Aktualitet

Kuvendi miraton ndryshimet kushtetuese

Kuvendi i Shqipërisë votoi sot për ndryshimet në Kushtetutë.

Me 106 vota pro, 10 kundër dhe 6 deputetë të cilët nuk morën pjesë në votim, u miratuan ndryshimet kushtetuese.

Në seancën e sotme ishin të pranishëm 116 deputetë nga 122 gjithsej, prej të cilëve vetëm 10 votuan kundër këtyre ndryshimeve.

Amendimi i nenit 64 dhe 68 të Kushtetutës krijon mundësinë e hapjes së listave ku qytetarët mund të votojnë edhe për partinë dhe për kandidatin për deputet, ndërsa ndryshon dhe formula e koalicioneve./atsh

Kuvendi miraton ndryshimet kushtetuese Read More »

Hajdari: Votojmë një ndryshim historik

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari u shpreh se, “votimi sot në Kuvend për listat e hapura në procesin zgjedhor, është një ndryshim historik”.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Hajdari tha se, “ka patur shumë prej jush që ishit skeptik, disa sepse nuk e kuptonin rëndësinë e listave të hapura ndaj qytetarëve shqiptarë. Por sot po votojmë një ndryshim historik për vendin tonë, pikërisht hapjen e listave”.

Jam krenare, tha ajo, për këtë kauzë, sepse nga një çështje periferike, për të cilën shqiptarët nuk ishin shumë të interesuar dhe të informuar për këtë çështje, së bashku me kolegët tanë dhe me një pjesë të shëndoshë të shoqërisë civile arritëm ta kthenim në një nga çështjet më të mbështetura nga publiku i gjerë që tashmë është një çështje që mbështetet pa rezerva nga e gjithë klasa politike.

“Këtë fitore ia dedikoj qytetarëve shqiptarë“, tha ajo.

“Sigurisht pa mbështetjen e qytetarëve ky votim do të ishte i pamundur. Ia dedikoj asaj shumicë që kanë qenë kundër kësaj klase politike për 30 vite, mënyrës sesi ata e kanë qeverisur këtë vend. I kanë imponuar dy apo tre veta, kryetarë të partive axhendën e tyre personale dhe ky vend ka arritur të bëhet akoma më i varfër dhe i korruptuar pikërisht prej axhendës së tyre “- deklaroi Hajdari.

Hajdari tha se “mesazhi im sot është për qytetarët. Me këtë fitore që po korrim sot, për hapjen e listave ne e kemi në dorë të administrojmë për ata deputetë që do të zgjedhim nesër”

“Me këtë armë që kemi në dorë, ua heqim sado pak fuqinë kryetarëve dhe ua kthejmë qytetarëve. Por ju siguroj që asgjë nuk do të vlejë në këtë përpjekje nëse ne në zgjedhjet e ardhshme nuk dalim në votime dhe nuk ia japim votën atyre kandidatëve që vërtetë përfaqësojnë qytetarin shqiptarë”- tha ajo.

“Ne duhet të luftojmë për të ndëshkuar të gjithë ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve. Në këtë parlament në 2021 ju garantoj që do të vijnë ata njerëz që e meritojnë të ndershëm dhe të mirë. Falë listave të hapura ju mund ta bëni këtë dhe kjo është e mundur. Me votën tuaj qytetarë ju do të sillni deputetët punëtorë”- tha Hajdari.

Me votë nesër, theksoi Hajdari gjatë fjalës së saj, do të sillni ata qytetarë, profesorë që janë të nderuar dhe jo një lëpirës, apo kriminel, apo matrapazë. Do të sillni në pushtet ata që nuk lakmojnë paranë. Shqipëria sot ka një ndarje të madhe dhe kjo nuk është mes të majtëve dhe të djathtëve. Ndarja është mes atyre që kanë gllabëruar shumicën e pasurive të këtij vendi. Që kanë marrë pasuri e prona në bregdet”.

“Ndarja sot është midis atyre që jetojnë në luks dhe atyre që rropaten nga mëngjesi deri në darkë. Ndarja është mes atyre që kanë gjithçka dhe atyre që kanë pak, ose ndoshta asgjë. Ndarja sot është midis të shkuarës dhe të ardhmes. E ardhmja do të varet nga mënyra se si do të përdorim këto armë. Me listat e hapura do kemi mundësi që ta zhdukim këtë ndarje. E kemi këtë mundësi sot ndaj ju ftoj që të bëjmë realitet. Eja ta ndryshojmë këtë vend. Unë besova se ndryshimi do të ndodhte. Ia dola, jo e vetme, por me një armatë njerëzisht që ishin idealist dhe qëndrestarë. Sot nuk është thjesht një hap për listat, por kemi hedhur hap drejt ndryshimit. Urime shqiptarë, urime Shqipëri”, – deklaroi Hajdari./atsh

Hajdari: Votojmë një ndryshim historik Read More »

Rama: Hapim listat që çdo qytetar të zgjedhë jo vetëm partinë, por edhe deputetin që do

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se mundësia për popullin që të zgjedhë edhe deputetin sot është reale.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend ku u diskutuan ndryshimet në Kushtetutë që mundësojnë hapjen e listave për deputetë, Rama iu përgjigj edhe debatit të fundit politik për hapjen 100% të listave.

“Ndryshimet kushtetuese nuk i pengojnë palët politike që ti hapin listat 100%. Ato përcaktojnë për shumë kohë, deri kur palë të tjera do të duan të ndryshojnë, se nuk mund të jenë më pak se 2/3. Nëse kjo është një hile e jona, si shpjegohet se ne i hapim listat më shumë se të tjerët. Sepse ne jemi partia më e madhe, kemi qenë, jemi e do të jemi”, tha Rama.

Sipas tij, se sa do të hapen listat mund të përcaktohet me dakordësi të gjerë.

Mund të shkojë 100%, u shpreh ai, por duhet të ulemi e të vazhdojmë argumentet.

Rama tha se ne vendosëm këtë tavan për të siguruar përfaqësimin e grave, si dhe për të faktin që hymë në një sistem administrimi të ri komplet dhe mbase është diçka që mund të bëhet me faza.

“Kemi 2 javë që shkojmë për të diskutuar se si do të jetë koalicioni parazgjedhor dhe ata vijnë na lexojnë parulla”, u shpreh Rama duke iu referuar mbledhjeve në Këshillin Politik me përfaqësues të opozitës jashtë parlamentare.

“Këto ndryshime kushtetuese që po bëjmë ne, këtë ta dëgjojnë mirë miqtë dhe partnerët tanë nuk e prekin 5 qershorin. Ne e votuam 5 qershorin 1 për 1 dhe nuk e prekim. Kjo që bëjmë sot, e fut sistemin zgjedhor shqiptar në kornizën e botës prej 1 miliardë banorësh të OSBE/ODIHR, sepse është jashtë“, bëri të ditur Rama.

Rama tha se janë pyetur edhe ekspertët e pavarur sot në Këshillin politik, por që ishin të varur te PD dje, edhe këta të varurit e sotëm, që të tregojnë një vend që e ka këtë sistem.

“I vetmi vend që dëgjova ishte në një libër të La Sapienza. Mbase është edhe në ndonjë kapitull se si nuk duhet bërë kjo punë. Por në botën e OSBE/ODIHR-t, këtë se ka askush”, u shpreh Kryeministri.

Ne, deklaroi Rama, nuk po heqim të drejtën për tu bashkuar Luli me Monën,

“Ne s’kemi asnjë interes politik që të ndërhyjmë te ai çift. Ai çift ne na duhet bashkë. Dhe duke patur Lulin me Monën bashkë, kemi edhe baba Xhikën dhe dixhitalin e Lalzit bashkë, dhe kemi gati bandën e të katërve që do tua tregojmë shqiptarëve mirë, por ama bashkë me sistemin normal”, deklaroi kryeministri.

Rama tha se ata që kanë votuar sot këtu, të jenë të bindur se kanë bërë gjënë e duhur.

“Ata që nuk votuan sot këtu, kanë penguar zbatimin më të mirë të parimit të sistemit proporcional rajonal në kontekstin e këtij vendi. Kanë penguar fuqizimin e ndikimit të votuesve në përzgjedhjen e kandidatëve dhe kufizimin e arsyeshëm të fuqisë së udhëheqjes apo kryetarit të partisë në përcaktimin e deputetëve, kanë penguar uljen e efektit të drejtpërdrejtë që ka marrëdhënia lidership dhe listë e mbyllur, me cilësinë e debatit të brendshëm, kanë penguar përfaqësimin më të mirë të komuniteteve në Parlament, dhe lehtësimin e ndikimit të grupimeve partiake mbi komunitetet, kur vjen puna të zgjedhja e individëve, kanë ndaluar komunitetet të kenë një njohuri më të mirë për cilësitë e përgjithshme të kandidaturave dhe për fytyrën e kandidatëve, kanë penguar fuqizimin e platformave dhe rritjen e cilësisë së betejës së ideve në fushatë, kanë sabotuar sigurimin e një përfaqësimi të drejtë të të gjithëve bashkë dhe në mënyrë të veçantë të gjinive”, deklaroi Rama.

Por në fakt, shtoi Rama, nuk keni bërë asgjë, pasi tha ai, pak nga numërimi i votave do të dalë që tanimë treni me vagonat fantazëm ka ikur në lumë dhe hapja e listave dhe mundësia për popullin që të zgjedhë dhe deputetin është reale./atsh

Rama: Hapim listat që çdo qytetar të zgjedhë jo vetëm partinë, por edhe deputetin që do Read More »

Ndryshime në kabinetin qeveritar, largohen 3 zëvendës ministre/ Me kë do zëvendësohen?

Tre zëvendës ministre janë larguar nga detyra gjatë ditës së sotme.

Lëvizje ka pasur në Ministrinë e Infrakturës dhe Energjisë ku është larguar Dorina Cinaari dhe në Ministrisë e Brendshme pasi u largua Rovena Voda.

Gjatë ditës së sotme, ka konfirmuar largimin dhe zëvendësministrja e Drejtësisë, Fjoralba Caka, e cila ka thënë se është larguar për arsye personale.

Ndërprerja e detyrës nga Caka mësohet të ketë qenë për motive të forta personale, të cilat pamundësuan vijimin e kësaj detyre. Është ende e paqartë se me kë do të zëvendësohen këto zëvendës ministre që u larguan nga detyra.

Ndryshime në kabinetin qeveritar, largohen 3 zëvendës ministre/ Me kë do zëvendësohen? Read More »

Bëni kujdes, moti sot do të jetë përvëlues/Ja sa do të shkojnë temperaturat

Ditën e sotme bëhuni gati për një mot përvëlues.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti do të vijojë të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të nxehta Afrikane.

Era do të jetë nga veriperëndimi-perëndimi me shpejtësi 1-8m/s,e shoqëruar më një valëzim të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen në: zonat malore 18°C deri në 35°C; zonat e ulëta 20°C deri në 41°C; zonat bregdetare 20°C deri në 37°C

Bëni kujdes, moti sot do të jetë përvëlues/Ja sa do të shkojnë temperaturat Read More »

Horoskopi ditor

Dashi
Yjet e mirë janë pozicionuar në anën tuaj dhe kjo do të thotë se nuk do t’ju mungojë mbështetja qiellore gjatë ditës së sotme. Por nuk mjafton të prisni që gjithçka t’ju vijë nga qielli.

Demi
Me Mërkurin dhe Afërditën në sintoni të plotë do të keni një mundësi më shumë që në raportet ndërpersonale të riktheni harmoninë. Mos lini pas dore një punë tashmë të filluar.

Binjakët
Pozicioni i favorshëm i yjeve për ju do të plotësohet me hyrjen e Afërditës në shenjë, e cila do të ndikojë shumë pozitivisht në sektorin më delikat. Atë të dashurisë.

Gaforrja
Në përgjithësi ndjeheni disi të demotivuar, ndoshta pas një dite jo edhe aq të mirë, por mos u ligështoni, sepse energjitë e duhura do t’jua sjellë Marsi i zjarrtë në shenjë. Mirë shëndeti.

Luani
Dita e sotme pritet të jetë përgjithësisht e mirë, ndonëse Marsi mund t’jua errësojë disi qiellin. Sidoqoftë, situata është e volitshme për të ndërmarrë iniciativa edhe në planin sentimental.

Virgjëresha
Përgatituni për një ditë shumë intensive, pasi Mërkur në shenjë stimulon pikërisht aspektin e punës, ndërkohë që humori juaj do të jetë alternativ, për shkak të Hënës tekanjoze.

Peshorja
Edhe pse mund t’ju duket se nuk do të arrini atë që mendoni, mos u tërhiqni, sepse pikërisht në finish nuk do t’ju mungojë mbështetja e yjeve. Raporte të tendosura me partnerin.

Akrepi
Jeni dhe do të vazhdoni të jeni shumë të nxituar edhe këtë javë, për arsye se keni Marsin marramendës mbi kokë. Evitoni zgjidhjet drastike në një çështje të koklavitur me partnerin.

Shigjetari
Në pritje të hyrjes së merkurit në shenjë, më mirë të prisni dhe të reflektoni sa të merrni vendime për të cilat shumë shpejt mund të pendoheni. Merruni më shumë me problemet vetjake.

Bricjapi
Kuadri yjor është i favorshëm, sidomos në pjesën e dytë të ditës, por duhet të tregoheni më aktivë në mënyrë që të arrini maksimumin. Mund t’ju vijë një propozim i ri.

Ujori
Një përshpejtim i menjëhershëm i ritmeve tuaja mund t’ju zerë disi në kundërkohë, por do të jetë shumë i dobishëm sepse do të konkludoni një punë. Interesante fusha sentimentale.

Peshqit
Edhe pse do të jeni shumë të impenjuar dhe ndoshta më shumë se në një drejtim, fusha më interesante për ju sot mbetet ajo e dashurisë, për shkak të një Afërdite shumë pozitive.

Horoskopi ditor Read More »

Kim: Respektoni marrëveshjen e 5 qershorit, parlamenti kompetencë të miratojë legjislacionin

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka nënvizuar gjatë takimeve me krerët e politikës shqiptare tri pika ku theksohet se, “marrëveshja e 5 qershorit, e cila u arrit nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, duhet respektuar ashtu si u ra dakord për të. Së dyti, Parlamenti ka kompetencat dhe përgjegjësinë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislacionin. Së treti, në të njëjtën kohë, edhe pse ata të cilët “dogjën mandatet e tyre”, bazuar në përkufizimin e kësaj, kanë djegur pretendimet që mund të kishin për kompetenca dhe përgjegjësi në Parlament, nuk mund të injorohet fakti se ata, gjithsesi, përfaqësojnë një pjesë domethënëse të votuesve shqiptarë”.

“Gjatë javëve të fundit, Ambasadorja Kim ka pasur biseda të shumta mbi reformën zgjedhore me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha, anëtarë të Këshillit Politik mbi Reformën Zgjedhore, si dhe me një sërë ekspertësh e të tjerë. Ajo ka nënvizuar tri pika: Së pari, marrëveshja e 5 qershorit, e cila u arrit nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, duhet respektuar ashtu si u ra dakord për të. Së dyti, Parlamenti ka kompetencat dhe përgjegjësinë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislacionin. Së treti, në të njëjtën kohë, edhe pse ata të cilët “dogjën mandatet e tyre”, bazuar në përkufizimin e kësaj, kanë djegur pretendimet që mund të kishin për kompetenca dhe përgjegjësi në Parlament, nuk mund të injorohet fakti se ata, gjithsesi, përfaqësojnë një pjesë domethënëse të votuesve shqiptarë”, thuhet në një deklaratë të Ambasadës së SHBA.

“Për këto arsye, ne e kemi lavdëruar marrëveshjen e 5 qershorit, të arritur nëpërmjet bisedimeve ndërpartiake; përshëndetëm miratimin në Parlament në 23 korrik të kodifikimit të marrëveshjes së 5 qershorit; dhe nënvizuam gjithëpërfshirjen dhe transparencën me të cilat partitë arritën marrëveshjen e 5 qershorit duhet të jenë norma në marrjen e veprimeve të rëndësishme kombëtare”, thuhet në deklaratë.

“Partitë duhet të përfshihen në Këshillin Politik me mirëbesim. Drejtuesit përkatës kanë deklaruar se çdo veprim i Parlamentit nesër nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicioneve. Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre. Të gjitha partitë duhet të vazhdojnë të përfshihen, në mënyrë që ligjet të cilat do të miratohen në fund, të jenë rezultat i një procesi transparent dhe përfshirës, në interes të të gjithë popullit shqiptar, dhe që e çojnë vendin përpara në rrugën demokratike – ky është një detyrim që udhëheqësit shqiptarë e kanë përpara popullit shqiptar”, përfundon deklarata./atsh

Kim: Respektoni marrëveshjen e 5 qershorit, parlamenti kompetencë të miratojë legjislacionin Read More »

Rama: ‘Lali Erin në distancë e kam mbajtur, ishallah po e kalon lehtë ai dhe s’ma ka lënë mua stafetën’

Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Lezhës ka folur për infektimin nga COVID-19, të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sebashku me drejtoreshën e AZHBR, Frida Krifca, në inspektimin e një thertoreje, Edi Rama kërkoi nga punonjësit që të ruajnë distancën në ambientet e jashtme dhe ne ato të brendshme të mbajnë maska.

Kryeministri tha edhe ai ka mbajtur distancë nga Erion Veliaj, të cilit i ka uruar shërim të shpejtë, por duke e kaluar dhe me një batutë teksa tha se shpresonte mos ia kishte ngjitur atij infeksionin.

“Distancë në ambientet e jashtme dhe maskat në ambientet e brendshme dhe jeni në rregull. Edhe Lali Erin në distancë e kam mbajtur, ishallah po e kalon lehtë ai dhe s’ma ka lënë mua stafetën”, tha Rama.

Rama: ‘Lali Erin në distancë e kam mbajtur, ishallah po e kalon lehtë ai dhe s’ma ka lënë mua stafetën’ Read More »