Dita e sotme do të karakterizohet nga mot me diell dhe temperatura të larta në pjesën më të madhe të vendit, por priten edhe reshje të dobëta në disa qarqe.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, priten reshje të dobëta ose lokalisht të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Dibër dhe Durrës.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 31°C
në vendet e ulëta: 20 / 36°C
në vendet malore: 16 / 32°C
ERA
Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet.
Mjeku anestezist Roland Xhaxho ka folur për situatën e koronavirusit në vendin tonë duke treguar se mund të vazhdojë edhe në muajt në vijim duke rritur numrin e vik timave dhe pacientëve që kanë nevojë për intubim. Në një intervistë për Fax News, Xhaxho u shpreh se ashtu siç të dhënat e kanë treguar, sëmundja nuk njeh moshë dhe mund të prekë moshat e reja.
“Unë supozoj që kjo situatë do të vazhdojë dhe në muajt e tjerë duke pasur nga dy apo tre të intubuar çdo ditë dhe fatkeqësisht për ta pohuar, çdo ditë 2 ose 3 humbje jete që mund të jenë personel mjekësor, njerëz të thjeshtë, të gjithë ata njerëz të cilët nuk i kanë respektuar rregullat apo që janë të sëmurë më para, të paditur që janë të sëmurë dhe me shumë probleme të tjera të shëndetit të tyre.
Njerëz që nuk kanë bërë check upin, të rinj që janë imunë, kanë sëmundje të tjera apo ndodhen në një ambient ku virolenca e virusit është shumë e lartë dhe organizmi nuk ka mundësi ta përballojë ashtu siç ka ndodhur”, u shpreh mjeku.
I pyetur për vendosjen e karantinës për herë të dytë, mjeku i shpreh se është e rëndësishme që qeveria të ndërmarrë hapa të tjerë pasi izolimi do të shkaktonte dëme shumë të mëdha ekonomike për vendin tonë.
“Nëse vendosim karantinë, do të shkaktonte dëme shumë të mëdha ekonomike dhe ajo që është më e rëndësishme është që, ashtu siç e tregojnë studimet, kjo do të vazhdojë për 2 vjet. Zotësia e qeverisë do të jetë që ta bëjë në një shtrirje sa më të gjatë në mënyrë që sistemi jonë shëndetësor të ketë mundësi të suportojë me rastet që mund të paraqiten në terapi intensive apo të kenë nevojë për intubim që të jetë më e lehtë për mjekët.
Se nëse kemi 30 të sëmurë, sistemi jonë shëndetësor nuk ka mundësi të përballojë se janë të pakët mjekët anestezisë. I sugjeroj qeverisë që ta shtrijë në kohë duke tërhequr, duke bllokuar aktivitete në mënyrë që të kemi një mundësi në mënyrë që neve sistem shëndetësor ti përgjigjemi kërkesave të popullsisë”, tha Xhaxho.(A.M/Faxweb.al)
Pas Kryesisë, ishte dhe Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike që miratoi përbërjen e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve për deputetë të PD, pjesë e të cilit janë personalitete politike të PD dhe përfaqësues të shoqërisë civile e botës akademike.
Sipas vendimit të Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar, Komisioni përbëhet nga:
-Bujar Nishani, Kryetar i Këshillit Kombëtar, ish President i Republikës, ish ministër
-Besnik Mustafaj, ish Ministër i Jashtëm, themelues i PD
-Genc Ruli, ish ministër, themelues i PD
-Enriketa Papa, pedagoge dhe historiane, studiuese e krimeve të komunizmit
-Mark Marku, pedagog, ish deputet
Komisioni i Vlerësimit, si një strukturë e besueshme dhe me integritet, do të bëjë seleksionimin e kandidatëve të propozuar për deputetë nga anëtarësaa e PD.
Sipas PD, kjo është hera e parë në Shqipëri, kur kandidatët nuk përzgjidhen nga Kryetari i Partisë, por propozohen direkt nga anëtarësia dhe, më pas, seleksionohen nga një komision i posaçëm për t’iu dërguar sërish anëtarësisë për vendimmarrje.
Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve, që po aplikon PD, është risi në politikën shqiptare dhe në gjithë rajonin tonë
Procesi, ku anëtarësia e PD u përfshi, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm me propozimin e një numri të madh kandidatësh, u vlerësua nga kryetari Basha për gjithëpërfshirjen dhe demokratizimin e mëtejshëm të funskionimit të PD.
“Emrat e propozuar nga anëtarësia përbëjnë një korpus të rëndësishëm për administrimin e qeverisjes që shqiptarët do t’i besojnë PD-së dhe aleatëve të saj në zgjedhjet e ardhshme. Përmes këtij procesi, ne kemi të identifikuar jo vetëm ata që do të përzgjidhen për kandidatë për deputetë, por edhe drejtues të qeverisjes vendore, këshillave bashkiakë dhe qeverisjes qendrore. Më të mirët e më të mirëve për të sjellë ndryshimin që presin shqiptarët, zhvillim dhe punësim”, u shpreh lideri i opozitës Lulzim Basha, gjatë mbledhjeve të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar.
Anëtarësia do ta thotë fjalën e saj përsëri në shtator, kohë kjo, kur, siç u shpreh Lulzim Basha, opozita nis, de facto, fushatën elektorale për të mos u ndalur deri në fitoren e zgjedhjeve.
“Muaji gusht do të jetë muaj pune intensive. Krahas përzgjedhjes së kandidatëve ne do të finalizojmë programin qeverisës të vendit, do të ngremë strukturat drejtuese të fushatës elektorale dhe organizojmë partinë për zgjedhje, duke nisur nga qendra e votimit e deri tek selia qendrore në Tiranë. Në shtator nisim fushatën elektorale, e cila do të mbyllet me fitoren e zgjedhjeve dhe hapjen e një kapitulli të qeverisjes për qytetarët dhe me qytetarët”, u shpreh Basha.
PD zbulon anëtarët e komisionit që do të zgjedhin kandidatët për deputetë, rikthehen Ruli dhe Mustafaj
Sipas astrologëve, këto janë katër shenjat e horoskopit që tundohen më shpejt se të tjerat.
Dashi
Të lindurit në shenjën e Dashit shpesh e lënë veten të kapen nga nxitimi dhe për këtë arsye rrallë vendosin t’i rezistojnë një tundimi. Në veçanti, ata nuk mund të mos i nënshtrohen tundimeve pasionante, kjo është arsyeja pse ata shpesh e gjejnë veten duke vuajtur nga dashuria.
Luani
Luani është përgjithësisht një shenjë shumë e rezervuar dhe gjithmonë me kokën lart. Por ai ka një pikë të dobët, e cila e detyron atë të heqë dorë nga tundimet. Kur bëhet fjalë për blerje të reja, Luani nuk mund të kursejë asnjë shpenzim, ai do të blinte gjithçka, madje edhe gjëra krejtësisht të padobishme. Ata nuk kanë kontroll dhe ky tundim mund të ketë edhe pasoja negative ekonomike, pasi ata do të ishin në gjendje të blinin një dyqan të tërë, duke e boshatisur gjithë llogarinë.
Akrepi
Nuk është e vështirë të identifikosh pikën e dobët të një Akrepi, pasi e dimë se është një shenjë shumë pasionante dhe për këtë arsye i lejon vetes të joshet nga kënaqësitë trupore. Ai do të ishte i gatshëm për çdo lloj përvoje që të kënaqë veten dhe të bjerë shumë lehtë në tundim, nuk ka absolutisht asnjë nevojë për ta bindur atë. Përkundrazi, askush nuk mund ta ndalonte.
Shigjetari
Ata që lindin nën shenjën e Shigjetarit, ashtu si Luani, tundohen lehtësisht nga blerjet. Edhe ata janë të prirur që të blejnë vazhdimisht gjëra të reja, edhe nëse nuk u duhen ato, dhe çdo herë do të ishte e përshtatshme që t’i shoqëronte dikush për të bërë blerje të reja, përndryshe ata do të shpenzonin një pasuri të tërë në objekte plotësisht të padobishme, vetëm për kënaqësinë e blerjes. /noa.al/
Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e ka nisur gushtin si kohë pushimesh aventure. Ai shfaqet në disa foto teksa eksploron disa vende pak të rrahura nga turizmi në jug të vendit.
Duke demonstruar muskujt në përshkrimin e tij, Tahiri shfaqet në Kuç e Gusmar e deri “te Jaho Xhebra 💪💪💪”, siç shprehet ai.
Pasi ka vizituar Kuçin ai ka rendur drejt Gusmarit, një fshat piktoresk, tipik për turizëm aventure në Kurvelesh.
Aktualisht Tahiri nuk është më i përfshirë në politikë, pasi Partoa Socialiste i bëri dalje pak vite më parë kur u përball me akuza serioze penale në një proces gjyqësor që nuk ka të mbaruar. /noa.al/
Pas temperaturave përvëluese, javën e ardhshme priten ditë me shi.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, pjesa më e madhe e javës do karakterizohet nga ulje e ndjeshme e temperaturave.
-Dita e hënë do të ketë mot kryesisht të kthjellët, vranësira të pakta të përqendruara përgjatë relieveve malore. Reshje shiu të izoluara përgjatë maleve në Juglindje të vendit.
-Dita e martë do të nisë me mot të kthjellët e shtim gradual të vranësirave deri të dendura.
-Dita e mërkurë do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit fillimisht në Veriperëndimin e gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në Jugperëndim të vendit reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
-Dita e enjte do të vijojë me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare dhe intensitet deri mesatar në pjesën tjetër të vendit.
-Dita e premte do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat në mesditë do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal përgjatë vijë bregdetare. Në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era do të jetë nga Jugperëndimi –Veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa ditën e martë dhe të mërkurë do të fitojë intensitet deri në 15-20m/sek. /noa.al/
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë reagimin e parë, në më shumë se 24 orë, pas ndarjes nga jeta të nënës së tij, Anetës.
Rama ka përzgjedhur disa vargje një ditë dhe një mesazh pas lamtumirës krahas një fotoje, kur ishte fëmijë, në krahët e nënës.
Mesazhi i plotë i kryeministrit Edi Rama:
Mund të derdhësh lot pse iku
Ose mund të buzëqeshësh sepse jetoi
Mund të mbyllësh sytë e të lutesh që të kthehet
Ose mund t’i hapësh e të shohësh gjithçka të ka lënë
Zemra jote mund të jetë bosh sepse nuk e sheh dot më
Ose ti mund të jesh plot me dashurinë që ndave me të
Mund t’ia kthesh shpinën të nesërmes dhe jetosh në të djeshmen
Ose mund të jesh i gëzuar me të nesërmen për çka ishte e djeshmja me të
Mund ta kujtosh atë vetëm për ikjen e saj
Ose mund të kujdesesh për kujtimin e saj që ajo të jetojë në të
Mund të qash e të mbyllesh në vete, bosh e me kurriz nga bota
Ose mund të bësh atë që nëna do të donte: Të hapësh sytë, të qeshësh, të duash dhe të ecësh përpara
***Edhe në emër familjes sonë lejomëni t’ju falenderoj përulësisht, për praninë tuaj të paçmueshme përmes mesazheve të pafundme e luleve të panumërta, që disi e lehtësuan peshën ndrydhëse të boshllëkut tonë të pangushëllueshëm.
Duke ju kërkuar një ndjesë të thellë për të qenit i pamundur t’ju përgjigjem, ju uroj me shpirt të gjithë atyre që jetojnë me këtë boshllëk, të rrojnë sa më gjatë që ta kujtojnë nënën e tyre dhe të tjerëve që kanë fatin ta kenë pranë yllin e shtëpisë, t’i kenë nënat sa malet dhe t’i gëzohen sa më shumë dritës së tyre, të pakonkurueshme as nga dielli e nga vetë yjet e qiellit.