Aktualitet

Pezullohet nga detyra një punonjës po licie në Kakavijë, tentoi që të kalojë pa radhë disa em igrantë

Është pezulluar nga detyra prej Drejtorit të Policisë së Shtetit një punonjës po licie në Kakavijë.

I identifikuar me inicialet A. Ç, ai tentoi që të kalojë pa radhë disa emigrantë.

Punonjësi i Stacionit të Po licisë Kufitare Kakavijë, duke shpërdoruar detyrën, ka tentuar që të bëjë veprimin e paligjshëm.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Po licisë së Shtetit ka nisur menjëherë hetimin disiplinor ndaj punonjësit të Po licisë, për shkelje të rëndë.

Ndërkohë, për situatën e krijuar pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme të Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin tek homologët e policisë greke, këta të fundit kanë ndikuar në autoritetet shëndetësore greke dhe tashmë ka filluar të rritet lëvizja në drejtim të shtetit grek, pasi është shtuar personeli shëndetësor që kryen testet për COVID-19. /noa.al/

Pezullohet nga detyra një punonjës po licie në Kakavijë, tentoi që të kalojë pa radhë disa em igrantë Read More »

Greqia shtyn deri në 31 gusht kufizimet për hyrjen e shtetasve nga Shqipëria drejt vendit fqinj/Detaje

Greqia ka shtyrë të paktën deri në 31 gusht kufizimet për hyrjen e shtetasve nga Shqipëria drejt vendit fqinj.

Përmes një statusi të Ambasadës Greke në Tiranë, jepen detaje nga rregullat e reja të vendosura nga Qeveria.

Sipas vendimit të qeverisë Greke, i datës 13.08.20 të përjashtuar nga ky kufizim jane: personat qe kanë pasaportë Greke, Kartën e Identitetit të Posaçëm të Homogenit dhe lejen e qëndrimit, personat që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi dhe të gjithë ata që kane marre leje për nevoja absolutisht të nevojshme.

Hyrja e personave të mësipërm bëhet nga pikat kufitare të Kakavijës, prej së cilës lejohet të hyjnë 750 persona në ditë, dhe Kapshticës prej së cilës lejohet të kalojnë 300 persona në ditë, nga 07:00 e mëngjesit deri në ora 23:00, ose me avion (fluturimet Tiranë – Athinë).

Nga e Diela e datës 16.08.2020, nga ora 00:01 e drekës, të gjithë ata që hyjnë në Greqi aplikojnë karantinën 7 ditore që nga ardhja e tyre (duke përjashtuar drejtuesit e kamionëve).

Personat që shkelin karantinën, përveç sanksioneve të parashikuara penale, gjobiten me 5 mijë euro.

Nga 17 gusht deri më 31 gusht, të gjithë ata që hyjnë në Greqi duhet të paraqesin:

1) Testin negativ për COVID-19 (me metodën PCR), i cili duhet të kryhet deri në 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorë publik ose privat të çertifikuar në Shqipëri, (jo i vlefshëm për drejtuesit e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët e lindur nga 2011 e tutje)

2) Vërtetimi i diagnozës në anglisht (në të cilën duhet te jete emri, mbiemri dhe numri i pasaportës / numri i kartës së identitetit të një individi

3) Vërtetim për plotësimin e formularit special PLF, me kod QR (nga adresa e postës elektronike https://travel.gov.gr).

Greqia shtyn deri në 31 gusht kufizimet për hyrjen e shtetasve nga Shqipëria drejt vendit fqinj/Detaje Read More »

Pipero: Pro maskës edhe në rrugë

Mjeku Pëllumb Pipero ka kërkuar përdorimin e maskës edhe në vendet e hapura, për t’u mbrojtur nga virusi vdekjeprurës COVID. Në një lidhje me skype në Fax News, Pipero tha se në muajt në vijim padyshim që do të ketë një situatë më të vështirë në spitale, pasi mund të ketë dhe pacientë që preken nga viruset stinore, dhe që kanë nevojë për trajtim spitalor. Ai theksoi se do të ishte e mirë që maska të bëhej e detyrueshme dhe në ambiente të hapura, që qytetarët të mësoheshin me përdorimin e saj, veçanërisht në qytetet ku ka një numër më të madh popullsie.

“Situata në muajt e dimrit, padyshim që do të jetë më shqetësuese, për shkak se do kemi edhe viruse të tjera, siç është gripi i zakonshëm. Ne duhet të jemi të përgatitur, që me qarkullimin e virusit stinor do të kemi një rritje të mëtejshme të numrave. Unë kam qenë kundërshtar i maskës në mjedise të hapura, them dhe kërkoj që maskën secili duhet ta vendos tashmë dhe në rrugë, maska duhet të bëhet detyrim ligjor dhe në mjedise të hapura, veçanërisht në qytetet ku ka një popullim të madh njerëzish”, tha mjeku.

Rritjen e shifrave të infektimeve, mjeku i lidhi me ekspozimin e shtuar të verës, për shkak të lëvizjeve, apo pushimeve, një lloj shkujdesjeje që duket jashtë dyerve të spitaleve, ku ka ende njerëz që nuk besojnë. Sa u përket mjekimeve që mund të përdorin të infektuarit që kurohen në shtëpi, Pipero tha se nuk duhet të merret asnjë medikament pa këshillën e mjekut të familjes apo specialistëve. Sipas Piperos, vetëm në rast se kanë tre ditë me temperaturë më të lartë se 38 gradë celsius, personave të prekur mund t’iu rekomandohet përdorimi i medikamenteve, por asnjëherë me mendjen e tyre dhe nga farmacistët.

“Maska, distanca dhe higjiena, janë tre masa të rëndësishme, që mbrojnë secilin nga ne, dhe më pas të gjithë ne. E vetmja këshillë që kam për qytetarët, është kontakti i vazhdueshëm me mjekun e familjes, nuk duhet të përdorin medikamente pa këshillën e mjekut, kemi parë skema mjekimi që qarkullojnë, që është shumë e gabuar, pasi asnjë rast nuk mund ti ngjajë tjetrit. Shumica e rasteve që qëndrojnë në shtëpi nuk kanë nevojë për medikamente të veçanta, në çdo rast tjetër duhet të konsultohen me mjekët e familjes. Kemi me dhjetëra mesazhe nga qytetarë të ndryshëm, që edhe pse nuk na njohin na kontaktojnë.

Nëse nuk vazhdon temperatura mbi 38 gradë për më shumë se tre ditë nuk ka nevojë të përdorin as paracetamolin apo brufenin. Në rast se ajo shoqërohet me kollë apo dhimbje kockash, atëherë duhet të kontaktojnë menjëherë me mjekët e familjes. Mjeku i familjes është i trajnuar, dhe duhet medoemos që të luajë rol kryesor në pikën fillestare. Pa këshillën e mjekut të familjes nuk duhet të hedhim asnjë hap, nëse ata nuk na përgjigjen, duhet ti drejtohemi 127-tës, qytetarët nuk duhet të vrapojnë drejt farmacisë për të marrë medikamente. Duhet të pinë sa më shumë ujë, që të mbajnë në kontroll temperaturën e lartë të tyre.

Askush nga ne nuk është imun ndaj këtij virusi, shifrat e infektimeve te të rinjtë janë shumë të larta, veçanërisht në moshën mes 20-35 vjeç, ana e mirë është se ata rrallë sëmuren, por kjo nuk do të thotë që nuk e çojnë virusin në shtëpitë e tyre. Shijojini pushimet duke pasur kujdes, do të këshilloja natyrën dhe mjedisin jashtë, duhet medoemos që të kuptojnë se virusi qarkullon dhe na dëmton të gjithëve”, tha më tej Pipero.

Pipero: Pro maskës edhe në rrugë Read More »

Cfarë po ndodh në Kakavijë, radhë të gjata, tensione

Situatë e tensionuar paraqitet ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në të cilën janë krijuar radhë thuajse 20 kilometra.

Emigrantë shqiptarë që presin të kthehen në Greqi, prej orësh tashmë janë bllokuar në trafikun e krijuar, duke sjellë një situatë të tensionuar paraditen e sotme.

Ata kanë zbritur nga mjetet dhe kanë bllokuar rrugën, teksa kërkojunë që të kalojnë kufirin.

Qytetarë të shumtë e kanë gdhirë natën në kufi, pas mbylljes së pikës së kalimit në orën 22.00. Kjo ka bërë që në shenjë proteste ditën e sotme të bllokojnë rrugën, duke mos lejuar asnjë mjet që të kalojë.

Po ashtu ata kanë debatuar me policinë kufitare, duke kërkuar zgjidhje.

Këto ditë është shtuar fluksi i kthimit të emigrantëve, pasi duke nisur nga data 16 gusht të gjithë qytetarët që do të hyjnë në Greqi, duhet të bëjnë një javë karantinë.

Shkak për vonesat bëhet edhe tamponi që ju merret udhëtarëve në Kakavijë, për të zbuluar nëse janë prekur nga koronavirusi.

Ndërkohë hyrjet në shtetin grek nëpërmjet pikave të kalimit në Kakavijë dhe në Kapshticë janë të mbyllura nga pala greke për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë gjatë fashës së orarit 22:00-06:00, deri në një njoftim të dytë.

Pikat e kalimit të hapen për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 06:00 deri në 22:00. /noa.al

Cfarë po ndodh në Kakavijë, radhë të gjata, tensione Read More »

Rama fotografohet me familjen në jug (foto)

Prej disa ditësh Kryeministri Edi Rama ka nisur pushimet.

Ai ka zgjedhur si destinacion jugun e Shqipërisë, konkretisht Sarandën.
Rama është fotografuar këtë të enjte në një lokal krah të shoqes, Lindës.

Abc News ka publikuar një foto të tij, ku shihet mjaft i buzëqeshur.

Kujtojmë se pak javë më parë kreu i qeverisë humbi të ëmën Aneta Rama.

Rama fotografohet me familjen në jug (foto) Read More »

Aida Shtino: A mundet t’iu bëj një pyetje doktorëve tanë të ‘çmuar’? Përse nuk ju lejojnë telefonin të sëmurëve me Covid që janë të shtruar në spital?/ A do ta mbani dot turmën kur t’iu vërsulen, sepse po ju ‘zhduken’ të afërmit?

“A do ta mbani dot turmën kur t’ju vërsulen sepse po iu “zhduken” të afërmit”? Kjo është pyetja që shtron gazetarja dhe drejtuesja e njohur televizive, Aida Shtino, drejtore e fondacionit Njerëz të Humbur.

Zonja Shtino analizon situatën absurde që ka krijuar qeveria në spitalet Covid, ku sikurse raportohet gjerësisht, pacientëve nuk u lejohen telefonat dhe nuk kanë mundësi komunikimi me celularët e tyre me familjarët e të afërmit, pasi u janë konfiskuar.

Shtino ka një pyetje për mjekët që ironikisht i quan të çmuar: “A mundet t’iu bëj një pyetje doktorëve tanë të “çmuar”? Përse nuk ju lejojnë telefonin të sëmurëve me Covid që janë të shtruar në spital?! Kush është arsyeja që nuk i lejojnë të flasin me të afërmit e tyre?” pyet e indinjuar zonja Shtino, përballë faktit që të gjithë pacientët, jo vetëm të sëmurët në gjendje kritike apo të intubuar, nuk lejohen të kenë komunikim me telefon.

“A jeni në terezi ti Ministre Manastirliu dhe ti Kryetare e Komitetit Rakacolli me Pipero e kompani? A i keni trutë në kokë, apo ju kanë vaksinuar juve përpara, se që të jeni kaq të pashpirt nuk ma priste mendja kurrë”, – shton Shtino.

Kurse ka një paralajmërim apelues për qeverinë dhe strukturat shtetërore dhe njerëzit që punojnë në to: “A do ta mbani dot turmën kur t’iu vërsulen, sepse po ju “zhduken” të afërmit? A jeni ne dijeni se çfarë jeni duke bërë? A i keni trute ne koke ju doktoresha a keni fëmijë dhe prinder në shtëpi ju? Kush është arsyeja që nuk iu lini telefon, kush??? “, – shpërthen Shtino.

E në fund ka një tjetër paralajmërim të përforcuar: “Një gjë po ju them, mbajeni mend, se nuk do të arrini të përmbani me turmën e tërbuar, që do t’iu vërsulen nga zemërimi, sepse po i ktheni në kavie laboratori të afërmit e tyre dhe aty jo policia, po as ushtria nuk i bën dot zap?!” /noa.al/

Aida Shtino: A mundet t’iu bëj një pyetje doktorëve tanë të ‘çmuar’? Përse nuk ju lejojnë telefonin të sëmurëve me Covid që janë të shtruar në spital?/ A do ta mbani dot turmën kur t’iu vërsulen, sepse po ju ‘zhduken’ të afërmit? Read More »

A ju uroi miku juaj Edi Rama që mposhtët Covid-in?/ Ja si përgjigjet Nora Malaj

Edhe pse u përkasin bindjeve të ndryshme politike, ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, e ka shprehur gjithmonë edhe publikisht miqësinë më kryeministrin Edi Rama.

E pyetur nëse kreu i qeverisë i kishte dërguar mesazh urimi pasi u shërua nga Covid, ish-deputetja e LSI-së Malaj tha se Rama nuk i ka dërguar mesazh sepse ka qenë periudha kur i ka ndërruar jetë e ëma, Aneta Rama, ndërsa kryeministrin e ngushëlloi publikisht.

“Kanë qenë ato ditë kur humbi jetën teta Neta, nuk kam marrë urim me shkrim pro jam e sigurt që si është treguar solidar dhe ka uruar shërimin tim.

Në fund të ditës jemi shumë pak për të dashur të keqen e njëri-tjetrin, beteja politike është përtej betejës me jetën”, tha Malaj për Report Tv.

A ju uroi miku juaj Edi Rama që mposhtët Covid-in?/ Ja si përgjigjet Nora Malaj Read More »

Pas dy javësh intensive pune në Shqipëri, kthehet sot në Itali ekipi italian i mjekëve/ Manastirliu: Ndihmë e vlefshme

Kthehet sot në Itali ekipi italian i mjekëve, pas dy javësh intensive pune në Shqipëri, për trajnimin e ekipeve shqiptare në përballje me koronavirusin.

Para largimit, mjekët u pritën në një takim nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Gjatë takimit ministrja tha se vetëm nëpërmjet solidaritetit dhe veprimeve të unifikuara do të mund ta fitojmë luftën me virusin e rrezikshëm .

“Prita me kënaqësi ekipin e mjekëve italianë dhe të Mbrojtjes Civile, të cilët për dy javë asistuan ekipet tona mjekësore të spitaleve COVID duke na ofruar këshilla të vlefshme dhe sugjerime konkrete për organizimin spitalor. Jam e bindur që bashkëpunimi i frytshëm do të vijojë në misione të tjera mbështetje nga Italia mike. Faleminderit nga zemra”, u shpreh Manastirliu. /noa.al

Pas dy javësh intensive pune në Shqipëri, kthehet sot në Itali ekipi italian i mjekëve/ Manastirliu: Ndihmë e vlefshme Read More »