Aktualitet

Rama në terren takon qytetarët: Situata në tregje pozitive, problem mbeten ende të moshuarit

Kryeministri Edi Rama ngriti sot shqetësimin për pensionistët që dalin nga shtëpia, duke theksuar se shkalla e rrezikut për ta është shumë e lartë.

Kryeministri Rama gjatë monitorimit të zbatimit të urdhrave për të qëndruar në shtëpi, ka këshilluar qytetarët që ka ndeshur rrugës, sidomos të moshuarit që të mos dalin, por të qëndrojnë në shtëpi.

Kryeministri ka publikuar disa fotografi nga takimi me qytetarët, ndërsa thekson se në disa tregje situata ishte mjaft pozitive.

“Problem pensionistët që dalin nga shtëpia, çka është e ndaluar, sepse sepse shkalla e rrezikut për ta është shumë e lartë. Respekt maksimal për rregullat dhe durim, durim, durim”-, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “duke qenë se ju njoh mirë, po i dal përpara duke ju thënë aman, mos më shkruani ku e ke maskën e pse s’ke dorashka. E kemi pērsëritur që maska e dorashkat nuk janë për kalimtarët, por për të sëmurët, ata që kujdesen për një të sëmurë apo ata që e kanë punën me mundësi kontaktesh të afërta në tërësi”.

“Kalimtarët mjafton të respektojnë rregullat, sidomos distancën +1m, mosdhënien e dorës, përdorimin e gropës së bërrylit nëse teshtijnë apo kolliten dhe janë të mbrojtur “, – tha Rama./atsh

Rama në terren takon qytetarët: Situata në tregje pozitive, problem mbeten ende të moshuarit Read More »

Këshilli i Sigurisë Kombëtare, unifikim të gjitha energjive dhe kapaciteteve njerëzore

Masat që janë marrë dhe po merren nga Qeveria për përballimin e situatës në vend dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të pasojave të COVID-19, u diskutuan sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cila u zhvillua nëpërmjet një videokonference.

Në këtë mbledhje morën pjesë Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryeministri Edi Rama, ministrat përgjegjës, si edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bën të ditur Presidenca.

Ndër çështjet e diskutuara ishin masat që janë marrë dhe po merren nga Qeveria për përballimin e situatës në vend dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të pasojave të COVID-19; përballimi i situatës ekonomike, nga efekti i sjellë nga përhapja e COVID-19; masat e marra për rikthimin e shtetasve shqiptare, të cilët kjo situatë i ka gjetur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Kryeministri Rama dhe anëtarët e qeverisë informuan për masat e marra dhe për skenarët që do të duhet të përballohen në varësi të zhvillimit të situatës.

Kryetari i Kuvendit, Ruçi shprehu gatishmërinë për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit në këtë situatë.

Kryetari i Partisë Demokratik,e Basha shprehu pikëpamjet dhe sugjerimet e opozitës për të përballuar këtë pandemi.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare u zhvillua në një frymë tepër konstruktive dhe bashkëpunuese, dhe pati si qëllim kryesor unifikimin e të gjitha energjive dhe kapaciteteve njerëzore, mjekësore e shkencore për të përballuar me efikasitet të plotë këtë situatë të vështirë në funksion të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari, ekonomisë kombëtare, paqes sociale dhe sigurisë.

Presidenti Meta shprehu besimin se në këtë frymë uniteti, gjithëpërfshirjeje dhe bashkëpunimi, vendi do ta përballojë me sukses këtë situatë të vështirë, jo vetëm për Shqipërinë, por për mbarë botën, në interesin më të mirë të çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë./atsh

Këshilli i Sigurisë Kombëtare, unifikim të gjitha energjive dhe kapaciteteve njerëzore Read More »

Tregtonte produkte të skaduara, AKU gjobit me 300 mijë lekë një subjekt në Vlorë

Drejtoria rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Vlorë vijon kontrollet dhe monitorimet në të gjithë qarkun, në zbatim të rregullave rigoroze të vendosura, në luftë kundër përhapjes së COVID- 19.

Gjatë kontrolleve të kryera në markete, supermarkete, furra buke dhe tregje ushqimore, AKU ka konstatuar në një subjekt ushqimor supermarket, produkte ushqimore të cilave u kishte kaluar afati i tyre i përdorimit (sallam, qumësht, çokollatë).

“Sasia e produkteve ushqimore me afat skadence të kaluar është bllokuar me destinacion asgjësimin e tyre si dhe u vendos masa administrative “gjobë” në vlerën e 300 mijë lekëve”, bën të ditur AKU.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit informoi se do të vijojë pandalur monitorimet dhe kontrollet rigoroze në të gjithë vendin për zbatimin e kërkesave ligjore me fokus mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së konsumatorëve./atsh

Tregtonte produkte të skaduara, AKU gjobit me 300 mijë lekë një subjekt në Vlorë Read More »

COVID-19 nuk ka gjasa të zhduket gjatë verës

Koronavirusi nuk ka gjasa të zhduket gjatë verës, njoftoi sot agjencia e Bashkimit Europian për kontrollin e sëmundjeve, në një paralajmërim të rreptë se epidemia mund të vazhdojë kur temperaturat të rriten nëse nuk zbatohen masa për frenimin e saj, shkruan “Mirror”.

Njoftimi nuk lë shumë hapësirë për të shpresuar se SARS-CoV-2, emri i virusit të ri, mund të sillet si katër koronaviruset e tjerë, të cilët janë endemikë në popullatat njerëzore dhe zakonisht nuk zbulohen në muajt e verës.

Megjithatë, COVID-19 është virus i ri dhe nuk ka shumë të dhëna që janë grumbulluar për të./ atsh

COVID-19 nuk ka gjasa të zhduket gjatë verës Read More »

Mbyllja e universiteteve nga COVID-19/ 40 mijë studentë tashmë mësim online

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini njoftoi sot përmes një videomesazhi se 40 mijë studentë tanimë bëjnë mësim online.

“40 mijë studentë tashmë kanë kaluar në mësim online. Janë mbi 1 mijë lëndë që kanë kaluar në mësim online. Pedagogët po punojnë jo vetëm duke përdorur e-mail-in apo rrjetet sociale, por edhe platformat e ndryshme që janë në dispozicion falas. Është Zoom, Google Classroom, EZtalks – janë disa nga platformat që po krijojnë edhe klasën virtuale, ku pedagogu mund të bëjë edhe biseda me studentët e vet dhe e riprodhon formatin e një klase të zakonshme”, u shpreh Shahini.

Sakaq, ministrja Shahini iu dha përgjigje edhe pyetjeve të ardhura nga maturantët dhe nga nxënësit e klasave të nënta, për sa i përket provimeve kombëtare.

“Dua të nënvizoj edhe një herë se është shumë herët të marrim një vendim për provimet kombëtare se kur do të mbahen, nëse duhet të shtyhen, në çfarë formati do të zbatohen, etj. Unë ende po shpresoj që ne do të kthehemi në bankat shkollore me 6 prill siç kemi planifikuar. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ne do të marrim një vendim në lidhje me formatin e provimeve kombëtare, vështirësinë e pyetjeve, si dhe datat kur do të mbahen. Duke marrë parasysh që jemi të përkushtuar që ta mbyllim këtë vit akademik, duhet gjithsesi të planifikojmë dhe të synojmë që t’i mbajmë provimet kombëtare sivjet. Ndaj, duke parë se si po zhvillohet situata, ne po bëjmë edhe planet e ndryshme që do t’i zbatojmë pastaj në një moment të dytë kur të dimë edhe nëse do të mbahen provimet kombëtare, kur do të mbahen ato dhe me çfarë niveli të vështirësisë”, ndërsa shprehet gjithashtu se të gjithë duhet të shfrytëzojmë këtë kohë të përgatitemi sa më mirë që është e mundur për provimet kombëtare:

“Kemi modele pyetjesh për maturantët, kemi modele pyetjesh për klasën e nëntë, të të gjitha lëndëve që mund të bien në këto provime, dhe unë ftoj të gjithë nxënësit që të punojnë sa më shumë që është e mundur vetë, por edhe me mësuesit e tyre që të përgatiten për provimet kombëtare”, – sqaroi ajo.

Shahini nuk la pa adresuar edhe një pyetje (më shumë në formë ankese) të ardhur nga prindër të ndryshëm, të cilët thonë se mësuesit po i konfuzojnë nxënësit me platformat e ndryshme që po i përdorin, duke i kaluar një herë nga Google Classroom tek një platformë tjetër, duke punuar vetëm me whatsapp apo përmes rrjeteve të tjera sociale:

“Unë kërkoj nga prindërit që të kenë pak mirëkuptim. Mësuesit tanë kanë bërë një kapërcim të jashtëzakonshëm. Brenda natës kanë kaluar nga dërrasa e zezë në punë përmes ekraneve të telefonave të tyre celularë, apo edhe të laptopëve të tyre. Kështu që, e gjithë kjo punë që është bërë nga ata vetë, që të eksplorojnë platformat më të mira që u mundëson atyre të punojnë sa më shumë që është e mundur me fëmijët tuaj e me nxënësit e vet (ose “një me një” ose “në formë klase”), duhet t’i mirëkuptojmë që në këtë fazë ndoshta edhe kanë kaluar nga një platformë tek tjetra. Por, duhet edhe t’i falënderojmë për gjithë punën që po e bëjnë për kapërcimin e madh që kanë bërë ata vetë duke mësuar të përdorin platforma të ndryshme që t’u vijnë në ndihmë atyre nxënësve, si dhe procesit mësimor”, – u shpreh Shahini. /atsh

Mbyllja e universiteteve nga COVID-19/ 40 mijë studentë tashmë mësim online Read More »

Spiropali: Mirënjohje për heronjtë e kësaj kohe sakrificash

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali shprehu sot mirënjohjen për heronjtë e kësaj kohe sakrificash.

“Mjekët, infermierët, sanitarët, policët, Forcat e Armatosura, shitësit e ushqimoreve, punëtorët e pastrim-gjelbërimit, dhe të gjithë ata që kujdesen për ne në front të luftës ndërkohë që ne duhet vetëm të rrimë në shtëpi”, tha ajo.

“Mos t’ju lëshojë zemra”, vijoi Spiropali, “heronjtë fitojnë gjithmonë”./atsh

Spiropali: Mirënjohje për heronjtë e kësaj kohe sakrificash Read More »

Pipero: Pavijonet e Spitalit Infektiv po hyjnë në betejë njëri pas tjetrit, së bashku do e fitojmë luftën

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero deklaroi sot se, “aktualisht janë në Spitalin Infektiv 72 pacientë, secili me probleme nga të lehta deri shumë të rënda shëndetësore, por kemi edhe 17 të shëruar, edhe pse ju duhet ende të qëndrojnë në shtëpi”.

“Si në një betejë të vërtetë, por këtë radhë me një armik të padukshëm dhe shumë vrastar, shumë tinzar dhe ende të panjohur mirë nga shkenca mjekësore, pavijonët e Spitalit Infektiv njëri pas tjetrit po hyjnë në betejë”, tha ai.

Duke publikuar një foto nga mjekë dhe infermierët që janë një pjesë e ekipit te talentuar, punëshumë e fjalëpak, të përkushtuar deri në fund për ta fituar betejën me COVID-19.

“Jemi në detyrë, për t’ju shërbyer juve, ju të dashur qytetarë qëndroni në shtëpi për të mos rënë në kontakt me virusin. Së bashku do e fitojmë këtë betejë, se lufta vazhdon. Ne bluzat e bardha e kemi gjithë jetën sfidë, gjithë jetën luftë me agjentet mikrobikë, bakterie apo viruse qofshin ato, sikundër është dhe COVID-19. Së bashku ja dalim, së bashku do fitojmë”, tha Pipero./atsh

Pipero: Pavijonet e Spitalit Infektiv po hyjnë në betejë njëri pas tjetrit, së bashku do e fitojmë luftën Read More »

Mjeku shqiptar në Frankfurt, Dasho: Masat e marra nga qeveria në kohën e duhur

Mjeku shqiptar, Erion Dasho, Drejtor i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt të Gjermanisë, i është përgjigjur thirrjes së shtetit shqiptar dhe është kthyer në Shqipëri për të dhënë kontributin e tij në sistemin shëndetësor.

Dasho vlerësoi masat e marra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Dasho u shpreh se situata në të cilën ndodhemi është ende në kufijtë e të menaxhueshmes dhe kjo për shkak të masave të marra në kohën e duhur nga qeveria shqiptare.

“Situata është në kufijtë e të menaxhueshmes për shkak edhe të masave të marra në kohë. Italia është vendi me më shumë viktima për shkak se nuk mori masa në kohën e duhur. Mua më vjen mirë që situata në QSUT është në shkallën e të menaxhueshmes. Kjo është diçka shumë e rëndësishme dhe për t’u vlerësuar”, theksoi Erion Dasho në një intervistë telelvizive.

I pyetur nëse është gati Shqipëria ta përballoj situatën e emergjencës nga koronavirusi, Dasho u shpreh se sistemi shëndetësor i asnjë vendi nuk është në imun ndaj një pandemie.

“Në rastin e përballjes me pandeminë e COVID-19, asnjë sistem nuk është imun. Mund të kesh një sistem shëndetësor mjaft të zhvilluar sikurse në Italinë e veriut dhe ky sistem të dështojë, pra të mos jetë në gjendje të përballojë komplikacionet shëndetësore”, tha ai.

“Para pak ditësh doli një raport nga ekipi i doktor Neo Ferguson, i cili llogariste skenarët në Angli dhe SHBA. Doktor Ferguson përllogariste se në qoftë se nuk merren masa numri i vdekjeve në Angli do të arrinte deri në 500 mijë persona, dhe në qoftë se nuk merreshin masa në SHBA numri i vdekjeve do të arrinte deri në 2.2 milionë. Pra, nëse nuk merren masa, as sistemi shëndetësor britanik dhe as ai amerikan nuk kanë mundësi ta përballojnë. Këtu bëhet fjalë për një sëmundje ku ajo fraza “të parandalosh është më mirë se sa të shërosh” ka më tepër vlerë. Në qoftë se nuk parandalojmë ne do të mbërrijmë në një gjendje si Ëuhan”, tha ndër të tjera Drejtor i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt, të Gjermanisë Erion Dasho. /atsh

Mjeku shqiptar në Frankfurt, Dasho: Masat e marra nga qeveria në kohën e duhur Read More »