Aktualitet

A e dini sa milionë euro në vit shpenzojnë shqiptarët për bare, restorante e hotele

A e dini sa janë rritur shpenzimet për bare, kafe e restorante vitet e fundit?

Kur vjen puna për të thyer rekorde jemi të sigurt që asnjë shtet në botë nuk mund të na e kalojë për nga numri i bar-kafeve, të cilat i gjen në qendër të qyteteve, në çdo cep të lagjes, apo edhe anash rrugëve ndërqytetase.
Por, sa shpenzohet në një vit në bare, restorante e hotele. Sipas INSTAT, i cili publikon konsumin final -të familjeve sipas grupeve kryesore, në 2018-n, viti i fundit kur janë në dispozicion të dhënat, shpenzimet totale për grupin e bare restorante e hotele ishin 47.8 miliardë lekë, ose rreth 385 milionë euro, duke shënuar një nivel rekord dhe duke u rritur me 11% në raport me vitin e mëparshëm.

Ndonëse të varfër, shqiptarët nuk kursehen për kafe dhe vit pas viti, shpenzimet janë rritur, të nxitur dhe nga ardhjet e turistëve të huaj. Nga 2014-a, rritja ka qenë e shpejtë, siç duket edhe nga grafiku.

Shpenzimet për kafe, restorante e hotele përbëjnë 3.7% të konsumit gjithsej. Shqiptarët shpenzojnë për kafe e restorante e hotele, më shumë sesa për arsimin, apo për pije e duhan, sipas INSTAT.
Sipas të dhënave të tjera të INSTAT numri i aktiviteteve që ofronin shërbim të pijeve arriti në 14,776 gjatë vitit 2018, duke u rritur me 4% në raport me një vit më parë, pas një rënieje në vitin e mëparshëm.

Në raport me popullsinë, Shqipëria numëron 518 bare për çdo 100 mijë banorë, duke kapur rekord jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Ndërsa lë shumë pas vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas përllogaritjeve të “Monitor”, bazuar në të dhënat e Eurostat mbi numrin e aktiviteteve të shërbimit të pijeve dhe numrit të popullsisë, numri i bareve në Bashkimin Europian në vitin 2017 nuk ishte më i lartë se 115 bare për çdo 100 mijë banorë.

Në vend të parë për sa i përket numrit të bareve në BE renditet Portugalia, e cila kishte 427 bare për çdo 100 mijë banorë.

Në top 5 vendet me numrin më të lartë pas Portugalisë, është Spanja me 392 bare për 100 mijë banorë, Greqia me 343, Kroacia me 240 dhe Italia me 211.

Nga ana tjetër, numrin më të ulët ndër vendet e BE-së dhe vendeve kandidate për t’u anëtarësuar e ka shënuar Serbia, ku sipas të dhënave të Eurostat dhe përllogaritjeve të “Monitor” në raport me popullsinë kishte vetëm 9 bare (aktivitete të shërbimit të pijeve) për 100 mijë banorë.

Kafete e restorantet përbëjnë 16% të ndërmarrjeve në ekonomi, punësojnë rreth 50 mijë individë. Sektori është ndër më të rëndësishmit për punësimin, duke u krahasuar me industrinë e tekstileve e këpucëve, që ka gjithsej rreth 55 mijë të punësuar. 64% e atyre që punojnë në bare e restorante janë meshkuj.

Ndërsa në vend numërohen rreth një mijë hotele, por informaliteti mbetet i lartë.

A e dini sa milionë euro në vit shpenzojnë shqiptarët për bare, restorante e hotele Read More »

Rama thirrje miqësore për turistët: Mos e humbisni këtë perlë

Kryeministri Edi Rama, e ka nisur mëngjesin me një thirrje për të gjithë pushuesit, të cilëve u sugjeron që të vizitojnë jugun.

Në postimin e tij, Rama, u sugjeron që të vizitojnë Kishën e Shën Kollit në Mesopotam, e cila sipas tij është shpëtuar nga rrënimi nga qeveria.

Kryeministri Edi Rama pasi pushoi në jug të vendit këtë verë u ka bërë një sugjerim të gjithëve pushuesve që zgjedhin pikërisht këtë pjesë të Shqipërisë për ta vizituar.

“MIRËMËNGJES, dhe me sugjerimin miqësor për të gjithë ata që zbresin në Jug, për të mos e humbur këtë perlë të Trashëgimisë sonë Kulturore, pasi e shpëtuam nga rrënimi dhe e kthyem në një tjetër destinacion tërheqës për turistët e për eksploratorët e thesareve të Shqipërisë, ju uroj një të dielë të mbarë”, shkruan Rama.

Rama thirrje miqësore për turistët: Mos e humbisni këtë perlë Read More »

Këshilla për pushuesit/ Si të lahemi në det të sigurtë

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë kujdes gjatë frekuentimit të plazhit nga ana e pushuesve në kuadër të situatës COVID-19.

Ata rekomandohen që të lahen në zona të mbikqyrura si dhe të respektojnë rregullat e sigurisë. Sipas tyre, duhet marrë informacion paraprak mbi kushtet meteoroologjike teksa fëmijët këshillon të mos lahen asnjëherë vetëm por të mbikqyrur nga prindërit.

‘Lahuni në zona të mbikqyrura dhe respektoni rregullat e sigurisë. Mos mbivlerësoni aftësitë tuaja fizike. Në cdo aktivitet ujor përdorni mjetet mbrojtëse të sigurisë dhe informohuni më parë mbi kushtet meteorologjikë ose gjendjen e detit, lumit, liqenit, pishinës.

Fëmijët nuk duhet të lahen asnjëherë vetëm dhe duhet të sigurohet një mbikqyrje e vazhdueshme për ta’, rekomandon ndër të tjera ISHP-ja.

Këshilla për pushuesit/ Si të lahemi në det të sigurtë Read More »

Parashikimi i motit, 23 gusht 2020

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e diel moti parashikohet i kthjellët me vranësira mesatare në veri dhe verilindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje dhe veriperëndim 1-8m/sek. Valëzimi i forcës në det parashikohet të jetë 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/37 Diell re
Kukës 18/33 diell re
Lezhë 20/37 Diell re
Dibër 17/32 diell re
Durrës 23/36 diell
Tiranë 22/35 diell
Elbasan 22/38 diell
Berat 17/36 diell
Vlorë 20/34 diell
Korçë 15/31 diell re
Gjirokastër 16/37 diell
Sarandë 19/34 diell

Parashikimi i motit, 23 gusht 2020 Read More »

Qytetarja: Po nuk pagove të QSUT, s’të çojnë në repart/ Rama: Fol me emër e mbiemër, ose hesht

Një qytetare ka denoncuar në faqen zyrtare në FB, të Edi Ramës se tek Urgjenca e QSUT nëse nuk paguan nuk të çojnë në repart për kurim. Megjithatë e mënjehershme ka qenë reagimi i kreut të qeverisë, i cili i kërkon q ëtë flasë me emra me mbiemra, ose në të kundërtën të hesht dhe të mos hedhë baltë mbi bluzat e bardha.

Qyetarja Mirela Armaci: Ju dilni gjithmonë dhe flisni, por realiteti është krejt ndryshe. E dini ju ministre se në urgjencen e spitalit “Nënë Tereza” nëse nuk paguan nuk të cojnë në repart. Shko dhe shiko realitetin,shiko edhe vendet e punës që u jepen njerëzve që janë servil të Partisë Socialiste

Edi Rama: Realitet Është ky nuk është film artistik, ndërsa për sa i përket akuzës që ben, bejë konkrete me emër e mbiemër ose hesht e mos hidh baltë mbi bluzat e bardha, që po e tregojne veten në ditën më të errët për shendetin publik për shkak të pandemise

Qytetarja: Po nuk pagove të QSUT, s’të çojnë në repart/ Rama: Fol me emër e mbiemër, ose hesht Read More »

Në këto ditë të vështira e kemi të nevojshme më shumë se kurrë ti lutemi Zotit, sepse vetëm ai mundet të bëjë mrekulli dhe të ndryshojë jetën tonë!

Aida Shtino

Keto dite jane te veçanta. Nga data 20 – 25 gusht ne malin e shenjte te Tomorrit , shume njerez ne keto dite shkojne pelekrinazh ne kete mal me besimin tek Zoti i Madh. Eshte dita e Abaz Aliut. Sipas legjendes, Abaz Aliu ne nje beteje qellohet nga armiku ne te dy duart e tij dhe Zoti i dha dy krahe per te fluturuar…
Gojdhenat thone se Abaz Aliu nisi fluturimin e tij mitik drejt malit të Tomorit . Thone se kur vajti atje nuk u largua kurre, por qëndroi në jetë të jetëve. Abaz Aliu, si luftëtar që ra për lirine, erdhi dhe gjeti prehje tek mali ynë i shenjtë Tomorr.. Qe nga ajo kohe cdo fund gushti njerzit e vizitojne ate mal, si edhe gjurmen e Abaz Aliut. Ne keto dite te veshtira e kemi te nevojshme me shume se kurre ti lutemi Zotit, sepse vetem Ai mundet te beje mrekulli dhe te ndryshoje jeten tone !
Gezuar diten e Abaz Aliut !
Gezuar diten e malit tone te shenjte Tomorr !

Në këto ditë të vështira e kemi të nevojshme më shumë se kurrë ti lutemi Zotit, sepse vetëm ai mundet të bëjë mrekulli dhe të ndryshojë jetën tonë! Read More »

Ky është horoskopi për ditën e diel, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje

Ky është horoskopi për ditën e diel 23 gusht 2020

Dashi

Në dashuri keni nevojë për një konfirmim të raportit që keni, sidomos nëse keni të bëni me të lindur në shenjën e peshores ose bricjapit. Mundohuni që të mos debatoni dhe acaroheni. Në punë do të ketë zhvillime të reja, ndaj mundohuni që të qartësoni situatën.

Demi

Në dashuri mëngjesi do të ecë më mirë se pasditja, pasi me kalimin e orëve mund të lindin probleme në çift. Në punë, do të keni mundësi që të bëni projekte, por duhet të vlerësoni mirë çdo situatë.

Binjakët

Në dashuri do të keni mundësi që të bëni paqe, veç mundohuni që të mbani nën kontroll nervozizmin. Në punë ka disa momente tensioni me të cilat do të përballeni dhe që do të zgjasin deri në fund të muajit. Megjithatë mos u dorëzoni, pasi projektet që keni në dorë janë të vlefshme.

Gaforrja

Mëngjesi do të jetë nën ritmin e duhur, ndërsa pasditja do të vijë duke u përmirësuar sa i takon ndjenjave. Nëse një situatë do të mbyllet, bëni mirë që të mos e ktheni kokën pas. Kujdes duhet të tregoni lidhur me shpenzimet.

Luani

E diela do të jetë mjaft pozitive sa i takon ndjenjave dhe lidhjes në çift, ku do të keni mundësi që të bëni projekte të rëndësishme. Kujdes duhet të tregoni me debatet në mbrëmje. Në punë, ndiqni instinktin tuaj.

Virgjëresha

Ju pret një ditë intriguese, gjatë së cilës do të keni mundësi që të mendoni për diçka të bukur në raportin në çift. Nëse ju intereson dikush, ky është momenti për ta lënë veten të lirë. Në punë, më në fund diçka do të lëvizë.

Peshorja

Keni sërish dëshirë për të qëndruar në mes të njerëzve. Në dashuri nuk duhet të qani të kaluarën, pasi do të ishte diçka e kotë dhe e dëmshme. Në punë, mundohuni që ti kushtoni më shumë hapësirë ideve dhe projekteve të reja.

Akrepi

Në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës, e cila do të hyjë në shenjën tuaj, emocionet do të bëhen më të vërteta dhe intensive. Mos hiqni dorë nga takimet e reja. Në sferën profesionale, mund t’iu duhet që të bëni zgjedhje të rëndësishme.

Shigjetari

Ndiheni disi të lodhur gjatë kësaj dite, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Mundohuni që të shmangni debatet, pasi do të ngarkonit më shumë veten. Nga ana tjetër, duhet të pranoni propozime dhe ftesa të kënaqshme. Në punë, mund të ketë zhvillime të reja në muajt në vijim.

Bricjapi

Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj, ju bën nervoz, veçanërisht në mëngjes. Mundohuni që të ruani vetëkontrollin, shkruan noa.al. Sa i takon punës, shumë shpejt do të përballeni me mundësi të mira.

Ujori

Mëngjesi do të nisë mirë, por për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës me kalimin e orëve, situata nuk do të jetë aq pozitive. Sa i takon punës mundohuni që të zhvilloni dhe çoni përpara idetë tuaja.

Peshqit

Kjo ditë do të vijë duke u përmirësuar, sidomos gjatë pasdites. Emocionet do të vijnë në rritje dhe nuk përjashtohet një mbrëmje e veçantë. Ndërsa në punë, mund të ketë ndonjë vonesë.

Ky është horoskopi për ditën e diel, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje Read More »

Ambasada e Shqipërisë në Greqi, jep një njoftim me rëndësi për të gjithë emigrantët shqiptarë

Ambasada e Shqipërisë në Greqi, jep një njoftim me rëndësi për të gjithë emigrantët shqiptarë.

Bëhet me dije se kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit deri më 31 korrik.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton se, kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit deri më 31 korrik 2020.

Shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit ka nisur të kryhet pranë hyrjes nr. 1 të Ambasadës.

Ambasada njofton se procedura për tërheqjen tyre kryhet nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00 “Nëse dëshironi që të merrni nëpërmjet postës vetëm pasaportën na dërgoni në adresën e emailit: [email protected]

Emër mbiemër Adresën e saktë të banimit Kodin postar Numrin e celularit Foto të kuponit të aplikimit

Lidhur me tërheqjen e kartës së identitetit është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë”. /noa.al

Ambasada e Shqipërisë në Greqi, jep një njoftim me rëndësi për të gjithë emigrantët shqiptarë Read More »