Kryeministri Rama tha në orët e mbrëmjes se kufijtë tokësorë me Greqinë do jenë të hapur gjatë gjithë natës.
Në një reagim në Tuiter, kreu i Qeverisë ka shkruar se është gjetur dakordësia dhe mirëkuptimi me palën greke.
“Gjatë gjihë ditës kemi bashkëpunuar me palën greke në çdo nivel. Kemi gjetur mirëkuptim e gatishmëri dhe faktin është se e njëjta situatë është edhe në kufijtë e tjerë të Greqisë.
Faleminderit për vazhdimin e punës gjatë natës sot dhe lutemi mirëkuptimin e qytetarëve në vijim”, shkruan Rama në Tuiter.
Prej ditësh mijëra shqiptarë janë përballur me vështirësi, duke pritur për ditë të tëra në përpjekje për të kaluar në Greqi. /noa.al/
Një ligj me një nen të paprecedentë është miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për parandalimin dhe luftimin e pa ndemisë së koronavirusit. Pjesë e ligjit ishte neni që kush nuk beson se ekziston koronavirusi dhe e shpreh këtë, dënohet.
Votimi u bë në një unitet shembullor që u përshëndet edhe nga nismëtarja e këtij ligji, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.
Ky ligj ka mbetur deri më sot peng i politikave, tha ajo nga foltorja e Kuvendit, por votimi i sotëm është një shembull i mirë i angazhimit domethënës në hapa konkretë për parandalimin e pandemisë. Në fakt, ajo që Osmani e cilëson një arritje, ka në përbërje edhe një pikë sipas të cilës i hiqet e drejta çdo njeriu që të përçojë dyshimet e tij mbi ekzistencën e koronavirusit, te persona të tretë.
“Nëpërmjet këtij ligji parashikohen ndëshkimet në veçanti për ata persona që pozitën apo ndikimin e tyre në shoqëri e keqpërdorin për të shpërndarë informacion se nuk ka ko ronavi rus. Duhen ndëshkime konkrete për persona të tillë pasi dëmi që bëjnë në shoqëri në kohë pandemie është jashtëzakonisht i madh dhe dezinformata të tilla nuk duhet të kalojnë pa u ndëshkuar”, tha Osmani.
Por në këtë situatë pandemike që ndodhet bota, ku askush nuk ka një informacion konkret mbi koronavirusin dhe pasojat e tij, cila mund të merret si e vërtetë? A nuk cenon një ligj i tillë të drejtën e të shprehurit apo lirinë e të menduarit ndryshe? Pyetje si këto pritet të marrin përgjigje në vijim teksa do të vërehen masa konkrete ndaj personave me ndikim meqë edhe ligji do të zgjasë aq sa edhe pandemia vetë.
Ligji parashikon të ketë vlerë për një kohë të caktuar. Ai hyn në fuqi menjëherë, por shfuqizohet automatikisht, nga pushimi i arsyeve për nxjerrjen e tij. Në Kuvend, ai mori 77 vota pro dhe asnjë kundër, ndërkohë që 7 deputetë abstenuan.
Edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë konfirmoi lajmin se pika e kalimit kufitar në Kakavijë do jetë e hapur edhe pas orës 22:00.
Kështu, kufiri do jetë i hapur gjatë gjithë natës deri nesër në orën 22:00.
Gjithashtu, nisur që nga dita e hënë, dt. 17 gusht 2020, nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë, në fashën orare 06:00 deri në orën 22:00, konform rregullave të vendosura nga pala greke, si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19.
Të gjithë ata shtetas të cilët plotësojnë kriteret e vendosura për të udhëtuar drejt Greqisë (qytetarët me shtetësi greke, personat që kanë leje qëndrimi në Greqi, personat me kartë minoritari, personat që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi, si dhe ata që e kanë të domosdoshme të udhëtojnë për arsye profesionale-pas marrjes së lejes së posaçme) nga dita e hënë, duhet të paraqesin në kufi edhe dokumentacionin sa më poshtë:
– Testin negativ të COVID-19 (RT-PCR), i cili duhet të jetë kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publike apo private të certifikuara në Shqipëri. Ky rregull nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët nën 10 vjeç.
– Vërtetimin diagnozë të përkthyer në anglisht, në të cilin duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës/numri i kartës së identitetit të individit.– Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF, me kodin QR (nga adresa elektronike https://travel.gov.gr).
Nënvizojmë se testi i COVID-19 (RT-PCR) është i vlefshëm vetëm nga laboratoret e linçesuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilat mund ti gjeni në faqen zyrtare: https://shendetesia.gov.al/mbi-njohjen-e-strukturave-jopublike-per-kryerjen-e-testit-rt-pcr/
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit garanton kujdesin maksimal në kontrollet e dokumentacionit të nevojshëm shumë më herët se mbërritja në kufijtë tokësorë në mënyrë që të evitohet pritja e shtetasve në rradhë. /noa.al/
Ky është horoskopi për ditën e Dielë 16 gusht 2020 që Noa.al sjell për ju.
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Ky është një përkthim ekskluziv nga Noa.al i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.
Dashi
Duhet të mbledhësh pak energji këto ditë. E shtuna dhe e diela duken ditë të ndërlikuara. Ke vendosur ku ta kalosh 15 gushtin? Sepse është e rëndësishme të shmangësh stërmundimet në këtë fundjavë që në ndonjë rast mund të ketë pak shqetësim.
Demi
Për ju kjo është një fundjavë e mirë. Arritjet e kësaj periudhe janë shumë dhe është e nevojshme të ruhen. Brenda të dielës do të duash të rrish pak me partnerin.
Binjakët
Me Hënen në shenjë nuk ju mungon impulsi, nuk ju mungon gjallëria. Ka një dëshirë shumë të madhe të përmirësohesh në krahasim me të shkuarën. Nëse është kthyer dëshira për t’u argëtuar, do të thotë se ke kaluar shumë kriza të lidhura me të shkuarën.
Gaforrja
Do të kesh një mision të shkëlqyeshëm për të kryer deri të dielën, të bindësh një person për dashurinë tënde ose thjesht të kalosh mirë me partnerin. Në këtë periudhë janë të favorshme edhe takimet.
Luani
Je akoma i bindur për atë që po bën. Iniciativat e mëdha janë të shpërblyera nga Merkuri dhe Dielli që kalojnë në shenjën tënde. Por tani duhet të bësh diçka tënden në të cilën të tjerët nuk duhet të ndërhyjnë, sepse kohët e fundit në qoftë se e ke vënë re se nëse ua jep aftësinë dhe përgatitjen tënde të tjerëve, nuk bëhesh më mirë.
Virgjëresha
Një ditë akoma nën trysni për ju, por e diela mund të jetë më mirë. Priten përfitime të mundshme që mund të kenë të bëjnë edhe me situata që në të shkuarën kanë krijuar probleme.
Peshorja
Je shumë më i bindur nga ajo që dëshiron, por këto dy ditë mund të krijojnë probleme në jëten tënde familiare, në jetën në çift.
Akrepi
Brenda kësaj të diele mund të fitosh një sfidë ose të marrësh një çmim të mirë; e shtuna dhe e diela janë dy ditë force në të cilat do të jetë e mundshme të nisësh të shohësh të ardhmen në mënyrë pozitive dhe aktive. Nëse ka persona që të pëlqejnë, nëse ke një person në zemër, organizo diçka të bukur.
Shigjetari
Je akoma pak konfuz, ose këto ditë ka një person që zvogëlon rrezen tënde të veprimit. Nëse doni të humbisni një person shigjetar, mundohuni të bllokoni jetën e tij. Sa më lirisht të jetosh aq më mirë je.
Bricjapi
Ti e urren konfuzionin. Kështu mund të shpjegohet vuajtje e vogël që mund të vijë këtë fundjavë. Kujdes me rradhët e gjata të trafikut, kujdes mos të frekuentosh vende të mbushura me njerëz, sepse ke nevojë për qetësi.
Ujori
Kjo është një ditë e vlefshme me një Hënë të favorshmer për dashurinë, ndërsa në punë ka bllokime të vogla. Disa ditë me parë po përpiqeshe të dilje nga një situatë e madhe nervozizmi që ke jetuar së fundmi. Rregullat e lojës po ndryshojnë dhe ajo që ishte në fillim tani nuk është më.
Peshqit
Gjendesh në një situatë pak shqetësuese sepse ndoshta nuk e ke organizuar akoma fundjavën. Por kujdes, të dielën nuk duhen humbur yjet. Është e qartë se gjithsecili ka moshën e tij, secili di atë që do në nivel sentimental, por nëse është personi i duhur, nëse ka patur një takim të këndshëm por edhe nëse është e nevojshme të rregullohet një raport, mund t’i lejosh vetes një aventurë simpatike./noa.al/