Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme.
E hëna ishte me mot të kthjellët në të gjithë territorin dhe me temperatura shumë të larta.
Por ndryshe do të jetë dita e martë.
Deri në orët e mesditës moti pritet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Pas orëve të pasdites përsëri kthjellët. Për shkak të reshjeve të shiut dhe masave ajrore me origjinë veriperëndimore parashikohet dhe rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat maksimale.
Në një kohë kur ka dyshime për arritjen e një marrëveshjeje mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar, ka reaguar edhe Presidenti Meta.
Ky i fundit i ka kërkuar informacion zyrtar Kryeministrit Rama mbi këtë çështje, si edhe bisedën e tij me homologun grek apo zyrtarë të tjerë të vendit fqinj.
“Duke patur në konsideratë rëndësinë e jashtëzakonshme kombëtare, shtetërore, gjeostrategjike, ekonomike dhe jo vetëm, që ka kjo çështje për Republikën e Shqipërisë, si dhe ndjeshmërinë e lartë të opinionit publik, kërkoj informacione të detajuara mbi:
Komunikimin që keni zhvilluar me Kryeministrin e Greqisë dhe/ose me zyrtarë të lartë të Greqisë mbi këtë çështje;
Qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare ndaj një vendimi të tillë dhe pasojave, përfshirë ato ndërkombëtare që mund të rrjedhin prej tij;
Veprimet që planifikohen në ndërmerren nga qeveria shqiptare ndaj pasojave që mund të vijnë prej një akti të tillë të njëanshëm të Greqisë”, shkruhet në letrën e kreut të shtetit.
Pak ditë më parë Kryeministri Rama ka deklaruar se kjo çështje nuk ka lidhje me Presidentin, duke i kërkuar këtij të fundit të mos bëjë rafting me Kushtetutën.
Ndërkaq, Kryeministri grek u tha parlamentarëve të vendit të tij se Greqia pritet të shtrihet me 12 milje në det.
Për Kryeministri Rama deklarata e homologut të tij nuk ka lidhje me Shqipërinë, dhe se mes vendeve ende nuk ka një marrëveshje. /k.k/noa.al/
Koloneli i njohur Myslim Pashaj, që denoncoi marrëveshjen e ndarjes së kufirit detar Shqipëri-Greqi në vitin 2009, e cila më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, ka reaguar për debatin e nisur në ditët e fundit në lidhje ambicien greke për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon.
Në një prononcim për News 24, Pasha thotë se se drejta ndërkombëtare i jep të drejtë të dyja vendeve për t’u zgjeruar me 12 milje, por shton se pa marrëveshje me Shqipërinë, Greqia nuk mund të aplikojë për zgjerim në det.
REAGIMI I PLOTE PER NEWS 24
Në këto ditë të shqetësuara dhe me ndjeshmëri të lartë të opinionit shqiptar dhe atij grek nga ana e Republikës së Shqipërisë, vihet re vetëpërmbajtje në trajtimin parimor të së Drejtës Detare Ndërkombetare për zgjerimin e Greqisë nga 6 milje detare në 12 milje.
Pra Greqisë dhe Shqipërisë sipas kësaj të drejte i takojnë të dyve që të shtrihen në detin Territorial në 12 milje detare.
Por për kushet speciale, gjeografike, historike në rastin e Shqipërisë dhe Greqisë përbëjnë veçori, të cilat nuk lejojnë që automatikisht të aplikosh këtë zgjerim në ujrave territoriale, pa negociatë dhe pa një marrëveshje.
Pse ndodh kjo pengesë?
Sepse në shtrirjen ekstremale veriperendimore, në Ngushticën e Otrantos dhe vijimit të Kanalit të Korfuzit, Republika e Greqisë përfaqësohet me bashkësi ishullore të Korfuzit, ku ishulli Othonoi dhe Erikuza ndodhen përballë Dheut Kontinental të Republikës së Shqipërisë.
Kështu, është e nevojshme që sipas këtyre veçorive (ishujt) të negociohet për metodën e ndarjes. Në vitin 2009, Greqia diktoi në Marrëveshjen e delimitimit, duke përdorur ” Metodën e Vijës së Mesit, të baraslarguar nga dy brigjet” e cila çoi në humbjen e madhe të Republikës së Shqipërisë.
Po kjo marrëveshje u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.
Në vitin 2009, Greqia u zgjerua automatikisht në mënyrë të padrejtë, nga 6 milje Detare në 12 milje detare, por me marrëveshje.
E Drejta Detare Ndërkombëtare në gjithë praktikën e saj, rastin e veçorive speciale, gjeografike, të parashikuara në nenin XV të Konventës se Montego- Bay e lidh me parimin ”Equitable Solution = Zgjidhje e drejtë dhe e ndershme” çka lidhet me faktorët gjeografikë specialë dhe historikë. Kjo nxjerr në pah”efektin e ishujve”, pra a do ta marrë ishulli Othonoi të drejtën e plotë që të zgjerohet në 12 milje detare në Detin Territorial, apo do të marrë, 6 milje, 8 milje?
E njëjta gjë edhe për ishullin Erikuza.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë është i pakapërcyeshëm.
Kjo Gjykatë ka hedhur poshtë përfitimin 12 miljeve detare me efekt të plotë të ishujve dhe cekinave shkëmbore.
Pranimin e zgjerimit të 12 miljeve, e shikojmë si një pranim parimor, por se sa i takon, këtë e vendos negociata e të dy vendeve, në bazë të së Drejtës Detare Ndërkombëtare, çka është e domosdoshme.
Mirpo vini re, në këto momente se ç’ndodh me qëndrimin e Republikës së Greqisë, ndaj Republikës së Shqipërisë?
Një ndër aktet e para të deklarimtit edhe para Sekretarit Stotlenberg ishte botimi i hartës së zgjerimit të Greqisë në 12 milje detare në krahun Perëmdimor ku hapësira detare është e gjerë, deri në veri të ishullit Othonoi. Akti i dytë bashkëngjitës është botimi i hartës së Korfuzit dhe arkipelagut që ndodhet përballë Shqipërisë ku janë përvijuar kufijtë detarë midis të dy vendeve, kur dihet se ata nuk ekzistojnë dhe se janë përmbysur nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë!
Qeveria Greke, drejtpërsëdrejti nuk e ka mbajtur të fshehtë qëllimin e saj, se pas të Drejtës Ndërkombëtare Detare të kalimit nga 6 md në 12 md, ka përfshirë në të njëjtin dokument hartografik edhe delimitimin njëanshëm të vijës kufitare detare të Detit Territorial të Shqipërisë në 112 km gjatësi, nga mesi i Ngushticës së Otrantos deri në gjrin e Ftelias, në puqje me Piramidën tokësore nr 49.
Këto ditë keni parë, këtë hartë, e cila bart brenda saj, me simbole të qarta hartografike, projektin e ndarjes së detit në Kanalin e Korfuzit, që është hapësirë e Detit Territorial të të dy vendeve.
Aty përvijohet qëllimi për projektin e nesërm të zbatimit të diktatit ”duke e ndarë detin me mënyrën e vijës së mesit, baraslarguar nga brigjet”, e aplikuar në vitin 2009 në Paktin Detar, tanimë të përmbysur.
Nga opinioni i gjerë shqiptar kjo hartë është parë pa vëmendje për ta lexuar dhe interpretuar se ç’përfaqëson ajo vijë!
Kjo është vizatuar dhe përtërirë pa dijeninë e Republikës së Shqipërisë.
Ndiqni me vëmendje, hartën e Arkiplagut të Korfuzit!
Në krahun perëndimor dallohen hapësirat e Detit Territorial të zgjeruar nga 6 md në 12 md e përvijuar me pika të bardha deri në përfshirje të Othonoit dhe në veri të ishullit Erikuza.
Vija ndarëse e mëtejshme është me pika të kuqe e cila përshkon gjithë Kanalin e Korfuzit deri në Gjirin e Ftelias, tek piramida 49.
E gjitha kjo vijë është “toidhio” si ajo e vitit 2009!
Greqia fqinjë realizon objektivët e saj strategjikë.
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër një banesë të rindërtuar pas tërmetit në zonën e Petrelës në Tiranë.
Pasi pa vetë nga brenda banesën, Rama vendosi që të bënte “gëzuar” me një teke raki në oborrin e banesës, ndërkohë që shoqërohej edhe nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, deputeti Xhemal Qefalia dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Pikërisht ky i fundit ka rënë “pre” e batutave të kryeministrit, i cili i përmendi shprehjen e tij se “çunat shqiptarë janë zdromsa” duke mos i kursyer kritikat.
PJESË NGA BISEDA:
Erion Veliaj: Gëzuar princesha!
Edi Rama: Na more në qafë, ti që the çunat janë zdromsa, mos i hyr më këtë muhabeti. Çunat janë të mirë, gocat janë më të mira. Ku e gjete ti zdromsat? E di unë për ça e ke ti, dmth që s’na u ndanë zdromsat, por nuk janë të gjithë si ata.
Bjeshkët e Tropojës nuk njihen vetëm për bukuritë malore qê ofron ky terren.
Kohëve të fundit këtë vend e kanë bërë të njohur edhe frutat e pyllit që rriten aty e të cilat po eksportohen jashtë Shqipërisë duke nisur në Itali, Holandë, Gjermani e deri në Amerikë. Boronica atje tashmë po quhet ‘frut i magjisë’
“Boronica e Tropojës kërkohet nga e gjithë bota. Boronica e Tropojës shkon deri në Amerikë. Ajo përveç se e thatë përdoret edhe e freskët për industrinë për lëngje të ndryshme në Itali, Hollandë, dhe Gjermani”, thotë Ardian Citozi për TCH.
Banorët e Tropojës thonë se janë me fat që 1 mije e 100 ha tokë i kanë me frutin e magjisë.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka zgjedhur një mënyrë jo të zakontë, për të reaguar në lidhje me projektligjin që po përgatit Greqia për të zgjeruar ujërat territoriale në Detin Jon nga gjashtë në 12 milje detare.
Kryemadhi, ka publikuar një video në mediat sociale, teksa shfaqet duke lundruar me kanoe në detin Jon, ndërkohë që po dëgjon dhe këngën “Desperado”, i ka drejtuar edhe një mesazh kryeministrit Edi Rama.
“Ti i dëshpëruar detin e shqiptarëve nuk e fal dot!”-shkruan Kryemadhi teksa shfaqet duke lundruar, në ujërat e kristalta të detit Jon.
Modelja shqiptare Emina Çunmulaj ka udhëtuar prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të hedhur votën në zgjedhjet që mbahen në Malin e Zi.
Ajo u ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin pasivisht në zgjedhje dhe të votojnë për kandidatët shqiptarë. Edhe ajo tha se do të ishte më mirë që shqiptarët të dilnin me një listë të përbashkët.
“22 orë në aeroplan, ama mbërritëm. Mburrem që kam të drejtë për të votuar si shqiptare në Malin e Zi, mburrem që jam shqiptare. Dua që që të gjithë shqiptarët e Malit të Zi të mburren që janë të tillë.
Të bashkohemi me njëri – tjetrin se për besë pa njëri – tjetrin nuk mundemi kurrsesi. Votoni shqip njerëz se jemi shqiptarë, mos harroni! Unë kam 2 vajza që babain nuk e kanë shqiptar, por atyre u flas shqip edhe pse jetoj në një vend të huaj.
A duhet të garonin shqiptarët në një listë? Për mendimin tim po. Do të kishim fituar më shumë. Unë i kam parë në diasporë se si vuajnë shqiptarët dhe ne sot duhet ta themi fjalën tonë. Ishalla fitore” – tha modelja.
Lëvizja Soclaisite për Integrim e akuzon për tradhëti ndaj shqiptarëve Kryeministrin Rama në lidhje me çështjen e detit me Greqinë.
Në një reagim na Facebook, Petrit Vasili shkruan se Kryeministri Rama po përpiqet të justifikojë atë që duartrokitet nga mediat greke
“Rama tradhëtari pa atdhe, që po duatrokitet në Greqi! Edi Rama është sot nën akuzën e tradhëtisë së lartë nga shqiptarët!
Ai po përpëlitet shëmtueshëm, i përdhosur dhe turpërisht duke kërkuar që të justifikojë tradhëtinë e tij.
Greqia po e duatroket këtë se i intereson, shihni mediat me te medha greke”, shkruan Vasili.
Dhe në këto pretendime, Vasili thotë se ka disa pyetje për Ramën.
Përse përballë një çështje kombëtare të tillë si kjo e Kufirit Detar grupi negociator i Shqipërisë qenka i paplotësuar dhe vazhdon si i tillë? Cili interes i huaj dhe privat ja mban dorën tradhëtarit, që e pengon ta plotësojë grupin negociator? Po si mundet tradhëtari të justifikojë, që përballë një Greqie shumë të përgatitur dhe me nivel të lartë ekspertësh, Rama vendos një grup ekspertësh copë copë, te paplotësuar dhe me një udheheqje politike zero? Në funksion të cilit interes Qeveria dhe Grupi negociator për dy vjet rresht u ngroh në diell dhe s’bëri asgjë, ndërkohë, që pala greke punon e bën gjithçka për të marrë detin? Përse tradhetari nuk informon shqiptarët, të cilëve informacionet në çdo rast për Kufirin për detin u vijnë nga Greqia. Kush ja mban tradhëtarit dorën të kërkojë ekspertizën më të mirë ndërkombëtare dhe ta paguajë siç paguan koncensionet e tij hajdute? Si shpjegohet që Greqia është gjithmonë shumë e kënaqur nga qëndrimet e tradhëtarit, në një kohë që dihet botërisht se interesat e Shqipërisë cenohen? Përse tradhëtari nuk ka bërë e bën asnjë veprim për t’i dalë përpara logjikës së faktit të kryer të palës greke? Meqenëse tradhëtari i përmend vetë, përse nuk informon shqiptarët se çfarë bashkëpunimi ka pasur, në e ka pasur, me Presidentin dhe Parlamentin për këtë çështje kombëtare? Çfarë komunikimi ka pasur tradhëtari me institucionet ndërkombëtare, nëse ka pasur, për të ngritur shqetësimet për kufirin detar e për të kërkuar mbështetjen e tyre profesionale dhe politike? Përse tradhëtari nuk bën publike se çfarë marrëveshje kishte bërë dhe ishte thuajse gati të firmoste me Qeverinë greke të Tsipras?
Vasili i kërkon Ramës të përgjigjet për të gjitha këto pyetje.
“Shqipërisë detin nuk ja merr dot kush se ka zot, por tradhëtari do të paguajë për gjithçka bëri dhe bën për të shitur detin e Shqipërisë dhe kufijtë e Kosovës. /k.k/noa.al/