Aktualitet

Shqipëria meriton hapjen e negociatave për anëtarësim, detyrat e shtëpisë janë përmbushur

Shqipëria meriton hapjen e negociatave për anëtarësim dhe Austria është një prej shteteve që po e ndihmon Shqipërinë që këtë vlerësim teknik të komisionit ta përkthejë në një vendim pozitiv politik të Këshillit Europian javën e ardhshme.

Kështu deklaroi sot Ministri në Detyrë për Europën dhe punët e Jashtme, Gent Cakaj, në konferencën e përbashkët për shtyp me Ministrin Federal për Europën, Integrimin dhe Punët e Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg.

“Me ministrin Schallenberg diskutuam hollësisht për mbështetjen që Austria do ti japë Shqipërisë për çeljen e negociatave dhe po ashtu diskutuam për format e ndryshme të asistencës teknike të shtetit austriak për të kontribuar në rritjen e kapaciteteve të Shqipërisë për të përballuar presionin dhe sifdat që vijnë nga ky proces”, – nënvizoi Cakaj.

Ministri Cakaj u shpreh se “Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim duke pasur parasysh që në konkluzionet e Këshillit të vitit 2018 Shqipëria ka qenë e detyruar të performojë në tre kushte për të hapur negociatat sot u dakorduam me homologun austriak se të gjitha detyrat e shtëpisë janë përmbushur”.

Sipas tij, njëkohësisht ka vazhduar me sukses procesi i Vetingut.

“Ka vazhduar sipas përcaktimeve kohore ngritja e trupave të reja të gjyqësorit dhe ka vazhduar përmirësimi i historikut të qëndrueshëm të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, – theksoi Cakaj.

Cakaj u shpreh se “Shqipëria dhe Austria kanë raporte të shkëlqyera diplomatike dhe politike, të cilat datojnë që nga themelimi i shtetit shqiptar dhe janë të mbështetura në një traditë të veçnatë , histori të pasur në interesa institucionale që janë në rritje e sipër dhe natyrisht të mbështetura në kursin e vlerave euroatlantike që karakterizojnë të dy vendet.

Duke e cilësuar një ndër katër partnerët strategjikë, Cakaj tha se “Austria është prej mbështetëseve kryesore të rrugëtimit europian në përgjithësi dhe çeljes së negociatave për anëtarësim në veçanti”.

Ai bëri të ditur se me ministrin austriak diskutuan hollësisht për mbështetjen që Austria do ti japë Shqipërisë për çeljen e negociatave dhe po ashtu diskutuam për format e ndryshme të asistencës teknike të shtetit austriak për të kontribuar në rritjen e kapaciteteve të Shqipërisë për të përballuar presionin dhe sfidat që vijnë nga ky proces.

Cakaj shtoi se biseda u përqendrua edhe në çështjet bilaterale mes dy vendeve.

“Trendi i jnvestimeve austriake në Shqipëri është rritur dhe po bashkëpunimi ynë ën fusha të ndryshme po vazhdon”, – tha Cakaj.

Cakaj falënderoi ministrin dhe shtetin austriak për mbështetjen e kryesisë shqiptare të OSBE.

I pyetur për ankesat e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi, për konsullatën shqiptare në Selanik, Cakaj u shpreh se “ne kemi filluar një fushatë të komunikimit me qytetarët dhe kemi krijuar një platformë për ankesa . Numri i ankesave është prezent dhe ne po punojmë në adresimin e tyre. Për këtë na nevojitet edhe bashkëpunimi i qytetarëve, nuk do të ketë asnjë ankesë apo asnjë shqetësim që nuk do të trajtohet.

“Jemi të vetëdijshëm për problemet ekzistuese, por ato nuk mund të zgjidhen brenda ditës”, – shtoi Cakaj.

Në lidhje me zgjedhjet në Kosovë Cakaj u shpreh se “Kosova i ka dhënë shembull rajonit se si organizohen zgjedhjet dhe me çfarë standardi të lartë ndodh edhe ndryshimi i pushtetit. Kosova ka dëshmuar se ka një elektorat të pjekur dhe të ndërgjegjshëm” .

“Ne mezi po presim të nisim bashkëpunimin me qeverinë e re te Kosovës pë rtë thelluar më tej bashkëpunimin mes Kosovës e Shqipërisë”-, tha Cakaj.

Ndërsa i pyetur nëse i druhet një vote kundër në 18 tetor të Holandës, Cakaj tha se “jemi në një përpjekje intensive për të siguruar votat pro. Nuk kam frikë votat kundër, por jam i angazhuar maksimalisht për të siguruar vota pro”./atsh

Shqipëria meriton hapjen e negociatave për anëtarësim, detyrat e shtëpisë janë përmbushur Read More »

“100 vjet Parlament shqiptar”, bursa për studentët më të mirë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u takua sot me rektorët e universiteteve të vendit për të bërë një bilanc të bashkëpunimit Kuvend – universitete.

Takimi u zhvillua në kuadrin e marrëveshjeve të nënshkruara një vit më parë, për të biseduar mbi disa nga nevojat në prag të vitit të ri akademik, mbi disa çështje të perspektivës së universiteteve, arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor si edhe për programin e veprimtarive për 100-vjetorin e parlamentarizmit shqiptar.

Kuvendi i Shqipërisë dhe 24 universitete e institucione kërkimore, 12 publike dhe 12 jopublike, në tetor-nëntor të vitit 2018, nënshkruan Marrëveshjet e Bashkëpunimit.

Ruçi tha se “këto marrëveshje kanë për qëllim promovimin e punës kërkimore-shkencore dhe të mendimit analitik në funksion të demokracisë parlamentare; rritjen e njohjes dhe kapaciteteve të studentëve mbi parlamentarizmin; përmirësimin e perceptimit publik dhe njohjes më të mirë të funksioneve të Kuvendit të Shqipërisë; mbështetjen e institucioneve arsimore në përmbushjen e funksioneve të tyre në kuadër të zbatimit të legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë”.

“Një vit pas nisjes së këtij bashkëpunimi institucional, kontributi i universiteteve, akademikëve dhe studiuesve në procesin e hartimit të ligjeve është rritur. Ky kontribut ka përmirësuar edhe cilësinë e akteve ligjore të miratuara në Kuvend. Kontributi i universiteteve, nëpërmjet bashkëpunimit me komisionet parlamentare, sidomos me Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, është rritur edhe në ushtrimin e kontrollit parlamentar. Janë organizuar seanca dëgjimore me përfaqësues të universiteteve e institucioneve kërkimore, rektorë, drejtues të asambleve të fakulteteve, të zgjedhur të këshillit studentor etj.”, – tha ai.

Më tej Ruçi shtoi se “në kuadër të Marrëveshjeve të Bashkëpunimit për periudhën dhjetor 2018–shtator 2019, kryen praktika mësimore pranë Kuvendit 90 studentë, ndër të cilët 60 nga universitete publike dhe 30 studentë nga universitete jopublike.Disa nga detyrimet e shtetit ndaj universiteteve, si për shembull, rritja e financimeve për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor nuk janë plotësuar në nivelin e duhur për shkak të burimeve të kufizuara financiare. Por disa të tjera, si për shembull, vonesa në nxjerrjen e akteve nënligjore në mbështetje të ligjeve të miratuara nga Kuvendi, kërkojnë më shumë vëmendje e produktivitet të disa ministrive e institucioneve. Por pozitive është që Qeveria po tregon një ndjeshmëri shumë më të lartë në çështjet e arsimit të lartë, universiteteve, kërkimit shkencor dhe nevojave të studentëve”.

Për të kremtuar 100 vjetorin e parlamentit të parë shqiptar, Byroja e Kuvendit ka miratuar një program veprimtarish, për një pjesë të të cilave Kuvendi ka kërkuar edhe bashkëpunimin e universiteteve. Një ndër aktivitetet do të jetë akordimi i bursave “100 vjet Parlament shqiptar” disa studentëve më të mirë të universiteteve publike e private.

Në këtë kontekst, Ruçi, u bëri thirrje universiteteve që një pjesë e fondeve që ju kanë menduar të programoni për këto qëllime, të përfshihen në këtë aktivitet të programit të Kuvendit.

Rektorët vlerësoi mbështetjen nga Kuvendi për të kontribuar në hartimin e legjislacionit për thellimin e reformave, sidomos Reformës në Drejtësi, si dhe ishin të një mendimi se ka ardhur koha që universitetet duhet të rifillojnë studimet e ciklit të tretë, të shkollës së doktoraturës.

Në fund të takimit, Kryetari i Kuvendit nënvizoi se “Kuvendi po dëgjon dhe do të dëgjojë njerëzit më të mençur të kombit”. “Ky bashkëpunim do të realizohet përditë dhe në vijimësi. Kontributi i universiteteve dhe akademikëve është i mirëpritur si për procesin ligjbërës, ashtu edhe për kontrollin parlamentar dhe monitorimin e institucioneve të pavarura”, – tha ai./atsh

“100 vjet Parlament shqiptar”, bursa për studentët më të mirë Read More »

Zbuloni si pritet të jetë moti

Sipas Insitutit të Gjeoshkencave sot (e martë, dt.08) nuk priten reshje në të gjithë vendin.

Reshjet do të jenë më të shumta sot pasdite.

TEMPERATURAT

Sot (e martë, dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 25 °C

në vendet e ulëta: 12 / 27 °C

në vendet malore: 5 / 16 °C.

ERA

Sot (e martë, dt.08) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në veri dhe bregdet.

Zbuloni si pritet të jetë moti Read More »

Këto janë shenjat më mashtruese të horoskopit

Të gjithë themi gënjeshtra. Ndonjëherë për të dalë nga situata, e herë të tjera për t’u dukur pak më mirë në sy të atyre që na rrethojnë. Mund të jenë gënjeshtra të padëmshme, por ka edhe nga ato që “të hapin punë”.

Disa persona, ose më saktë, disa prej të lindurve në data të caktuara, duket se e kanë në gjak gënjeshtrën e nuk rrinë dot pa i thënë disa të tilla në ditë. Nuk ka rëndësi nëse janë të bardha apo të zeza, gënjeshtrat janë gënjeshtra, dhe sa më pak të thuhen aq më mirë do të ishte.

Tre shenjat e mëposhtme jo vetëm që gënjejnë, por ndonjëherë përhumben në atë që thonë sa përfundojnë duke i besuar vetë.

Binjakët – Të lindurit në shenjën e Binjakëve janë gënjeshtarë të tmerrshëm dhe as vetë ata nuk habiten nga kjo renditje. Janë manipulues, hipokritë dhe me dy fytyra. Kjo është edhe arsyeja përse njerëzit që janë në marrëdhënie punë apo shoqërie me ta, detyrohen gjithmonë ‘’t’i testojnë’’ paraprakisht për të mësuar nëse kanë thënë apo jo të vërtetën. Ndonjëherë Binjakët gënjejnë sepse janë të pakënaqur me realitetin e tyre.

Akrepi – Edhe pse jo në nivelin e Binjakëve për gënjeshtra, kur vjen puna te manipulimi, edhe Akrepi janë profesionistë të lindur. Të gjithë e dinë që të lindurit në shenjën e Akrepit janë gënjeshtarë kronikë, dhe në shumicën e rasteve gënjejnë edhe kot.

Peshqit – Pak e pabesueshme se si Peshqit, një shenjë aq emotive mund të jetë pjesë e kësaj liste, megjithatë ndodh edhe kështu. Ata e marrin gjithmonë atë që kërkojnë dhe gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për t’ia dalë, mes tyre edhe gënjeshtrat. E dinë shumë mirë çfarë gënjeshtrash të thonë, dhe si t’i thonë.

Këto janë shenjat më mashtruese të horoskopit Read More »

Agrobiznesi shqiptar për të tretën herë në panairin e Ushqimit Organik në Gjermani

Agrobiznesi shqiptar do të marrë pjesë për të tretin vit radhazi në panairit më të madh në botë për produktet bio, ‘Biofach’, i cili mbahet çdo vit në Gjermani, ku bizneset shqiptare janë përgëzuar për cilësinë e produkteve si dhe kanë arritur që të rrisin eksportet e tyre në vende si Gjermania, Zvicra, Franca, Italia, SHBA, Kanada etj.

Edicioni i këtij viti “Biofach”, Panairi i Ushqimit Organik, zhvillohet nga data 12 deri 15 Shkurt 2020, në Nuremberg, Gjermani.

Bizneset shqiptare pritet të bëhen pjesë e panairit kryesor të Tregtisë Botërore për Ushqimin Organik , i kombinuar me panairin “VIVANESS”, i cili është Panairi Ndërkombëtar i Tregtisë për Kujdesin Personal Natyror dhe Organik.

Biofach, zhvillohet për të 30-ën herë radhazi dhe mund të shihet përsëri si një histori suksesi e jashtëzakonshme. Ky event me një pjesëmarrje të lartë, do të jetë një ngjarje e rëndësishme biznesi, i cili do të krijojë mundësi për bashkëpunime dhe shtrirje në tregjet e huaja.

Në këtë event takohen të gjithë klientët, furnitorët dhe partnerët e rinj të mundshëm. Biofach është një mundësi e artë, pasi këtu furnizimi plotëson kërkesën, si për vizitorët ashtu edhe për kompanitë ekspozuese. Prodhuesit do të ekspozojnë dhe prezantojnë produktet e tyre për të gjithë komunitetin,si edhe do të vëzhgojnë e analizojnë tregun.

Biofach ofron informacione të gjera në lidhje me sektorin organik, së bashku me panairin VIVANESS, i cili ofron njohuri për zhvillimet aktuale në sektorin e kozmetikës natyrore./atsh

Agrobiznesi shqiptar për të tretën herë në panairin e Ushqimit Organik në Gjermani Read More »

Manastiri i “Shën Kollit”/ Restaurohet kisha më e madhe bizantine në vend

Manastiri i “Shën Kollit” në Mesopotam përbën një monument me historik dhe arkitekturë të veçantë, mbivendosje kulturash, arkitekturash dhe historish.

Kisha, më e madhja ndër kishat bizantine të ruajtura në Shqipëri në shek. XI-XIV dhe ndër monumentet arkitekturore me të vjetra, është restauruar duke nxjerrë në pah vlera të jashtëzakonshme historike.

“Falë një ndërhyrjeje restauruese kanë dalë në dritë të gjithë elementët arkitektonikë, detajet e imëta, që ia shtojnë edhe më tepër misterin. Është bërë një punë e jashtëzakonshme për përforcimin e strukturës, riparimin e çatisë, ndërsa ka ende punë për t’u bërë për sistemimin e oborrit dhe zbulimin afreskeve, që koha dhe regjimet i kanë fshehur”, – thotë ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Kisha e Shën Kollit ka ekzistuar në fillim si një tempull pagan dhe mbi rrënojat e tij është ngritur Kisha. Kjo Kishë mendohet të jetë ndërtuar në kohën e perandorit bizantin Kostandin IX Monomaku./atsh

Manastiri i “Shën Kollit”/ Restaurohet kisha më e madhe bizantine në vend Read More »

BE: Qeverinë e re të Kosovës e presin detyra të rëndësishme

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç tha se 6 tetori ishte një ditë e mirë për demokracinë në Kosovë. Në reagimin e saj fillestar pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, Kocijançiç theksoi se ishte shumë pozitiv fakti, se në këto zgjedhje, votuan më shumë qytetarë se në ato të mëparshmet në vitin 2017.

Ajo potencoi se qeverinë e re të Kosovës e presin detyra të rëndësishme, duke përmendur zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, sundimin e ligjit dhe angazhimin për rifillimin e dialogut me Beogradin.

“Kjo është në dobi të qytetarëve të Kosovës dhe tërë rajonit. BE-ja do të vazhdojë punën dhe bashkëpunimin e saj me Kosovën dhe do të promovojë pajtimin, bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor”, tha Kocijançiç.

BE dërgoi një mision monitorimi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura në Kosovë, më 6 tetor.

Misioni do të paraqesë një vlerësim paraprak më 8 tetor dhe do të publikojë një raport përfundimtar në muajt e ardhshëm. /atsh

BE: Qeverinë e re të Kosovës e presin detyra të rëndësishme Read More »

AKU hyn në një fazë transformimi dhe ristrukturimi të thellë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të hyjë në një fazë transformimi, ristrukturimi dhe riorganizimi. Është kjo sfida me të cilën drejtori i ri i këtij institucioni, Robert Lili u prezantua ditën e premte, duke premtuar gjithashtu se përvoja e gjatë si drejtues dhe sukseset e arritura në fusha të rëndësishme të ekonomisë së vendit ku ai ka drejtuar, do të jenë një vlerë e shtuar në përpjekjen për t’a shndërruar AKU-në në institucionin më të rëndësishëm dhe të besueshëm në funksion të mbrojtjes së shëndetit dhe interesit të konsumatorëve shqiptarë.

Pjesë e rëndësishme e këtij misioni janë dhe ndryshimet e fundit ligjore që do t’i japin AKU-së një rol edhe më të fortë në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore.

“Siguria ushqimore është sfida jonë e përbashkët! Përfshirja e konsumatorëve, ndërgjegjësimi i tyre dhe angazhimi i përbashkët në sfidat me të cilat ndeshet sot siguria ushqimore në vendin tonë, do të çojnë drejt përmirësimit të mëtejshëm të sfidës tonë të përbashkët!” – shprehet AKU. /atsh

AKU hyn në një fazë transformimi dhe ristrukturimi të thellë Read More »