Aktualitet

Helikopteri i Forcave Ajrore Shqiptare bën ulje të detyruar!

Një helikopter i Forcave Ajrore Shqiptare ka bërë ulje të detyruar në një nga zonat e Toscanas në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se mjeti fluturues ishte nisur nga Franca drejt Shqipërisë por në një moment ka pësuar avari duke bërë zbritje urgjente në Casentino.

Ngjarja është rregjistruar mëngjesin e kësaj të enjte. Helikopteri kishte në bord katër anëtarë.

Mësohet se mjeti ajror pësoi nxehje të pjesëve motorrike. Fillimisht helikopteri u pa nga një banor i komunës Poppi, i cili lajmëroi edhe karabinierët. Këta të fundit pas konstatimeve të para thanë se nga ky rast mund të kishte ndodhur edhe një tragjedi.

“Shkathtësia dhe gatishmëria e pilotit shmangën më të keqen. Nuk ka dëmtime në mesin e anëtarëve të ekuipazhit, dhe as në mesin e popullatës, nuk ka dëmtime në strukturat”, tha polica italiane.

Helikopteri i Forcave Ajrore Shqiptare bën ulje të detyruar! Read More »

Mora vesh, se Aziz Ndreu ndërroi jetë sot! – Nga Luli Progni

Nga Luli Progni

Mora vesh me dhimbje, se Aziz Ndreu ndërroi jetë sot!
I shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve, bashkë me pjesëtarët e stafit që punuan për realizimin e filmit “Azizi” dy vite më parë.
Për fëmijët e tij është humbja e prindit, për ne është humbja e një njeriu me atribute të mëdha në dokumentimin e historisë së shqiptarëve në kohën e diktaturës, të jetuar nga ai dhe të rrëfyer si rrallëkush të vërtetën për krimet e komunizmit në Shqipëri.
Azizin e përzgjodha si një prej dëshmitarëve kryesorë për skenarin e filmit Azizi dhe gjatë intervistave të gjata, ende e mbaj mend zërin e tij të butë, rrëfimin e detajuar dhe lotët që fshinte shpesh me shaminë e bardhë.
Azizi është fëmija që u dënua me internim në kampin e Turanit dhe Tepelenës, u rrit e u burrërua brenda telave me gjemba, e atje mësoi të shërbejë si infermier duke u përpjekur t’ju jepte sa më shumë shpresë bashkëvuajtësve të tij, të marrë peng padrejtësisht nga shteti komunist. Ai iu shërbeu me shpirt qindra fëmijëve, grave e të moshuarve të internuar në kampin e Tepelenës dhe pa me sytë e tij, tek ndërronin jetë shumë prej tyre, mes të cilëve edhe e ëma.
Por, Azizi e vazhdoi betejën e tij për të shpëtuar sa më shumë jetë të kërcënuara nga tifo dhe dizanteria që kishte pllakosur në kamp.
Aziz Ndreu më rrëfeu për kampin e Tepelenës, histori që nuk mund të harrohen, atje ku vuajti edhe nëna ime, atje ku kaluan vite të mundimshme qindra familje shqiptare.
Azizi do të mbetet për mua një ndër personazhet më të veçanta, me një kujtesë unike, që nuk deshi në asnjë moment të më rrëfejë vuajtjen e tij, por të bashkëvuajtësve të tjerë.
U prehtë në paqe!

Mora vesh, se Aziz Ndreu ndërroi jetë sot! – Nga Luli Progni Read More »

Veliaj mesazh kryeministrit Rama: Do ta mund këtë flamë e do ju ribashkohem edhe më i fortë!

Ndonëse i prekur nga COVID-19, kryebashkiaku Erion Veliaj, i ka përcjellë mbrëmjen e sotme një mesazh falënderues kryeministrit Rama, edhe në shenjë mirënjohjeje.

“Mirënjohje nga zemra për gjithë mbështetjen tuaj në këtë vit të parë të mandatit të dytë.Nuk ka qenë aspak vit i lehtë me dy tërmete dhe pandeminë, që vijon të na ngërthejë ende sot, por Tirana nuk e ka ndalur për asnjë çast transformimin e saj falë jush. E për këtë jam çdo ditë krenar!”, ka shruar në mesazhin e tij Veliaj.

“Do të vijojmë të punojmë për qytetin e ëndrrave, me po të njëjtën dashuri si ditën e parë. Do ta mund këtë flamë e do ju ribashkohem edhe më i fortë! Bashkë!”, shkruan Veliaj.

Prej tre ditësh kryebashkiaku i Tiranës është i izoluar në banesë, pasi rezultoi pozitiv me COVID-19.

Veliaj mesazh kryeministrit Rama: Do ta mund këtë flamë e do ju ribashkohem edhe më i fortë! Read More »

Kalo: ‘Ne kurdoherë e në çdo rrethanë Bajram e Pashkë i kemi festuar e do t’i festojmë bashkërisht’

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, iu drejtohet me një mesazh të gjithë shqiptarëve me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“KOHË KOVIDIANE…..Miq, të afërm, kolegë, dashamirës e bashkëkombas kudo që frymoni në këto kohë të kësaj “flame mbarëbotërore”….Pavarësisht kushteve jo të zakonëshme që na imponon in.feksioni Sars-Cov2/Covid-19, KURRË të mos harojmë të urojmë njëri tjetrin për këtë festë të lumnueme, sepse NE kurdoherë e në çdo rrethanë BAJRAM e PASHKË i kemi festuar e do t’i festojmë bashkërisht….Jemi të gjithë bijë e bija të Trojeve Arbërore….Together forever!!!”, shkruan Kalo.

Kalo: ‘Ne kurdoherë e në çdo rrethanë Bajram e Pashkë i kemi festuar e do t’i festojmë bashkërisht’ Read More »

Miratohen në Kuvend ndryshimet kushtetuese

Tej pritshmërive rezultati i votimit të deritanishëm në Parlament.

Teksa shumë pyetje u ngritën nëse Rama do i bënte votat e nevojshme për Ndryshimet Kushtetuese, tanimë duket se nuk ka më pikëpyetje.

106 vota PRO ndryshimeve Kushtetuese, 10 kundër ndërsa 6 kanë munguar në seancë.

Votimi i sotëm i hap rrugë hapjes së pjesshme të listave dhe një formule të re për koalicionet që do duhet të dalin në zgjedhjet e 2021-shit me një listë unike kandidatësh për deputetë.

Miratohen në Kuvend ndryshimet kushtetuese Read More »

Anita në krahët e Ramush Haradinajt: ‘Dashuria edhe nuk të lë me prekë në tokë’

Anita Haradinaj publikon fotografi romantike me Ramushin nga pushimet: Dashuria edhe nuk të lë me prekë në tokë.

Çifti i njohur, Ramush Haradinaj dhe Anita Muçaj-Haradinaj, janë duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në bregdetin shqiptar.

Ata po kalojnë kohë të mirë pranë njëri-tjetrit në këto ditë të nxehta, larg aktiviteteve të përditshme.

Disa nga momentet e këndshme që po i kalojnë së bashku, dyshja nuk kanë hezituar që t’i ndajnë edhe me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Ka qenë moderatorja e lajmeve në RTK, ajo e cila ka publikuar së fundmi një fotografi romantike me bashkëshortin e saj në InstaStory.

Ajo dukej e lumtur teksa mbahej në krah nga Ramushi dhe i dhuron atij një puthje të zjarrtë.

“Dashuria edhe nuk të lë me prekë në tokë”, shkroi Anita në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Çifti janë prindër të tre fëmijëve dhe janë komentuar shpesh në media për jetën që bëjnë.

Anita në krahët e Ramush Haradinajt: ‘Dashuria edhe nuk të lë me prekë në tokë’ Read More »

Kush janë 10 opozitarët e rinj që s’dhanë votën për hapjen e listave

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar pak më parë ndryshimet kushtetuese, për hapjen e listave dhe unifikimin e kandidatëve në listat e koalicioneve zgjedhore.

106 vota PRO, 10 kundër, ndërsa 6 kanë munguar në seancë. Gjithsej në votim kanë marrë pjesë 116 deputetë. Ajo që bie në sy nga votimi është se asnjë socialist nuk ka votuar kundër këtyre ndryshimeve.

Kështu, kanë votuar kundër opozitarët e rinj:

-Adriatik Alimadhi, kundër;

-Fatjona Dhimitri, kundër

Gjetan Gjetani, kundër

-Kujtim Gjuzi, kundër

-Elda Hoti, kundër

-Lefter Maliqi, kundër

-Erion Piciri, kundër

-Artur Roshi, kundër

-Zef Shtjefni, kundër

-Suzana Topi, kundër

Ndërkohë, s’kanë marrë pjesë në seancë për shkak të Covid-19 deputetët Ralf Gjoni, Elio Hysko dhe Enver Roshi, ndërsa kanë munguar për arsyet e tyre:

-Alma Borova, mungon

-Eneda Papllani, mungon

-Ligoraq karamelo, mungon.

Votimi i sotëm i hap rrugë hapjes së pjesshme të listave dhe një formule të re për koalicionet që do duhet të dalin në zgjedhjet e 2021-shit me një listë unike kandidatësh për deputetë. Që do të thotë se nëse PD e LSI bashkë me partitë e tjera do bëjnë koalicion bashkë, do të duhet të dalin me një listë të përbashkët emrash kandidatësh.

Kush janë 10 opozitarët e rinj që s’dhanë votën për hapjen e listave Read More »

Rama përkujton Luan Hajdaragën: Njeri i ditur, burrë i paqtë mbronte qëndrimet e PS-së pa kërkuar në këmbim kurrgjësend

Kryeministri Edi Rama përkujtoi sot në rubrikën homazh, ish-ministrin e Mbrojtjes, Luan Hajdaraga.

“Luan Hajdaraga shte babaxhan. Njeri i ditur, burrë i paqtë me humor dhe i tavolinës, Lakja lehtësonte edhe situatat më të ndera në tryezë, kur brenda familjes sonë politike kishte sherre nga ato të mëdhatë fare, të kohës kur ambiciet e protagonizmat individuale, kishin shpërthyer si breshër mbi kokën e Partisë Socialiste”, – shprehet Rama.

Kreu i qeverisë tregon se “çdo të mërkurë kur mblidhej qeveria, Lakja dhe unë ishim rregullisht disa minuta para orarit në vendet përkatëse, e në pritje të fillimit të mbledhjes, si zakonisht me vonesë të konsiderueshme, këmbenim biseda nga më të ndryshmet. Ai ishte ministër i mbrojtjes në atë kohë dhe në atë karrige e zuri edhe lufta e Kosovës, të cilën e përjetoi me një ndjenjë përgjegjësie aq të madhe sa shpesh përhumbej fare, e i thosha me të qeshur, “Lërja Natos mor burrë t’i drejtojë bombardimet, mos i bëj të gjitha vetë!””.

Aq i mirë ishte Lakja me të gjithë, vijon Kryeministri, sa të gjithë e thërrisnim emrin e tij në bisedat që nuk ecnin kollaj për shkak të marrëdhënieve të acaruara, qoftë me Fatosin dikur e qoftë me Ilirin më pas, e automatikisht vinte buzëqeshja e nisnin historitë e të ngrënave heroike dhe batutave epike të Luan Hajdaragës.

“Nuk di ndonjë rast që Lakja t’ia ketë prishur dikujt a të jetë prishur me dikë, deri ditën që u nda nga jeta si sot një vit më parë. Edhe në largimin e tij nga rangjet e larta të partisë ai ishte si pakkush i pahatërmbetur, më shkruante hera – herës opinionet e tij, me dashamirësi të madhe e sens politik të qartë. Nuk ia përtonte asnjëherë as intervistave e debateve televizive kur e ftonin të merrte pjesë dhe ashtu babaxhan, mbronte qëndrimet tona pa kërkuar kurrë në këmbim kurrgjësend”, – thekson Rama.

Më tej Kryeministri tregon se “e takova në spital kur sëmundja kishte nisur ta vinte poshtë dhe ashtu i penguar në frymëmarrje, më tha mos ki merak, deri në fund me vete më ke”.

“Nuk takoheshim shpesh, por kur më shkon mendja tek Luani edhe sot e gjithë ditën që ai s’është më, më vjen të buzëqesh nga mendimi se edhe në atë botë ai me siguri ia kalon mirë edhe me ëngjëjt edhe me djajtë”, – përfundon Rama/atsh

Rama përkujton Luan Hajdaragën: Njeri i ditur, burrë i paqtë mbronte qëndrimet e PS-së pa kërkuar në këmbim kurrgjësend Read More »