Aktualitet

Salianji: ‘Koalicionet, Ramës nuk është se nuk ia mban fleta, nuk ja mban b…. ‘

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka publikuar modelin e fletës së votimit që u prezantua sot nga selia blu duke iu drejtuar kryeministrit Rama.

“Koalicionet, Ramës nuk është se nuk ia mban fleta, nuk ja mban b…. Ja model flete votimi, kaq e thjeshtë”, shkruan Salianji referuar këtij modeli që kërkon opozita, me koalicione dhe lista të hapura.

Salianji: ‘Koalicionet, Ramës nuk është se nuk ia mban fleta, nuk ja mban b…. ‘ Read More »

Ja si do jetë moti ditën e diel

Shërbimi Metereologjik bëri parashikimin e motit për ditën e diel.

Prej orëve të para të ditës së diel deri në mesditë parashikohen vranësira në pjesën qendrore dhe zonat malore.

Më tej, në të gjithë vendin do të mbizotërojë moti me diell e vranësira kalimtare.

Përgjatë maleve në veri e qendër të vendit deri në mesditë parashikohet shi me intensitet të ulët lokal.

Kjo situatë, do të pasohet nga erë kryesisht veriperëndimore e lehtë ndërsa në bregdetin jugor mesatare. Valëzimi në dete i forcës 3 dhe 4 ballë.

Temperaturat parashikohen:
Vendet malore 15° deri 30°C
Vendet malore 19° deri 33°C
Vendet malore 20° deri 31°C

Ja si do jetë moti ditën e diel Read More »

Sapo kthehet nga Tirana në Sarandë, 25-vjeçarja rezulton me COVID

Edhe në qytetin bregdetar rastet me COVID-19 janë shtuar ditët e fundit, kjo nisur nga lëvizjet e shumta drejt këtij qyteti gjatë muajve të verës.

Një rast i ri me koronavirus është identifikuar në Sarandë, ditën e sotme.

Mësohet se ka rezultuar e infektuar një vajzë 25-vjeçe, nga fshati Mursi, i Sarandës.

Po ashtu, 25-vjeçarja ishte kthyer këto ditë nga Tirana, ku edhe dyshohet se mund të të jetë infektuar.

Epidemiologët kanë nisur hetimin për gjurmimin e këtij rasti dhe ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit, lidhur me kontaktet që ajo mund të ketë pasur si në Tiranë, ashtu edhe në Sarandë.

/NOA.al

Sapo kthehet nga Tirana në Sarandë, 25-vjeçarja rezulton me COVID Read More »

Rama i uron ditëlindjen Igli Tares: Shqiptari më i suksesshëm në skenën e futbollit europian

Kryeministri Edi Rama uroi sot në ditën e lindjes Igli Taren, duke e cilësuar si shqiptarin më të suksesshëm në skenën e futbollit europian.

“Më kujtohet shumë vite më parë silueta e tij, kur ne të Dinamos dilnim për vrap në ish-fushën e Aviacionit, ku bashkë me të vëllain Auronin, dy kalamajtë kolosë e “kokëlakër”, i nështroheshin stërvitjeve të pamëshirshme të të atit, mjeshtrit të sportit e dikur kolosit kampion të hedhjes së diskut, Isa Tare, i cili u kishte imponuar djemve një regjim stërvitjesh që do ta kishin zili edhe marinsat amerikanë”, – shprehet Rama.

Kreyministri tregon se “Auroni arriti në skuadrën e parë të të kuqve të pathyeshëm që nën udhëheqjen e Gaz Çaçit, vendosën diktaturën në parketin e basketbollit shqiptar për vite me radhë, ndërsa Igli pasi veshi fanellën e shpresave kuqezi, mori arratinë drejt Bundesligës, ku arriti të bënte emrin e tij, për t’u zhvendosur më pas në Serie A tek skuadra e Lazios. Presidentit Lotito i ra bixha me kolosin shqiptar, që jashtë fushës së blertë spikaste me stofën e liderit dhe i besoi as më shumë e as më pak, po çelësin e zyrës së drejtorit teknik të armiqve të Romës”.

“Nën drejtimin e Igli Tares, Lazio u kthye në një armatë mbresëlënëse, e cila ka një bilanc të pabesueshëm mes shpenzimeve shumë më të ulëta se sa klubet elitare të Serisë A dhe vendit që ka zënë në klubin e të mëdhenjve të futbollit italian. Sot Igli është aseti më i kushtueshëm i Lazios dhe në ditën e tij të lindjes, i uroj të ketë edhe 100 vjet shëndet e sukses, duke uruar njëkohësisht që një ditë ta shoh në krye të Juventusit (jo të Milanit siç kam frikë se do ndodhë:-)”, – përfundon Rama./atsh

Rama i uron ditëlindjen Igli Tares: Shqiptari më i suksesshëm në skenën e futbollit europian Read More »

Opozita e Bashkuar: Hapja e listave, lojë vetëm për të dëmtuar koalicionin opozitar

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe dy përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, në një konferencë të përbashkët deklaruan se hapja e listave për Ramën ishte lojë vetëm që të ndryshojë kushtetutën dhe të dëmtoje koalicionin opozitar.

Në deklaratë, thuhet se Opozita e Bashkuar ka bërë një hap të madh përpara për të arritur konsensus mes të gjitha forcave politike për disa çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zgjedhjet.

“Opozita ka propozuar dje që palët të bien dakord për të hapur listat 100%, pa kufizime, duke mbajtur në fuqi koalicionet parazgjedhore dhe shpërndarjen e mandateve, siç është aktualisht në fuqi. Ky është një qëndrimi i përhershëm i opozitës. Ne kemi qenë gjithmonë të hapur për të bërë një diskutim transparent dhe gjithëpërfshirës për gjithçka në lidhje me zgjedhjet. E kemi bërë të qartë që nga fillimi që prioriteti i Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe i Opozitës së Bashkuar, është garantimi i votës së lirë të qytetarëve, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, në deklaratë thuhet se “Ishte Edi Rama që si publikisht, ashtu edhe në Këshillin Politik, refuzonte të diskutonte këtë temë. Ishte Edi Rama që refuzonte listat e hapura dhe ishte kundër tyre. Sepse çdo lëvizje e Edi Ramës është e motivuar nga frika e zgjedhjeve dhe humbjes së pushtetit të tij. Objektivi i tij, njëlloj si këto 4 vite pa reshtur, ishte të ndalojë Opozitën e Bashkuar të konkurrojë në zgjedhje e bashkuar si koalicion. Për këtë qëllim, Edi Rama paraqiti në Kuvend, në mënyrë të njëanshme, një amendament kushtetutës që heq koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor. Fillimisht, ai përdori alibinë e mungesës së 84 votave për të miratuar Marrëveshjen e 5 Qershorit. Edi Rama doli publikisht në mbështetje të heqjes së koalicioneve dhe gjoja hapjes gjysmake të listave vetëm një ditë pasi 6 deputetë deklaruan votën pro Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe realizuan kuorumin e duhur për marrëveshjen. Pas kësaj, Edi Rama u fsheh pas mashtrimit se listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore nuk shkojnë bashkë me njëra-tjetrën”.

Në deklaratë theksohet se “Opozita e Bashkuar ka propozuar dje hapjen 100 % të listave. Por vota e qytetarëve nuk ka rëndësi për Edi Ramën. Të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar nuk është hapja e listave, por ndalimi i koalicioneve parazgjedhore”./atsh

Opozita e Bashkuar: Hapja e listave, lojë vetëm për të dëmtuar koalicionin opozitar Read More »

Shkatërrohet banda Shqipëri-Itali-Argjentinë-Costa Rica, kapet përfaqësuesi shqiptar i “Ndragheta”

TIRANË
Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër operacion ndërkombëtar për goditjen e grupeve mafioze në fushën e trafikimit të drogave të forta, në bashkëpunim me autoritetet italiane, argjentinase dhe të Costa Rica.

Nga operacioni i koduar “Magma 2020”, janë arrestuar 6 trafikantë kokaine, të lidhur me organizatën mafioze “Ndrangheta”.

Policia njofton se mes të arrestuarve është edhe shtetasi B. S., i quajtur “Xhaxhai”, përfaqësuesi i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit dhe në veçanti përfaqësuesi i familjes mafioze “Bellocco”.

Njoftimi i policisë:

Operacioni “Magma 2020”, për goditjen e pjesëtarëve të organizatës mafioze “Ndrangheta”.

Operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në Shqipëri, Itali, Argjentinë e Costa Rica.

Operacioni, falë bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe projektit I-CAN (Interpol – Bashkëpunim Kundër Ndrangheta-s).

6 persona të shpallur në kërkim janë arrestuar në Argjentinë, Shqipëri dhe Costa Rica.

Në kuadër të këtij operacioni, nga Interpol Tirana, në bashkëpunim DVP Tiranë dhe me mbështetjen e FAST ALBANIA, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimi, shtetasi B. S., i quajtur “Xhaxhai”, përfaqësuesi i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit dhe në veçanti përfaqësuesi i familjes mafioze “Bellocco”. Shtetasi B. S. ka marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë.

-Po në kuadër të operacionit është bërë dhe arrestimi në Elbasan, më 26 maj 2020, i shtetasit A. C., i cili ka qenë i shpallur në kërkim.

Në të njëjtën kohë në Argjentinë u bë arrestimi i shtetasve:

-F. S., korrier dhe njeri i besuar i Ndrangheta-s, i cili bënte lidhjen mes Amerikës së Jugut dhe Kalabrisë. Ky shtetas kryente për llogari të organizatës kriminale, detyra të ndryshme operative dhe transport të dokumenteve sekrete;

-G. P., lindur në Romë, me emrin M. P., me banim në Buenos Aires, ishte personi që bënte lidhjet midis furnizuesve të drogës të Amerikës së Jugut dhe familjeve mafioze italiane. Gjithashtu merrej dhe direkt me eksportin e substancave narkotike;

-F. P., lindur në Argjentinë, bashkëpunëtor i ngushtë i F. M., i cili u arrestua edhe në operacionin e kryer në nëntor 2019. Shtetasi F. P., falë rrjetit të tij të bashkëpunëtorëve në Argjentinë, merrej sidomos me anashkalimin e kontrolleve doganore dhe pastrimin e parave;

-Me bashkëpunimin e Interpol San Hoze në Costa Rica u arrestua në qytetin Jaco, shtetasi F. D., lindur në Velletri/Itali, bashkëpronar i një hoteli Casino në Costa Rica. Ky shtetas ishte vendosur në Costa Rica dhe ishte bërë pikë referimi për organizatat kriminale. Roli i tij ishte që të bënte të mundur dërgimin e kokainës në Itali, si dhe u siguronte anëtarëve të organizatës bazën logjistike dhe akomodimin në Costa Rica.

Ky operacion, i koordinuar me forcat e Policisë argjentinase, të Policisë shqiptare dhe asaj të Costa Ricas, si dhe me UCI Albania, dëshmon se qasja globale ndaj Ndrangheta-s, e arritur përmes projektit I-CAN dhe bashkëpunimit ndërkombëtar policor, është mënyra kryesore për të luftuar një kërcënim që ka ndotur në heshtje ekonominë e mbi 30 vendeve të botës dhe që duhet të luftohet përmes një veprimi të fuqishëm të rrjetit.

(BalkanWeb)

Shkatërrohet banda Shqipëri-Itali-Argjentinë-Costa Rica, kapet përfaqësuesi shqiptar i “Ndragheta” Read More »

OBSH: Në 24 orë rekord rastesh të reja me COVID-19, më e larta që prej nisjes së pandemisë

Situata nga pandemia e koronavirusit në botë vijon të jetë shqetësuese me infektime të larta ditore. Në 24 orët e fundit sipas OBSH-së në botë është shënaur një tjetër rekord nga COVID-19, plot 284.196 numër i cili mund të rritet në ditët në vazhdim.

Kjo është shifra më e lartë ditore që prej nisjes së pandemisë. Dy ditë më parë shifra ditore e të infektuarve më COVID-19 ishte ai 247.224, ndërsa të shtunën e e kaluar 259.848 persona të infektuar.

Të vdekurit në 24 orët e fundit kanë qenë 9.753 persona. Ndërsa në total që prej nisjes së pandemisë së COVID-19 janë regjistuar 15,738,013 raste, nga të cilët kanë vdekur 639,704 persona.

Edhe në SHBA në 24 orët e fundit numri i të vdekurve është i lartë, 1.150 ndëra rastet e reja kanë qenë 73.800 persona.
(BalkanWeb)

OBSH: Në 24 orë rekord rastesh të reja me COVID-19, më e larta që prej nisjes së pandemisë Read More »

Maska e deputetit shqiptar bën xhiron e botës, ““I love Allah”

“I love Allah”, Halit Valteri befason “botën”. Maska e deputetit bën jehonë në mediat turke: Baza e edukimit

Maska e cila mbante mbishkrimin “Unë e dua Allahun” e Halit Valteri që kishte vendosur ditën e sotme gjatë seancës plenare ka tërhequr vëmendjen e të gjithë shqiptarëve por jo vëtëm pasi së fundmi për paraqitjen e tij kanë shkruar dhe mediat turke.

Ai është pyetur nga agjencia e lajmeve ‘Anadollu’, në lidhje me qëllimin dhe mesazhin e një maske të tillë ndërkohë deputeti i është përgjigjur se dashuria për Zotin, do të thotë të duash kombin, familjen dhe veten.

“Aty fillon baza e edukimit për të qenë i kujdesshëm dhe i denjë në komunitetin ku jetojmë dhe japim kontributin tonë.

Me njerëz që duan dhe adhurojnë Zotin do të kemi një shoqëri më të mirë e më të prirur të respektojmë, duam dhe ndihmojmë njëri-tjetrin”, theksoi Valteri.

Ky veprim i deputetit shqiptar nuk i ka shpëtuar as medias turke “Haber” ku ajo citon fjalët e Halit Valteri deklaroi se pika fillestare e edukimit drejt kontributit në shoqëri është pikërisht këtu (dashuria ndaj Allahut).

Ai deklaroi se njerëzit do të ishin më të prirur për të respektuar, dashuruar dhe ndihmuar njëri-tjetrin nëse do të besonin tek ALLAHU.

Maska e deputetit shqiptar bën xhiron e botës, ““I love Allah” Read More »