Aktualitet

“Nelson Mandela i Europës”/ ​Dy vjet pa Adem Demaçin

Sot bëhen dy vjet që kur ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i njohur si Mandela i Kosovës.

Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës, Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë, ndërsa më 26 korrik të vitit 2018 ndërroi jetë. Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera.

I njohur si simbol i rezistencës kombëtare, i ndjeri Adem Demaçi sot do të mbushte 84 vjet.

Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vite me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u quajt edhe Nelson Mandela i Europës.

Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990 deri në vitin 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998-1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ishte njëkohësisht kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007).

Sot, njerëzit e rezistencës kombëtare identifikohen me emrin e Adem Demaçit, sepse ai me punën dhe me veprën e tij, u bë simbol i unifikimit për ruajtjen e kombit shqiptar, mbi pesë dekada.

Adem Demaçi me jetën dhe veprën e tij, u shndërrua në një personalitet të përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bën pjesë edhe historia jonë kombëtare. Ai ka shkruar romanin “Gjarprijt e Gjakut” i cili u ndalua nga regjimi ish-komunist. Ai e pa dritën vetëm pas viteve nëntëdhjetë.

Pasditen e 26 korrikut të vitit 2018, Demaçi ndërroi jetë. Në nderim të tij u organizuan shumë aktivitete shtetërore si dhe u mbajtën tri ditë zie në Kosovë./KosovaPress/

“Nelson Mandela i Europës”/ ​Dy vjet pa Adem Demaçin Read More »

Rama: Adem Demaçi, pishtar i lirisë së ndërgjegjes në rrugëtimin e Kosovës përgjatë errësirës drejt lirisë

« Ma s’pari dhe mbi të gjitha, jam qenie njerëzore; fatmirësisht jam edhe shqiptar »

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçin, i njohur si Mandela i Kosovës.

Rama shprehet se “Adem Demaçi ishte fatmirësisht shqiptar, shqiptar i mirë shumë, po mbi të gjitha ai ishte një njeri që dinjitetin e të ngjashmëve të vet e ktheu në mburojë të pakapërcyeshme për plumbin dhe për helmin. Pse ishte një shqiptar i mirë fare dhe një qenie njerëzore e lartë, që nuk e negocionte ndërgjegjen e vet, ai u bë pishtar i lirisë së ndërgjegjes në rrugëtimin e Kosovës përgjatë errësirës drejt lirisë”.

“Tre dënime. Tre dekada sfilitëse. Tre ngadhënjime. Habitej e gjithë një botë tek e shihte si i shpërfillte plumbat në rrugët e Prishtinës, torturuesit në birucat e Jugosllavisë apo edhe vetë hijen e vdekjes, e cila më se një herë iu avit në ato biruca. Ai nuk i trembej asaj ndoshta edhe pse me të ishte ndeshur qysh në djep kur mori emrin, që në Bibël e Kuran e mban krijesa që Zoti plazmoi në shëmbëlltyrën e vet! Ademi lindi në gusht të vitit 1935 aq i brishte, sa prindërit nuk e regjistruan veçse në shkurt të vitit 1936. Por brishtësia e frikshme e ditëardhjes në jetë, atij iu bë butësi shpirtërore brenda koracës së hekurt të karakterit të jashtëzakonshëm, që e ktheu Adem Demaçin në një legjendë të gjallë të lirisë së Kosovës”, shprehet Rama.

Hero i pavdekshëm i popullit të Kosovës në kuptimin më të plotë të fjalës dhe gur i gjallë i sovranitetit kosovar, qysh në kohëra kur as imagjinata më e shfrenuar nuk e rrokte dot mundësinë e realizimit të Kosovës sovrane, kryeministri Rama thekson se “baca Adem u nda nga kjo jetë si sot dy vjet më parë, duke na e lënë jetën e tij si një “Bibël” a “Kuran” shqiptarie”.

“Duke e kujtuar sot në këtë dyvjetor të ndarjes fizike prej nesh, më erdhi në mend dedikimi që përmban novela e tij, « Gjarpërinjtë e gjakut » – e para novelë shqip botuar në Kosovë, më 1958:

« Jo – atyne që janë trima

me ngrehë gishtin e krimit,

por- atyne që janë trima

me zgjatë dorën e pajtimit »”, u shpreh Rama./atsh

Rama: Adem Demaçi, pishtar i lirisë së ndërgjegjes në rrugëtimin e Kosovës përgjatë errësirës drejt lirisë Read More »

Horoskopi për sot

Dashi

Dita do të nisë me nervozizëm dhe tension. Dikush mund t’iu humbë toruan si dhe mund të merrni një ultimatum. Në punë, mundohuni që të jeni të përqendruar.

Demi

Dashurinë e keni fare pranë, ku mund të ketë shkëndija të reja ose një rikthim pasioni. Mendoni pozitivisht dhe mos u dorëzoni. Do të keni shumë shqetësime, por edhe paratë mund t’iu krijojnë probleme.

Binjakët

Dashuria gjatë kësaj të diele do të jetë e fortë, kjo edhe për shkak të Hënës e cila do të jetë në anën tuaj. Mundohuni që të vendosni rregull në gjërat tuaja. Kujdes duhet treguar me financat.

Gaforrja

Mundohuni që të rrini larg konflikteve dhe stresit gjatë kësaj dite. Përpiquni që të shmangni debatet, si në dashuri edhe në punë. Duhet të gjeni më shumë kohë për të pushuar dhe për tu rikarikuar.

Luani

Hëna, Venusi dhe Marsi do të rindezin dëshirën për të dashuruar dhe do të zgjojnë emocione. Do të keni mundësi që të bëni projekte. Sferat profesionale dhe financiare nuk do të ecin mirë, ndaj bëni mirë që ti rishikoni.

Virgjëresha

Me ndikimin e favorshëm të Hënës në dashuri, gjërat do të jenë më të thjeshta dhe ju do të keni më shumë energji. Sfera profesionale paraqitet mirë, ndaj mos hiqni dorë nga investimi juaj dhe mos u dorëzoni para kundërshtarëve.

Peshorja

Dashuria do të jetë në plan të dytë gjatë kësaj dite, por mundohuni që të mos e lini shumë pas dore. Puna do të dominojë mendimet taja. Mundohuni që të mos jeni shumë konfliktual. Në punë, do të bënit mirë që të reflektonit, para se të merrni një vendim.

Akrepi

Kjo është periudhë pozitive për lidhjet në çift, ku emocionet do të rikthehen protagoniste. Sfera profesionale paraqitet mjaft mirë, veç kujdes me paratë, pasi mund të keni vështirësi.

Shigjetari

Në dashuri duhet të përmirësoni situatën dhe të zgjidhni disa probleme të komplikuara, shkruan noa.al. Përmirësim do të ketë edhe në punë, ku do të përballeni me mundësi të reja.

Bricjapi

Ju pret një ditë e rënduar për jetën në çift, ku do të ketë debate. Në punë dhe sferën financiare duhet të tregoni kujdes, duke mos nënvlerësuar asnjë problematikë në këtë periudhë.

Ujori

Nëse jeni vetëm mund të dashuroheni. Nga ana tjetër, ky është moment i vështirë për disa çifte që kanë kohë që janë bashkë. Në punë ka diçka që duhet riparë, ndaj do të bëni mirë që të mos e teproni me kërkesat në këtë moment.

Peshqit

Në dashuri do të keni mundësi që të rigjeni harmoninë dhe të jeni më të lirshëm. Puna mund tu sjellë ndonjë zhgënjim, ndaj mundohuni që të bëni durim për tu përballur me situatën.

Horoskopi për sot Read More »

Moti/ Harrojeni plazhin për sot

Sot nuk është dita ideale për plazh. Sipas parashikimit që bëhet nga Shërbimi Metreologjik Ushtatarak, gjysma e ditës do të jetë me vranësira dhe më pas do të nisin kthjellimet.

SHMU shton se përgjatë maleve në veri e qendër të vendit deri në mesditë parashikohet shi me intensitet të ulët lokal. Ndërkohë temperaturat do të arrijnë deri në 33 gradë në vlerat maksimale dhe në 15 gradë në ato minimale.

“Prej orëve të para të ditës së diel deri në mesditë parashikohen vranësira në pjesën qendrore dhe zonat malore. Më tej, në të gjithë vendin do të mbizotërojë moti me diell e vranësira kalimtare. Përgjatë maleve në veri e qendër të vendit deri në mesditë parashikohet shi me intensitet të ulët lokal.

Kjo situatë, do të pasohet nga erë kryesisht veriperëndimore e lehtë ndërsa në bregdetin jugor mesatare. Valëzimi në dete i forcës 3 dhe 4 ballë. Temperaturat parashikohen: vendet malore 15° deri 30°C; vendet e ulëta 19° deri 33°C dhe vendet bregdetare 20° deri 31°C”, shkruan SHMU.

Moti/ Harrojeni plazhin për sot Read More »

Ja ku ndodhet këtë fundjavë Ambasadorja amerikane (foto)

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, është e dashuruar me vendin tonë.

Ajo u shpreh ditën e djeshme nga Lezha, se natyra shqiptare është një thesar për botën.

Në fundjavë gjithmonë përzgjedh destinacione të reja, ndërsa deri më tani ka vizituar Beratin, Vlorën, Sarandën dhe Krujën.

Ndërsa këtë të shtunë ajo ka zgjedhur të na përshëndesë nga Maja e Gramtitit.

E qeshur, ajo ka ndarë disa foto në rrjetet sociale, nga kjo mrekulli shqiptare./dritare

Ja ku ndodhet këtë fundjavë Ambasadorja amerikane (foto) Read More »

Meta: Listat e hapura 100% e vetmja rrugë, sovraniteti i përket popullit

Presidenti i vendit, Ilir Meta shkruan në rrjetet e tij sociale se hapja e listave 100% është e vetmja rrugë për rikthimin e parlamentarizmit në vend.
TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta mbështet propozimin e opozitës së bashkuar për hapjen e listave për zgjedhjet parlamentare të 2021.

Meta shkruan në rrjetet e tij sociale se hapja e listave 100% është e vetmja rrugë për rikthimin e parlamentarizmit në vend. Në postimin e tij, Meta shkruan se ka ardhur koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë.

“Listat e hapura 100 % janë e vetmja rrugë për rivendosjen e parlamentarizmit dhe llogaridhënies në vend. Populli do të zgjedhë shumë më mirë se Kryetarët, të cilët i kthyen deputetët në kartonngritës shkatërrues të interesit publik, shtetit ligjor dhe demokracisë. Bashkë me deputetët populli duhet të zgjedhë drejtpërdrejt në të ardhmen edhe Presidentin e Republikës. Koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë! SOVRANITETI NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË I PËRKET POPULLIT!”, shkruan presidenti.

Meta: Listat e hapura 100% e vetmja rrugë, sovraniteti i përket popullit Read More »

Festë në shtëpinë e Ramës, Zaho feston 6-vjetorin

Bashkëshortja e tij, Linda Rama uroi Zahon me një foto të publikuar në Twitter nga festa e të birit.

Në imazh, shihet kryeminist Rama së bashku me bashkëshorten, dhe djalin duke buzëqeshur, të rreshtuar poshtë emrit të Zahos dhe numrit 6-të të formuar me tullumbace.

“Lumturia e Gjashtës”- shkroi Linda Rama në përshkrimin e fotos.

Të tre janë shumë të lumtur dhe duket se e kanë kaluar shumë bukur në festën e ditëlindjes së Zahos.

Festë në shtëpinë e Ramës, Zaho feston 6-vjetorin Read More »

Situatë e pazakontë nga Koronavirusi: Manastirliu zbulon skenaret që do të zbatohen

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zbuluar skenaret që do të ndiqen për të përballuar pandeminë e Koronavirusit.

Me anë të një njoftimi në rrjete sociale, ajo ka njoftuar se vijon puna për të përgatitur sistemin shëndetësor për këtë situatë të pazakontë.

Manastirliu ka bërë me dije se po bëhen investime në terapitë intensive jo vetëm të spitaleve Covid, por edhe në maternitete dhe spitalet rajonale, të cilat mund të shërbejnë si spitale Covid.

“Vijojmë të përgatisim sistemin shëndetësor për këtë situatë të pazakontë, me investimet në terapitë intensive jo vetëm të spitaleve COVID, por edhe në maternitete dhe spitalet rajonale.

Të gjithë bashkë të mbrojmë stafet mjekësore që çdo ditë kujdesen që nënat dhe të porsalindurit të jenë të shëndetshëm dhe të sigurt”, ka njoftuar ministrja.

Situatë e pazakontë nga Koronavirusi: Manastirliu zbulon skenaret që do të zbatohen Read More »