Aktualitet

Horoskopi ditor, shëndeti,dashuria,puna

Dashi

Në dashuri duhet kujdes si dhe këshillohet që të shmangen debatet e kota. Nervozizmi do të jetë i pranishëm gjatë kësaj dite dhe në familje mund të ketë përplasje. Në punë, duhet të keni më shumë besim në vete, në mënyrë që ti përfundoni me më shumë energji projektet e nisura.

Demi

Kjo e premte është mjaft pozitive sa i takon dashurisë, ku Hëna do të jetë në anën tuaj. Bëni mirë që ti besoni instinktit. Në punë dhe në studime, duhet ti referoheni situatave, para se të merrni vendime.

Binjakët

E premtja nuk është një ndër ditët më të mira në dashuri. Ndaj para se të bëni diçka, do të ishte mirë që të dëgjoni mendimin e të tjerëve. Kjo është një periudhë e mirë për punën, por gjatë kësaj dite do të hasni në vështirësi.

Gaforrja

Në dashuri mundohuni që ta shfrytëzoni këtë periudhë pozitive, pasi situata mund të tensionohet në ditët në vijim. Sfera profesionale paraqitet mjaft mirë, ku do të shfaqni shumë energji.

Luani

Me ndikimin e Diellit në anën tuaj, dashuria do të jetë më e thjeshtë. Do të nervozoheni lehtësisht, ndaj bëni kujdes ndaj debateve në familje. Bëni mirë që të përqendroheni në projektet që keni në mendje, edhe pse mund të ketë probleme që kërkojnë zgjidhje.

Virgjëresha

Në dashuri gjërat do të ecin më mirë, ku me kalimin e ditëve, Venusin nuk do e keni më kundër. Në punë, duhet të mendoni mirë lidhur me atë që doni të bëni.

Peshorja

Jeni të shqetësuar dhe të tensionuar, por duhet të mbani parasysh se është normale që të hasni në vështirësi dhe se mund ti kaloni, shkruan noa.al. Nuk duhet të lini që t’iu ikin nga duart mundësitë profesionale interesante.

Akrepi

Në raportin në çift ka disa vështirësi të cilat duhen kaluar, ku do të ketë keqkuptime dhe debate. Por nga ana tjetër keni shumë dëshirë që ti bëni gjërat të funksionojnë. Në punë, keni dëshirë për të ndryshuar.

Shigjetari

Mundohuni që të mos çoni përpara, lidhje që nuk ja vlejnë. Kjo pasi mund të përballeni me probleme dhe acarime. Në punë, mund të hasni në probleme të vogla.

Bricjapi

Zgjidhja e problemeve të mbetura pezull në dashuri, do të jetë më e thjeshtë gjatë kësaj dite. Në punë, jeni në pritje të diçkaje që ju intereson.

Ujori

Mund të përqendroheni në njohjen e njerëzve të rinj dhe në bërjen e miqësive të reja si dhe të vendosni se çfarë duhet të bëni në muajt e ardhshëm. Në punë, situata paraqitet disi më e përmirësuar, por kujdes duhet treguar me financat, pasi keni pasur shumë shpenzime.

Peshqit

Me ndikimin e kundërt të Hënës jeta sentimentale do të komplikohet. Bëni mirë që të mos i ndani ndjenjat mes dy personave. Në punë, zhvillimet e reja do të sjellin mundësi të mira, ndaj shmangni monotoninë.

Horoskopi ditor, shëndeti,dashuria,puna Read More »

Këshilli Politik/ Miratohen detajet e “5 qershorit”, Gjiknuri: Opozita jashtëparlamentare refuzon dialogun për listat e hapura

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri tha në mbyllje të tryezës së sotme se kjo mbledhje shërbeu për të vijuar në mënyrë formale miratimin e detajeve të tjera që lidhen me marrëveshjen e 5 qershorit, ndërsa sa i takon ndryshimeve kushtetuese, opozita jashtëparlamentare nuk pranoi të diskutonte.

“Miratuam formalisht paketat e mbetura ligjore të marrëveshjes së 5 qershorit. Nga ana tjetër, unë konkludova që në vazhdën e takimeve të mëhershme të diskutonim dhe për hapjen e listave, por fatkeqësisht opozita nuk do ta trajtojë këtë çështje në Këshillin Politik, pavarësisht se thirrja e partnerëve dhe presidentit ka qenë në këtë drejtim”, – tha Gjiknuri.

“Ne kërkuam të vijojmë dialogun për këtë pjesë. Ne do të donim që për 30 korrikun të kishim një dakordësi edhe me opozitën jashtë parlamentit, por opozita jashtë parlamentit nuk pranon të diskutojë për këtë. Ajo që mbetet si pjesë e fundit e ndryshimeve në Kod ështe implementimi i të gjitha rekomandimeve të OSBE për depolitizimin e administratës zgjedhore. Ne ishim të gatshëm të vijonim diskutimet sot, por opozita nuk e shfaqi këtë vullnet dhe vijuam me detajet e tjera të marrëveshjes së 5 qershorit”, – tha Gjiknuri. /atsh

Këshilli Politik/ Miratohen detajet e “5 qershorit”, Gjiknuri: Opozita jashtëparlamentare refuzon dialogun për listat e hapura Read More »

Këshilli Politik/ Hajdari, thirrje PD-së të mbështesë listat e hapura: I duhen vendit

Deputetja Rudina Hajdari i bëri sërish thirrje Partisë Demokratike të mbështesë ndryshimet kushtetuese që do të miratohen më 30 korrik që lidhen me hapjen e listave.

Menjëherë pas përfundimit të takimit të Këshillit Politik, Hajdari i bëri thirrje edhe çdo demokrati dhe secilit që sipas saj është i zhgënjyer nga servilosja e njerëzve që futen në Parlament dhe nuk i përgjigjen kërkesave të qytetarëve të vazhdojnë të mbështesin listat e hapura.

“Vetëm kështu do të sjellim ndryshimin në Kuvend. Duhet patjetër që në zgjedhjet e ardhshme të shkohet me lista të hapura, sepse në Kuvend nuk do të miratohen më koncesione, por ligje që kanë të bëjnë me rritjen e cilësisë së jetës së qytetarit”, tha Hajdari.

Deputetët, tha Hajdari, sot nuk kanë fjalën e tyre të lirë dhe dëshirë për të luftuar për ata qytetarë që i votojnë. “Listat e hapura do e mundësojnë këtë dhe nuk ka njeri të ndalë këtë furtunë ndryshimi, sepse i duhet vendit. Edhe BE aplikon po të njëjtën metodë, sepse është mënyra më demokratike”, u shpreh deputetja opozitare.

Sipas saj, kur duhet të flasim për lista të hapura duhet të kemi konsensus të gjerë politik, prandaj, u shpreh ajo, “vij në Këshillin Politik”.

“Dua të mos ndaloj së reshturi për t’i shtirë dorën çdo demokrati që ndjehet i braktisur nga ata që kanë braktisur vullnetin e tyre për të ndryshuar gjendjen në Shqipëri. Listat e hapura janë realiteti i ardhshëm në zgjedhjet e ardhshme. Është koha për të përqafuar këtë ndryshim”, tha Hajdari./atsh

Këshilli Politik/ Hajdari, thirrje PD-së të mbështesë listat e hapura: I duhen vendit Read More »

Çabej u ndoq për 28 vjet nga Sigurimi i Shtetit/ AIDSSH publikon dosjen për herë të parë

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka publikuar për herë të parë dosjen e Profesor Eqrem Çabej i cili u ndoq për 28 vjet nga Sigurimi i Shtetit, deri ditën që mbylli sytë.

AIDSSH në kuadër të kurimit të së shkuarës nga regjimi komunist vazhdojnë të publikojë dosjet e Sigurimit të Shteti të figurave të larta të politikës, shkencës, letërsisë dhe artit për të hedhur dritë mbi të vërtetën e regjimit.

“Për shkak të formimit dhe jetës më shumë se 30-vjeçare mes Europës e Shqipërisë, Çabej pozicionohej natyrshëm tek elita e vjetër, pa parti, e shkolluar jashtë, që vinte nga familjet e mëdha dhe që nuk mund të pranonte një regjim që më së pari, u merrte lirinë”, shprehet AIDSSH.

Po ashtu, AIDSSH shton se “të gjitha këto u bënë shkak që ai të cilësohej që në fillim prej regjimit, si element i rrezikshëm, me probleme ideologjike e politike. Dosja formulare nr. 2383 e Eqrem Çabejt, që tregon përndjekjen ndaj tij nga viti 1952 deri më 1980, u arkivua disa muaj pas vdekjes, në janar të 1981, me vlerë historike”./atsh

Çabej u ndoq për 28 vjet nga Sigurimi i Shtetit/ AIDSSH publikon dosjen për herë të parë Read More »

Deputeti i njohur shfaqet në Kuvend,me maskë me mbishkrim fetar, ‘E dua Allahun’

Deputeti i opozitës së re në Kuvend, Halit Valteri është shfaqur sot me një maskë ndryshe, ku binte në sy një mbishkrim fetar.

Në maskën e deputetit shkruhej “I love Allah” (E dua Allahun). Deputeti i ka pozuar në Kuvend dhe e ka postuar foton në rrjetet sociale, ku ka marrë mjaft komente.

Valteri është ndër zërat e rinj të pakicës parlamentare, që u fut në Kuvend pas djegies së mandateve të Partisë Demokratike.

Valteri është ndër zërat e rinj të pakicës parlamentare, që u fut në Kuvend pas djegies së mandateve të Partisë Demokratike.

Deputeti i njohur shfaqet në Kuvend,me maskë me mbishkrim fetar, ‘E dua Allahun’ Read More »

Manastirliu: Të rikthejmë përshëndetjen tradicionale të shqiptarëve

Me anë të një postimi në Facebook ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë një propozim të veçantë si një masë për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Duke ditur se Covid-19 përhapet shumë lehtë me anë të prekjes, shmangia e kontakteve të afërta është një hap i mirë për të ndaluar përhapjen. Kështu Manastirliu ka propozuar që përshëndetja mes qytetarëve të bëhet siç është bërë në kohët më para duke vendosur dorën në zemër.

Reagimi i Manastirliut:

Ne shqiptarët kemi një tradite shumë të bukur për të shprehur respektin ndaj mikut, prej kohëve të lashta. Dorën në zemër dhe një tundje e lehtë e kokës.
Pse mos ta rikthejmë si traditë, për të evituar shtrëngimin e duarve, një mënyrë për të kufizuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

#Bashkë 🤜#COVID19

Manastirliu: Të rikthejmë përshëndetjen tradicionale të shqiptarëve Read More »

Edi Rama e thotë hapur: Unë sot do e shtyp butonin për Lulzim Bashën

Kryeministri Rama theksoi se butonin sot në Kuvend do e shtypë për Lulzim Bashën.

Ai tha se vota pro e mazhorancës për marrëveshjen e 5 qershorit është për Partinë Demokratike dhe në favor të saj.

“Investohem në këshillin politik për ta ngritur në nivelin më të lartë diskutimin. Do thonë po mirë ju ca do merrnit ju ndryshe? Ne mund të merrnim,dhe kollaj nga Myslymi, bonusin për partinë e parë në këmbim të dhënies përgjigje pozitive të kerkësave tuaja. Nuk e kërkuam këtë gjë sepse do të ishte fyerje e madhe dhe shfrytëzim i rrethanave të parlamentit, të përkohëshme sepse e dimë që PD ka një pjesë të rëndësishme të elektoratit. Me ligj e me kushtetutë e kishim bërë. Ne donim depolitizimin. Kjo e sotmja është votë për PD. Uën sot do e shtyp butonin këtu për Lulzim Bashën. Deputetët e PS këtu do e shtypin butonin për ata që mungojnë.”, tha Rama.

Edi Rama e thotë hapur: Unë sot do e shtyp butonin për Lulzim Bashën Read More »