Aktualitet

“Festa e Fërgesës” rikthehet për të tretin vit tek Kalaja e Tiranës

“Festa e Fërgesës” është rikthyer për të tretin vit në mjediset e Kalasë së Tiranës, duke bërë bashkë artizanë dhe restorante tradicionale.

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ftuar qytetarët që të shijojnë momente të bukura, duke respektuar rregullat në situatën e pandemisë që po kalon e gjithë bota.

“Siç e do tradita, edhe këtë vit “Kalaja e Tiranës”, ju mirëpret për festën më të veçantë të Fërgesës më 17 korrik, ora 18:00”, thotë Veliaj. Bashkia e Tiranës ka njoftuar se pasditen e sotme në festën e fërgesës tek Kalaja e Tiranës, qytetarët do të mund të shijojnë gatime por edhe muzikë.

Mbështetja e bizneseve të vogla dhe e artizanëve përmes panaireve dhe eventeve të vazhdueshme është një nga prioritetet e bashkisë së Tiranës, duke i dhënë nxitje ekonomisë lokale, por dhe ruajtjes e promovimit të identitetit të kryeqytetit dhe njohjes së tij nga vizitorët e huaj./atsh

“Festa e Fërgesës” rikthehet për të tretin vit tek Kalaja e Tiranës Read More »

Ministria e Shëndetësisë: 55 raste të reja, 77 të shëruar dhe 3 humbje në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 55 raste të reja pozitivë me COVID.

Flutura Beqo, ekspertë pranë ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh se ‘ gjate 24 orëve të fundit në vendin tonë vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve te reja te prekur nga COVID-19 në Tiranë, ndërsa ka dhe raste të reja në bashkitë e tjera të vendit. Që në fillim të këtij komunikimi, ju rikujtojmë detyrimin për vendosjen e maskës në ambientet e mbyllura për çdo qytetar, me qëllim frenimin e përhapjes së COVID-19. Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv, ku në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 qytetarë, të cilët po trajtoheshin në terapi intensive, të intubuar.

Një 52 vjeçar nga Tirana, një 57 vjeçar nga Kukësi dhe një 59 vjeçar nga Korça, nuk e kanë fituar dot betejën me COVID-19, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve’.

Beqo tha po ashtu se “aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 106 pacientë, 9 pacientë janë në terapi intensive dhe 1 prej tyre është i intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 431 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 55 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 39 raste në Tiranë, 4 në Vlorë, 3 në Kukës, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Kavajë, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Kamëz. Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është më i lartë se numri i të identifikuarve pozitive me COVID-19′

‘Janë shëruar 77 qytetarë, duke e çuar në 2214 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1585 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura, në transportin publik dhe kudo ku nuk ruhet dot distancimi fizik. Higjiena dhe zbatimi i protokolleve është detyrim ligjor për çdo biznes, për të mos rrezikuar shëndetin e qytetarëve nga përhapja e COVID-19.
Edhe në rast se dyshoni se jeni i prekur nga Coronavirusi, duhet të izoloheni, dhe të telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID-19’, shtoi ajo.

COVID-19 – Statistika (17 Korrik 2020)
Testime totale 34,606
Raste pozitive 3,906
Raste të shëruara 2,214
Raste Aktive 1,585
Humbje jete 107 (Qarku Tiranë 55, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 737
Durrës 206
Shkodër 187
Vlorë 105
Lezhë 84
Kukës 54
Korçë 49
Elbasan 42
Fier 39
Berat 37
Dibër 24
Gjirokastër 21/atsh

Ministria e Shëndetësisë: 55 raste të reja, 77 të shëruar dhe 3 humbje në 24 orët e fundit Read More »

Parashikimi i motit, e premte 17 korrik 2020

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare. Në mesditë dhe pasdite vranësirat do të pasohen nga reshje shiu përgjatë relieveve malore dhe në alpe.

Përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash të shkurtra në këto zona. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi 1-8 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/33 re diell
Kukës 16/30 re shi diell
Lezhë 18/32 re diell
Dibër 13/29 re shi diell
Durrës 20/32 re diell
Tiranë 20/33 re diell
Elbasan 19/32 re shi diell
Berat 15/33 re shi diell
Vlorë 20/30 re diell
Korçë 13/26 re shi diell
Gjirokastër 14/33 re shi diell
Sarandë 15/31 re diell/atsh

Parashikimi i motit, e premte 17 korrik 2020 Read More »

Rama apel qytetarëve të përdorin maskën në mjediset e mbyllura

Kryeministri Edi Rama u bëri apel sot qytetarëve që të përdorin maskën kur hyjnë në ambiente të mbyllura, si masë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Mirëmëngjes dhe duke ju kujtuar të mos harroni maskën në mjediset e mbyllura, ju uroj një të premte të mbarë”, tha Rama.

Edhe ditën e djeshme, në një aktivitet nga Bovilla lidhur me dyfishimin e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e Tiranës, Kryeministri Rama tha fillimisht se është shumë e rëndësishme që maska të vendoset për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

“Po ashtu shumë e rëndësishme është që secili të mos e humbasë vëmendjen nga numrat që shikoni. Ishte e pritshme, po rriten, por ndërkohë ajo që është fare e qartë është që në kushtet e reja të krijuara ose do mësohemi të bashkëjetojmë me këtë armik të padukshëm që e kemi mes nesh, ose do të biem viktima të budallallëkut tonë. Dhe luftën me budallallëkun duhet ta bëjë secili. Qeveria dhe shteti ka bërë dhe do të bëjë maksimumin, por në luftën me budallallëkun është individi, secili prej nesh, që do të japë kontributin e tij, nëse nuk do të bjerë viktimë e budallallëkut të tij. Një shprehje thotë se virusi nuk ka këmbë, por përdor budallallëkun”, tha Rama dje. /atsh

Rama apel qytetarëve të përdorin maskën në mjediset e mbyllura Read More »

“Pak kohë më parë thoshte se listat e hapura janë një ide e vlefshme, sot është kundër”/ Balla: Jozefina ka të drejtë, Luli gënjen edhe kur e pyet sa është ora

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla theksoi solli në vëmendjen deklaratat e pak kohëve më parë të Lulzim Bashës, kur thoshte se listat e hapura janë një ide e vlefshme, ndërkohë që sot është kundër listave të hapura.
Balla ndau një video ku kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me të rinj, është shprehur në mbështetje të listave të hapura.
“Jozefina ka gjithmonë të drejtë: Luli gënjen edhe kur e pyet sa është ora. Pak kohë më parë thoshte se listat e hapura janë një ide e vlefshme. Sot është kundër listave të hapura, kundër votës së qytetarëve jo vetëm për partinë, por edhe për kandidatin që preferon”, tha Balla./atsh

“Pak kohë më parë thoshte se listat e hapura janë një ide e vlefshme, sot është kundër”/ Balla: Jozefina ka të drejtë, Luli gënjen edhe kur e pyet sa është ora Read More »

Kundravajtjet rrugore apelohen përmes e-Albania/ Jo më radhë e burokraci, përgjigjja në 3 ditë

Kryeministri Edi Rama ndau sot lajmin e mirë të apelimit të kundravajtjeve rrugore përmes e-Albania, një praktikë që sjell shtetin tek qytetari dhe lehtëson më tej barrën e administratës shtetërore mbi supet e qytetarit.

“Lajm i mirë. 30 vjet ecejake, zvarritje burokratike, pritje per të dalë në komision për lejen e drejtimit të makinës, ryshfete e tarafe, marrin fund sot. Një tjetër hap që sjell shtetin tek qytetari dhe lehtëson më tej barrën e administratës shtetërore mbi supet e qytetarit”, tha Rama.

Dikur qytetarët mbanin radhë në sportel për të kërkuar rishikimin e masës së Policisë Rrugore, por nga sot kundravajtjet rrugore apelohen në e-Albania. Jo më radhë, jo më humbje kohe, jo më korrupsion.

Përmes e-Albania qytetarët mund të ngarkojnë dokumente shtesë që mbështesin pretendimet e tyre dhe brenda 3 ditësh vjen përgjigja e komisionit.

Nga viti 2019 janë 52 047 vendime në dorë nga komisionet administrative në 12 qarqe. Sot janë 1084 ditë të kursyera në radhë./atsh

Kundravajtjet rrugore apelohen përmes e-Albania/ Jo më radhë e burokraci, përgjigjja në 3 ditë Read More »

“Në fillim të gushtit mund të arrihet maja e kurbës së infektimeve”/ Brataj: Shumëçka varet nga ndërgjegjësimi për mbajtjen e maskës dhe distancës sociale

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj tha për një nga mediet e vendit se në fillim të muajit gusht do të ketë një rritje të rasteve pozitivë me koronavirus.

Brataj tha se rritja e numrit të të prekurve varet edhe nga vetë qytetarët, të cilët sipas tij duhet të ndërgjegjësohen akoma më shumë për rrezikun që u kanoset.

“Nuk është piku akoma ky që po shohim tani. Në fillim të gushtit si të thuash, mund të mendojmë për një rritje numrash ose për majën e kurbës që mund të thuhet, për arsye të lirimit të të gjithë masave dhe transportit publik që s’ka as 10 ditë që është hapur dhe kuptohet që i do 3-4 javët e veta, faza e shpërndarjes së infeksionit, inkubacioni dhe shfaqja e sëmundjes, shenjave e simptomave. Pastaj sesi do të vazhdojë piku, kjo varet nga ne sesa do të ndërgjegjësohemi akoma në këtë situatë”, tha Brataj.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore u shpreh se situata në vendin tonë nuk do të jetë e ngjashme me atë të Italisë, për shkak edhe të shumë faktorëve që nga njohja e sëmundjes tanimë e deri në prodhimin e vaksinave të para. “Që nga dendësia e popullsisë, mosha e popullsisë, njohja e sëmundjes që nga protokollet e mjekimit dhe që nga ajo që po shpresojmë të gjithë që mendoj janë gati dy vaksinat e para që janë në prodhim, sepse janë bërë provat shkencore edhe tek humanët të cilat kanë dhënë rezultate pozitive”, u shpreh Brataj.

Brataj tha se përdorimi i maskës sipas studimeve shkencore mbron nga 65 deri në 70% nga marrja e këtij infeksioni.

“Nëse për dy muaj i gjithë njerëzimi do të mbante maska, do të zhdukej virusi. Kështu që, rëndësia e maskës është shumë e rëndësishme. Studimet e tjera na kanë treguar se arrihet nga 65-70% të uljes së infeksionit vetëm nga përdorimi i maskës”, u shpreh Brataj. /atsh

“Në fillim të gushtit mund të arrihet maja e kurbës së infektimeve”/ Brataj: Shumëçka varet nga ndërgjegjësimi për mbajtjen e maskës dhe distancës sociale Read More »

Pogradec/ Cilësia dhe pastërtia e ujit të liqenit në nivele të larta edhe këtë sezon veror

Investimet në impiantin e përpunimit të ujërave të zeza dhe pastrimi i vazhdueshëm i liqenit nga mbetjet e ndryshme e kanë rritur në nivele të larta cilësinë dhe pastërtinë e ujit të liqenit të Pogradecit edhe këtë sezon veror.
“Rezultat pozitive për të ofruar pastërti mjaft të lartë të ujit të liqenit, që është mjaft i frekuentuar nga vizitorët dhe turistët veçanërisht gjatë verës, janë fryt i një pune të vazhdueshme për vite të tëra”, bën të ditur bashkia Pogradec.
Sipas së cilës, përmirësimin e ndjeshëm të pastërtisë së liqenit të Pogradecit, e konfirmojnë edhe të gjitha analizat e kryera edhe nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor.
“Sigurisht që ka edhe shumë punë për të bërë, ama kjo që është arritur prej vitesh, është falë impiantit të ujërave të zeza që përpunon ato dhe është e dukshme. Ejani në Pogradec dhe shijojeni ujin dhe freskinë e liqenit”, thuhet në njoftimin e bashkisë Pogradec. /atsh

Pogradec/ Cilësia dhe pastërtia e ujit të liqenit në nivele të larta edhe këtë sezon veror Read More »