Aktualitet

Qeveria shqiptare vëmendje të shtuar për shqiptarët në rajon

“ Qeveria shqiptare ka treguar në vijm një vëmendje dhe një përkujdesje të shtuar për shqiptarët në rajon”, tha sot Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Në përgjigje të interpelancës me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme kërkuar nga deputeti i opozitës, Kostaq Papa u përgjigj ministrja Spiropali e cila tha se kërkesa për interpelancë vjen në një moment shumë të rëndësishëm në rajon, jo vetëm në kontekstin e zgjedhjeve të zhvilluara në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut, por dhe atyre që do të zhvillohen në Mal të Zi në gusht”.

“Me kënaqësi konstatojmë se zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut rezultuan historike për faktorin politik shqiptar, besojmë shumë se pavarësish rreshtimit politik, deputetët dhe partitë politike shqiptare do ndikojnë ndjeshëm në avancimin e drejtave si dhe fuqizimin politik, ekonomik dhe shoqëror të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si shoqëri shtetformuese”, tha ajo.

Në vijim, Spiropali tha se “për zgjedhje në Serbi ndërmjetësimi nga ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme mundësoi një marrëveshje parazgjedhore për unifikimin e për herë të parë daljen me një listë të përbashkët të shqiptarëve në Serbi, duke siguruar në këtë mënyrë maksimizimin e faktorit politik dhe fillimin e një raporti të ri mes shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe autoriteteve serbe. Uroj që këto rezultate të nxisin dhe të inkurajojnë frymën e mirë të besimit në arritjen e një marrëveshje parazgjedhore dhe për faktorin politik shqiptarë në Mal të Zi”.

Po ashtu, Spiropali theksoi se qeveria shqiptare ka treguar në vijim një vëmendje dhe një përkujdesje të shtuar për shqiptarët në rajon, aspak paternaliste, por në përgjigje të pritshmërive të mëdha të bashkëkombësve të cilët jetojnë dhe punojnë në trojet e tyre jashtë kufijve të shteti amë.

“Kemi ngritur zërin për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, si dhe kemi adresuar dhe vijojmë të adresojmë problematika në respektimin e tyre nga këto vende në të gjitha vendet në forumet ndërkombëtare më të rëndësishme si OSBE dhe Këshilli i Europës”, tha ajo. /atsh

Qeveria shqiptare vëmendje të shtuar për shqiptarët në rajon Read More »

Rama përkujton Papa Clementi XI: Bibliofil dhe estet i rrallë, i lidhur me traditat italo-arbëreshe

Kryeminsitri Edi Rama ka përkujtuar sot Papa Clementi XI.

Në rubrikën e tij në Facebook, “Homazh”, kryeministri Rama shprehet se, “Papa Clementi XI, ka qenë i pranishëm në pritjet e përcjelljet në Sallën e Hartave në Kryeministri, kur krerë shtetesh e qeverish, vizitorë të lartë apo edhe ndonjë qytetar ndër të pranishmit, më ka pyetur për hartën e madhe të trojeve të vjetra shqiptare « Albania Propria ouero Superiore detta anche Macedonia Occidentale », vepër e hartografit të dukës së Modenës Giacomo Cantelli da Vignola më 1689, që u porosit nga shqiptari më parë se të ulej në fronin e të dërguarit të Zotit mbi tokë”.

“Stema në hartë shoqërohet nga një tekst i ndjerë që lëvdon prejardhjen shqiptare të Eminencës së Tij, Giovanni-Francesco Albanit, kardinali i famshëm dhe Papa i ardhshëm që në shqytin e tij të kaltër mbante tre male të artë dhe një yll orientues, prerë në mes nga një brez i artë; përvijëzim i një rrugëtimi të suksesshëm nga malet e Shqipërisë drejt Romës, « Caput Mundi » dhe « Mater et Magistra »”, thekson Rama.

“Albani – Klementi XI, ishte edhe prior i Urdhrit kalorsiak konstandinian të Shën Gjergjit, themeluar rreth 1520 nga bashkatdhetarë të tij nga Shqipëria, të ashtuquajturit Engjëllorët e Drishtit. Ky urdhër nisi si një aventurë tipike shqiptare, për t’u kthyer në një nga lavditë e krishtërimit roman deri sot e kësaj dite”, shton Rama.

“Papë nga më të kultivuarit, bibliofil dhe estet i rrallë, po aq sa i lidhur me traditat italo-arbëreshe dhe naltësimin e Kishës në Shqipëri, Klementi XI, gjeti kohë, dashuri dhe kujdes si për të zbukuruar çdo skaj të Romës me stemën e tij, po aq sa edhe për të mbajtur gjallë frymën e brendshme të maleve shqiptare”, thekson Rama.

Rama nënvizon se, “dëshmia më mbresëlënëse në këtë aspekt, mbetet Koncili i Arbrit, mbajtur më 1703 nën udhëheqjen e shpirtërore të Klementit XI në Lezhë”.

“Mirënjohje e respekt për dëshmorët e dëshmitarët e yllit të besimit katolik përgjatë historisë së dhimbshme të fesë në Shqipëri, në këtë përvjetor të lindjes së papës shqiptar. Të paharrueshëm”, përfundon Kryeministri Rama./atsh

Rama përkujton Papa Clementi XI: Bibliofil dhe estet i rrallë, i lidhur me traditat italo-arbëreshe Read More »

Horoskopi ditor/ ‘Gjërat nuk do të shkojnë siç ju dëshironi në dashuri’

Dashi

Me ndikimin e favorshëm të Diellit, tashmë do të keni energjitë e duhura për ta kaluar ditën pozitivisht. Dashuria paraqitet mjaft e favorshme. Në punë, do keni mundësi që të zgjidhni çështje të mbetura pezull, në mënyrë që të vlejnë mendimet tuaja.

Demi

Në dashuri duhet të flisni dhe të sqaroheni, pasi prej kohësh gjërat nuk po funksionojë. Në punë mund të ketë zhvillime të reja dhe mundësi të papritura.

Binjakët

Gjërat nuk do të shkojnë siç ju dëshironi në dashuri. Në punë, mund të keni mundësi të reja, por momentalisht mund të mos jeni shumë të gatshëm.

Gaforrja

Nuk do të keni shumë dëshirë për tu njohur me njerëz të rinj, nëse jeni vetëm. Ndërsa kush është në një lidhje prej shumë kohësh, mund të mendojë për zyrtarizimin e saj. Në punë, duhet të bëni kujdes, ndaj atyre që nuk janë në anën tuaj.

Luani

Jeta sentimentale do të ecë më mirë, sidomos për gjithë ata që janë në një lidhje. Do të keni dëshirë për të programuar diçka, me një person që e keni përzemër. Në punë ju presin ndryshime të rëndësishme.

Virgjëresha

Me praninë e Hënës në shenjën tuaj, do të jeni më kokëfortë se zakonisht gjatë kësaj dite. Do të keni dëshirë për të vepruar dhe nuk do arrini që të rrini në vend. Bëni mirë që gjatë kësaj periudhe, nuk duhet të humbni kohë.

Peshorja

Takimet gjatë këtyre ditëve janë mjaft të rëndësishme, ndaj bëni mirë që të organizoni diçka. Ka çështje ekonomike dhe ligjore, lidhur me të cilat duhet të diskutoni dhe të gjeni zgjidhje.

Akrepi

Dashuria në këtë moment nuk ndodhet në periudhën më të mirë të saj. Megjithatë përfitoni dhe organizoni diçka romantike, pasi Venusi është në anën tuaj. Puna paraqitet mjaft e lodhshme dhe e ngarkuar, ndaj mos u demoralizoni.

Shigjetari

E enjtja do të jetë nën ritmin e duhur, ku do të ndiheni mjaft të lodhur dhe nervoz. Rrezikoni që të debatoni edhe për gjëra të kota. Në punë, mund të ndryshoni ide lidhur me diçka me rëndësi.

Bricjapi

Me ndikimin e favorshëm të Hënës, do keni mundësi që të riktheheni në lojë në dashuri. Do të jeni të pavendosur mes dy personave, por ju duhet të bëni një zgjedhje. Në punë, mund të gjeni zgjidhje.

Ujori

Në dashuri do të ketë një riafrim, ose një person i cili ju intereson do të shfaqë pëlqim për ju, shkruan noa.al. Në punë zhvillimet parashikohen pozitive, ku do të gjeni mbështetje.

Peshqit

Kjo e enjte paraqitet mjaft e rënduar për dashurinë, pasi do e keni Hënën kundër. Bëni mirë që të largoheni nga njerëzit me të cilët nuk ia vlen që të shoqëroheni. Bëni kujdes me çështjet ligjore.

Horoskopi ditor/ ‘Gjërat nuk do të shkojnë siç ju dëshironi në dashuri’ Read More »

Ekspertja shqiptare bën paralajmërimin e fortë për dimrin

Kërkuesja shkencore Detina Zalli thotë se në rastin me të mirë vaksina mund të jetë gati në vjeshtë.

Sipas saj, në dimër virusi mund të ketë një valë të dytë më të keqe se e para, ku vetëm në Britani mund të ketë mbi 120 mijë vdekje.

“Rasti më i mirë është që ta kemi gati vaksinën në vjeshtë, ndoshta në muajin tetor. Plani është që fillimisht që 30 milionë vaksina në Britani tu jepen personave që kanë më shumë nevojë. Më vonë do të jenë 60 milionë persona të tjerë që do ta marrin.

Ekziston një shkallë pasigurie se si do të luajnë virusi në dimër, pasi mendohet se në dimër virusi do të jetë më i prekshëm. Mendohet se vala e virusit në dimër të jetë më e keqe se e para dhe modelet kompjuterike diktojnë se vetëm në Angli mund të ketë vetëm 120 mijë vdekje. Rreziku mund të zvogëlohet nëse respektojmë masat. Ne nuk mund të dimë nëse fitohet imunitet, do të duhen vite se çfarë ndodh me ta, pasi nuk ka kaluar asnjë vit nga fillimi i virusit.

Imunizimi i tufës do të thotë se duke u takuar shumë persona do të infektohet dhe është më pak e ngjashme që të tjerë të infektohen se virusi do të zbuten. Duhet që masat e hapen që njerëzit të jetojnë të lirë sepse është e pamundur që t’i zhdukemi virusit edhe nëse rrimë të mbyllur, pa pasur një vaksinë,” deklaroi Zalli për Ora News.

Ekspertja shqiptare bën paralajmërimin e fortë për dimrin Read More »

Moti/ Mësoni sa pritet të jenë temperaturat

Masat e qëndrueshme dhe të nxehta që kanë hyrë në qarkullim në vend, kanë bërë që vlera më e lartë e termometrit dje të regjistrohet në qytetin e Elbasanit, me 37°C, raporton Shërbimi Meteorologjik.

Sipas sinoptikanëve, këto masa ajrore do të vijojnë të qarkullojnë në vend edhe gjatë ditës së enjte.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë e përgjatë vijës bregdetare mesatare, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

vendet malore 17° deri 33°C

vendet e ulëta 19° deri 37°C

vendet bregdetare 21° deri 34°C

Moti/ Mësoni sa pritet të jenë temperaturat Read More »

Lehtësohet policimi në det i mjeteve lundruese, turistike dhe të argëtimit

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në drejtimin e kryetarit Niko Peleshi dhe në cilësinë e komisionit përgjegjës, shqyrtoi dhe miratoi në parim projektligjin “Për regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese, turistike e të argëtimit, me motor mbi 30 KW ose 40.8 KF, me tonazh nën 150 GT”.

Projektligji u relatua për komisionin nga deputeti Ilir Beqaj dhe u prezantua nga Blendi Klosi, ministër i Turizmit dhe Mjedisit dhe Artan Shkreli, zëvendësministër i Energjisë dhe Infrastrukturës.

Ministri Klosi u shpreh se projekligji vjen si nevojë emergjente për të lehtësuar policimin në det dhe synon përmirësimin e monitorimit të mjeteve lundruese, turistike dhe të argëtimit, pa krijuar bezdisje tek turistët.

Sipas Klosit, nisma ka një lloj urgjence në miratim, në mënyrë që t’i vijë në ndihmë sa më parë sezonit turistik të vështirë të vitit 2020.

Objektivat që synohen të arrihen përmes projektligjit janë: rregullimi i mënyrës së regjistrimit të mjeteve lundruese duke krijuar një regjistër elektronik i cili të jetë i aksesueshëm edhe nga institucionet e tjera ligjzbatuese; përcaktimi i normave të lundrimit në det dhe ujërat e brendshme tokësore; si dhe monitorimi sa më mirë i mjeteve lundruese turistike dhe atyre të argëtimit që operojnë në det dhe ujërat e brendshme tokësore.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni miratoi në parim projektligjin në fjalë./atsh

Lehtësohet policimi në det i mjeteve lundruese, turistike dhe të argëtimit Read More »

Rritet popullata e flamingove, 2005 individë në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë

Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri PPNEA, në kuadër të inventarizimit të shpendëve folezues në zonën e peizazhit të mbrojtur Vjosë–Nartë, realizoi dy herë gjatë sezonit të folezimit censin e flamingove në këtë zonë.

Herën e parë censi u realizua në datën 7 maj 2020, ndërsa herën e dytë në datën 9 qershor. Në censin e parë u numëruan 1890 individë të flamingos, ndërsa në të dytin u identifikua një numër prej 2005 individësh. Flamingot, megjithëse janë një lloj i përhershëm në vendin tonë, ende nuk janë folezues, pavarësisht tentativave në zonën e Kripores që prej vitit 2013.

Në sezonin e shtegtimit, PPNEA së bashku me shoqatën “Shpendët e Shqipërisë”, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, janë duke planifikuar realizimin e censit kombëtar të flamingove.

“Ky aktivitet do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që dëshirojnë të shikojnë flamingot e të ndihmojnë në numërimin e tyre”, shprehet Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri./atsh

Rritet popullata e flamingove, 2005 individë në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë Read More »

Tokat e bukës sot në Shqipëri, jo më me gjurmë braktisjeje e djerrina

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se falë edhe politikës së re në bujqësi të qeverisë po prodhohet e eksportohet papushim gjatë gjithë vitit.

Kreu i qeverisë publikoi disa fotografi nga tokat bujqësore të Shqipërisë, ndërsa tha se “nuk janë as pamje 3D, as pamje nga ajri mbi ndonjë vend të BE-së, po janë vetëm një pjesëz e tokave të bukës mbi Shqipëri sot”.

“Falë edhe politikës sonë të re në bujqësi, rritjes së vazhdueshme të mbështetjes financiare për fermerët, fondeve të posaçme për ndërtimin e serrave, sot vendi ynë nuk i ngjan më tokës plot gjurmë braktisjeje e djerrina, kur e shihje nga lart 7 vjet më parë, por i ngjan gjithnjë e më shumë një vendi ku në fshat jetohet me punë, mund e sakrifica dhe prodhohet e eksportohet papushim gjatë gjithë vitit”, – nënvizoi Rama.

Buxheti i shtuar i qeverisë në masën 400 000 000 lekë për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2020, i është bashkëngjitur fondit të mëparshëm prej 743 900 000 lekësh, duke shtuar ndjeshëm financimin e duke bërë përfitues një pjesë të madhe të aplikantëve që kualifikohen dhe që s’kanë mangësi në kriteret e përcaktuara më parë. /atsh

Tokat e bukës sot në Shqipëri, jo më me gjurmë braktisjeje e djerrina Read More »