Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot deputetët në Elbasan, ku ka mbajtur dhe një fjalim në të cilin ka bërë të qarta objektivat për sezonin e ri politik. Në hyrje të fjalës së tij, Rama është shprehur se ky ka qenë një vit i vështirë, por sërish ka kërkuar që të vijohet e të punohet përpara.
Rama ka kërkuar refletkim nga të gjithë dhe ka pyetur deputetët nëse ai është më i mirë dhe meriton një mandat të tretë.
PJESË NGA DEKLARATA
Këtu jemi mbledhur që tu ftoj në një reflektim të thellë dhe të shpejt, sot dua që ta nisim dhe ta kryejmë në javët e ardhshme bashkarisht. Dua një reflektim se si duhet të vijojmë betejen tonë, si skuadër dhe si do ta kurorëzojmë këtë mandat për të merituar një mandat tjetër nga qytetarët tanë.
Po e nis nga vetja dhe jo pa qëllim publikisht me zë të lartë, që kam priviligjenin të drejtojë shtëpinë tonë të përbashkët. A jam unë kryeministri më i mirë që mund të jem për ta, po ju jeni deputetët më të mirë që mund të kenë qytetarët? A është kjo që kemi bërë më e mira? Shqiptarët sot nuk e kanë një alternativë më të mirë, se sa unë dhe sa ju, këtë ata e dinë. Shumica e tyre nuk e diskuton, por kjo nuk më mjafton fare dhe atyre jo e jo.
Deputeti opozitar i Kuvendit të Shqipërisë, Halit Valteri, ka publikuar logon e partisë së re me të cilën do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021.
Lëvizja Demokratike Shqiptare është emri i partisë, pjesë e së cilës nuk dihet ende kush do jetë. Shumë miqë e qytetarë i kanë uruar suksese në rrjete sociale. Valteri e kishte bërë me dije dhe më herët këtë nismë të re, kur tha se grupi parlamentar demokrat do të krijojë parti të re në shtator. Ai tha se do të ishin 11 deputetët e grupit parlamentar demokrat pjestarët e saj.
Disa persona të ma skuar dhe të ar matosur kanë dj egur flamurin grek në Ksamil.
Video e cila pretendohet se është realizuar në Ksamil, është shpërndarë në internet me mbishkrimin “Mesazh për grekët nga Jugu i Shqipërisë. Deti është i joni.”
Një reagim i tillë vjen pas deklaratave të ministrit të Jashtëm të Greqisë, i cili pretendonte që do të zgjerohej në detin Jon me 12 milje.
Një imam xhamie, Ervin Meti, ka bërë publike historinë që sipas tij i ka ndodhur një besimtari mysliman.
Historia e imamit është shpërndarë në rrjetet sociale edhe nga miq të tij, si dhe është bërë publike.
Imami rrëfen se besimtari nga Tirana kishte pasur nënën sëmurë dhe e kishte shtruar në spital në gjendje shumë të rëndë, por pasi mjekët i kishin thënë të shkonte të merrte disa ilaçe në farmaci, ai ishte vonuar më shumë se gjysmë ore.
Kur ishte kthyer në spital, sipas imamit, mjekët i kishin deklaruar se e ëma kishte ndërruar jetë si shkak i koronavirusit dhe e kishin dërguar në morg.
Ndërkohë, skeptik në lidhje me lajmin, pasi nëna e tij nuk ishte e infektuar me Covid, por vuante nga Hipertensioni, djali kishte shkuar menjëherë drejt morgut.
Në momentin kur i afrohet nënës, vëren që pulsi i saj akoma rrihte dhe ishte gjallë.
Sipas imamit, ai e dërgoi të ëmën në një spiatal privat dhe pas disa ditësh ajo e merr veten dhe bëhet më mirë. Tronditëse në fakt, për nga rrëfimi dhe pretendimi i imamit, por nuk dihet si qëndron më tej e vërteta.
Postimi i plotë i Ervin Metit:
SubhanAllah, O Allah na ruaj ! Dje më vizitoi një vëlla i mirë besimtarë që jeton në Tiranë, gjatë bisedave më pikëlloi një ngjarje që kishte ndodhur në Shqipëri të cilën ma tregoi dhe duke qënë se më tha është 100% e vërtetë, vendosa ta publikoj ! Kishte pas qënë një njeri me pozitë, dhe nëna e tij ishte sëmurë në gjendje të rëndë.
E kishte pas marr nënën e tij dhe e kishte dërguar në Spital, mjekët i kishin thënë që të merrte disa gjëra në farmaci, dhe si shkak i një pune kishte pas vonuar për 30-40 min. Kur kthehet në spital i pyet mjekët se si është nëna, mjekët i thonë se nëna ka vdekur si shkak i infektimit me covid-19. Djali i merzitur per vdekjen e nënës dhe i nervozuar nga fakti se ishte i bindur se nëna e tij nuk kishte qëne e prekur me covid porse kishte pas pasë probleme me Hipërtensionin.
I pyet mjekët se ku ndodhet nëna? Dhe mjekët i thanë se: Nëna është dërguar në morg dhe do të të lajmërojmë se kur ta tërheqësh trupin e sajë të siguruar me mbështjelljen përkatëse për mbrojten e përhapjes gjatë varrimit..Djali i tronditur, menjëherë shkon drejt morgut dhe me forcë hap dyert dhe vazhdon i afrohet nenës, e prek, dhe vëren se pulsi vazhdonte ti rrihte edhe pse ngadal, e merr nënën duke kundërshtuar me ç’do kusht puntorët e morgut me faktin se asaj akoma i rreh pulsi dhe e dërgon në spitalin privat “…….”
Pas ndërhyrjes së mjekëve, nëna e tij fillon të përmirësohet dhe pas 5-6 ditëve bëhet gati të dalë në gjendje të mirë nga spitali. Tani ajo është në gjendje të mirë dhe e aftë të lëvizë me dy këmbët e sajë. O Allah na ruaj nga kurthet e të pabesëve dhe mos sill ndonjë dënim të rëndë në këtë vend si shkak i punëve të këtyre njerëz që kanë humbur ndjenjën e të qënurit njeri.
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim u ka dërguar një letër krerëve të partive politike në Shqipëri.
Në mesazhin e saj, diplomatja e SHBA kërkon nga përfaqësuesit politikë që të shmangin nga listat e kandidatëve për deputetët personat me rekorde kriminale, si deri tani.
Ajo thotë se ata janë përgjegjës për të mbajtur jashtë listave persona të inkriminuar. Gjithashtu, të gjitha partitë sipas Yuri Kim, duhet t’i nënshtrohen procesit të Vetting.
Letra e ambasadores është dërguar, në vigjilje të nisjes së sezonit të ri politik, që është edhe viti i fundit i mandatit të dytë 4-vjeçar që mbahet nga kryeministri Edi Rama.
Diplomatja e SHBA shprehet se ligji i dekriminalizimit ka larguar nga bashkitë dhe Kuvendi zyrtarë të lartë, që kanë pasur probleme me drejtësinë.
Duke vlerësuar procesin e dekriminalizimit, Yuri Kim shprehet se SHBA do të vijojë të zbatojë sanksione ndaj zyrtarëve që janë përfshirë në vepra korruptive dhe kriminale.
Një grua e cila ka nënën e saj të shtruar në spitalin infektiv, duke u trajtuar me Covid-19, thotë se e ëma e saj është e intubuar.
Por gjatë kontaktit që ka pasur më parë me të ajo shprehet se nëna i ka thënë që “nuk na i japin as ujë”.
Ajo u shpreh gjithashtu se është bërë pishman që e ka sjellë nënën e saj në spital, ndërsa deklaron se i ka kërkuar mjekëve që ta marrë nënën në shtëpi.
“Nëna më tha nuk më japin ujë dhe nuk më ndërrojnë. Edhe koordinatorët nuk dinë të sillen. Shumë keq situata. Vijnë shumë dhe vdesin shumë. Nuk janë ato shifrat që publikojnë. Ndërkohë që nuk kemi asnjë lloj informacioni”, u shpreh gruaja për News 24.
Ajo shtoi se, “i thashë doktoreshës që ta marr nënën në shtëpi dhe të japë frymën e fundit”.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur dje se në 24 orët e fundit 4 qytetarë kanë humbur betejën me COVID. /NOA.al
Në 14 shtator hapen shkollat në të gjithë vendin, por çdo gjë pritet të jetë ndryshe nga vitet e tjera për shkak të koronavirusit.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha sot me ekipet e reja epidemiologjike të Tiranës se me nisjen e mësimit do të rritet edhe testimi për të dyshuarit me koronavirus si edhe hetimi epidemioligjik.
“Hapja e shkollave duhet të shoqërohet me rritje të kapaciteteve qoftë sa i përket gjurmimit, hetimit epidemiologjik dhe testimit.
Lufta me këtë virus nuk ka përfunduar. Jemi përpara hapjes së shkollave, bashkëpunimi me koordinatoret e shkollave, mjekëve infermierëve do të luajë një rol të shtuar në strategjinë e testimit dhe gjurmimit të rasteve.
Lufta e madhe është në terren me këtë virus dhe rritja e kapaciteteve influencon në një rezultat pozitiv të atij imapkti që ne presim, që është ulja e të prekurve nga covid 19”, tha ministrja.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë i ka dhënë të gjithë mbështetjen drejtueses së Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, e cila nis sot zyrtarisht detyrën.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada shkruan Hajnaj është një gur i rëndësishëm , jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese.
Gjithashtu, ambasada njofton se Hajnaj ka përfunduar një program trajnimi posacërisht të krijuar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kr iminal (ICITAP) në Shqipëri, të fokusuar në procesin përzgjedhës të hetuesve të BKH.
Reagimi i plotë:
Sot, zj. Aida Hajnaj, merr detyrën si drejtuesja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky është një gur i rëndësishëm kilometrik, jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese.
Në përputhje me kërkesat e ligjit shqiptar, Hajnaj përfundoi një program trajnimi posacërisht të krijuar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal (ICITAP) në Shqipëri, të fokusuar në procesin përzgjedhës të hetuesve të BKH, në etikën profesionale në BKH, në procedurat e disiplinës në BKH, në përdorimin e forcës dhe armëve të zjarrit nga BKH, rregulloren mbi përdorimin e poligrafit në BKH, në marrëdhëniet e BKH me Policinë e Shtetit dhe mbi rolin vëzhgues të Komisionit Ndërkombëtar të BKH. Ne përgëzojmë Shqipërinë për marrjen e një hapi më tej drejt drejtësisë që shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë.
Më 30 korrik Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi unanimisht, Aida Hajnajn si drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Më 27 korrik, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Kri mit të Organizuar vendosi emrin e kreut të strukturës së Byrosë Kombëtare të Hetimit. SPAK çoi në KLP emrin e Aida Hajnas, pasi ishte e vetmja që plotësoi kriteret. Kandidatët e tjerë për kreun e “FBI-së” shqiptare ishin Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj.