Aktualitet

Dita Ndërkombëtare e fëmijëve/ Rama: Sot festa e 1 qershorit është vetë rikthimi në kopsht dhe çerdhe

Në 1 Qershor, pikërisht në ditën e festës së tyre, fëmijët do të rikthehen sot në çerdhe dhe kopshte.

Kryeministri Edi Rama ka uruar të vegjlit në këtë ditë të veçantë për ta.

“Mirëmëngjes! Sot festa e 1 qershorit është vetë rikthimi në kopsht dhe çerdhe. Gëzuar fëmijëve, prindërve, gjysheve e gjyshërve”, shprehet Rama ndërsa ka publikuar edhe një foto të disa fëmijëve teksa pikturojnë.

1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, në Shqipëri dhe në mbarë botën, u kushtohet fëmijëve me aktivitete festive.

Dita e fëmijëve është vendosur më datën 1 Qershor, sepse në këtë datë është mbajtur konferenca botërore e mirëqenies së fëmijëve në Gjenevë në 1925./atsh

Dita Ndërkombëtare e fëmijëve/ Rama: Sot festa e 1 qershorit është vetë rikthimi në kopsht dhe çerdhe Read More »

Dita Botërore pa Duhan/ Hapa para në ndikimin e uljes së duhanpirjes

Sot në Ditën Botërore pa Duhan, COVID-19 është një arsye më shumë për të lënë këtë veprim të dëmshëm për shëndetin.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në këtë ditë duhet të ngremë zërin dhe t’i themi Jo duhanit. “Të tregojmë mënyrat e manipulimit të përdorura nga kompanitë e duhanit si dhe të informojmë të rinjtë me njohuri në lidhje me dëmet dhe rreziqet e përdorimit të duhanit”, shprehet ministria.

“Po ashtu të fuqizojmë ndikimin e aktorëve me zë publik, influencuesve për të mbrojtur rininë dhe promovuar ndryshimin duke i angazhuar ata në luftën kundër duhanit”, thekson ministria.

MSHMS ka bërë hapa para në ndikimin e uljes së duhanpirjes, ku janë miratuar imazhet që do të përdoren në paketimet e duhanit në Shqipëri me qëllim vënien në dukje të rrezikut të madh dhe uljen e duhanpirrjes, si dhe janë intensifikuar inspektimet nga ISHSH për konsumimin e duhanit në ambiente të mbyllura./atsh

Dita Botërore pa Duhan/ Hapa para në ndikimin e uljes së duhanpirjes Read More »

Nga nesër hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë/ Manastirliu: Mos ulni vigjilencën, zbatoni disatnacimin social

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka kujtuar sërish të gjithë qytetarët se duke filluar nga nesër hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë, por sipas saj duhet vëtëndërgjegjësim për të mos e ulur vigjilencën dhe për të zbatuar distancimin social.

“Ja çfarë do të hapet nga data 1 Qershor! Hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë por kërkohet vetëndërgjegjësim për të mos e ulur vigjilencën, për të zbatuar distancimin social dhe për të ruajtur higjienën vetjake”,- shprehet Manastirliu.

“Plani i masave lehtësuese nga data 1 Qershor: Hiqen kufizimet e orareve për qytetarët dhe bizneset në të gjithë vendin. Hapen kufijtë tokësorë, pa detyrim vetëkarantinimi, përveç rasteve kur vendoset nga autoritetet shëndetësore. Hapen plazhet vetëm për strukturat akomoduese. Ndërsa me 6 qershor hapen plazhet për të gjithë qytetarët. Hapen kopshtet dhe çerdhet. Hapen, parqet, këndet e lojërave, palestrat, qendrat e interentit. Hapet kampionati, i futbollit, pa spektatorë. Hapen kurset profesionale, edukative, argëtuese, konkurset e punësimit”,- tha Manstirliu./atsh

Nga nesër hiqen kufizimet e lëvizjes në çdo zonë/ Manastirliu: Mos ulni vigjilencën, zbatoni disatnacimin social Read More »

Parashikimi i motit, 31 maj 2020

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e diel moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin.

Që në orët e para të 24 orëshit, parashikohen reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Lokalisht dhe në kohë afatshkurtër parashikohet që reshjet në formën e rrebesheve shoqëruar edhe me breshër. Era do të fryjë nga jugperëndim – juglindje 1-6m/sek, në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 10m/s. Deti i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/20 Re shi
Kukës 10/19 Re shi
Lezhë 12/21 Re shi
Dibër 8/17 Re shi
Durrës 15/21 Re shi
Tiranë 15/21 Re shi
Elbasan 12/21 Re shi
Berat 9/22 Re shi
Vlorë 13/22 Re shi
Korcë 7/18 Re shi
Gjirokastër 8/20 Re shi
Sarandë 14/21 Re shi/atsh

Parashikimi i motit, 31 maj 2020 Read More »

Rama: Të rrezikosh shëndetin dhe jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni

“Të rrezikosh shëndetin dhe jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni”.

Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama, duke iu referuar një takimi që kreu i PD-së Lulzim Basha zhvilloi sot me qytetarët në Durrës përkundër masave të marra dhe apelit të ekspertëve për ruajtjen e distancimit fizik për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Në foto shihet qartë që qytetarët nuk kanë ruajtur distancën fizike.

Më herët reagoi edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u shpreh sot “e tmerruar nga kjo shfaqje ekstreme papërgjegjshmërie, në kushtet e hapjes, kur më shumë se kurrë njerëzit duhet të respektojnë rregullat e mbrojtjes nga COVID-19, sepse ekspozimi është i madh”.

Në një reagim, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha se “sot vatra e vetme e infeksionit masiv është spitali, që duhet të ishte vendi më i sigurt e ku masat të ishin me rigoroze”.

“Edi Rama nuk tmerrohet nga varfëria e shqiptarëve dhe nga papunësia masive e tyre, por e përdori coronavirusin për të vjedhur dhe gënjyer qytetarët”, tha ai, duke shtuar se “ka të drejtë të tmerrohet nga bashkimi i shqiptarëve, që i la pa asnjë ndihmë, pa asnjë mbrojtje, dhe i vodhi e varfëroi edhe gjatë izolimit”./atsh

Rama: Të rrezikosh shëndetin dhe jetën e njerëzve për të luajtur një pllakë gramafoni Read More »

Respektimi i protokolleve të sigurisë shëndetësore, kusht për strukturat hoteliere

Respektimi i protokolleve të sigurisë shëndetësore nga të gjitha strukturat hoteliere në vend, mbetet një kusht shumë i rëndësishëm sidomos tani me nisjen e sezonit veror.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi solli sot shembullin e një hoteli në kryeqytet, një investim i ri që po përgatitet për të pritur pushuesit e parë duke respektuar protokollet shëndetësore.

“Arte Botique Hotel një investim i ri, i cili po përgatitet për të pritur pushuesit e parë duke respektuar protokollet shëndetësore”, tha Klosi.

Nga data 1 Qershor plazhet do të jenë të hapura, nën masa të sigurisë, sipas një plani i cili përfshin gjithë vijën bregdetare, si një zonë e sigurt.

Plazhet sipas zonave të miratuara do jenë të përcaktuara me autorizime të posaçme nga një Autoritet i Përkohshëm që është ngritur për këtë periudhë dhe do të administrojë lejet për vendosje të pajisjeve të plazhit nëpërmjet një aplikimi online dhe një protokolli të veçante për të siguruar ruajtjen e distancave dhe kushtet higjeno-sanitare në plazhe./atsh

Respektimi i protokolleve të sigurisë shëndetësore, kusht për strukturat hoteliere Read More »

Shqipëri-Greqi, projekte të përbashkëta në fushën e trashëgimisë kulturore

Shqipëria dhe Greqia do të bashkëpunojnë mbi projekte të përbashkëta, në fushën e trashëgimisë kulturore duke iu përshtatur kontekstit të ri, mbarëbotëror të pandemisë së COVID-19.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti zhvilloi një takim me ambasadoren e Greqisë, në Tiranë, Sophia Philippidou me të cilën biseduan mbi mbi projekte të përbashkëta, në fushën e trashëgimisë kulturore, digjitalizimit dhe shkëmbime ekspertësh, duke iu përshtatur kontekstit të ri, mbarëbotëror

“Situata post Covid-19, na vendosi përpara kërkesave të reja. Me ambasadoren e Greqisë, në Tiranë, Sophia Philippidou, ndamë ide mbi projekte të përbashkëta, në fushën e trashëgimisë kulturore, digjitalizimit dhe shkëmbime ekspertësh, duke iu përshtatur kontekstit të ri, mbarëbotëror”, u shpreh ministrja Margariti./atsh

Shqipëri-Greqi, projekte të përbashkëta në fushën e trashëgimisë kulturore Read More »

Shtyllat e transmetimit të tensionit të lartë ‘foleza’ të sigurta për lejlekët e rrezikuar në Shqipëri

Dikur të pranishëm anekënd Shqipërisë dhe të adhuruar si sjellës të fatit, sot lejlekët dhe sidomos foletë e tyre numërohen me gishtat e dorës.

Sipas Albanian Ornithological Society (AOS) vetëm shtatë fole gjenden në të gjithë Shqipërinë, katër prej tyre në shtyllat e tensionit të lartë në jug të Shqipërisë. Prania në këto mjedise tregon se këta shpend të rrezikuar me zhdukje në Shqipëri, kanë nevojë të vazhdueshme për foleza të mbrojtura.

OST në bashkëpunim me disa organizata mjedisore të vendit, është angazhuar në ofrimin e platformave të folezimit të lejlekëve. Njëkohësisht këto platforma po reduktojnë rrezikun e elektroshokut të këtyre shpendëve kaq të veçantë. Si rezultat, numri i lejlekëve në shtyllat e tensionit të lartë është dyfishuar në krahasim me 2019.

Dy platforma të vendosura në Fier dhe Gjirokastër kanë qenë të suksesshme. Lejlekët po folezojnë në një shtyllë të tensionit të lartë në Fier dhe një tjetër çift po ndërton folenë në Mesopotam.

Këto lajme të mira, thotë OST na nxisin të ruajmë qëndrueshmërinë mjedisore të investimeve në infrastrukturën e energjisë si dhe frymëzojnë për bashkëpunime të tjera të suksesshme në të ardhmen./atsh

Shtyllat e transmetimit të tensionit të lartë ‘foleza’ të sigurta për lejlekët e rrezikuar në Shqipëri Read More »