Aktualitet

Presidenti Ilir Meta uron të gjithë shqiptarët për festën e Abaz Aliut: Me besimin se vitin e ardhshëm do festojmë pa kufizime dhe distanca fizike!

Presidenti Ilir Meta uron të gjithë shqiptarët për festën e Abaz Aliut, e cila çdo fund gushti kremtohet në malin e Tomorrit.

Duke ndarë disa fotografi nga vitet e kaluara teksa ka qenë në mal, kreu i shtetit shkruan:

“Abaz Aliu zu’ Tomorr,

Erdhi afër nesh,

Shqipëria s’mbet e gjorë”

Se Zoti e desh”

Gëzuar të gjithë besimtarëve dhe popullit shqiptar, Festën e Shenjtë të Abaz Aliut! Me shëndet e mbarësi në familjet Tuaja!”

Më tej uron, “Me besimin se vitin e ardhshëm do festojmë pa kufizime dhe distanca fizike!”

Presidenti Ilir Meta uron të gjithë shqiptarët për festën e Abaz Aliut: Me besimin se vitin e ardhshëm do festojmë pa kufizime dhe distanca fizike! Read More »

Monika Kryemadhin me Baba Mondin në Tomorr: Covid-i mundet me oksigjen

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i është bashkuar pelegrinazhit që mbahet në malin e Tomorrit, këto ditë fund gushti.

Prej andej ajo ka ndarë një fotografi me kreun e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Edmond Brahimaj, apo siç njihet ndryshe si Baba Mondi.

Kryemadhi jep një mesazh, duke shkruar, “Covid-i mundet me oksigjen dhe ku ka më shumë oksigjen se në Malin e Tomorrit! Zoti i bekoftë shqiptarët!”

Prej vitesh në teqenë e Kulmakut që ndodhet në malin e Tomorrit, shkojnë me qindra mijëra pelegrinë, të cilët kalojnë natën në mal në çadra dhe kampingje të improvizuara.

Ata luten në teqe dhe pranë varrit të Abaz Aliut për shëndet dhe mbarësi.

Monika Kryemadhin me Baba Mondin në Tomorr: Covid-i mundet me oksigjen Read More »

‘Po sikur emigrantët të ktheheshin? Të thoshin: Tani, boll, u mërzitëm në vend të huaj dhe do të kthehemi!’ / Opinion nga Artan Fuga

OPINION nga Artan Fuga

Më kujtohet që dikur, aty nga vitet 60 dhe 70 ishte problem kur në shtëpitë tona në qytete vinin për vizitë të afërt ose miq nga fshati. E ka trajtuar këtë çështje edhe filmi “Kapedani”.

Nga njera anë gëzoheshim kur ata vinin sepse sillnin dashuri, miqësi, gëzim, çmalleshin njerëzit me njeri tjetrin. Edhe na sillnin ndonjë produkt fshati nga ekonomia familjare.

Mirëpo me kalimin e ditëve, vinte koha për të ikur. Edhe të zotët e shtëpisë i përcillnin me dashuri miqtë nga fshati, por ndoshta edhe me pak lehtësim. Po sikur miku nga fshati te dera e apartamentit të pendohej dhe të kthehej duke thënë qartazi fjalinë e tmerrshme: “E di ç’kam, po qendroj edhe nja dy javë te ju!” Të gjithë do të ishin lemerisur.

Jo më kot, disa krahina te ne kanë shprehjen: “Miku, është budalla!”, nuk dihet se kur vjen e kur ikën, tekat e tij duhen plotësuar, njësoj si të një fëmije apo të dikujt që ka probleme psikologjike të rënda.

E kemi shtruar ndonjëherë çështjen: Po sikur emigrantët të ktheheshin? Të thoshin: Tani, boll, u mërzitëm në vend të huaj dhe do të kthehemi!”

Atë ditë të 15 gushtit kur shihja rradhët e veturave të emigrantëve në kufi, m’u kujtua pikërisht skena kur miku nga fshati ishte duke kapërcyer pragun e shtëpisë për të ikur. Po sikur të kthehet? Atë ditë të 15 gushtit, kur askush fillimisht nuk merrej me fatin e emigrantëve për të kaluar kufirin, në fakt të gjithë autoritetet ishin të interesuar që ata të iknin!!!.

Po sikur t’u mbushet mendja dhe të thonë: “Ashtu? Nuk çan kokën ndokush për të na ndihmuar të ikim? Atëhere po kthehemi!”

‘Po sikur emigrantët të ktheheshin? Të thoshin: Tani, boll, u mërzitëm në vend të huaj dhe do të kthehemi!’ / Opinion nga Artan Fuga Read More »

Ja si ka ndryshuar djali i birësuar i ish-kryeministrit Fatos Nano (foto)

Vitet kalojnë shpejt. Kur Fatos Nano, në atë kohë kryeministër, u martua për herë të dytë me Xhoana Nanon, kur kjo e fundit kishte edhe një djalë.

Klajdi, në atë kohë ishte vetëm 9 vjeç. Ai, ashtu si edhe anëtarët e tjerë të familjes së Fatos Nanos, nuk kanë preferuar të dalin shpesh në publik.

Nga një fëmijë i vogël, Klajdi tashmë është bërë burrë dhe së bashku me të atin kanë pozuar për një foto pak kohë më parë, nga të rrallat të cilën kanë vendosur ta bëjnë edhe publike.

Djali i Xhoana Nanos është birësuar nga bashkëshorti i saj Fatos Nano në moshën 14 vjeçare.

Artur Muharremi, ish bashkëshorti i Xhoanës i dha asokohe pëlqimin gjykatës që djali i tij të birësohej nga ish kryesocialisti Fatos Nano.

Fatos Nano nga martesa e parë ka edhe dy fëmijë të tjerë, një djalë dhe një vajzë./NOA.al

Ja si ka ndryshuar djali i birësuar i ish-kryeministrit Fatos Nano (foto) Read More »

Meta vlerëson me ‘Dokoratën e Flamurit Kombëtar’ vëllëzërit Avdyl, Naim dhe Sami Frashëri

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dekoroi pas vd ekjes me titullin më lartë simbolet e përkryera të Rilindjes tonë Kombëtare, siç tha ai, tre vëllezërit Frashëri.

Presidenti ishte sot në Frashër të Përmetit, ku edhe vlerësoi me “Dokoratën e Flamurit Kombëtar” vëllëzërit Avdyl, Naim dhe Sami Frashëri.

“Është një lumturi e veçantë të jem sot në Frashër, në këtë vend të shenjtë për kombin shqiptar, në djepin që përkundi me dije dhe atdhedashuri simbolet e përkryera të Rilindjes tonë Kombëtare, Frashërllinjtë e mëdhenj, Abdyl, Naim e Sami”, tha Meta para se të akordonte dekoratat.

“Frashëri vezullon dritë kombëtare patriotike dhe qytetare në çdo kohë”, u shpreh kreu i shtetit.

Lidhur me motivacionin e dekurimit të tyre, Meta tha:

“Për kontributin e pazëvendësueshëm në zgjimin e vetëdijes kombëtare dhe Rilindjes kulturore e letrare, në shërbim të mbrojtjes së territoreve shqiptare dhe luftës për Pavarësinë e Shqipërisë, pata sot nderin të vlerësoj në vendlindjen e tyre, me Dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën në Republikë, vëllezërit Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri”.

“Tre Pishtarë të Dijes dhe Atdhedashurisë, burra shteti me vizion dhe personalitet të jashtëzakonshëm që nuk kursyen asgjë për lirinë dhe lartësimin e kombit shqiptar, me aktualitetin e veprës së tyre na udhëheqin edhe sot drejt integrimit europian”.

“Është koha për të ecur në gjurmët e Rilindasve të vërtetë, për të rrëzuar çdo mur dhe për t’u çliruar nga çdo e keqe që synon të mbajë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë”.

/NOA.al

Meta vlerëson me ‘Dokoratën e Flamurit Kombëtar’ vëllëzërit Avdyl, Naim dhe Sami Frashëri Read More »

Shikoni si do jetë moti ditën e sotme

Ditën e sotme përgjithësisht do të ketë mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare në male, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Era do të fryjë veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet, duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat do të pësojnë rritje në mesditë.

zonat malore 15°C deri në 31°C

zonat e ulëta 18°C deri në 35°C

zonat bregdetare 20°C deri në 34°C

Shikoni si do jetë moti ditën e sotme Read More »

Ylli Manjani me deklaratë të papritur: ‘Sharësve që hapin librin e shtëpisë, kam gjithmonë qejfin tua kthej shqip: Ku ti keni ato të librit tuaj!’

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e ka nisur ditën e sotme me një deklaratë të fortë në rrjetet sociale. I nisur nga mesazhet fyese e lavdëruese në në Facebook, Manjani sqaron një herë e mirë se për ata që e quajnë një politikan, ai nuk është i tillë. Manjani thekson se është elektron i lirë dhe jep mendimin e tij pa u ndikuar nga askush. “Kjo sqaron edhe ata komentues që ende më shohin si përfaqësues të LSI. E përsëris: cfarë del nga goja ime dhe shkruhet nga dora ime është ekskluzivisht e imja. Në komentet e mia përveç se ndaj Ramës& co, gjendet kritika edhe për LSI, Monikën, Ilir Metën, Lulzim Bashën.

Kam shprehur qartë mendimin tim në favor të rotacionit politik, por nuk kam ndalur së kritikuari, në mënyrën time e stilin tim”, shton Manjani në statusin e tij.
Postimi i Manjanit

Konstatime nga komentues të ndryshëm.

============

Pas një kohe disa mujore, mbrëmë bëra një pastrim të Inbox. Natyrisht i hodha një sy të tërësi cfarë shkruhej aty.

Ka shumë njerëz që marrin mundimin të më shkruajnë dhe, vetëm për këtë fakt ndjehem i nderuar. Edhe kur më shajnë njëfarë vlerësimi është që dikush ulet, harxhon kohë e shkruan dicka për ty. Shprehet. Lirohet.

Por çmoj se duhet të sqaroj dy kategori kryesore që më vjen si konstatim prej komenteve në inbox por edhe në murin elektronik të statuseve të mia.

1. Shumica e komentuesve më shohin si politikan. E kam sqaruar dhe më parë dhe po e bëj përsëri që unë NUK JAM POLITIKAN. Nuk kam mandat për të bërë politikë. Në fakt drejtpërdrejt nga njerëzit kurrë nuk kam patur mandat përfaqësues. Kurrë nuk kam qenë deputet, pra.

Kam kryer detyra që njihen si politike, por i mandatuar nga LSI, jo nga populli. Që prej janarit 2017 nuk kam më asnjë mandat as nga LSI e as nga parti apo individ tjetër politik.

Kjo sqaron edhe ata komentues që ende më shohin si përfaqësues të LSI. E përsëris: cfarë del nga goja ime dhe shkruhet nga dora ime është ekskluzivisht e imja. Në komentet e mia përveç se ndaj Ramës& co, gjendet kritika edhe për LSI, Monikën, Ilir Metën, Lulzim Bashën.

Kam shprehur qartë mendimin tim në favor të rotacionit politik, por nuk kam ndalur së kritikuari, në mënyrën time e stilin tim.

Kjo është e vërteta. Duan ti shohin mendimet e mia si të LSI apo të dikujt tjetër, le ta bëjnë! Por nuk është e vërteta kjo që duan të shohin. E vërteta është kjo që po ju them: jam qytetar i lirë që bëj komente dhe shpreh mendime për politikën, thjesht si shprehje e lirisë sime për tu shprehur. Kaq.

Në FB, jo pa qëllim nuk kam asnjë logo politike ( BAYERN MÜNCHEN nuk është një e tillë) sepse nuk shkruaj as për të mbledhë vota e as për të kërkuar mbështetje politike. Nuk kam as Page që të shkruaj për publikun e gjerë, por thjesht një llogari personale me miq virtualë me të cilët debatojmë mbi ide pa fyer askënd.

Pra nuk kërkoj mbështetje për politikë, se nuk kam ku ta coj. FB është një rrjet social, ku komentojm, analizojmë por bëjmë edhe humor.

2. Kategoria e dytë më e madhe e komentuesve më tërheqin vemendjen se kam qenë ministër.

Sipas tyre një ish ministër nuk duhet të shprehet, të flasë aq më pak të komentojë me humor shaka e ironi. Shoqe dhe shokë, apo zonja e zotërinj, miq e sharës të mi, kam kryer detyrën e ministrit për pak më shumë se 15 muaj. Edhe vetë e kam harruar tashmë atë periudhë ndërkohë që ma kujtoni ju.

Sinqerisht ju falenderoj!

Ju siguroj që atë detyrë e kam kryer më mend e mia brenda një mandati politik të dhënë nga LSI, deri sa ditën që kjo e fundit vendosi të mos binte dakort më me mendimet e mia, por u dakortësua me Kryeministrin Edi Rama. (Temë tjetër kjo..)

Ka disa që mendojnë se ato 15 muajt e mia si ministër janë më shumë se 30 vite ministra që kanë shërbyer e shërbejnë aty. Sdi çtë them për këta sepse është çështje memorie…

Por të qenit ministër nuk mund të jetë dënim për të mos folur, as nuk është heqje e lirisë për të menduar e për t’u shprehur. Përkundrazi kur dikush kryen detyra të tilla duhet të shprehet sa më shumë, mendoj unë.

Sa më takon nuk kam përtuar ti shpreh mendimet e mia dhe përgjatë atyre 15 muajve në detyrë. Ju kujtoj se për shkak të atyre mendimeve u shkarkova. Mund të kisha mbyllur gojën, sic më shkruajnë disa. Pa dyshim do isha ende andej vërdallë si të tjerët.

Po sinqerisht nuk e kuptoj dot këtë mesazh, që i thuhet një ish zyrtari pse fole atëhere dhe pse flet dhe sot?!

Aq më pak e kuptoj vëretjen për të qenë etik, për të mos bërë ironi, sarkazëm dhe shkruar fjalë të pakëndshme sepse kam qenë ministër. More tu pyes unë, si i dini ministrat ju që nuk dhjesin, që sbëjn turpe më gratë e tyre, a si?! ????????

Do ti themi të gjitha si të na vijë për ti thënë, me fjalë të falorit SHQIP-SHQIP. Mjafton të mos fyejmë dhe shpifim, kjo është e rëndësishme.

————-

P.S. Në kategorinë e sharësve me pagesë dua të veçoj komentin e plakave “vdeksh ishalla”. ????????????

Po, o plakat elektronike faleminderit që ma kujtoni se edhe unë do vdes! Se jam vdekatar si të gjithë ju. Por qoftë me radhë kjo punë!

Nga ana tjetër eglendisem shumë me frikën ndaj vdekjes (e kam dhe unë shumë atë frikë), sepse e di që ditën që nuk marr më frymë në këtë botë ska më asnjë rëndësi se cfarë ndodh. Nuk besoj hiç tek ato muhabetet e përtejme… Ndaj do llafosemi sa të kemi frymë, se andej matanë nuk është ashtu si thonë… ????Nuk punon më celulari andej…????????????

Sharësve të tjerë, që hapin librin e shtëpisë, kam gjithmonë qejfin tua kthej shqip:

Ku ti keni ato të librit tuaj!

Ylli Manjani me deklaratë të papritur: ‘Sharësve që hapin librin e shtëpisë, kam gjithmonë qejfin tua kthej shqip: Ku ti keni ato të librit tuaj!’ Read More »

Shenjat e horoskopit që nuk duhet të dashurohen kurrë me njëra-tjetrën

Shenjat e horoskopit që vijojnë si më poshtë, nuk duhet të dashurohen kurrë me njëra-tjetrën.

Dashi

Nuk duhet të lidheni me një Bricjap! Dashi thyen rregulla ndërsa Bricjapi bën rregulla. Do ndiheni vazhdimisht të kritikuar dhe do ta frikësoni Bricjapin që zakonisht sillet aq mirë. Spontaniteti është emri juaj I dytë, ndërsa Bricjapi nuk del dot as për darkë pa bërë një rezervim më parë. Problem tjetër është që Bricjapi është “i martuar” me punën, dhe gjasat janë që jut ë ndiheni sikur jeni të lidhur me shefin, jo me Bricjapin tuaj.

Gaforrja

Nuk duhet të dilni me një Shigjetar! Shigjetari është i egër dhe i lirë, e do të hyjë në jetën tuaj si tornado. Kjo ju duhet që të dilni jashtë guaskës tuaj, por ndërkohë ky proces do t’ju shkaktojë ankth pafund. Shigjetari udhëton, eksperimenton dhe provon gjëra të reja gjithë kohës, e kjo bie ndesh me traditat tuaja, me nevojat për siguri dhe familjaritet. Një Shigjetar nuk do kuptonte kurrë pse ju keni nevojë të kaloni kohë me familjen.

Shigjetari

Do ishit shokë shumë të mirë me Gaforret por kur vjen puna te lidhjet do ju bëjnë të villni! Janë të ëmbël për të ngjitur, çdo lidhje duan ta kthejnë serioze. Janë aq romantikë sa ende dërgojnë letra dashurie. Kjo është shumë për ta duruar për një Shigjetar.

Shenjat e horoskopit që nuk duhet të dashurohen kurrë me njëra-tjetrën Read More »