Aktualitet

Opozita në Kuvend: Duhet të marrin fund të paprekshmit

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri duke diskutuar për raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit Ilir Meta tha se çështja është nuk është se çfarë janë këta 55 deputet që kërkuan për shkarkimin e presidenti, por është çështja e tyre në raport me ligjin tek raporti i tyre me moralin, nderin dhe ndërgjegjen.

Valteri tha se “çfarë mund t’i thuash presidenti kur zhdekreton një ligj. Nuk ekziston në asnjë vend që presidenti të bëjë një zhdekretim. Një vit më parë, zhdekretimi i presidentit për ju ishte atentat ndaj demokracisë pasi tentoi t’i mohonte vendit zgjedhjet, sot një vit më pas mazhoranca ka tjetër mendim sepse ishte e paaftë ta çonte para përgjegjësisë shkelësin e Kushtetutës, e kanalizuan 30 qershorin në emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Nga shkelësi i madh i Kushtetutës, akuzat ndaj presidentit janë zbutur në çështje proceduriale nuk ka të bëjë me dekretin e 30 qershorit. Në fakt me zhdekretimin e 30 qershorit, Ilir Meta na ftoi të gjithëve të zgjidhnim mes tij që donte të digjnim Shqipërinë dhe mes atyre që po luftonin për ta shpëtuar Shqipërinë që e shpëtuan SHBA dhe BE”.

Në fund, Valteri tha se Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidenti u mbyll me turp.

Deputeti i opozitës parlamentare Korab Lita tha se shkarkimi i presidenti ia ka lënë radhën pranverës elektorale për të ndarë tepsinë.

“Unë nuk e kam përshëndetur këtë projektligj dhe sigurisht kam mbështetur rrëzimin e këtij projektligji me anë të dekretit. Mazhoranca nuk u bind për tërheqjen nga ky projektligj edhe pas shuplakës së marrë nga Komisioni i Venecias. Tërheqja nga ky projektligj nga mazhoranca nuk është as më pak as më shumë se sa pazari i radhës me Ilir Metën i cili drejton de fakto LSI”, tha ai.

Deputeti Edmon Stojku tha se Rama duhet të kërkojë falje pse e ricikloi Metën deri në krye të shtetit.

Stojku tha se “21 janari shënoi fundin e drejtësisë ndaj politikës dhe e ktheu në mit modelin e mitmarrjes. Ne jemi kundër raportit të kësaj shumice që nuk sjell asgjë të re. U shfrytë si tullumbace”.

Nga ana e tij, Kryetari i grupit demokrat në parlament, Myslym Murrizi tha se shumica nuk e shkarkon Ilir Metën, pasi janë ortakë me njëri-tjetrin.

“A ka ndonjë numër sa herë duhet ta shkelë ndonjë shtetar Kushtetutën për ta shkarkuar? Pse nuk e shkarkoni dot ju njëri-tjetrin, se jeni bijtë e së njëjtës nënë dhe ortakë së bashku në pushtet. Si mund ta shkarkoni ju zv/ kryeministrin dhe më pas kryeministrin deri kur krijoi LSI-në. Si mund të shkarkoni ju ortakun e 1 prillit, te aleanca e Lalzit. A shkarkohet ai që u mori 50% pushtet dhe para se të ikte e dorovitët me 40 mln euro shkarje dheu te Rruga e Elbasanit. Ju keni qenë bashkë me atë dhe jeni ortakë të mrekullueshëm. Ju e ngritët Komisionin për të ngritur adrenalinën e militantëve, ai ua ktheu në 2 mars. Unë do të votojë pro shkarkimit të Presidentit, të paktën t’i qëndronit moralisht firmës suaj”, tha Murrizi./atsh

Opozita në Kuvend: Duhet të marrin fund të paprekshmit Read More »

Humb jetën shoferi i Ministres/ Spriopali: S’kam më as lot

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas ndarjes nga jeta të shoferit të saj i cili ishte inf ektuar me Covid.

Spiropali tregon se e ka tro nditur shumë lajmi për ndarjen nga jeta të shoferit të saj që e shoqëronte prej 1 viti e gjysmë.

“Kur komandanti i Gardës më solli jetëshkrimin me fotografinë tënde, e kuptova menjëherë që ishe i duhuri. Rrezatoje përkorësi, fisnikëri, mirësi.

12 orë në ditë, për 1 vit e gjysëm, më shoqërove kudo, i duruar, i vëmendshëm, i kujdesshëm. Çdo ditë sillje maskat, ujin, i vendosje tek dera e makinës, më tërhiqje vërejtje se pija pak.

E thoje me krenari që s’kishe pirë kurrë një aspirinë. Kur më lajmëruan që ke humbur vetëdijen dhe të kanë int ubuar, tronditja ishte aq e madhe sa nuk nxorra dot asnjë fjalë.

Vetëm lot që rridhnin pa kontroll. Sot, që ky virus i pab esë të mori fr ymën dhe jetën, s’kam më as lot. Nalta të adhuronte, çdo njëri nga ne që të njohu të donte dhe të respektonte.

Na ke tron ditur dhe trishtuar thellësisht. Për familjen tënde nuk ka ngushëllim, por ne do iu gjendemi gjithmonë! Prehu i qetë, Gani! Dritë pastë shpirti yt i mirë!”, shkruan Spiropali.

Humb jetën shoferi i Ministres/ Spriopali: S’kam më as lot Read More »

Kuvendi i Shqipërisë merr vendimin final për Ilir Metën

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 78 vota pro, 17 kundër dhe 8 abstenim raportin e hartuar nga relatorja socialiste në Komisionin Hetimor për presidentin Ilir Meta.

Në këtë mënyrë Presidenti Meta ka shpëtuar zyrtarisht nga shkarkimi.

Historia e një viti debat u mbyll sot me rekomandimin për të bërë një ligj organik për institucionin e kreut të shtetit.

Raporti u miratua vetëm me votat e shumicës socialiste, pasi opozita parlamentare votoi kundër, duke kërkuar shkarkimin e Ilir Metës.

Kuvendi i Shqipërisë merr vendimin final për Ilir Metën Read More »

87-vjeçarja, 30 vjet në vetmi/ ‘Nuk mbaj mend kur ka qenë njeri këtu’

Dita po i shkon në mendime, e të vetmen mbrojtje e gjen tek perëndia. Vetmia e ka lodhur shumë, e kjo është fraza të cilën e përsërit më së shpeshti.

Brenda katër mureve, e vetme për 30 vjet, shoqëri po i bëjnë vetëm pulat e një qen. E edhe për këta po kujdeset vet. Shtëpinë vështirë po e ngrohë ditëve të ftohta. Dimri i është bërë armik, e jeta po i bëhet çdo ditë e më e pamundur, nuk din kujt t’i drejtohet. 30 vjet frikë, skamje, e lodhje nga mosha.

Kjo është jeta e 87-vjeçares nga fshati Rakoshë e Istogut. Në jetë nuk pati gati askënd që të kujdeset për të. Po jeton krejt e vetme, e pensioni që merr nga shteti, mezi arrin shumën 90 euro.

Ato pak të ardhura vështirë i menaxhon. Nuk mund të blejë gati asgjë, e kur mbet pa ushqim, të vetmen dëshirë e ka që të arrijë të blejë barnat.

“Veç me perëndinë, nuk i kam hjek mendtë prej tij kurrë…Vetëm pasha Zotin qishtu moj motra jem, vetëm. Me halle, me derte. Komshia pasha Zotin e kam thy dorën qitash tash bëhet mot-mot asnjë nuk është ardh me ma qel derën. Shkova me ju qit pulave, ka erdha, u rrëzova e theva dorën”, rrëfen ajo.

Jeton në një dhomë, ku skutat janë mbuluar nga myku. Nënë Zoja të rralla i ka takimet me njerëz, ka harruar edhe kur për herën e fundit e kishte vizituar dikush në shtëpinë ku ajo po jeton që 20 vjet, raporton Kosova Press. Fytyrën ja kanë mbuluar rrudhat e pleqërisë, e derisa flet për jetën e saj të vështirë, nuk i pushojnë lotët.

“Paj vallahin po, një re e kunatit vjen kajher, më këqyr qitu, a po muj me bo bukën, se vallahin shumë herë kur të qet në tepsia diçka, ma bjen. Unë po i them mos ma bjerë. Shporetin e kam, dru jo. Vet nuk muj me i bajt, qishtu”, shton ndër të tjera ajo.

Ndonëse e ka lodhur shumë jeta, e moshuara nga Istogu çdo ditë ka nevojë për përkujdesje. Ishte ithtuar shumë me disa punëtorë, kur disa bamirës nga Istogu kishin mbledhur disa ndihma për t’ia rregulluar banjon.

“Vallahen nuk ma kanë hijdis mirë, ma kanë lon pa derë, ata punëtorët”, flet ajo.

Po duhet edhe t’i kufizojë nevojat e saj, pensioni që merr nga shteti, mezi arrin shumën 90 euro. Këto të ardhura më shumë po i shkojnë në barna. Nuk harron asnjëherë të përmend drutë për dimër, sepse thotë se po i frikësohet shumë ditëve të ftohta dimri.

“Në muaj unë i marr 90 euro, çka me bo me to. A me ble harq, a me ble barna. Barnat turlifare i kam qaty. Vallahi po duhet me i kursye, barnat vallah, barnat e shtrenjta. Gjakun e altë. Janë radhit do sene, po tash dertin për dru, rryma po nalet, që dje gjithë ditën u ndal, sot tre orë u nal, qitash u ardh”, shton nënë Zoja.

Tërë jetën e kishte kaluar në bjeshkë, thotë se jetën ia zgjati puna që e kishte bërë. Nuk i pushojnë lotët, kur tregon se si ia kishin “vjedhur” lopët e delet që po i mbante.

“Sa i kam pas delet e lopët dilsha në bjeshkë….po m’i vodhën. Edhe më kanë qit natën, i hetova. Veç e kam marrë një dërrasë qaty, e jam dal pas tyre deri qatje, kanë mujt edhe me më mbyt. Qishtu, çka me bo. Nuk po shoh mirë, si hije po më dukesh”, tregon ajo.

Ditët e ftohta të dimrit i janë bërë armik, derisa vështirë po arrin të sigurojë vetë drutë për të kaluar acarin. Jo rrallë herë kishte kërkuar ndihmë edhe nga komuna, por thotë se nuk do të shkojë më.

“Jam kanë në komunë, jam kanë parvjet për dru, është njëfarë Dauti. Shkova e bëra letrën poshtë në kat të parë, shkova në kat të tretë e hapa derën. Më tha hallë çfarë po donë. Thash vallahin do dru unë, nuk kam dru, ih tha na keni tesh, u ktheva. Kesha me ato çikat thash nuk më pranoj, edhe i kesha. E tani nuk jam kanë mo. Ja që dy vjet nuk jam kanë mo në derë”, shton ajo.

Nuk kërkon shumë, hallin e vetëm 87 vjeçarja i ka drutë, për to mendon tërë verën. Madje edhe kjo është kërkesa e vetme. Zojë Haxhiaj nga Rakosha e Istogut kishte mbetur e vetme 30 vjet më parë, atëherë kur edhe i vdiq bashkëshorti.

Vet kujdeset për gjithçka, përfshirë edhe ushqimin. E nuk rresht së përmenduri që ditët e dimra po afrohen, e ende nuk ka siguruar ngrohjen për këtë vit.

87-vjeçarja, 30 vjet në vetmi/ ‘Nuk mbaj mend kur ka qenë njeri këtu’ Read More »

Moti/ I nxehti afrikan “përvëlon” vendin tonë

Java që vjen sjell të nxehtin afrikan, ja ditët me temperatura deri në 40 gradë celsius.

Dita e sotme është karakterizuar me vranësira në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat nuk kanë qenë të larta, por java tjetër do të jetë përvëluese.

Siç shihet edhe nga harta, nga ngjyrat kuqerreme, temperaturat deri në 40 gradë, si në Afrikë, do të jenë mbizotëruese në Ballkan dhe më Europën Jugore.

Sipas parashikimeve java që vjen do të sjellë të nxehtin Afrikan, ndërsa temperaturat pritet të shkojnë deri në 40 gradë celsius.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditët më të nxehta të javës do të jenë e enjtja dhe e premtja.

SHMU: Kushtet meteorologjike për javën që presim

“Depërtimi i masave ajrore të nxehta me origjinë Afrikane do të sjellin mot të kthjellët dhe temperatura të larta”.

“Dita e enjte dhe e premte parashikohet të regjistrojnë vlerat me të larta”.

“Era do të jetë nga veriperëndimi-perëndimi me shpejtësi 1-7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare do të fitojë intensitet deri në 12m/s.”

Moti/ I nxehti afrikan “përvëlon” vendin tonë Read More »

Horoskopi për sot/ Shëndeti,dashuria,puna

Dashi

Nesër do të jetë një ditë rikuperimi, edhe më tw mirë se fundjava. Në dashuri duhet të përmbaheni nga çdo formë diskutimi ose sqarimi. Në punë, megjithatë, përpiquni të merrni një qëndrim më aktiv dhe më pak shqetësues.

Demi

Duhet të ketë një ditë kur do të ndjeheni mjaft të qetë. Prandaj përpiquni të menaxhoni nervozizmin tuaj, si në dashuri, ashtu edhe në punë. Shtyni krahasimet dhe diskutimet në një kohë më paqësore. Gjërat do të përmirësohen së shpejti!

Binjakët

Do të jetë një fillim i javës me zhurmë, falë bashkëveprimit të Venusit dhe Hënës. Të dyja, ndjenjat dhe biznesi, do të favorizohen nga yjet. Vetëm kini kujdes që të filloni një bashkëpunim të ri profesional me dikë nga Peshorja apo edhe Dashi.

Gaforrja

Do të kërkoni më shumë qetësi , veçanërisht në dashuri. Një ngjarje e vogël dhe e papritur mund të prishë gjendjen shpirtërore: kini kujdes! Për sa i përket punës, ju do të keni ndihmën e Hënës: muajt e ardhshëm do t’ju ndihmojnë të kuptoni vlefshmërinë e projekteve tuaja.

Luani

Hëna në aspektin e kundërt mund t’ju bëjë pak të trishtuar ose të paktën të hutuar për marrëdhënien tuaj. Beqarët që kërkojnë një shok shpirti, megjithatë, do të favorizohen ende nga yjet. Sa i përket punës, mund të ndodhë një vonesë e vogël: nëse po, mos u shqetësoni menjëherë!

Virgjëresha

Java do të fillojë shumë mirë! Dashuria do të shkojë shumë mirë, veçanërisht për ata që po ndjekin një Akrep ose Gaforre. Periudha pjellore për çifte që kanë në mendje plane të mëdha. Puna gjithashtu premton kënaqësi të mira.

Peshorja

Duhet të përpiqeni të krahasoni veten më shumë në dashuri dhe të mos mbani gjithçka brenda. E hëna do të jetë akoma interesante: ju mund të merrni përgjigje që keni pritur për ca kohë. Megjithatë, në frontin e punës, do të duhet ende pak durim.

Akrepi

Mund të ndjeni një farë lodhjeje. Nëse është e mundur, shmangni të gjitha format e tensionit dhe kontrastit për orët e ardhshme. Beqarët do kenë mundësi të shkëlqyera për të realizuar takime të këndshme. Në punë do të ketë një mundësi për të përcaktuar më mirë pozicionin tuaj.

Shigjetari

Do të duhet të filloni të heqni qafe disa marrëdhënie të përkryera. Ka ardhur koha të përqëndrohemi më shumë në tregimet që ata vërtet meritojnë. Puna do të fillojë sërish mirë: mundësi interesante po vijnë!

Bricjapi

Brenda kësaj jave ju mund të merrni një përgjigje të rëndësishme në punë. Nëse ka akoma probleme, nëse shqetësoheni për financat tuaja, vazhdoni! Historia kthehet. Edhe në dashuri do të ketë një rikuperim të rëndësishëm.

Ujori

Siç ju këshillon horoskopi i Paolo Fox e hëna dhe ditët në vijim duhet të përpiqeni të mos keni një qëndrim të dobët ndaj partnerit tuaj. Marrëdhëniet afatgjata mund të ndjehen paksa të tensionuara për shkak të financave! Për sa i përket punës, ka një lajm interesant.

Peshqit:

Në punë duhet të përpiqeni në çdo mënyrë për të kundërshtuar dembelizmin që po përjetoni. Në dashuri ka dy ditë, atë të së hënës dhe të martës, më të qeta se e kaluara. Përfitoni nga kjo situatë për të dalë nga shtëpia!

Horoskopi për sot/ Shëndeti,dashuria,puna Read More »

Posta Shqiptare: Shërbimi më i ri që sjell mjekun më pranë qytetarëve

Posta Shqiptare nëpërmjet shërbimit të ri telefonik “Teledoc”, sjell këshillimin e mjekut, më pranë qytetarëve për çdo nevojë shëndetësore që ata mund të kenë.
“Për të gjithë ju që keni nevojë të konsultoheni me një mjek specialist, Posta Shqiptare ofron shërbimin e telemedicinës Teledoc, nëpërmjet të cilit ju mund të telefononi mjekun specialist për çdo problem apo shqetësim shëndetësor që keni, në çdo kohë, 24 orë në ditë”- njofton Posta Shqiptare.
Ky aplikacion është mundësia juaj për të shmangur vajtjen në spital në këtë kohë të pazakontë, dhe për t’u konsultuar nga banesa juaj me mjekun online.
Posta Shqiptare njofton se, për të përfituar këtë shërbim, mjafton të paraqiteni në sportelet e Postës Shqiptare, të kryeni abonimin e kartave Teledoc dhe të zgjidhni paketën që ju përshatet./atsh

Posta Shqiptare: Shërbimi më i ri që sjell mjekun më pranë qytetarëve Read More »