Aktualitet

Ambulanca po tra nsportonte të së murën përplas 10-vjecarin në Kakavijë

Një ngjarje e rëndë me pasojë vd ekjen ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në Kakavijë.

Një ambulancë dyshohet se ka përplasur një fëmijë dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:30, në aksin nacional Kakavije – Gjirokastër, në afërsi të kthesës së Bularatit.

Një autoambulancë me drejtues shtetasin A. G., që po transportonte një shtetase të sëmurë për në spitalin rajonal në Gjirokastër, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. N., 10 vjeç, banues në Lezhë, i cili ka humbur jetën.

Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, ndërsa shtetasja e sëmurë është transportuar me makinë policie drejt spitalit rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./noa.al/

Ambulanca po tra nsportonte të së murën përplas 10-vjecarin në Kakavijë Read More »

Rama reagon për situatën në Kakavijë: Nuk janë vetëm shqiptarët që po rrinë në radhë, por edhe shtetas të tjerë në Europë

Kryeministri Rama ka reaguar së fundmi në lidhje me situatën kaotike në Kakavijë duke theksuar se nuk bëhet fjalë për diskriminim ndaj shqiptarëve, por gjithçka lidhet me regjimin e ri të kontrolleve nga Greqia.

Reagimin, kryeministri e bëri në një postim në rrjetet sociale.

Sipas kryeminsitrit, nuk janë vetëm shqiptarët që po rrinë në radhë, por edhe shtetas të tjerënë Europë dhe se sipas tij gjithçka ndodh për shkak të situatës me kor onav irusin.

“Këtu është fjala për një regjim të ri kontrollesh kufitare, me tamponimin e detyrueshëm të kujtdo që kalon kufirin e Greqisë, qoftë shqiptar, qoftë suedez apo britanik, shtetas këta që si gjithë të tjerët i nënshtrohen testimit në çdo aeroport të vendit fqinj. Madje edhe vetë shtetasit grek kanë të njëjtin detyrim dhe të njëjtin trajtim. Nga ana tjetër kjo çmenduri, në radhë për të kaluar kufirin nuk ndodh vetëm në Kakavi sot, dje për shembull, pika e kalimit në portin e Doverit në Britani ishte në kolaps të plotë dhe në radhë rrinin britanikët për t’u kthyer në shtëpi nga Franca, që t’i shpëtonin rregullit të sapovendosur të karantinës së detyrueshme. Plot gjysëm milioni turistë britanikë në një rendje marramendëse drejt shtëpisë”, shkruan Rama.

Reagimi i plotë i kryeministrit, Edi Rama

MBI SITUATËN NË KAKAVI

E kam ndjekur orë pas ore situatën e rënduar tejmase në doganën e Kakavisë. Kemi komunikuar gjatë gjithë kohës me zyrën e kryeministrit Mitzotakis e me autoritetet e tjera greke.

Kam marrë me mirëkuptim edhe mallkimet, sharjet, fyerjet nga shumëkush, që shpesh s’ka lidhje fare me radhën kilometrike në Kakavi, po e ndjen si detyrë patriotike të shajë e të akuzojë shtetin dhe qeverinë në fejsbuk.

Por fakti është se në këtë rast, nuk bëhet fjalë për asnjë lloj padrejtësie apo diskriminimi ndaj shqiptarëve, siç thonë “patriotët” që luftojnë për dinjitetin e atdheut nga ajfoni i tyre. Këtu është fjala për një regjim të ri kontrollesh kufitare, me tamponimin e detyrueshëm të kujtdo që kalon kufirin e Greqisë, qoftë shqiptar, qoftë suedez apo britanik, shtetas këta që si gjithë të tjerët i nënshtrohen testimit në çdo aeroport të vendit fqinj. Madje edhe vetë shtetasit grek kanë të njëjtin detyrim dhe të njëjtin trajtim. Nga ana tjetër kjo çmenduri, në radhë për të kaluar kufirin nuk ndodh vetëm në Kakavi sot, dje për shembull, pika e kalimit në portin e Doverit në Britani ishte në kolaps të plotë dhe në radhë rrinin britanikët për t’u kthyer në shtëpi nga Franca, që t’i shpëtonin rregullit të sapovendosur të karantinës së detyrueshme. Plot gjysëm milioni turistë britanikë në një rendje marramendëse drejt shtëpisë.

Kjo është koha e mallkuar që po jetojmë, ku normaliteti me të cilin jemi mësuar një jetë, ia ka lënë vendin imponimit të disa rregullave të pamendueshme deri dje, si edhe konfuzionit në mënyrën se kur e si vendosen, duke bërë që edhe shtete të vetë BE-së, të kenë rregulla të ndryshme nga njëri-tjetri, duke trajtuar në mënyrë të diferencuar njëri-tjetrin.

Unë nuk e di çfarë kuptimi ka vendosja e detyruar e tamponimit të çdo individi që hyn në një shtet të caktuar, sepse të gjithë e dimë që tamponimi nuk tregon asgjë kur virusin mund ta kesh marrë një ditë më parë dhe në fazën disa ditore të inkubimit ai nuk shfaqet. Ashtu sikundër, e kemi parë edhe që jo gjithnjë tamponi e zbulon infeksionin me Covid19. Por kështu e ka vendosur Greqia dhe jo vetëm Greqia po edhe plot shtete të tjera, ndërkohë që të tjera shtete, përfshirë edhe Shqipërinë, nuk e kanë këtë rregull. Së fundmi, disa shtete, përfshirë edhe Greqinë, kanë deklaruar se do të rifillojnë madje me karantinimin e detyruar të atyre që vijnë nga jashtë. Ky fakt, i ka shtyrë mijëra njerëz drejt Kakavisë masivisht, për t’i shpëtuar karantinimit që nis javën e ardhshme në vendin fqinj dhe një regjimi ende më të shtrënguar, ku kalimi i kufirit do të bëhet me kuota ditore! Kjo e ka krijuar kolapsin e shërbimit doganor në anën greke, ku sado që janë shtuar e po shtohen kapacitetet e testimit, lehtësimi i lëvizjes as nuk ndjehet fare. Çfarë mund të bëjmë ne, qeveria dhe shteti shqiptar në këto kushte, kur e përsëris, ky është një rregull i përgjithshëm i shtetit grek, që prek edhe vetë grekët që kthehen në Greqi! Faktikisht në radhën kilometrike të Kakavisë – ku shumica dërmuese e qytetarëve janë rezidentë në Greqi, taksapagues të rregullt të shtetit grek – ka edhe disa grekë, që njësoj si gjithë të tjerët kanë rendur të kthehen për t’i shpëtuar karantinimit që hyn në fuqi në 16 gusht. Por asnjë dallim nuk bën pala greke për ta dhe as kërkon që ata të kalojnë pa radhë.

Ne kemi qenë qysh në fillim të shqetësuar, të angazhuar e të përfshirë plotësisht në këtë hall, duke u përpjekur të lehtësojmë sa mundemi me Emergjencat Civile, me Urgjencën Kombëtare e me strukturat vendore, qytetarët që po zhuriten në diellin e nxehtë përgjatë atij karvani biblik. Vazhdojmë të komunikojmë me palën greke për të mundësuar një lehtësim më të madh, e do të vazhdojmë të asistojmë me të gjitha forcat njerëzit në atë hall të madh.

Nga ana jonë ne, Shqipëria, nuk do t’i rikthehemi karantinimit të detyruar për ata që vijnë nga jashtë, as nuk do të rishtrëngojmë lëvizjen e njerëzve brenda për brenda. Por do të vazhdojmë të përsërisim se kjo luftë me virusin Covid19, kërkon që çdo qytetar të zbatojë rregullat e mësuara përmendësh tanimë. Virusi do të jetë vërdallë edhe për shumë kohë dhe ne duhet të mësohemi me faktin se jemi të rrezikuar, e nga ky rrezik nuk na mbron dot askush nëse nuk mbrojmë veten e njëri-tjetrin. Asnjë shtet e asnjë qeveri nuk janë të pakritikueshëm, aq më shumë në këtë kohë dreqi, por jo, asnjë lidhje nuk ka situata në Kakavi me ndonjë gjë të lënë mangut nga shteti e nga qeveria jonë në raport me shtetin e me qeverinë greke. Prandaj me keqardhjen më të madhe për sfilitjen e të gjithë atyre që janë në atë radhë të tmerrshme, i siguroj të gjithë pa përjashtim se as i kemi lënë dhe as do t’i lemë asnjë minutë vetëm, deri në fund./noa.al/

Rama reagon për situatën në Kakavijë: Nuk janë vetëm shqiptarët që po rrinë në radhë, por edhe shtetas të tjerë në Europë Read More »

Ndërron jetë nga Covid-19 zyrtati i Partisë Socialiste

Bëhet fjalë për Ndue Ndocin, kreun e PS-së në njësinë numër 11 në Laprakë.

Lajmi është konfirmuar nga miqtë dhe kolegët e tij, të cilët kanë shprehur ngushëllimet dhe keqardhjen për ndarjen e parakohshme të Ndocit nga jeta.

“Nuk qe e thene qe te vazhdonim te pinim kafe si tre miq te vjeter Ndue Ndoci! Zoti te donte prane tij pa degjuar lutjet tona qe te dilje fitimtar ndaj Covid-19! Dyert e parajses qofshin te hapura per ty miku im!”, shkruan përmes një postimi në rrjetet sociale fotografi i Kuvendit Agim Rama.

Për të ka reaguar edhe deputeti socialist Ulsi Manja.

“E deshe jetën dhe luftove deri në fund si burrat! Si duket Zoti i do njerëzit e mirë pranë vetes.

Lamtumirë miku im Ndue Ndoci”, shkruan Manja.

Situata në vend vijon të jetë shqetësuese për shkak të vdekjeve dhe rasteve të larta nga Covid-19./noa.al/

Ndërron jetë nga Covid-19 zyrtati i Partisë Socialiste Read More »

Mrekulli/ Nëna me Covid sjell në jetë fëmijën shëndoshë e mirë

Një nënë e re në moshë ka sjellë në jetë fëmijën e saj tek materniteti “Koco Gliozheni” në Tiranë.

Mësohet se nëna ka qenë e infektuar me Covid-19, në momentin që ka sjellë në jetë foshnjën.

Burime për “Balkanweb” bëjnë me dije se fëmija ka ardhur në jetë shëndoshë e mirë.

Nëna e fëmija kanë lënë tashmë spitalin dhe janë shëndoshë e mirë, në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Foshnja, ditën që ka lënë spitalin, ka qenë negativ në testin ndaj Covid.

Mrekulli/ Nëna me Covid sjell në jetë fëmijën shëndoshë e mirë Read More »

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në Kakavijë: Duhet që qytetarët të mos rrezikohen më tej me këtë kohë pandemie

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ishte në Kakavijë për të parë nga afër situatën me të cilën emigrantët shqiptarë kanë dy ditë që përballen.

Ajo tha se është e domosdoshme që qytetarët të ndihmohen dhe të mos rrezikohen në këtë kohë epidemie.

Nga pala greke kërkoi që orari i punës të zgjatet përtej orës 22:00.

“Gjendemi këtu në Kakavijë dhe po marrim masa që kjo radhë të shkurtohet sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet t’ju vijmë në ndihmë qytetarëve.

Duhet që qytetarët të mos rrezikohen më tej me këtë kohë pandemie. Orari i punës të zgjatet përtej orës 22.00”, tha Xhaçka.

Ndërkohë në orët e pasdites u vu re një përmirësim i situatës në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Prej orës 14:00 deri në orën 18:00 kanë kaluar 1 mijë e 300 emigrantë. /noa.al/

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në Kakavijë: Duhet që qytetarët të mos rrezikohen më tej me këtë kohë pandemie Read More »

Kryeministri prek me fjalët për Xhuvanin:Gjergji ishte superçun, një ndër ata çunat e rrallë, të mençur e me norma, që lindin si pleq dhe jetojnë si fëmijë!

Kryeministri Edi Rama bën homazh me anë të një mesazhi, me rastin e një vjetorit të ndarjes nga jeta të regjisorit Gjergj Xhuvani.

Ai e quan “superçun”, nga ata që lindin si pleq dhe jetojnë si fëmijë.

Rama thotë se i ndjeri dhe e shoqja Luiza Xhuvani, ishin një çift i bukur, që i dha shumë kinemasë e teatrit shqiptar dhe dreqi vetëm mund ta dijë, pse ata dy njerëz të mrekullueshëm e prindër të përkushtuar, duhet të vuanin ca goditje “nga ato më të tmerrshmet, të cilat fati nganjëherë zgjedh të mos ia kursejë robit të shkretë!”

Mesazhi i plotë i Ramës

Sot viti dëgjova lajmin e pabesueshëm të ikjes nga kjo botë të Gjergjit, Xhuvanit. Gjergji ishte superçun, qysh gjithnjë, një ndër ata çunat e rrallë, të mençur e me norma, që lindin si pleq dhe jetojnë si fëmijë. E mbaj gjithmonë mend të dashuruar pas Lizës, kur ishim në të njëjtat vite paralele në Akademinë e Arteve dhe ndanim një holl të përbashkët, mes atelieve të “Figurativit” djathtas e studiove të “Dramës” majtas. Në të gjitha zboret na bashkonte një kapanon dhe një togë, në repartin legjendar të Mamurrasit, po mbi të gjitha një pagure me raki dhe copat e kaçkavallit të mëngjesit, mbledhur nëpër xhepa për bashkëbisedimet fluturake pas shkurreve të luftës imagjinare me imperializmin amerikan.

Gjergji u martua me Lizën dhe njëri flirtoi për vite të tëra me filmin, tjetra me teatrin, megjithëse në fakt Liza ishte një yll që shkëlqente qoftë në skenë, qoftë në ekran. Ishin një çift i bukur, që i dha shumë kinemasë e teatrit shqiptar dhe dreqi vetëm mund ta dijë, pse ata dy njerëz të mrekullueshëm e prindër të përkushtuar, duhet të vuanin ca goditje nga ato më të tmerrshmet, të cilat fati nganjëherë zgjedh të mos ia kursejë robit të shkretë! Po kjo është një histori tjetër.

Ndërsa historia krijuese e Gjergjit, edhe pse e prerë në mes brutalisht nga një sëmundje dërrmuese, që pasi i mori njërën këmbë, i mori edhe jetën, është një kapitull i pambaruar, shkruar me pasion e me inteligjencë të spikatur artistike, brenda librit të historisë së kinematografisë shqiptare. Filmat e tij e çuan emrin e Shqipërisë në plot festivale ndërkombëtare, madje njëri syresh arriti deri në seleksionimin e parë të filmave të huaj, që u gjykuan për nominimet e kandidatëve për Oscar në vitin 2010.

Gjergji i mbylli përgjithnjë sytë në një dhomë hoteli në Itali, ku shkoi të flejë natën vonë në fund të një dite të gjatë pune, pasi mbaroi montazhin e filmit të tij të fundit. Nuk u zgjua më. Më duket habi akoma sot që nuk do ta takoj më dot në këtë jetë shokun e mirë, me të cilin shiheshim rrallë, por gjithnjë me shumë kënaqësi, e flisnim për sfidat tona krejt të ndryshme të radhës, ai me filmin që do të vinte e unë me këto të miat, po biseda prekte kinemanë, letërsinë, artin, mediat, shoqërinë shqiptare dhe sigurisht kohën e studimeve tona, ku komedia jetësore e zborit nuk mund të mungonte asnjëherë në bisedë, bashkë me paguren e rakisë që ishte arma armiqësore e disiplinës ushtarake në brezin e Gjergjit.

Gjergji ishte vërtetë njeri i rrallë, mik i mirë, artist që fliste me vepra e që fjalët i kursente bukur. Bukur kursehej edhe kur shijonte verën, i pëlqente të pinte dhe ishte kënaqësi e veçantë tavolina me të, sepse për ta mbaruar një gotë merrte kohë, teksa i merrte aromën, i komentonte përbërjen, i kërkonte ndihmën për të ngritur shëndetet.

E ngrita këtë tekst për ty Gjergj – sot një vit më parë nuk lidha dot as pesë fjalë bashkë! – me pikëllimin që s’mblidhemi dot më, për të folur e për të qeshur si dikur, po edhe me buzëqeshjen e përlotur që më jep kujtimi yt. Prehu në paqe shoku im! /noa.al

Kryeministri prek me fjalët për Xhuvanin:Gjergji ishte superçun, një ndër ata çunat e rrallë, të mençur e me norma, që lindin si pleq dhe jetojnë si fëmijë! Read More »

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj: Radhët në Kakavijë prej testit të Covid, përpjekje me palën Greke për përshpejtim

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, reagon lidhur me situatën e radhëve kilometrike në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Lleshaj thotë se procedurat e reja të testimit për Covid-19 në kufirin shqiptaro-grek kanë krijuar radhë të gjata bashkë me problemet e pashmangshme shoqëruese.

Në vijim shton se Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht për të menaxhuar situatën e vështirë të krijuar.

“Në bashkëpunim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme po bëhen përpjekje për të kërkuar para autoriteteve greke gjetjen e mundësive për përshpejtimin e procedurave të testimit dhe reduktimin e kohës së pritjes në kufi”, deklaron Lleshaj.

Në emër të Ministrisë së Brendshme, Lleshaj u bën thirrje qytetareve që të informohen për gjendjen në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë përpara se të ndërmarrin udhëtim drejt tyre, me qëllim që të shmangen sa të jetë e mundur pritjet e gjata në kushtet e temperaturave të larta.

Ditën e sotme fluksi i kthimit të emigrantëve ka arritur në radhë deri në 40 kilometër në Kakavijë, pasi duke nisur nga data 16 gusht të gjithë qytetarët që do të hyjnë në Greqi, duhet të bëjnë një javë karantinë.

Shkak për vonesat bëhet edhe tamponi që ju merret udhëtarëve në Kakavijë, për të zbuluar nëse janë prekur nga koronavirusi.

Ndërkohë hyrjet në shtetin grek nëpërmjet pikave të kalimit në Kakavijë dhe në Kapshticë janë të mbyllura nga pala greke për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë gjatë fashës së orarit 22:00-06:00.

Pikat e kalimit hapen për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 06:00 deri në 22:00. /noa.al

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj: Radhët në Kakavijë prej testit të Covid, përpjekje me palën Greke për përshpejtim Read More »

Ish- ministri shqiptar bën vaksinën e prodhuar në Rusi: Jam i lumtur të raportoj se nuk ka asnjë efekt anësor!

Një ish-ministër shqiptar, bën vaksinën e prodhuar në Rusi, e cila pretendon se është efektive ndaj koronavirusit.

Bëhet fjalë për ish-ministrin e Zhvillimit Ekonomik në Kosovë, Valdrin Lluka.

Lajmin e ka bërë me dije në rrjetet sociale, ku informon se krahas tij vaksinën e ka bërë edhe familja e tij.

“Unë dhe familja ime morëm vaksinën ruse për COVID-19 dhe nëse keni frikë se nuk është testuar, e provova dhe jam i lumtur të raportoj se nuk ka asnjë efekt anësor”, shkruan Lluka./noa.al

Ish- ministri shqiptar bën vaksinën e prodhuar në Rusi: Jam i lumtur të raportoj se nuk ka asnjë efekt anësor! Read More »