Aktualitet

Balla deputetit të opozitës në Parlament: Mos bëj teatër mbi Teatër, ndiq procedurat

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla i është përgjigjur deputetit të opozitës Ralf Gjoni në lidhje me kërkesën e tij për Komision Hetimorë për Teatrin.

Në përgjigje të kërkesës së deputetit Gjoni, Balla tha se “që duhet të bëjë letrat”.

“Do kërkoja mirëkuptimin e çdo kolegu që të vijnë në Kuvend dhe të luajnë Teatër mbi Teatër. Se sa të dhëmb ty shpirti për teatrin unë e di dhe e mirëkuptoj. Bëni propozimet, bëj letrat djalë. Mëso që procedura është e përcaktuar për çdo lloj nisme. Kam mbështetur kërkesën e ardhur nga opozita për interpelancë “, tha Balla./atsh

Balla deputetit të opozitës në Parlament: Mos bëj teatër mbi Teatër, ndiq procedurat Read More »

“Kur Kadri Roshi e Naim Frashëri këmbëngulnin për teatër”/Regjisori Basha për ATSH: Teatri i ri do adresojë të gjitha nevojat e artistëve

“Teatri i ri Kombëtar që pritet të ndërtohet nga Bashkia e Tiranës, do të adresojë të gjitha nevojat e komunitetit të artistëve për të ardhmen e teatrit në Shqipëri, pasi teatri i vjetër nuk plotësonte asnjë rekuizitë për t’u cilësuar si një i tillë”.

Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), regjisori i njohur Altin Basha, deklaron se Teatri Kombëtar asnjëherë nuk është konceptuar si i tillë.

Sipas tij, ai është nisur si një teatër provizor, por kurrë nuk mori trajtën e plotë të një Teatri Kombëtar me të gjitha rekuizitet që i nevojiten një skene teatrore.

“Siç është dhe tashmë e njohur, janë bërë disa takime publike dhe analiza për gjendjen e Teatrit Kombëtar. Pas analizave doli që gjendja e tij ishte plotësisht e amortizuar. Ambientet ishin krejtësisht problematike nga pikëpamja e konstruksionit, e gjendjes së tyre teknike, masave kundër zjarrit etj. etj., dhe për këtë arsye u sugjerua mbyllja e aktivitetit të Teatrit Kombëtar”, shprehet regjisori Basha për ATSH.

“Një analizë e hollësishme e asaj se çfarë humbim nëse e shohim ndërtesën dhe çfarë fitojmë ne me përkrahjen ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar, duhet të shohim historinë e teatrit. Prej se është themeluar teatri profesionist në Shqipëri, rezidenca e përkohshme në teatrin popullore, në kinoteatrin, siç edhe cilësohej… ka qenë e përkohshme dhe është diskutuar se me kalimin e kohës, në një moment të caktuar, në një moment të dytë, do të ndërtohej një teatër i plotë popullor sepse atëherë, në ato vite, deri në vitin 91’ nuk ekzistonte nocioni kombëtar. Pra, kemi 70 vite që e kemi këtë debat. Në vitet 50’-60’ është bërë edhe më i fortë ky debat pasi aktorët e asaj kohë, Kadri Roshi dhe Naim Frashëri kanë këmbëngulur pranë qeverisë për nevojën e një teatri të ri, pasi ai teatër nuk përmbushte as kërkesat e kohës dhe nuk ishte konceptuar si teatër”,- tha Basha në intervistën për ATSH.

“Por asnjëherë nuk u bë një teatër i ri teksa në vitet ’70 u bë një ndërhyrje në strukturën e tij për të zmadhuar oxhakun, skenën dhe disa elementë të tjerë që mungonin, u mbyll kati i tretë, që u bë garderobë…etj. Por dhe ato të pamjaftueshme pasi me kalimin e viteve u kuptua se adoptimi i vazhdueshëm nuk përmirësonte përfundimisht gjendjen e tij pasi mbetej gjithnjë një ndërtesë hibride mes kinemasë dhe teatrit”,- vijon regjisori Basha.

“Në kushtet kur ndërtesa sugjerohej si e papërdorshme dhe i vetmi opsion ishte rikonstruksioni i saj përmes shembjes, normalisht të shkon mëndja që teatri do të ndërtohej po aty. Por ajo ndërtesë që ishte, nuk vlente më. Nëse mund të ruhej ose jo, kjo është çështje ekspertëve. Ka ekspertë që thonë se duhet ruajtur, ka që thonë jo, por të gjithë bien dakord se ndërtesa duhej shembur dhe opsioni i teatri të ri për mua ishte më i vlefshëm pasi adreson të gjitha problematikat. Gjendja ishte tejet e rënduar. Ishte krejtësisht jashtë kontrollit. Krejtësisht pa kujdes dhe gjendja e tij u përkeqësua edhe më shumë. Në vitin 2008 ka qenë dora e fundit që i është dhënë dhe prej asaj kohe nuk është ndërhyrë. Njerëzit që kanë punuar në atë godinë e dinë se problem më i madh ishin facilitetet skenike që ishin të amortizuara dhe të improvizuara. Nuk kishte infrastrukturë dhe funksionalitetin e një teatri”,- deklaron Basha në intervistën për ATSH.

“Ndërhyrjet ishin bërë për ta sjell në atë gjendje, por pa vizionin për ta zgjidhur përfundimisht problematikën me një vizion të qartë, por vetëm për të shtyrë kohën pa e marrë asnjëherë seriozisht ndërtimin e plotë të Teatrit Kombëtar. Ajo nuk kishte mundësi për garderobën, e nuk flas për garderobën e spektatorit, por vendet ku prodhohet dhe ruhet garderoba e shfaqjeve apo kabina e fonisë apo dhoma e grimit e improvizuar. Salla e dekoreve..etj. Pra ishte një ndërtesë me mbivendosje të improvizuara. Teatri adreson të gjitha këto probleme dhe e përmbyll krejtësisht atë që mund të quhet nevojë teatrore për të ardhmen e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë”, deklaroi regjisori i njohur Altin Basha në intervistën për ATSH. /atsh

“Kur Kadri Roshi e Naim Frashëri këmbëngulnin për teatër”/Regjisori Basha për ATSH: Teatri i ri do adresojë të gjitha nevojat e artistëve Read More »

Opozita teatër absurd, gjen çdo rast dhe mundësi për të ikur nga tryeza e Reformës Zgjedhore

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi sot se Lulzim Basha në krye të asaj partie dhe e gjithë opozita vetëm u ka ikur betejave elektorale.

“Më thoni ju, një parti opozitare në botë, e cila nuk do ta afrojë datën e zgjedhjeve, e cila nuk futet në zgjedhje me pasion për të fituar. Ikën në 2017, ikën në 2019. Tani ikën nga tryeza e reformës zgjedhore, pasi u prish Teatri Kombëtar”, tha Spiropali në fjalën e saj, në Kuvend.

Sipas Spiropalit, “nga një protestë me ndjeshmëri qytetarë të disave që janë në të drejtën e tyre për të qenë aty, ata e kanë kthyer atë në një skenë, ku Monika luan rolin e Penelopës, Luli të Odiseut që i ikën kësaj, dezhurnin nuk po dinë ta mbajnë, turnin nuk dinë ku e kanë “.

Spiropali theksoi se vendosin vija që nuk dinë ti mbajnë dhe më pas vendosin të braktisin një nga reformat më të rëndësishme për Shqipërinë e të ardhmen europiane.

Ata njerëz që janë aty, theksoi Spiropali, nuk kanë asnjë lidhje me artistët e mëdhenj që i kanë dhënë shpirtin atij teatri dhe janë për ndërtimin e një teatri dinjitoz kombëtar.

“Sepse është kombëtarizëm të duash këtë. Jo teatri ynë një furrik ndërsa teatri i Shkupit gjigand. Pse qenkeni ne të destinuar të mos kemi një teatër operash dinjitoz, një teatër kombëtar dinjitoz. Ato janë themele të shtetit, ato nuk kanë të bëjnë vetëm me artin, ato kanë të bëjnë me ardhmërinë tonë, me mënyrën se si fëmijët tanë shohin, e perceptojnë veten e tyre si shqiptar e qytetar“, deklaroi Spiropali.

Sipas Spiropalit, gjuha e përdorur nga disa deputetë të opozitës në Kuvend, është e ngjashme me gjuhën që vetëm me artin e qytetarinë nuk kanë të bëjnë.

“E pamë se si ju vërsulën me një egërsi të pashoqe aktorëve e regjisorëve që nuk mendojnë si këta por mendojnë se ne duhet të kemi një teatër tjetër kombëtar të ri, aty. Guxuan deri aty, këta të dashuruar me mendimin ndryshe, të sulmonin edhe Ismail Kadarenë, monumentin e gjallë të gjenialitetit, kombëtarizmit e europianizmit shqiptar, me gjuhë të fëlliqur e mendim të egër, duke i bërë gjyqe popullore. Protesta e tyre mund të quhet mirë edhe protesta makbethiane e kafshimit të veshit”, deklaroi Spiropali./atsh

Opozita teatër absurd, gjen çdo rast dhe mundësi për të ikur nga tryeza e Reformës Zgjedhore Read More »

Forcat e Armatosura, pjesë e misionit të OKB-së në Sudanin e Jugut deri 15 marsin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave vendosi që pjesëmarrja e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Shtabin Rajonal të Forcës Mbrojtëse të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Juba, Republika e Sudanit të Jugut, do të ketë një kohëzgjatje deri më 15.3.2021.

Vendimi vjen në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit “Për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë”, të ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, dhe të aktit normativ të 20 marsit 2019 të Këshillit të Ministrave, “Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut (UNMISS).

Afati i misionit fillon të llogaritet nga data e dërgimit në mision. Periudhës së qëndrimit në mision i shtohen edhe ditët e qëndrimit për marrje e dorëzim detyre dhe të vonesave të transportit strategjik për ndërrimin me personelin e radhës.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes. Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”./atsh

Forcat e Armatosura, pjesë e misionit të OKB-së në Sudanin e Jugut deri 15 marsin e ardhshëm Read More »

Parqet kombëtare të Shqipërisë “pushtohen” nga 410 pelikanë kaçurrelë dhe 53 rozë

Pelikani kaçurrel (Pelecanus crispus) u vrojtua në 5 zona të Shqipërisë, ndërsa pelikani rozë vetëm në zonën e Parkut Kombëtar të Prespës.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura bën të ditur se sipas censusit të Pelikanit Kaçurrel të zhvilluar më 8 maj rezultoi se “numri total (i të dy llojeve) më i madh u regjistrua në Parkun Kombëtar të Prespës (PKP), me 214 individë, nga të cilat 161 i përkasin pelikanit kaçurrel dhe 53 pelikanit rozë”.

“Zona e dytë me numrin më të madh të individëve të regjistruar është ajo e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta (PKDK) me 129 individë në total. Nga kjo shifër janë përjashtuar 65 zogjtë e çelur në këtë sezon, që do ta çonte në 194 numrin total të individëve në këtë zonë”,- thekson AKZM duke shtuar se në vendin e tretë është zona e Rezervatit të Menaxhuar Liqeni i Shkodrës (RMLSH) me 34 individë.

Në vendin e katërt është zona e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë (PMVN) me 31 individë dhe në vendin e fundit është Rezervati Natyror i Menaxhuar Kune-Vain-Tale (RNMKVT) me vetëm 2 individë.

“Numri i më i lartë i pelikanëve në zonën e PKP arsyetohet me praninë e 2 kolonive të mëdha të të 2 llojeve që ndodhen në pjesën greke”, – shprehet AKZM.

Më tej, shifra e Parkut Kombëtar Divjakë- Karavasta shpjegohet me praninë e kolonisë së vetme të pelikanit kaçurrel në Shqipëri.

Shifra Rezervatin e Menaxhuar Liqeni i Shkodrës, vijon AKZM, sërish shpjegohet me praninë e një kolonie të vogël të pelikanit kaçurrel në pjesën malazeze të Liqenit të Shkodrës.

Ndërsa shifra prej 31 individëve e numëruar në zonën e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë konfirmon edhe njëherë se kjo është zona më e rëndësishme në Shqipëri, jashtë zonave të folezimit, që pelikani kaçurrel frekuenton për t’u ushqyer./atsh

Parqet kombëtare të Shqipërisë “pushtohen” nga 410 pelikanë kaçurrelë dhe 53 rozë Read More »

Tejkalimi i qëndrimit në Greqi për shkak të COVID-19/ Rama: Në rast mosanulimi të gjobave për shqiptarët nga autoritetet greke, i rimbursojmë 100%

Autoritetet greke do të rishikojnë të gjitha gjobat e vendosura gjatë kohës së pandemisë COVID-19 në ngarkim të shqiptarëve që u penalizuan nga pamundësia për të lëvizur për shkak të mbylljes së kufirit.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot një lajm me rëndësi. “Zyra ime ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke, pas lajmit të bërë publik të gjobitjes së disa shtetasve shqiptarë që kanë tejkaluar afatin 90-ditor të qëndrimit në Greqi gjatë muajve të fundit. Autoritetet greke do të rishikojnë të gjitha gjobat e vendosura, ndërkohë kanë siguruar se në kohëzgjatjen e pandemisë vendosja e gjobave do të ndodhë vetëm në rastet flagrante, ku shkelja e afateve nuk ka lidhje me situatën e krijuar nga COVID-19”, – theksoi Rama.

“Unë i siguroj të gjithë qytetarët shqiptarë të cilëve autoritetet greke nuk do t’ua anulojnë gjobën, se do të rimbursohen në masën 100% nga qeveria e Republikës së Shqipërisë”, – tha Rama. //atsh

Tejkalimi i qëndrimit në Greqi për shkak të COVID-19/ Rama: Në rast mosanulimi të gjobave për shqiptarët nga autoritetet greke, i rimbursojmë 100% Read More »

Horoskopi për sot/ Hëna do të ketë ndikim të favorshëm, duke bërë që ta nisni ditën me këmbën e duhur

Dashi

Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet tuaja. Mund të hasni në probleme lidhur me punën, për shkak se mund t’iu kenë kërkuar shumë.

Demi

Hëna dhe Marsi do të kenë ndikim të favorshëm, duke iu dhuruar shumë energji. E enjtja do të jetë tejet pozitive, ku situata do të ndryshojë për mirë. Bëni kujdes në punë, pasi debate dhe probleme të vogla duhen mbajtur nën kontroll.

Binjakët

Në dashuri duhet të bëni atë që mendoni se është e drejtë. Ndërsa në punë duhet të vlerësoni mirë mundësitë, në mënyrë që të mos merrni vendime të nxituara. Ju pret një ditë e mbushur me energji.

Gaforrja

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm, duke bërë që ta nisni ditën me këmbën e duhur. Tensioni dhe stresi duhen mbajtur nën kontroll. Gjatë kësaj dite do të jeni mjaft kreativ.

Luani

Në dashuri mund të hasni në probleme lidhur me dyshimet e ditëve të fundit. Nëse jeni të dyjëzuar mes dy lidhjeve, është momenti për të marrë vendim. Në punë, mund të ndiheni nën presion.

Virgjëresha

Në dashuri ka shumë rëndësi që të ketë dialog. Mundohuni që të jeni të rrethuar nga njerëz pozitiv, në mënyrë që të vlerësoni kohën. Në punë mund të ketë ndryshime, të cilat rrezikojnë të krijojnë probleme me të tjerët.

Peshorja

Me të lindurit e shenjës së dashit dhe demit, mund të mendoni për plane për të ardhmen. Ndikimi i favorshëm i Saturnit, do ju ndihmojë në bërjen e projekteve të reja. Nëse do ju duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme, merrni një moment për të reflektuar, në mënyrë që të dilni me konkluzionin e duhur.

Akrepi

Ndikimi i kundërt i Hënës mund të krijojë pasiguri ose zënka në dashuri, por gjithçka do të rezultojë e zgjidhshme, shkruan noa.al. Bëni mirë që të reflektoni, para se të flisni apo të merrni vendime. Instinkti mund t’iu tradhtojë.

Shigjetari

Me ndikimin e kundërt të Diellit, bëni mirë që të tregoni kujdes. Një ndarje, mund të mos ketë kaluar ende. Kërkesat në punë, do të shkaktojnë disa vonesa, ndaj duhet të tregoni durim.

Bricjapi

Përfitoni nga ndikimi i favorshëm i Hënës, për të zgjidhur disa probleme në dashuri. Në raportet prind-fëmijë mund të ketë tensione. Në këtë periudhë mund të ketë ndryshime lidhur me punën apo vendbanimin.

Ujori

Dashuria dhe miqësia janë protagonistet e kësaj periudhe. Në këtë moment kreativiteti do të jetë në kulm. Në punë mund të ketë probleme dhe debate.

Peshqit

Ndikimi i kundërt i Diellit, do të krijojë probleme në dashuri. Nga ana tjetër, problemet gjatë kësaj periudhe kanë qenë të shumta, duke bërë që të ndiheni të stresuar dhe nervoz. Kujdes duhet treguar në debatet lidhur me punën.

Horoskopi për sot/ Hëna do të ketë ndikim të favorshëm, duke bërë që ta nisni ditën me këmbën e duhur Read More »

Çun Lajçi, Ramës: Duaje e respektoje popullin, le t’protestojnë, e mos ua thyej brinjtë

Artisti i njohur Çun Lajçi ka qenë pro shembjes së Teatrit Kombëtar dhe pret nga qeveria e Edi Ramës që të ndërtohet një teatër bashkëkohor.

Menjëherë, pasi u shemb Teatri Kombëtar, Lajçi deklaroi se Shqipërisë i dihet një teatri i ri dhe se godina e re do të jetë shumë herë më e mirë nga ajo ekzistuesja, ku sipas tij nuk plotësonte as kushtet minimale. Madje Lajçi në një shkrim me titull “Për çka po protestoni, se po dukeni vërtet qesharakë?!..”, iu bëri thirrje artistëve dhe protestuesve që të ndalen, pasi është edhe turp që po politizohet kjo çështje.
“Teatri na duhet, e teatri besoj se do t’bahet, mija herë ma i mirë se ç’ishte.

Edi asht i çmendun, por çmenduria e tij, ndoshta do t’nae sjell edhe nji teatër si ate të Shkupit! Duhet pritë e duhet pa!”, u shpreh ndër të tjera ai.

Së fundmi, aktori ka bërë një reagim ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit shpërndau një nga shkrimet e tij për teatrin. Arstisti i bën thirrje Ramës që të dojë dhe respektojë popullin e tij. Ai shprehet se qytetarët kanë të drejtë të protestojë dhe se shteti nuk duhet t’ua thyejë brinjtët apo t’i plaçkitë.

“Z.Edi Rama, Meqense ma rrite rytben tue ma përmend emnin, për njat letër qê e shkrova, për Teatrin Kombëtar, tue pasë qëllimin, që t’mos politizohet arti e artistët, tani du me t’thanë, m’harro mua, ashtu siç m’ka harrua miku yt Hashimi, dhe ndëgjoma fjalën, se pa pare e ke! – Duaje e respektoje popullin, le t’protestojnë, e mos ua thyej brinjtë. Mos i plaçkit, se boll ke ba, e rueju se zullumi gjithmonë asht këputë prej s’trashi! Besom se boll kanë vjedhë edhe miqtë tu, këtu n’Dardani, e s’u dihet si ka me u ardhë fundi! – Mos e duej Çunin, lum zotnia, se nuk ka mbret qe e lidhë kaçakun, e unë nuk e dua as shterpë as me dy edha. Dardani, 20.05.2020″, shprehet ai.

Kreu i qeverisë, Edi Rama teksa shpërndau shkrimin e Lajçit, theksoi se bashkë me të do hapin dyert e teatrit të ri, i cili do të hyjë në listën e teatrove më të bukur europianë të ndërtuar në kohët moderne.

Ditën e djeshme u zhvillua një tjetër protestë për shembjen e Teatrit Kombëtar. Protesta zgjati dy orë dhe përfundoi pa incidente. Prezentë ishin aktorë, aktivistë, Opozitarë, të cilët firmosën peticionin dhe kërkuar rindërtimin e godinës në të njëjtin vend e mënyrë.

Çun Lajçi, Ramës: Duaje e respektoje popullin, le t’protestojnë, e mos ua thyej brinjtë Read More »