Situata epidemiologjike paraqitet me rritje te numrit të të prekurve nga Covid 19 dhe me shtrime të reja në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 474 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 123 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.
Në total në të gjithë vendin prej fillimit të epidemisë janë kryer 42.183 testime molekulare dhe serologjike, ndërkohë vijon gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik nga strukturat e epidemiologjisë në të gjithë territorin.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3018, që nga fillimi i epidemisë.
2335 raste aktive rezultojnë në të gjithë vendin dhe po ndiqen nga mjekët e familjes.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 120 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.
Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetare nga Shkodra; një 47 vjeçare, një 51 vjeçare, një 72 vjeçare, me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Kanë humbur jetën fatkeqësisht edhe 2 qytetarë nga Tirana; një 65 vjeçar pa sëmundje të tjera dhe një 70 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
59 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 11 në Fier, 10 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, Mat, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, Kukës, Berat, Kamëz, nga 1 rast në Devoll, Elbasan, Has, Vlorë, Kolonjë, Malësi e Madhe.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tuneli i Llogorasë do të ndërtohet me fondet e buxhetit të Shtetit.
Në buxhetin e rishikuar për vitin 2020 është parashikuar një shtesë fondi prej 150 milionë lekësh për studimin e fizibilitetit dhe hartimin e projektit të detajuar inxhinierik për Tunelin e Llogorasë. Në total shuma që qeveria ka akorduar për këtë projekt llogaritet 750 milionë lekë.
Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj bëri të ditur dy ditë më parë se këtë vit parashikohen fondet në buxhet për projektin e kësaj vepre të rëndësishme në infrastrukturën e vendit.
Ndërsa në buxhetin afatmesëm, tha ai, konkretisht në 2021 parashikohet një fond prej 4 milionë lekësh për nisjen e punimeve për ndërtimin e tij.
Tuneli i Llogorasë është pjesë e paketës së madhe të infrastrukturës në mbështetje e shërbim jo vetëm të qytetarëve, por edhe të strategjisë për zhvillimin e turizmit që qeveria ka.
Tuneli llogaritet të ketë një kosto prej rreth 150 milionë eurosh për ndërtimin e tij.
Me këtë vepër aksi Orikum-Palasë do të përshkohet në vetëm 10 minuta, ndërkohë që sot përshkohet për 55 minuta.
Tuneli i Llogorasë do të ketë një gjatësi prej 5.9-6 km, do të lëvizet me shpejtësi 50-80 km orë , do të ketë karrexhatë me dy sense dhe 1 tunel emergjence.
Udhëtimi nga Ura e Shën Elizës deri tek Ura e Palasës do të bëhet për 7-10 minuta.
Qeveria shqiptare hapi më 20 qershor garën për projektin inxhinierik për ndërtimin e tunelit të Llogorasë, i cili do të ndërtohet me fondet e buxhetit të shtetit./atsh
Ndërron jetë ish-kryetari i klubit të basketbollit “Prishtina”, Veton Kajtazi.
Kajtazi ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.
Kajtazi ishte kontribues i madh i klubit nga kryeqyteti i Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një njoftimi të publikuar mbrëmë nga KB Prishtina.
“Të dashur qytetarë të Prishtinës dhe adhurues të Klubit të Basketbollit Prishtina,
Me dhembje të thellë ndajmë me ju lajmin e hidhur se para pak çastesh ndërroi jetë ish kryetari dhe anëtari i bordit të klubit Veton Kajtazi.
Vetoni mbi 3 dekada ishte ndër kontribuesit më të mëdhenj të klubit tonë dhe të tij të zemrës. Mendja dhe zemra e tij gjithmonë punonin për Prishtinën. Intelekti dhe kultura e jashtëzakonshme që zotëronte e kanë veçuar personalitetin e tij në çdo situatë, madje edhe në ditët më të vështira të funksionimit të klubit, për të cilin nuk kurseu asgjë nga vetja.
Energjia, pozitiviteti dhe konstruktiviteti që ai rrezatonte në çdo çast e kanë bërë të jetë njëri nga njerëzit më të dashur dhe më të respektuar të klubit, pikërisht ashtu siç e ka njohur një qytet i tërë i Prishtinës.
Humbja e tij do ta lë një zbrazëti të madhe tek të gjithë ne. Mbi të gjitha do të na mungojë zotnillëku dhe buzëqeshja e tij.
Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes lutemi që shpirti i Vetonit të pushojë ne paqe!”-shkruhet në njoftim./noa.al/
Duke i shprehur kryeministrit të vendit ngushëllime më të përzemërta, më duhet të kuptoj diçka. Është e papranueshme dhe jashtë çdo njerzillëku, që kur dikush vdes, ju e mallkoni.
E para, zonja vdiq dhe ajo nuk ishte kryeministre.
E dyta, urrejtjen ndaj kryeministrit e tregoni me votë.
Jeni ju që e keni zgjedhur, madje me një shumicë mbresëlënëse votash.
Urrejtjen tregojeni duke mos e votuar, duke e kritikuar, por jo duke e mallkuar se i vdiq nëna.
Nëna është njeriu më i dashur për këdo. Sado i keq të jetë dikush, nuk mund ta mallkosh tek nëna e vdekur.
Shqiptarë, sot po ju drejtohem jo si Shqipëri. Jeta nuk ka fitimtarë. Të gjithe do na vdesi nëna, të gjithë do vdesim vetë, por kthejeni pasqyrën nga vetja.
Ashtu si ju ndjeni dhimbje dhe ai ndjen. Mos shikoni vetëm bardh e zi. Është për të vënë ulërimën si e kemi humbur ndjeshmërinë. I vdiq nëna. Njeriu që i dha jetë. Vdiq një njeri. Lëreni ta qaj!
Bregdeti i Jugut njihet për bukuritë e tij të rralla dhe ujin e kristaltë.
Sot në ujin e kthjellët të Jalit janë parë disa ‘vizitorë’ të rinj.
Një grup delfinësh i kanë shtuar akoma më shumë bukurinë detit Jon, teksa shoqërojnë me kërcimet e tyre pushuesit që shkojnë me varkë në thellësi.
Video është publikuar nga Ledi Shamku, ku shihet një tufë delfinësh në Jalë! “Për të tjerët quhet Shqipëri, për miqtë dëshirë për t’u rikthyer, për ne quhet Shpirt,” shkruan Shamku.
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim ekskluziv nga Noa.al i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.
Dashi
Kjo nuk është koha ideale për dashurinë, do të ketë pasiguri. Mundohuni që të tregoheni të kujdesshëm dhe të bëni durim me ndjenjat. Në punë jeni në pritje të diçkaje dhe do të duhet shumë durim, por gjërat do të ecin më së miri.
Demi
Keni dëshirë për të dashuruar dhe jeni gati për një lidhje. Nëse jeni vetëm, ky është momenti për tu futur në lojë. Në punë, gjërat mund të mos ecin siç dëshironi, pasi mund të hasni në probleme të cilat do ju mundojnë për ti zgjidhur.
Binjakët
Jeni mjaft të lodhur, por mundohuni që të gjeni kohë për tu relaksuar. Në dashuri bëni mirë që të shmangni debatet. Në punë, parashikohen zhvillime të reja.
Gaforrja
Ju pret një ditë mjaft interesante për dashurinë, ku edhe ata që janë vetëm mund të kenë zhvillime premtuese. Sfera financiare do të hasë në vështirësi, ndaj bëni kujdes. Në punë mund të keni pengesa dhe vonesa.
Luani
Nëse në historinë që po jetoni ka diçka që nuk ju bind, mundohuni që të flisni, Në punë, mundohuni që të shmangni zënkat dhe polemikat. Bëni mirë që gjatë kësaj dite të mos lodheni.
Virgjëresha
Hëna do të ketë ndikim të favorshëm, por Venusi nuk do të jetë në anën tuaj. Mjaft mirë paraqitet sfera profesionale, ku problemet do mund të kalohen lehtësisht me pak më shumë përkushtim.
Peshorja
Në dashuri situata nuk paraqitet ndër më të mirat, por gjërat do të ecin më mirë. Momentalisht keni disa shqetësime që ju mundojnë. Në punë do të mendoni për më mirë, por mbani parasysh se për të marrë rezultatet e dëshiruara, duhet kohë.
Akrepi
Jeni nervoz dhe në gjendje ankthi, gjë që mund të shkaktojë debate. Këshillohet që ti shmangni debatet në dashuri. Në punë, situata nuk është ndër më të mirat dhe do të ketë dyshime.
Shigjetari
Raportet që do të lindin në këtë moment, shihen si mjaft të favorshme. Mund të përballeni me probleme që kërkojnë zgjidhje gjatë kësaj dite, shkruan noa.al. Në familje, mund të përballeni me debate.
Bricjapi
Në dashuri duhet të tregoheni të qartë. Nëse jeni nervoz dhe keni shqetësime, bëni mirë që të mos kapeni me partnerin/en. Nëse jeni të angazhuar në një aktivitet, do të keni mundësi që të rinisni.
Ujori
Kohëve të fundit keni ndryshuar dhe tashmë keni nevojë që të kuptoni nëse partneri/ja, ju kupton. Bëni mirë që të mos përballeni me çështjet ekonomike gjatë kësaj të diele.
Peshqit
Dashuria shihet mjaft e favorizuar gjatë kësaj dite, ku ndjenja të forta mund të ketë me të lindurit e shenjës së demit dhe akrepit. Nëse jeni duke çuar përpara projekte në punë, sigurohuni që të mos bëni gabime.
Kristi, vajza e Olsi Ramës, ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të gjyshes së saj, Aneta Ramës, me një mesazh në Instagram, bashkangjitur një fotografie kur e ndjera ishte e re.
“Nëna ime e bukur, do të të dua dhe do më mungosh gjithmonë”, shkruan ajo.
Aneta Rama u nda nga jeta sot, të shtunën e 1 gushtit, në moshën 82-vjeçare.
Lajmin e dha vetë kryeministri Edi Rama, i cili e quajti nënën e tij, ‘dritën e shtëpisë’.
Unë e kam takuar vonë teta Netën, në makinën e Edi Ramës, atëherë ministër Kulture. Zbriti në Kombinat, te varrezat. Pyetjes si do të kthehej në Tiranë, të të birit, që do të vazhdonte rrugën për në Vlorë, iu përgjigj: “E gjej vetë.” Rama, sapo ishte emëruar ministër Kulture dhe daljen e parë si i tillë, e bëri në qytetin ku kaloi fëmijërinë.
Aty afër shtëpisë së kohës kur mësoi notin në Vlorë, hipi në timonin e një autobusi të djegur dhe i premtoi qytetit që e donte siç do njeriu fëmijërinë e vet dhe e mbante në mendje si oborri me lule i shtëpisë së Anetës, në Vlorë.
Kohë më pas kur flisje me teta Netën për Vlorën, e kuptoje kollaj, pse Edi e donte qytetin. Ajo mbante mend çdo detaj, edhe vargjet e këngës së 45 kushtuar një fëmije që vdiq aksidentalisht, ndërsa ktheheshin nga koncertet e pasluftës. Kur ma tregoi dhe i thashë që ai ishte xhaxhai që nuk njoha kurrë, ajo u bë përgjithmonë e shtëpisë, për mua.
E takoja, pavarësisht humorit të Ramës, që nuk qe kurrë dy herë njësoj. “Mos ia merr për keq, kështu është ai. Ja sa iku sot, më pa me këtë fundin me lule; “Ç’e ke këtë?”, tha e nisi të tallej.
Po unë e njoh e nuk ia marr për keq. Sa më shumë do, aq më pak e tregon. ”
Teta Neta vetëm krenohej me të birin. Nuk e tregonte kurrë lëndimin, kur ia sulmonin djalin dhe prej djalit, atë vetë, kurrë. Erdhi një ditë, te Top Channel ku punoja, për të kërkuar një material arkive. Donte të padiste Berishën që e kishte fyer publikisht. Me këto gjëra mund të merrej fare mirë, zyra e shtypit e Ramës, po ajo i bënte vetë. “Boll punë ka Edi. Unë këtë e bëj për vete, për Kristaqin. Do e hedh në gjyq.”
Dhe u ul në tavolinën e fundit të kafes së Topit, e më tregoi për ndjenjën që i kishte shkaktuar fjala e Berishës, që ajo e njihte mirë. Ishte e dërmuar. Unë rrija e dëgjoja. Kur gjyqi u mbyll dhe ajo e humbi, m’u rikthye në kujtesë portreti i asaj dite, i Aneta Ramës, që me gjithë lëndimin, nuk ia linte barrën, as shkarkonte mërzinë të birit. “E gjej vete.”, -thoshte, ajo grua Vlore, që e pata shumë xhan njëherë e përgjithmonë, pas asaj dite kur e pashë të trishtuar, por të padorëzuar, me atë zërin karakteristik e portretin krenar, të pangatërrueshëm.
Ajo nuk merrte kurrë në telefon të thoshte diçka për të birin dhe punën e tij. Nuk besoj ta ketë bërë me askënd. Nuk ankohej, nuk kërkonte, nuk priste, nuk ndërhynte.
Një ditë i shkova në shtëpi kur ishte sëmurë. Më tregoi atë ditë për herën e parë të Edit në Greqi. “Sapo u hapën kufijtë dhe Edi shkoi te njerëzit e mi në Greqi. Po kur u kthye qe gjithë inat. “Po çfarë kanë ata më shumë se ne, që të jetojnë kaq mirë.”, më thoshte. Çfarë kanë grekët më shumë se shqiptarët?!” Nuk e pranonte dhe qe vërtet i tronditur, në vend të kënaqej, siç doja unë që ia këshillova të shkonte.”
Pastaj më tregoi fotot e të birit të vogël, që nuk ndryshoi kurrë. “Nuk u bë dot gojëmbël, por mbeti njeriu që atë që e mendon, ta thotë, pastaj e bën.”, më tha Aneta Rama në atë takim të fundit të gjatë me të. “Do të rrish për drekë, kam peshk nga Vlora.” -, tha në fund, po atë çast mori Zaho në telefon dhe unë ika, ndërsa e kam në sy, si atë ditë, ulur në divanin, e rrethuar nga fotot e fëmijëve të vegjël dhe dashurisë së saj të madhe, Kristaqit. Dikur më tregoi se nuk i pëlqente më të festonte ditëlindjen, që i përkonte me ditën e martesës, qyshkur iku i shoqi. Në ditën e lindjes së tij, edhe ajo vendosi ta shoqërojë përgjithmonë. Kur lexova lajmin, m’u kujtua dita kur e pashë të zbriste nga makina e të birit ministër, me një tufë lule për në varreza dhe zërin e saj: “E gjej vetë si kthehem.”
Nënat janë dashuria më e madhe që ka njeriu. Kur ato nuk kthehen më, është e vështirë. Për fat nënat nuk ikin kurrë. Janë diku, gjithmonë duke të vështruar nga lart dhe miratuar me kokë, çfarë ti bën dhe nuk bën. Ç’fat të kesh nënë të mençur.
Kam dashur gjithmonë ta intervistoj Aneta Ramën, po sikleti i zërave që na kompleksojnë: “Ja kjo, do e intervistojë se është nëna e Ramës.” Ah sa gjynah, që nuk e bëra.
U ula dhe shkrova dy fjalë për të, siç bëjmë, vetëm kur njerëzit ikin, se nuk dimë sa njerëzore është t’ua themi sa janë gjallë. Teta Neta, lamtumirë!