësi e tillë.

“Absolutisht jo, në asnjë skenar. Ushtria del në rrugë në rastin e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila nuk ka lidhje fare me Presidentin, por me Këshillin e Ministrave që i propozon Parlamentit në kushtet kur Policia e Shtetit, jo është dorëzuar, por nuk arrin dot të mbrojë institucionet, rendin kushtetues dhe kërkon ndihmë më shumë. Atëherë shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme bëhet nga Këshilli i Ministrave dhe me vendim Parlamenti, ushtria mund të asistojë në vendosjen e rendit, në ruajtjen e rendit kushtetues. Nuk ka absolutisht asnjë shans të vetëm që në kohë paqeje Presidenti të urdhërojë ushtrinë të dalë në rrugë. Përveçse në kohë lufte, në kohë paqeje Komandanti i Forcave të Armatosura ushtron të drejtën e tij përmes Kryeministrit dhe të Ministrit të Mbrojtjes. Kur e dëgjova këtë mendova se ishte shaka sepse nuk ka asnjë mundësi tjetër”, u shpreh Olta Xhaçka. /atsh

Xhaçka: Procedurat për shkarkimin e Presidentit mund të mbyllen javën tjetër Read More »

Parashikimi i motit për sot

Vendi do të ndikohet nga masa ajrore të nxehta e me paqëndrueshmëri të pjesshme në verilindje.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët e me shtim vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht në verilindje.

Në mbrëmje parashikohet mot i kthjellët.

Prej orëve të mesditës, deri në ato të pasdites përgjatë zonave malore dhe kodrinore, kryesisht në Kukës e Dibër, do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët. Përkohësisht reshjet do të marrin formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim 1-8 m/sek.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/33 re diell
Kukës 17/30 re diell shi
Lezhë 22/33 re diell
Dibër 15/28 re diell shi
Durrës 22/32 re diell
Tiranë 21/34 re diell
Elbasan 21/34 re diell
Berat 18/34 re diell
Vlorë 22/33 diell
Korçë 15/30 re diell
Gjirokastër 15/35 re diell
Sarandë 22/32 diell/atsh

Parashikimi i motit për sot Read More »

Lepuri fle në barkun e frikës nga Reforma në Drejtësi

Kryeministri Edi Rama tha pasditen e sotme nga Shkodra se ashtu sikundër 2 vjet më parë kur opozita nuk dëshironte të hynte në zgjedhje, lepuri fle në frikën e tyre nga Reforma në Drejtësi.

“Nëse ne do ishim, apo unë do isha njeriu që ata përpiqen të pikturojnë si njeriu që do gjithë pushtetet, e kisha mundësinë të hynim në zgjedhje pa ata, se dy vjet më parë u përsërit e njëjta histori.

Ikën nga parlamenti se nuk donin të votonin Vetingun dhe nisën të njëjtin avaz. Dhe e mbani mend sesa shumë i jam lutur Lulzim Bashës për t’u marrë edhe, madje edhe kur SHBA dhe BE u dorëzuan dhe thanë vazhdoni zgjedhjet se janë legjitime edhe të vetëm. Unë si Romeo poshtë ballkonit të Xhuljetës i lutesha Bashës. Sot do kishim 140 deputetë në parlament”, – theksoi Rama.

“Nuk u nisa nga interesi i ngushtë, as duke parë një hap më tutje por tre hapa më tutje dhe mendova se ishte koha për të sprovuar historinë e dhimbshme e të ngatërruar të konflikteve për marrëveshje për Shqipërinë, duke i ofruar PD-së dhe kryetarit të saj gjithçka që ai kërkoi, gjysmën e qeverisë me më shumë peshë. Basha kur i mori të gjitha më tha, çfarë do. Voto vetingun, kush fiton, fiton, kush humbet, humbet. I pari qeveris, i dyti është në opozitë dhe nuk ka më të shahet Shqipëria në gjuhë të huaj”, – tha Rama.

“Mbaruan zgjedhjet, asnjë fjalë. U kthye nga pushimet filloi avazi dhe sot dy vjet më pas është më keq se dy vjet më parë. Avazi është me keq se dy vjet më parë dhe përsëri lepuri fle në barkun e frikës nga Drejtësia. Që në sekondën e parë kur ne, dhe unë personalisht e kemi mbështetur fillimin e Reformës në Drejtësi kanë qenë kundër, kanë bërë çmos për ta penguar, derisa erdhi te votimi më surreal në sallën e Kuvendit sikur ishin në pushkatim, aq me zor e votuan Reformën në Drejtësi”, – tha Rama. /atsh

Lepuri fle në barkun e frikës nga Reforma në Drejtësi Read More »

Duan të hedhin në erë urën drejt BE-së që mezi është ndërtuar në 30 vjet

“Ata duan të hedhin në erë urën që mezi është ndërtuar në 30 vjet për t’u ulur në tavolinë me Bashkimin Euorpian”, – deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

Në një takim elektoral nga Vau i Dejës, Rama tha se “zgjedhjet janë frika e Lulit, ndërsa negociatat janë makthi i të 4 bashkë”.

“Prandaj duan ta bëjnë Shqipërinë rrumpallë edhe njëherë tjetër, siç ka qenë. Kujt i duhen politikanë dhe udhëheqës që kanë frikë nga drejtësia? Lulzim Basha nuk do i fitonte dot zgjedhjet, edhe sikur të futej vetëm në zgjedhje. Këto përgjime të bëra në 2016, dalin sot në Gjermani për të nxirë imazhin e vendit”, – tha Rama.

Ai theksoi se “në 30 qershor nuk është thjesht çështja kush do të jetë kryetar i ardhshëm i bashkisë, por pas 30 qershorit nuk do të ketë më parti politike që i djegin mandatet e popullit dhe me popullin si mish për top duan të djegin të ardhmen e fëmijëve tanë. Jeta vazhdon edhe pas 30 qershorit dhe drejtësia do të veprojë për çdo veprim në shkelje të ligjit”, – tha Rama. /atsh

Duan të hedhin në erë urën drejt BE-së që mezi është ndërtuar në 30 vjet Read More »

Përpjekja për të penguar zgjedhjet, ndodh sot në Shqipëri me PD dhe në Afganistan me talebanët

Kryeministri Edi Rama theksoi sot nga Vau i Dejës se ajo që po ndodh sot në Shqipëri me përpjekjet për të penguar zgjedhjet, ndodh vetëm në Afganistan me talebanët.

Në një takim të fushatës së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit në bashkinë e Vaut të Dejës, Rama theksoi se kandidati socialist Mark Babani nuk e ka sot përballë kandidatin kundërshtar dhe shumë demokratë nuk kanë mundësi që të zgjedhin më 30 qershor.

“Nuk kanë çfarë të zgjedhin, jo se ne ua kemi hequr këtë mundësi, as sepse ndonjë fatkeqësi natyrore ua ka hequr këtë mundësi, po sepse udhëheqja e PD-së ia ka hequr këtë mundësi. Ka vendosur të kapitullojë përpara se të fillonte beteja zgjedhore. Ka pranuar se nuk fiton dot zgjedhje me ne dhe është larguar. Jo për të shkuar te njerëzit dhe për të nxjerrë kandidatura, programe dhe ide, por për të dalë rrugëve dhe për të penguar njerëzit që të zgjedhin. Sot që flasim, kjo ndodh në dy vende të globit, në Shqipëri me PD-në dhe në Afganistan me talebanët”, – theksoi Rama.

“Talebanët aktualisht sot janë të angazhuar në një ofensivë kundër zgjedhjeve, kërcënojnë popullin afgan që të mos guxojë të shkojë në zgjedhje, sulmojnë lart e poshtë për të mbjellë frikë dhe duan të imponojnë për një popull dhe vend të tërë ligjin e xhunglës. Dhe kjo ndodh njëkohësisht edhe në Shqipëri, ndërkohë që Shqipëria ka bërë gjithçka për të çelur negociatat me BE, ka marrë rekomandimin pa kushte dhe pret që të gjithë liderët e 28 vendeve të ulen në tryezë dhe të thonë ‘ok’, të fillojmë bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë, që është ëndrra e të gjithëve, me parti pa parti”, – përfundoi Rama./atsh

Përpjekja për të penguar zgjedhjet, ndodh sot në Shqipëri me PD dhe në Afganistan me talebanët Read More »

Transformim i segmentit nga tuneli deri në Orikum

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Vlorës dhe njëkohësisht kryebashkiak, Dritan Leli zhvilloi takime me banorët në rajonin nr. 4 të qytetit dhe në njësinë administrative Orikum.

Në fjalën e tij para banorëve Leli u ndal tek projektet e investimeve që do të realizohen në 4 vitet e ardhshme dhe që prekin territorin e kësaj njësie administrative.

“Në Orikum fillojmë nga vjeshta projektin 4.5 milion euro për garantimin e furnizimit me ujë 24 orë të të gjithë territorit. Landfilli që është një investim rreth 25 milionë euro do të zgjidhë përfundimisht problemin e plehrave në të gjithë territorin e bashkisë së Vlorës.

Projekti që kemi realizuar bashkë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe që do të fillojë të financohet së shpejti nga zona e tunelit deri në 3 kilometrat e para në drejtim të Radhimës.

Do të vazhdojë me dy bypass-e të tjera nga 3 kilometra secili në rrugën nga Radhima deri në Orikum për të lënë të qetë zonën turistike”, theksoi Leli./atsh

Transformim i segmentit nga tuneli deri në Orikum Read More »