Aktualitet

“Gazetari Marin Mema, të lumtë mendja dhe pena”-Folk Grup Bilbili i kushton këngë labe gazetarit patriot !

Folk Grup Bilbili i ka kushtuar nje kenge te bukur labe gazetarit te mirenjohur Marin Mema. Lexoni tekstin fantastik dhe ndiqni videon me poshte:

Gazetari Marin Mema,
Të lumtë mendja dhe pena.
Gazetari Marin Mema,
Të lumtë mendja dhe pena.

Të lumtë mendja dhe pena.

Syri nuk të trëmbet fare
Në gjithë trojet Shqipëtare
Syri nuk të trëmbet fare
Nëpër Trojet shqipëtare.

Nëpër Trojet shqipëtare

Ball’ për ballë me historinë,
Për Kombin tonë Shqipërinë
Ball’ për ballë me historinë,
Për gjithë kombin Shqipërinë

Për gjithë kombin Shqipërinë

Urime çmimi që more,
Në Kosovën, Arbërore.
Urime për çmim që more,
Në Kosovën Arbërore

Në Kosovën Arbërore

Me ty sot e gjith shqipëria,
Se të nderon Dardania
Me ty sot e gjith shqipëria,
Se të nderon Dardania

Se të nderon Dardania

“Gazetari Marin Mema, të lumtë mendja dhe pena”-Folk Grup Bilbili i kushton këngë labe gazetarit patriot ! Read More »

Veliaj: Urime PD dhe Basha për protestën e parë paqësore

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka përshëndetur protestën paqësore të opozitës mbrëmjen e sotme, duke theksuar se kjo provon se dhuna dhe paqja në Tirane varen nga ato e nga askush tjetër.

“Urime PD dhe Lulzim Bashës për protestën e parë paqësore – provë se dhuna dhe paqja në Tiranë varet nga ju e nga askush tjetër!”, është shprehur Veliaj.

Ai e ka cilësuar si “një kthesë fantastike që krijon hapësira për ide e alternativa për zgjedhjet 2021”.

“Ndërkohë në 30 Qershor jemi njësoj, gishtat lart nr.2”, ka theksuar Veliaj./atsh

Veliaj: Urime PD dhe Basha për protestën e parë paqësore Read More »

Parashikimi i motit

Vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të nxehta dhe të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikohet mot i kthjellët me vranësira të pakta mesatare dhe shtim vranësirash në orët e pasdites.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim 1-8 m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/35 Diell re
Kukës 17/30 diell re
Lezhë 20/34 diell re
Dibër 16/32 diell re
Durrës 22/33 diell re
Tiranë 21/34 diell re
Elbasan 23/36 diell re
Berat 17/35 diell re
Vlorë 19/34 diell re
Korçë 16/30 diell re
Gjirokastër 13/36 diell re
Sarandë 20/33 diell re/atsh

Parashikimi i motit Read More »

NY Daily News: Shqipëria, vendi i mrekullueshëm që duhet vizituar gjatë 2019

Në Shqipëri ka disa ngjitje çuditërisht të mrekullueshme në pjesën veriore të vendit, që quhen Bjeshkët e Namuna, shkruan gazeta amerikane ”New York Daily News”, që e rendit Shqipërinë ndër 50 vendet për të kaluar pushimet gjatë këtij viti.

”Nëse jeni gati të filloni një eksperiencë unike në jetë, bëni gati lapsin dhe letrën, sepse lista juaj e udhëtimit 2019 është gati të fillojë.

Me një vit të ri vijnë fillime të reja; është koha për të vizituar disa prej atyre gjërave të pabesueshme që keni dashur gjithmonë të bëni nga lista juaj.

Nga ishujt e Karaibeve, në xhunglat spektakolare dhe vende historike, Bjeshkët e Namuna në Shqipëri, plazhet e mrekullueshme, Anguillës, ujëvarat e fantastike të Balit, një udhëtim me jaht në Saint Barth dhe prova e verës në Napa Valley, ju do të gjeni gjithçka që ju kërkoni në këtë listë të vendeve më të mira për pushime në vitin 2019.

Konsulenti i zhvillimit të turizmit, Audrey Scott thotë se “Shqipëria ka disa ngjitje çuditërisht të mrekullueshme në pjesën veriore të vendit në Bjeshkët e Namuna. Ju mund të vizitoni Valbonën, Thethin ose Lëpushën dhe të bëni ngjitje në zonat me majat madhështore përreth jush”.

“Ose mund të filloni një aventurë më të gjatë dhe të realizoni një version të modifikuar të Peaks of the Balkans Trek që ju merr dhe ju çon përmes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Pastaj, pasi të keni eksploruar malet, drejtojuni plazheve të jugut apo pushoni edhe në detin Adriatik”, shprehet Scott./atsh

NY Daily News: Shqipëria, vendi i mrekullueshëm që duhet vizituar gjatë 2019 Read More »

Rama: Nuk negociojmë demokracinë, zgjedhjet në të gjithë Shqipërinë

Zgjedhjet do të mbahen në gjithë Shqipërinë, ata që përpiqen t’i pengojnë janë gabim, luajnë me zjarrin, sepse djegin veten në raport me ligjin, dhe ligjet janë të qarta.

Kështu deklaroi sot Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për Radion Europa e Lirë.

“Zgjedhjet kanë një administratë zgjedhore, një gjykatë zgjedhore bazuar edhe në opinion e kahershëm të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, çdo problem i kujtdo me zgjedhjet adresohet në Gjykatën Speciale Zgjedhore dhe askund tjetër. Janë përpjekje të dëshpëruara, të cilat nuk kanë asnjë shans që të përmbysin bazën e rregullave të bashkëjetesës demokratike. Nuk është problemi që unë insistoj të shkoj në zgjedhje, unë insistoj që të respektohet Kushtetuta dhe e drejta e popullit për të zgjedhur”, – nënvizoi Rama.

I pyetur se ku e shikon zgjidhjen e krizës, kreu i Qeverisë u shpreh se “zgjidhja është e qartë është zgjidhja që mbështet gjithë komuniteti ndërkombëtar, patjetër edhe gjithë shumica dërrmuese e popullit shqiptar, që do të thotë se zgjedhjet nuk janë të politikanëve janë të popullit. Populli ka të drejtë të zgjedhë në ditën e përcaktuar nga Kushtetuta dhe nga ligji dhe politikanët kanë për detyrë të paraqiten para popullit, kush nuk paraqitet para popullit është i lirë ta bëjë, por historia ka treguar se jo vetëm nuk fiton asgjë, por përkundrazi paguan një kosto të madhe politike”.

Në lidhje me pyetjen se ku do të vërtetohet vlefshmëria e këtij vendimi dhe vlefshmëria e mbajtjes së zgjedhjes, Rama u shpreh se “Gjykata Kushtetuese e ka dhënë opinionin e vet disa vite më parë dhe ka nënvizuar se aktet e Presidentit janë akte individuale, të cilat kur lidhen me zgjedhjet adresohen në gjykatën përkatëse që është Kolegji Zgjedhor dhe askund tjetër, jemi të qartë në këtë pikë”.

Sa i përket aktit të Presidentit për zhdekretimin e zgjedhjeve, Kryeministri Rama u shpreh se “është një akt absolutisht i pavlefshëm dhe përbën një shkelje të rëndë të Kushtetutës, për të cilën Presidenti është në një procedurë shkarkimi në Parlamentin e Shqipërisë”.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetares së Radio Europa e Lirë për përgjimet e publikuara në Gjermani nëse është i gatshëm të përballet me akuzat dhe si do ti adresojë ato, Rama theksoi se “faleminderit për pyetjen dhe pyetja që pason këtë pyetje pse këto përgjime nuk janë përdorur për të bërë një hetim shterues, pse prej 2016 këto përgjime janë mbajtur mbyllur dhe nuk është bërë asnjë hetim, dhe pse këto përgjime të mbyllura janë dërguar tek partia e opozitës, dhe pse partia e opozitës këto përgjime i dërgon në Gjermani për t’i paraqitur si zbulime gjermane”.

“Këto nuk janë zbulime gjermane, këto janë përgjime të Prokurorisë shqiptare, të cilat në mënyrë të paligjshme janë keqpërdorur duke thyer rëndë sekretin hetimor dhe përgjigja është thjeshtë përsëri, e dhimbshme, por e thjeshtë. Përgjimet janë kthyer nga një bazë për të hetuar në një ushqim për të helmuar njerëzit dhe opinionin ndërkombëtar në prag të çeljes së negociatave. Sepse gjithçka po ndodh në Shqipëri është një përpjekje për të frenuar çeljen e negociatave. Pse? Sepse me çeljen e negociatave fillon bashkëbisedimi për anëtarësim me kapitujt e drejtësisë”, – tha Rama.

Më tej kryeministri shprehet se “nuk është thjesht çfarë ligjesh ka Shqipëria, apo si po e pastron sistemin e drejtësisë përmes Vetingut, por Shqipëria duhet të provojë që ka një sistem drejtësie që i vendos të gjithë të barabartë para ligjit dhe ndëshkon këdo që nga më të gjatët deri më shkurtrit, që nga më të fortët deri tek më të dobëtit, kur ata shkelin ligjin. Këtë e dinë shumë mirë gjithë organizatorët e këtij plani dhe nxitësit e gjithë kësaj dhune”.

I pyetur nëse BE do të hezitojë për çeljen e negociatave për shkak të zhvillimeve politike dhe krizës politike, Rama tha se “rreziku që ky plan qartësisht antikombëtar të mund të funksionojë është real, sepse në fund të fundit e gjithë kjo që po ndodh nuk ndihmon ata që duan të na ndihmojnë dhe ushqen ata që s’duan të na ndihmojnë. Kështu që rreziku është real, por sidoqoftë përpjekjen ne do ta bëjmë deri në fund”.

Ndërsa pyetjes nëse ka ndonjë ofertë për opozitën, Kryeministri Rama u shpreh se “unë kam insistuar për dialog gjithmonë, kam bërë të gjitha përpjekjet për dialog, e vetmja gjë që nuk mund të negociohet është demokracia dhe patjetër nuk mund të negociohen edhe afatet kur populli duhet të marrë fjalën. Këto janë të panegociueshme, gjithçka tjetër është lehtësisht e negociueshme. /atsh

Rama: Nuk negociojmë demokracinë, zgjedhjet në të gjithë Shqipërinë Read More »

Poliklinika e re e Vlorës, gati në pak ditë

Për pak ditë nis shërbimi në Poliklinikën e rehabilituar dhe të mirëpajisur për të ofruar shërbime me standarde për qytetarët e Vlorës.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila njofton se poliklinika e re e Vlorës është gati për pak ditë.

Poliklinika e qytetit të Vlorës është transformuar në një qendër moderne mjekësore jo vetëm sa i takon infrastrukturës, por edhe pajisjeve mjekësore.

Rehabilitimi i plotë i kësaj poliklinike në qendër të Vlorës, u bë për shkak të kushteve të papërshtatshme të ofrimit të shërbimit. Sipas Manastirliut, rehabilitimi ka mundësuar kushte më të mira pune për stafin mjekësor, por mbi të gjitha standard të ri shërbimi për qytetarët. /atsh

Poliklinika e re e Vlorës, gati në pak ditë Read More »

Nxënësit e klasave të nënta testojnë sot njohuritë në matematikë

Nxënësit e klasave të nënta do të testojnë sot njohuritë e tyre në lëndën e matematikës.

Testimi nis në orën 10:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Pas testit të gjuhës së huaj dhe gjuhës shqipe, sot përmbyllen edhe provimet e klasave të nënta.

Sipas skemës së miratuar, vlerësimi i përgjigjeve të nxënësve do të bëhet me pikë, të cilat më pas konvertohen në notë.

Çdo përgjigje e testit i nënshtrohet një vlerësimi të dyfishtë, ku dy mësues të lëndës do të bëjnë vlerësimin e të njëjtit test në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri.

Testet do të mblidhen dhe do të korrigjohen në qendrat e vlerësimit të njësive arsimore vendore të çdo rrethi. /atsh

Nxënësit e klasave të nënta testojnë sot njohuritë në matematikë Read More »

Rama mesazh me fjalët e Migjenit: Çdo vikamë fillon e mbaron me heshtje

Kryeministri Edi Rama duke sjellë në vëmendje një fragment nga proza e shkrimtarit të madh shqiptar Migjenit “Idhuj pa krena”, përcjell mesazhin se “çdo vikamë fillon e mbaron me heshtje. Mbasandaj do të fillojë puna”.

“Në varrimin e idhujve të vjetër kumbonat kanë për të plasë së ramit, minaret kanë për të thye kurrizin së faluni dhe zhrecvet do t’u këputen telat e fytit së kënduari. Dhe do të vijë heshtja. Se çdo vikamë fillon e mbaron me heshtje. Mbasandaj do të fillojë puna”, citon Kryeministri shkrimtarin e madh Migjeni.

Rama zgjodhi sërish sot fjalë të shkrimtarëve shqiptarë për të përcjellë mesazhe. Ditën e djeshme nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Rama e nisi fjalën e tij me një fragment nga libri “Mosmarrëveshja” i Ismail Kadaresë. /atsh

Rama mesazh me fjalët e Migjenit: Çdo vikamë fillon e mbaron me heshtje Read More »