Aktualitet

Detaje/ Katër persona në mes të stuhisë në det,gruaja nxirret pa jetë

Dalin detaje të reja lidhur me pjesëtarët e një familje të bllokuar në një gji në Dhërmi, si pasojë e detit të trazuar prej motit të keq, ku tre vetë u shpëtuan, ndërsa gruaja u mbyt në det.

Trupi i pajetë i Mirela Ramës, u nxorr rreth orës 11.30 të ditës së sotme, rreth një milje nga vendi ku u përmbys varka.

Lidhur me ngjarjen u deklarua zyrtarisht se shërbimet e Policisë kufitare Dhërmi kanë marrë një telefonatë se një mjet lundrues ka dalë në det për peshkim dhe si pasojë e dallgëve të mëdha dhe motit të keq personat që ishin në bord rrezikonin të mbyteshin.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë dalë me mjetin lundrues menjëherë në drejtim të adresës së dhënë dhe kanë njoftuar edhe rojën bregdetare për ndihmë.

Si rezultat i operacionit të përbashkët të Policisë Kufitare dhe rojës bregdetare dhe ndihmës nga një mjet lundrues turistik i rastit, u bë e mundur të shpëtohen Robert Rama, Fatjon Resulaj, dhe Avdyl Rama, ndërsa gruaja Mirela Rama, u gjet e mbytur nga kërkimet intensive me mjetet lundruese të Policisë Kufitare dhe të rojës bregdetare.

Personat e shpëtuar u dërguan në Jalë, ku i priste ambulanca e qendrës shëndetësore Himarë e njoftuar nga Policia Kufitare, dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

I mbijetuari Fatjon Resulaj, duke folur për mediat ka treguar se u nisën në orën 06.00 nga moli i Himarës, pasi ishte mot i mirë, dhe se stuhia filloi brenda dhjetë minutash.

“Ishim katër vetë. Ishte shoku im së bashku me djalin dhe nusen e tij. Gruaja është e humbur dhe vazhdojnë kërkimet. Pasi u përmbys anija, ne u mbajtëm tek anija fort. Djali u përpoq që të shpëtojë nënën, edhe ne, por situata ishte e rëndë shumë. Kemi bërë 5 kilometra rrugë dhe donim që ta shpëtonim, por ishte shumë e vështirë, mund të na rrëmbente rryma edhe neve”, u shpreh Resulaj. /noa.al

Detaje/ Katër persona në mes të stuhisë në det,gruaja nxirret pa jetë Read More »

Stuhia që pushtoi Shqipërinë ka shkaktuar dëme në bregdet, në Qeparo, çadrat e pushimit kanë përfunduar në det

Stuhia që pushtoi gjatë natës Shqipërinë duket se ka shkaktuar dëme pranë bregdetit.

Në Qeparo, çadrat e pushimit kanë përfunduar në det për shkak të erës së fortë, duke detyruar pronarët që të zhyten për t’i rimarrë mbrapsht.

Siç duket edhe nga pamjet e Joq, një djalë futet në det për të marrë një çadër, e cila kishte përfunduar larg vendit të saj për shkak të erës.

Stuhia e furishme përfshiu gjithë bregdetin e jugut, duke shkaktuar dëme të shumta.

Stuhia që pushtoi Shqipërinë ka shkaktuar dëme në bregdet, në Qeparo, çadrat e pushimit kanë përfunduar në det Read More »

Rishfaqet Fatos Nano/ Ja ku po i shijon pushimet ish-kryeministri

Prej vitit 2005 kur humbi zgjedhjet parlamentare, në politikën shqiptare Fatos Nano është shfaqur vetëm në rastet kur është vetëofruar për të marrë postin e presidentit, e pavarësisht se nuk është aktiv në zhvillimet që ndodhin, gjithnjë ka pasur interes ndaj tij.

Nuk dihet nëse për shkak të masave që ka marrë Shqipëria apo vendet e tjera për kufijtë, apo nëse ka qenë një zgjedhje e tij, por ish-kryeministri po i kalon pushimet në vendin e tij.

Në fotot e publikuara nga CNA ai ndodhet, nën shoqërinë e bashkëshortes dhe disa miqëve të tij në plazhin e Qerretit, i distancuar nga njerëzit e tjerë dhe baret e zonës përreth.

Hera e fundit që emri i Nanos është lakuar në media, është mesi i qershorit kur atij dhe bashkëshortes Xhoana iu bënë testet për Covid-19, teste të cilat rezultuan negativ.

Në foto, Nano duket i relaksuar në plazhin që ndodhet pranë Golemit dhe Malit të Robit.

Rishfaqet Fatos Nano/ Ja ku po i shijon pushimet ish-kryeministri Read More »

Dasëm në kohë Covidi/Gjobitet pronari i lokalit në Fier

Dasmë në kohë pandemie, gjobitet i zoti i lokalit në Fier
Transmetuar më 05-08-2020, 08:57
Share on Facebook Tweet Linkedin Viber Whatsapp

Ka nga ata që nuk e marrin aspak parasysh pandeminë e koronavirusit, duke u mbledhur në dasma dhe ahengje.

Kështu ka bërë edhe një lokal në Fier, ku është mbajtur një dasmë.

Policia e Fierit thotë se ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, administratorin e një restoranti dasme, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar një restorant dasme në Fier që ushtronte aktivitet duke organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Për subjektin në fjalë, me administrator shtetasin F. V., 63 vjeç, banues në Fier, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Fierit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19

Dasëm në kohë Covidi/Gjobitet pronari i lokalit në Fier Read More »

Reagon ashpër Skënder Brataj: Populli im mos lejo sharlatanët të venë në rrezik jetën tënde, vendos maskën…

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka reaguar ashpër sot ndaj një lajmi që sipas tij i referohet një avokati, i cili thotë se infektimi me Covid-19 ka qenë një mashtrim me urdhër të Ramës.

“Avokati i njohur hedh akuzat e rënda, zbulon mashtrimin e madh me koronavirusin në Shqipëri: Ja kush e urdhëroi Skënder Bratajn që bënte sikur ishte me Covid-19”. Ku e zbulove? Ku i ke dëshmitë, ku i ke provat? Ku e ka llogjikën? Po ty kush të urdhëron të mashtrosh, kush ta jep të drejtën të përmendësh emrin tim?”, shprehet i revoltuar Skënder Brataj.

Brataj sqaron se edhe cilët janë interesat e këtyre personave që sipas tij bëjnë lajme të tilla, ndërsa shton se janë sharlatanë dhe nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë fjalën edukatë. “Ne nuk duhet të kemi aq frikë nga gripi i stinës, duhet të kemi frikë nga VIRUSET SI JU! Unë jam mjek dhe nuk ma nxë goja të them e provovofsh Covidin!”, i është përgjigjur ndër të tjera Brataj avokatit në fjalë.

Reagimi i plotë i Skënder Brataj:

STOP SHARLATANËVE, STOP MASHTRUESVE PARA SE TË JETË VONË! JETA ËSHTË MË E SHTRENJTË SE ÇDO PËRFITIM TJETËR! Çfarë gjeta sot në media!!

“Avokati i njohur hedh akuzat e rënda, zbulon mashtrimin e madh me koronavirusin në Shqipëri: Ja kush e urdhëroi Skënder Bratajn që bënte sikur ishte me Covid-19”. Ku e zbulove? Ku i ke dëshmitë, ku i ke provat? Ku e ka llogjikën? Po ty kush të urdhëron të mashtrosh, kush ta jep të drejtën të përmendësh emrin tim?

Jam i indinjuar, jam i ofenduar, jam i lënduar, jam i lodhur, jam i skandalizuar se si në vitin 2020 çdo sharlatan mund të shkruaj dhe të mashtroj, çdo pseudoprofesionist t’i tregoj vendin profesionistit, çdo përfitues mund të përdori emrin e kujtdo vetëm për pëlqime netëoku?

Shqipëria ka spitale psikiatrike të mjaftueshme për sharlatanët e të gjitha llojeve, këta njerëz të vegjël që pasi kërkojnë popullaritet drejtohen drejt partive të vjetra dhe të reja, drejt listave për pushtet sa herë që flitet apo afrohen zgjedhjet. Njerëz që nq C.V e tyre në të cilat nuk mbarojnë konsulencat me shtetin shqipëtar, anëtar bordesh për përfitime ekonomike-financiare! Njerëz që njohin lojrat e të gjitha llojeve, të pushtetit, të përfitimit, të futjes në çdo skut të përfitimit.

Intelektual dhe popull shqipëtar ka ardhur koha të ndahet e vërteta nga mashtrimi, profesionisti nga gjithollogu, të ndahen të shkolluarit nga diplomat e blera që e kanë masakruar këtë vend. Njerëz që mbjellin mosbesim, konfuzion me qëllim, me arrogancë dhe ulërima, njerëz që përdorin çdo fjalor të ndyrë, njerëz që nuk di nëse e kanë dëgjuar ndonjëher fjalën EDUKATË!

Sot në media në titullin e sipërpërmendur të shkruhej se:

“Rama ka caktuar Skënder Bratajn që bënte sikur ishte me Covid, por si kokrra e mollës. Ky tha se duhet të kemi frikë gripin e stinës”. Po e thashë se gripi i stinës do ti bashkohet SarsCov2 dhe e rrezikon më shumë jetën tuaj! Por ajo që dua tju them JU është se keni të drejtë! Ne nuk duhet të kemi aq frikë nga gripi i stinës, duhet të kemi frikë nga VIRUSET SI JU! Unë jam mjek dhe nuk ma nxë goja të them e provovofsh Covidin!

Ju them se është shumë e thjeshtë, pyet 172 famijle që kanë humbur të dashurit e tyre nga kjo sëmundje, pyet 3031 veta që për fatin e mirë janë shëruar, pyet 2417 persona aktiv të infektuar, pyet 122 që janë të shtruar në spital, pyet 23 pacient në terapi intensive, pyet 7 pacient(më fal, nuk i pyet dot) se janë të intubuar që po luftojnë me vdekjen. Nuk të njoh personalisht dhe nuk dua tju njoh! Ju zotëri që nuk më njihni, nuk besoj se jemi takuar ndonjëher, ku e dini që më ka caktuar Rama? Pse mendoni që unë nuk u sëmura? Pse nuk kënaqeni që u shërova? Çfarë prisnit, të vdisja dhe të kënaqeshit?

Besoj se puna, mjekësia dhe zoti më shpërblyen, ato më shpëtuan, unë u shërova, ato mendojnë se mund tju nevojitem edhe juve në të ardhmen! Këtu nuk diskutohet vetëm jeta ime, këtu diskutohet jeta e shqipëtarëve. Unë të uroj të mos e provosh. Por unë të kërkoj të mos luash me shëndetin e shqipëtarëve, të mos mashtrosh, unë të kërkoj të heshtësh, ti nuk je mjek, ti nuk e di për çfarë po flet.

Kjo është detyrë e armatës së mjekëve dhe infermierëve, kjo është detyrë e personelit mbështetës, kjo është detyrë e shëndetësisë që e dinë shumë mirë për çfarë flasin! Këta njerëz që shkojnë çdo ditë në punë nuk e dinë a do të kthehen të pa infektuar në familje. Ti avokat, ti gjithollog, ti keqdashës, ti shoqëri INCIVILE, mjaft me llogjet tuaja bajate, mjaft me mashtrime, mjaft me emrat tanë se nuk kemi kohë të merremi me ju.

Duam të shpëtojmë jetë njerzish, duam të ruajmë shëndetin e shqipëtarëve. Ju institucione shtetërore ju lutem, ndalojini këta njerëz që po luajnë me jetët tona, ju media nëse keni përgjegjësi pozicionohuni kundër këtyre viruseve të pa zhdukshëm! Ti populli im, ruaj shëndetin tënd dhe të familjes, ruaj shëndetin e shqipëtarëve, ndaloji këta përfitues të pa mëshirshëm. Kush luan me shëndetin nuk ka kufij njerëzor, nuk ka humanizëm! Si mund të lihen të lirë?

Ti populli im të lutem: Vendos maskën në ambientet e mbyllura. Ruaj distancën. Zbato rregullat e higjenës. Mos lejo sharlatanët të venë në rrezik jetën tënde! Dr.Skender Brataj

/NOA.al

Reagon ashpër Skënder Brataj: Populli im mos lejo sharlatanët të venë në rrezik jetën tënde, vendos maskën… Read More »

Ja cfarë ndodh nesër me motin

Nesër do të rikthehen reshjet e shiut në vend.

Të gjithë ju që jeni bërë gati për të shkuar në plazh, duhet të dini se nesër moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit fillimisht do jenë në Veriperëndim më pas gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Parashikimi i Shërbimit Meteorologjik:

Dita e mërkurë do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu që në orët e para të 24-oreshit fillimisht në Veriperëndim e gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Në Veriperëndim, Jugperëndim dhe në Ultësirën Perëndimiorë reshjet do të jenë me intensitet mesatar, në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër deri në mëngjes. Gjatë ditës reshjet do të mbeten prezente të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të jetë nga Veriperëndimi- Jugperëndimi 1-10m/s e shoqëruar me një valëzim të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen me rënie në vlerat maksimale.

zonat malore 17°C deri në 29°C

zonat e ulëta 20°C deri në 32°C

zonat bregdetare 18°C deri në 32°C

Ju urojmë të kaloni një pasdite të mbarë!

Ja cfarë ndodh nesër me motin Read More »

A do të vd esim nëse nuk kërcejmë dhe dehemi këtë verë? – Nga Mentor Kikia

Nga Mentor Kikia

A do të vd esim nëse nuk kërcejmë dhe dehemi këtë verë?

Njerëzimi kudo është duke demonstruar një shkallë papërgjegjshmërie në nivele të “admirueshme”.

Edhe pse, mendoj unë, të gjitha hipotezat dhe teoritë konspirative se “covid 19” nuk egzistoin, kanë rënë, sërish njerëzit nuk kanë modifikuar sjelljen apo mënyrën e jetesës.

Megjithatë, hallin më të madh e kemi në shtëpinë tonë…

E kam fjalën për lokalet e natës dhe festat e harbimit masiv, ku të rinjtë e neglizhojnë virusin deri në kufijtë e injorancës absolute.

Vendimet e qeverisë për mbylljen e klubeve të natës duket se nuk kanë dhënë asnjë efekt. Në bregdet, ndikimi i qeverisë nuk arrin dhe apelet e vazhdueshme të zyrtarëve të shëndetësisë nuk dëgjohen.

Por në shtator ne mund të përballemi me një situatë të paimagjinueshme për mundësinë tonë të menaxhimit.

Ne mb ytemi me “dy gisht” ujë, ndaj dhe lu fta me e mirë është mbrojtja.

Nese në vjeshte do të përballemi me një situatë emergjente, mallikimi i qeverisë nuk do na hyjë në punë.

A do të vd esim nëse nuk kërcejmë dhe dehemi këtë verë? – Nga Mentor Kikia Read More »

‘Befason’ ish ministri Tahiri, shpërndan postimin e Berishës: “Vetëm ky s’më zhgënjen kurrë”

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, së fundi është bërë shumë aktiv në rrjetet sociale.

Pak më parë, ish-ministri ka shpërndarë në faqen e tij të ‘Facebook’ postimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, që flet pikërisht për atë.

Në postimin e tij Berisha shkruan “Hashash pushimet”, duke e shoqëruar me një foto të ish-ministrit, që shfaqet me pushime, ndërsa ky i fundit e shoqëron postimin e ish-kryeministrit me mesazhin “Vetem ky s’me zhgenjen kurre 😂😂😂”.

‘Befason’ ish ministri Tahiri, shpërndan postimin e Berishës: “Vetëm ky s’më zhgënjen kurrë” Read More »